14 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025
Home Blog Page 6806

Gjendet i vdekur një italian në Tiranë

0

Mësohet se policia ka gjetur të vdekur një shtetas italian në zonën e Laprakës në Tiranë gjatë ditës së sotme.

Ai quhet Gianluca Accogli dhe është 40-vjeç.

Nga informacionet e para thuhet se ai kishte një shiringë me heroinë të injektuar dhe ndaj dyshohet se shkaku i vdekjes së tij mund të jetë mbidoza nga droga.

Mësohet se italiani kishte shumë vite që jetonte në Shqipëri, ku punonte në një kompani private dhe pak kohë më parë ishte ndarë nga e dashura e tij 28-vjeçare.

Pse ndodhi Kumanova?

0

SEREMB GJERGJI

Bisedimet në Bruksel, brenda muajve do të zhvillohen për Asociacionin e Komuanve Serbe në Kosovë. Andaj, interesi i Shërbimit Sekret Serb dhe Maqedon është që të gjithë strukturën dhe super-strukturën shqiptare ta fusë në kurthen e proceseve në vazhdim; ku NE ngjasojmë me bishën dhe krijojmë terror. Si ka ardhë deri tek pushka, në një artikull tjetër!

Pavarësia e Kosovës – Stabilitet për Ballkanin ishte deklaratë e Presidentit Rugova nga vitet e 90ta e deri në vdekje. Mënjëherë pas tij, këtë deklarim e përfocoi edhe më tepër Kryeministri Thaçi. Pastaj edhe Ministri i Jashtem Hoxha. Në një ligjertaë në Univerzitetin Haxhi Zeka në Pejë, z. Hoxhaj tha se “Pavarësia e Kosovës-Stabilitet për Ballkanin”, është përkufizimi më i fuqishëm që ka Kosova në botë pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që Kosova nuk ka shkelur asnjë ligj ndërkombëtarë më shpalljen e Pavarësisë.

Ngjarja aktuale në Kumanovë, që flitet që të dyja shërbimet sekrete (serbe dhe maqedone) kanë paguar rreth €20-30 milion euro për të organizuar këtë incident të armatosur dhe për të dëshmuar para botës se Pavarësia e Kosovës sjellë vetëm Dhunë dhe Terror në Ballkan dhe më gjerë. Mbi të gjitha – rritë fuqinë e të dyja vendëve t’i rrisin kërkesat ndaj vendit tonë – para aderimit në Asocim Stabilizim, Liberalizimit të Vizave dhe afër Themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe – ku po kërkohet kantonizimi Kosovës. Pengimi i themelimit të Ushtrisë së Kosovës është edhe një arsye.

Incidenti i armatosur në Kumanovë, poashtu ka quar në zbutjen e gjendjes politike në Maqedoni. Aferat e përgjimeve sa nuk e shkatërruan qeverinë Gruevski. Në këtë mënyrë – shqiptarët gjithmonë kanë qënë mish për gjah – edhe kësajë radhe ndodhi e njëjta.

Pjestarët nga Kosova, shumica e të cilëve e kanë kaluar kufirin më autobus apo automjete, ishin mbledhur për të kremtuar përvjetorin e rënies së Harun Aliut (Komandant Kushtrimi). Askush se përmend këtë si fakti kryesor; andaj sumi i policisë dhe ushtrisë maqedone i kanë gjetë në gjumë.

Si ndodhi?

Shërbimi Sekret maqedon dhe serb i ka joshur ish luftarët e Kosovës me lajkat e dhunës së shtetit ndaj shqiptarëve. Madje, ky shërbim i ka pasë foto e të gjithë pjesmarrësve nga Kosova, muaj më parë – para se të ndodhë incidenti i armatosur; sepse i ka kontaktuar prej kohesh. Rreth 40 orë gjuajtje në të dyaj anët; shkatërrim në maksimum i një lagjëje; asnjë civil/familjar i vrarë. Në Kosovë, gjatë një dasme, gjuhet me revole dhe plagosë dike në anën tjetër të fshatit. Në Kodren e Diellit në Kumanovë, janë zbrazur mbi 30 mijë fishek nga të dyja anët; duke lënë anash predhat e murtajave dhe minahedhësve dhe helikopteret, por asnjë civil nuk është vrarë.

Ky sulm i shtetit maqedon ka gjetë në gjumë të gjithë grupin nga Kosova, por jo edhe banorët dhe anëtarët e grupit nga Maqedonia; ka qene një montim i harmonizuar në detaje. Transkriptat e sigurisë tregojnë se gjatë dy-luftimeve, ka pasë biseda telefonike sekrete ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendëshme të Maqedonisë dhe Anëtarëve të Grupit.

Ndërsa, incidenti i mëhershëm në Gushintse, sipas të gjitha shërbimeve inteligjente ushtarake, duke filluar nga NATO e poshtë, konsiderojnë së është involvim direkt i Shërbimit Sekret Serb. Këtë e konfirmon edhe Edmond Ademi këshilltar i Zaevit në Maqedoni, në bazë të përgjimeve që i ka degjuar ai direkt.

Rasti i ka hapur rrugën përqarjës së shqiptarëve si në Maqedoni, por edhe në Kosovë. RTK, dy ditë pas vrasjeve në Kumanovë transmeton “një të ikur” duke thënë se qëllimi i shqiptarëve ishte që Maqedonia të kantonizohej si Bosnja. Diçka që i konvenon vetëm Serbisë dhe askujt tjetër. Gjithmonë shqiptarët kanë kërkuar bashkim me Kosovën – deri në Marrëveshjen e Ohrit.

Çka ka përfituar Maqedonia dhe Serbia

Levizjet e shpejta Gjeo-Politike dhe Gjeo-Strategjike të shqiptarëve në Ballkan kanë bërë që të gjithë armiqët tanë të lemerisen dhe të krijojnë strategji dhe kurtha mundësisht për secilin shqiptar. Deklaratat e udhëheqësve tanë politik; edhepse mbetën vetëm deklarata pas rastit të Kumanovës, i hapen rrugën skenarit më të fundit të thyrjës së IMAZH-it të shqiptarëve në botë; veçmas të Kosovës.

Qeveria e Serbisë arriti që artificialisht të krijoi dhe ngris edhe një herë një ser konceptesh për IMAZH-in e terrorit që Shqiptarët e Kosovës mund të bëjnë. Serbia fitoi:

1.Ndërkombëtarisht kanë shëmbuj për të mohuar Pavarësinë e Kosovës – si shtet që sjellë jo-stabilitet dhe terror në Ballkan.

2.Ka futë përqarjen politike ndërmjet shqiptarëve të Kosovës dhe atyre nga Maqedonia.

3.Synon që serbët ta dominojnë Kumanovën – që aktualisht është 50/50 ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve (jo maqedonëve). Si fakt i rëndësishëm Gjeo-Strategjik është edhe për të dominuar në “4 Këndëshin” Kosovë-Maqedoni-Serbi-Bullgari.

4.Tash politika serbe, kërkon garanci për serbët në Kosovë – duke synuar Kantonizim të Kosovës përmes Asociacionit të Komunave Sereb në Kosovë. Bisedimet për këtë asociacion shpejt do të fillojnë në Bruksel. Tashmë udhëheqësit e shtetit serb kanë filluar të deklarojnë për pasigurinë e serbëve të Kosovës dhe nevojën për diçka të prekshme për të krijuar siguri.

5.Për të akuzuar Kosovën si një vend Terrori dhe Dhune në OKB – në mbledhjen e radhës së Këshillit të Sigurimit që do të mbahet këtë javë në New York.

6.Prolongimin apo ndalimin e formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Kurse, Maqedonia me inskenimin e bërë, gjithmonë në demë të shqiptarëve, ka arritur të ulë të gjitha tensionet nga Aferat e Përgjimeve dhe ka ngritur pasigurinë dhe dyshim tek banorët shqiptarë të Maqedonisë.

Ky vend që është në krizë të thellë, ka fituar një ser çështjësh në këtë incident të armatosur.

1.Ka zvogëluar në maksimum tensionin e aferës së përgjimeve dhe dorëheqjës së Kryeministrit Gruevski.

2.Ka arritë të parçajë të gjithë shqiptarët e Maqedonisë – kjo i zvogëlon në maksimum të gjitha mundësitë e një fitore të përbashkët të shqiptarëve. Në zgjedhjet e ardhshme, shqiptarët llogaritet të fitojnë edhe më pak vende në Kuvendin e Maqedonisë – në zgjedhjet e ardhshme.

3.Ka arritur që në arenën ndërkombëtarë të ngrisë akuza se shqiptarët janë Terrorista dhe Fundamentalista.

4.Ka forcuar mitin e Shqipërisë së Madhe – me të cilin kërcenon qytetarët jo shqiptarë se shteti maqedon është në rrezik nga shqiptarët.

5.Ka ngritë ndjenjen e tradhtisë ndërmjet shqiptarëve – fakt që kohëve të fundit po diskutohet shumë nga mediat Sllave.

6.Rritet presioni për t’u shperngulur nga Kumanova dhe fshtatrat shqiptare për rreth.

7.Maqedonia, ka arritur të ftohë të gjitha raportet politike dhe diplomatike ndërmjet Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Që i jep kahje të re orientuese të gjitha politikave Strategjike të këtij shteti të brisht.

8.Shqiptarët as kësajë radhe nuk do të dalin bashk në Koalicion të Përbashkët në zgjedhjet e ardhshme – që pritet të ndodhin parakohe!

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë është dashur që të informojnë qytetarët e sajë për skenarin që mund të ndodhë. Mos të lejojnë që shqiptarët të jenë “Mish për qen”.

Varrosen tetë të rënët në Kumanovë

0

Me një pjesëmarrje masive të qytetarëve nga të gjitha trojet shqiptare u është dhënë lamtumira e fundit tetë të vrarëve në Kumanovë. Ata janë varrosur në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë me nderime të larta ushtarake.

Familjarë, të afërm bashkëluftëtarë dhe mijëra qytetarë iu kanë dhënë lamtumiren e fundit tetë të vrarëve dhe kanë përkujtuar po ashtu edhe dy shokët e tjerë të vrarë bashkë me ta, por që u varrosën të shtunën në vendlindjet e tyre.

Në varrimin e tyre kanë marrë pjesë ish luftëtarë të UÇK-së, personalitete nga skena politike dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Deri në Varrezat e Dëshmorëve kufomat e të vrarëve janë sjellë nga persona të veshur me uniforma të UÇK-së.

Arkivolet me trupat e tetë të vrarëve janë bartur nga salla “1 Tetori” ku gjatë ditës janë bërë homazhe dhe është mbajtur një akademi komemorative.

Të rënët në Kumanovë janë Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Turgaj Gashi, Fatlum Vishesella, Arben Rexhaj, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti dhe Valon Kabashi. Ndërkaq Beg Rizaj është varrosur në Gllogjan ndërsa Nusret Kaloshi në Kumanovë

17 vjet nga rënia e dëshmorit Përparim Thaçi

0

Në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit, nesër do të përkujtohet vepra e dëshmorit Përparim Thaçi, në 17 vjetorin e rënies.

Më 27 maj 1998, Përparim Thaçi, ka rënë heroikisht ndërmjet fshatrave Bella Cërkë e Xërxë, në kohën kur po kryente detyrat e ushtarit të UÇK-së në Shtabin e Drenocit.

Përparimi para rënies ishte absolvent i Gjuhës angleze në SHLP “Xhevdet Doda” në Prizren.

Me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare, bashkë me disa të rinj, formoi celulat e para të UÇK-së në Anadrini e më pas edhe Shtabin e Drenocit, që vepronte në kuadër të Zonës së Pashtrikut.

Dëshmori i kombit në kohën e inkuadrimit në luftën e UÇK-së, ishte edhe futbollist i KF “Liria”. Ai para 15 vitesh u vra nga forcat serbe, ndërmjet fshatrave Bella Cërkë e Xërxë, bashkë me dy shokët e luftës, dëshmorët: Feim Gashi dhe Sakip Bellaqa, në kohën kur po shkonin në aksion.Pas homazheve në Landovicë, do të vizitohet edhe vendi i rënies së dëshmorit në rrugën Xërxë- Rahovec… /TV Prizreni/

Këtu do të varrosen 8 të vrarët në Kumanovë

0

Ka nisur ceremonia e varrimit të tetë kosovarëve të vrarë në konfliktin e fundit në Kumanovë

Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella dhe Arben Rexhaj, do të varrosen në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në lagjen Velania, në Prishtinë.

Kërkesën që të vrarët të varrosen në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë e ka bërë OVL-UÇK dhe familjet e të vrarëve.

Vetëm Beg Rizaj është varrosur dje në kompleksin Memorial në Deçan. Kjo pasi që familjarët kanë kërkuar që ai të prehet atje, pranë luftëtarëve të tij të vrarë në luftën e Kosovës./gazeta express/

OVL e UÇK’së për të vrarët në Kumanovë: Djemtë u flijuan për lirinë e vendit

0

Ceremonia e nderimit të 10 të vrarëve në Kumanovë nisi më një minutë heshtje për ata të cilët po cilësohen si dëshmorë të kombit dhe te flijuar për kombin
Xhavit Jashari nga OVL UÇK tha së 10 të vrarët prej sot do të mungojnë vetëm fizikisht, por ata do të jenë gjithmonë si ata djem që u flijuan për lirinë ë vendit.

“Nga sot ju u bëtë pjesë ë lirisë sonë dhe përjetësisë tonë”, tha Jashari në cermoninë që po mbahet në sallën sportive “1 Tetori”.

Ai tutje tha së dhembjen që përjetuam për humbjen ë këtyre djemve do ta arsyetojmë vetëm më lirinë ë popullit tonë kudo që janë, shkruan Express.

“Lakmitë ë jetës dhe politikës bënë që idealët të harrohen. Por rënia juaj tregoj dëshmoj të kundërtën. Kur liria e atdheut ë kërkoj jetën tuaj ju ë dhatë atë”, tha tutje udhëheqësi i OVL UÇK.

Po ashtu, ai shtoj se pa bashkimin e trojeve shqiptare e drejta e shqiptareve nuk plotësohet.

“Pushka jujaj kudo qe krisi është pushkë për lirin e atdheut”, shtoj Jashari.

Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella dhe Arben Rexhaj do të varrosen sot në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë. Ata do të nderohen nga persona me uniformë të UÇK’së

Varrimi në varrezat e dëshmoreve në Velani bëhet sipas kërkesës të OVL -UÇK dhe familjeve të këtyre të vrarëve.

Vetëm Beg Rizaj është varrosur në Kompleksin Memorial në Deçan. Kjo pasi familjarët kishin kërkuar që ai të prehet atje, pranë bashkëluftetarëve të tij të vvrarë në luftën e Kosovës.

Zafir Berisha akuzohet për lidhje të paautorizuar të rrymës

0

Deputeti i Nismës në Kuvendin e Kosovës, Zafir Berisha, akuzohet se ka kryer lidhje të paligjshme të rrymës, çka cilësohet si vepër penale.

A është akuzuar nga Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore të Prizrenit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “lidhja e paautorizuar në shërbime”, vepër kjo e paraparë në nenin 321 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për të cilën dënimi është me gjobë dhe burg deri në tri vjet.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Shtetit, Zafir Berisha, si pronar i restorant “Kështjellës” akuzohet për rikyçje ilegale në shtyllën e rrymës.

Po i njëjti kishte deklaruar në muajin shkurt 2015, në Kuvendin e Kosovës, se qytetarët po manipuloheshin me njehsorët elektrikë.

“Prej datës së pavërtetuar e deri më 31 janar 2014, në fshatin Vlashnjë- Komuna e Prizrenit, pikërisht në lokalin e tij afarist, restorant “Kështjella” i pandehuri lidhet, apo rilidhet në përçuesin e rrymës elektrike apo në rrjetin për përçim apo shpërndarje të çfarëdo shërbimi komunal, në çfarëdo mënyre, drejtpërdrejtë apo tërthorazi, pa autorizim të furnizuesit të autorizuar, në atë mënyrë që edhe pse është ç’kyçur nga njehsori për shkak të borxhit, ka bërë rikyçje ilegale në shtyllë pa autorizimin e organit kompetent, respektivisht “KEDS”, Distrikti në Prizren”, lexon aktakuza e Prokurorisë së Shtetit të përpiluar nga prokurorja Elfete Purova.

Sipas aktakuzës, ai ngarkohet me veprën penale “lidhja e paautorizuar në shërbime”.

Sipas informatave zyrtare të marra nga KALLXO.com, arsyeja e çkyçjes nga rrjeti elektrik ishte për shkak të borxhit në lokalin afarist, që ishte në lartësinë mbi 7 mijë euro.

Seanca e shqyrtimit fillestar ishte planifikuar që të mbahet për ditën e martë, mirëpo deputeti Berisha nuk u paraqit në gjykatë.

Gjyqtari i rastit Refki Piraj, tha se i akuzuari nuk e ka arsyetuar mosardhjen në gjykim.

“Fletëthirrja e Gjykatës është kthyer e nënshkruar që është pranuar ftesa, nuk e di a ka nënshkruar ai apo dikush tjetër. Mosardhjen e sotme i akuzuari nuk e ka arsyetuar, unë do ta përsërisë edhe njëherë fletëthirrjen mirëpo kësaj radhe me vërejtje, nëse nuk vjen në seancën e radhës do ta sjellim me dhunë, me anë të policisë”, tha gjykatësi Piraj.

Ndërsa i kontaktuar nga KALLXO.com, deputeti Zafir Berisha tha se nuk ka pranuar fare ftesë nga Gjykata.

“Prej teje po dëgjoj që paskam pasë sot gjykim. Është e vërtetë që para dy muajve kam pas ftesë dhe i jam përgjigjur Gjykatës, mirëpo në atë kohë Gjykata ka qenë në grevë dhe është shtyrë gjykimi, por asnjëherë nuk kam pranuar ftesë nga Gjykata”, tha Berisha.

Ai, madje tha se është akuzuar gabimisht ngase personalisht ka kohë që nuk menaxhon më lokalin “Kështjella”.

“Unë që nga gushti i vitit 2007 nuk e menaxhoj lokalin, tjetërkush është menaxher i atij lokali dhe nuk e di se si KEDS ka ardhur në konstatimin që unë paskam bërë rikyçje të rrymës. Ata as që kanë mund të më shohin mu personalisht ndonjëherë, pos në televizor” u shprehë Berisha.

Për më tepër Berisha tha se nuk ka pasur arsye të mos i përgjigjet ftesës së Gjykatës.

“sidomos sot tërë ditën kam qenë në Prizren, sepse zakonisht gjendem në Prishtinë dhe me shumë dëshirë do t’ i përgjigjesha ftesës, nuk kam arsye të veproj ndryshe sepse siç ju thashë jam gabimisht i akuzuar në këtë rast, ngase tjetër kush menaxhon me lokalin”.

Gjykata, ende nuk e ka caktuar datën për seancën e radhës./kallxo.com/

“Mantelzinjtë”

0

Alban Selimi

Kundër lirisë së shtypit dhe pro hajnisë. Ky është shpjegimi i vetëm që mund t’i bëhet protestës së kirurgëve dhe anesteziologëve të QKUK-së, që u mbajt mëngjesin e së hënës, ku si “kulaç i ngjeshur” u gjet udhëheqësi i Kirurgjisë Abdominale, Rifat Bajrami.

Protestuesit numëroheshin me gishtërinj të duarve për nga numri, por arsyeja e protestës së tyre është më banale sa vetë qëllimi i saj.

Mjekët u shprehën kundër publikimit të emrave të doktorëve pas arrestimit që ndodhi fundjavën që shkoi, kur me urdhër të Prokurorit u arrestuan kirurgu Kushtrim Gashi dhe bashkëshortja e tij, anesteziologia Sebehate Gashi.

Ata, pos që u kapën duke punuar në institucionin e tyre ilegal, para arrestit u gjetën prova të bazuara se të dyshuarit kishin vjedhur ilaçe esenciale të QKUK-së dhe të njëjtat i kishin dërguar në qymezin e tyre privat, ku kryenin ilegalisht operacione.

Ata nuk u arrestuan nga mediat, por këto vetëm raportuan se dy mjekët janë arrestuar për shkak të dyshimeve të bazuara të Policisë dhe Prokurorisë.

A ka pasur apo jo bazë Prokuroria për t’i arrestuar mjekët, është kryekëput çështje e organit të akuzës. Provat e siguruara për ilaçet e vjedhura, sigurisht se kanë peshuar më shumë se ana humane që e ka secili mjek.

Mediat kanë obligim vetëm të raportojnë sa më saktë, sa më shpejt dhe sa më konkretisht se çka po ndodh. Janë gjashtë pyetje të shenjta në ndërtimit e lajmit, procedurë kjo, sikurse të gjitha procedurat normale që i ka edhe anestezioni edhe kirurgjia.

Kush, çka, kur, ku, pse dhe si, janë pyetjet që u duhet dhënë përgjigje në ndërtimin e secilit lajm gazetaresk.

Unë nuk e di se si bëhet një intervenim kirurgjik apo anestezioni. As nuk do të protestoja kundër asnjë procedure normale kirurgjike apo të anestezisë. Nuk e di as si vidhen ilaçet nga mjekimi intensiv. Por do të protestoja kundër kësaj, qoftë edhe në ëndërr, kur jam në gjendje t’u përgjigjem pyetjeve për ndërtimin e lajmit.

Dhe shablloni i pyetjeve është i njëjtë, sikur kur arrestohet mjeku, mësuesi, inxhinieri, boksieri, këngëtari, gazetari…

Përgjigja është e thjeshtë për fillimin e lajmit: Kush?! – “Kirurgu Kushtrim Gashi dhe anesteziologia Sebehate Gashi u arrestuan nga policia…”, apo lajmi tjetër: “Kirurgët e QKUK-së protestuan kundër publikimit në gazeta të emrave të mjekëve të arrestuar…”.

Procedura e shkrimit të lajmit, vazhdon duke iu përgjigjur pyetjeve të radhës.

Ky është një rregull i pazbuluar në Kosovë, që vlen për gazetarët e gjithë botës dhe për shkrimin e secilit lajm. Sikur ai rregulli që operacioni nuk mund të kryhet para anestezionit. Nuk ka rregull për shkrimin e lajmit për mjekun e dyshuar për hajni, dhe rregull për shkrimin e lajmit për boksierin që rrihet në ring nga kundërshtari. Sikurse nuk ndryshon rregulli për kryerjen e operacionit të zorrës qorre për personin që me profesion mund të jetë gazetar apo për atë tjetrin që është inxhinier.

Gazetari duhet të jetë i qartë, i përgjegjshëm, i pavarur, i guximshëm, i shpejtë, ekskluziv dhe mbi të gjitha etik. Sikurse edhe doktori. Pavarësisht kësaj, nuk do të thotë se edhe profesionistët e gazetarisë nuk gabojnë. Profesionistët e vërtetë dhe të mirë, vazhdimisht mësojnë, madje edhe nga gabimet që mund të bëjnë. Por, protesta e së hënës është vërtetë një mësim i keq.

Në vend të leksionit se një grup i mjekëve të mirë dhe të përgjegjshëm po distancohen nga hajnia e ilaçeve përmes protestave, mësimi është se një grup përkrahin të arrestuarit për hajni ilaçesh me protesta.

Është e dhimbshme që në emër të “solidaritetit” të shohësh në protesta edhe njerëz të respektuar. Kosova ka mjekë shumë të mirë, që është koha të distancohen nga e keqja, e jo të dalin e ta mbrojnë atë, siç ndodhi.

Nëse vazhdimisht raportohet se ka mungesë të barnave esenciale dhe goditet publikisht Ministria e Shëndetësisë për mossigurimin e tyre, pse të mos dihet se kush janë mjekët që po i vjedhin ato ilaçe.

Në vend se të kërkohet të bëhet pastrimi nga të korruptuarit, hajnat dhe mafiozët e shëndetësisë, degjenerimi kolektiv shkon në atë masë sa që një kategori njerëzish kërkojnë të jenë mbi ligjin, duke kërkuar ndërhyrje edhe në formën e ndërtimit të lajmit. Vërtet ky është lajm. Njerëzit po e bindin veten se duhet të jenë të paprekshëm. Pos lajm, ky është edhe turp, kur ne si qytetarë iu besojmë mjekëve trupin dhe shëndetin tonë, si gjënë më të shtrenjtë që kemi. Shteti është e vërtetë që s’ka bërë maksimumin për këtë kategori të shkolluar njerëzish, por nuk do të thotë se ata duhet të jenë mbi ligjin.

Esat Mazreku përgënjeshtron Komunën e Malishevës

0

Sot gjatë ditës Komuna e Malishevës nëpërmjet një komunikate ka informuar qytetarët lidhur me punën që ka bërë në pastrimin e minideponive të bërllogut në qytet dhe fshatrat e Komunës së Malishevës, duke thënë se ka larguar 600 tonelata mbeturina.

Mirëpo qytetari nga Malisheva Esat Mazreku në një postim në rrjetin social facebook, ka thënë se Komuna nuk ka larguar minideponitë as në qytezën e Malishevës.

Ja postimi i plotë i z. Mazreku:

“Kuptova se Komuna e Malishevës sot qënka deklaruar për media, ku pretendon se i ka larguar mbi 100 deponi mbeturinash. Shpresoj se do të marrë mundin t’i largoj edhe këto dyja afër objektit të komunës, si dhe t’a pastrojë rrugën William Walker (në gjithë gjatësinë e saj) nga plehrat/hedhjet. Fundja, për 20 kamiona bërllog kurr nuk e kemi kqyrë:)”/MalishevaPress.com/

CIDD publikon të gjeturat e Gjykatës së Prizrenit

0

Qendra për Integrim dhe Zhvillim në Dragash (CIDD) të hënën organizoi konferencën përmbyllëse, ku shpalosi të gjeturat që i kanë identifikuar gjatë monitorimit të degës së Gjykatës Themelore të Prizrenit në Dragash dhe të Gjykatës Themelore në Prizren.Kjo organizatë që ka implementuar projektin “Për një gjykatë transparente dhe të përgjegjshme”, në kuadër të projektit “Ngritja e Vetëdijes dhe Pjesëmarrjes së Qytetarëve në Sistemin e Drejtësisë”, e mbështetur nga ATRC dhe USAID, kishte marrë përsipër që për shtatë muaj (24 tetor 2014 – 24 maj 2015) të monitorojë në gjykatë të gjitha lëndët e kryera dhe ato në procedurë, e që kanë të bëjnë me veprat penale kundër të drejtave të votimit, ku palë në procedurë janë banoret e Komunës së Dragashit. Të pranishëm në këtë konferencë ishin mbikëqyrësja e degës së gjykatës themelore të Prizrenit në Dragash – Sebahate Kurtishi, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren – Afërdita Kicaj, si dhe gjykatës, avokatë, bashkëpunëtorë profesionalë në gjykata, përfaqësues të subjekteve politike, juristë të rinj, si dhe përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile.

Menaxheri i projektit, Mervan Zejnullahu, fillimisht shpalosi qëllimet e projektit, ku bëri një përshkrim më të detajuar të punës që është bërë gjatë shtatë muajve të implementimit të këtij projekti, duke sqaruar strukturën e gjyqësorit në Kosovë, kompetencat e gjykatave dhe departamenteve që veprojnë në kuadër të gjykatave. Ai i komentoi edhe disa nene të caktuara nga Kodi i i vjetër Penal, të cilët sanksiononin veprat penale kundër të drejtave të votimit, duke vazhduar më pas me përshkrimin e neneve nga Kodi i ri Penal dhe dënimet që parashihen me këtë kod për veprat e tilla.

Më pas, monitoruesja në Gjykatën Themelore në Prizren, Pëllumbesha Bajraktari, prezantoi në detaje të gjeturat që kanë rrjedhur nga procesi shtatë mujor i monitorimit të gjykatave. Ajo konstatoi se, gjatë kësaj faze, janë monitoruar gjithsej 10 lëndë penale, ku të akuzuar kanë qenë 52 persona nga komuna e Dragashit, nga të cilët 42 janë dënuar me dënim me kusht (6 muaj burgim), e që ai denim nuk do të ekzekutohet, në rast se personat e dënuar nuk kryen vepër të re penale gjatë periudhës prej një viti.

Kjo OJQ paraqiti edhe disa çështje pozitive dhe negative që kanë hasur gjatë kësaj faze të monitorimit. Si çështje pozitive paraqiten bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kanë ofruar përfaqësuesit e gjykatave ndaj monitoruesve dhe stafit të OJQ-ve, pastaj respektimin e dygjuhësisë gjatë seancave dhe në shkresa gjyqësore, informimin me kohë rreth procedurave gjyqësore dhe trajtimin e lëndëve, si dhe faktin se qytetarët kanë qasje të pa kufizuar në marrjen e informatave nga personat përgjegjës të gjykatave.

Si çështje negative që ka hasur kjo OJQ u nënvizuan çështjet, si interesimin e palëve dhe organit të akuzës për të zgjatur procedurat gjyqësore, dënimet minimale të shqiptuara për të gjithë të dënuarit, insistimin e avokateve mbrojtës dhe prokurorëve për t’i bindur palët në pranimin e fajësisë, vetëm për ta përfunduar lëndën, aplikimin e vendimeve të ndryshme, lidhur me paushallin gjyqësor për lëndët e njëjta, rastet kur lëndën e ka gjykuar një gjyqtar i vetëm, edhe pse ligji obligon që veprat e tilla penale të gjykohen nga Trupi gjykues etj. Në fund, pas një debati konstruktiv me të gjithë pjesëmarrësit, u paraqiten edhe konkluzionet dhe rekomandimet për trajtimin e lëndëve të tilla në të ardhmen, ku u veçuan rekomandimet që dënimet të jenë më të ashpra, me arsyetim se këto vepra janë të ndjeshme. Përmes ashpërsimit të dënimit, synohet parandalimi i kryerjes së këtyre veprave në të ardhmen. Gjithashtu, u rekomandua që t’iu jepet prioritet më i madh këtyre lëndëve, si dhe të zgjidhen brenda një afati sa më të shkurtër kohor, pastaj u kërkua që monitorët informues që ndodhen në brendi të objektit në gjykata, të vendosen jashtë pikave të kontrollit, për tua lehtësuar qytetareve njoftimin me lëndët.

Nga monitorimi i kësaj OJQ-je u lavdërua puna e Gjykatës Themelore në Prizren, rreth informimit që bën përmes Facebook-ut. Kjo u kërkua edhe nga dega e Gjykatës Themelore në Dragash.

Njëkohësisht, u rekomandua që gjykata të ndalojë ushtrimin e detyrës, për të gjithë të dënuarit për vepra të tilla penale, si dhe u rekomandua shtimi i numrit të gjyqtarëve, pasi nga disa prej tyre u potencua se në pritje kanë shumë lëndë./Radio Sharri/