Pse vjen John Kerry në Tiranë?
Vdes gjyqtari i Supremes në ShBA
Dje ka vdekur Antonin Scalia, anëtar i Gjykatës Supreme Amerikane, gjyqtar që ka shërbyer në gjykatën më të lartë më gjatë se cilido nga anëtarët e tjerë, i emëruar nga ish presidenti Ronald Reagan.
Emrimi i tij ishte bërë në vitin 1986. Vdiq në moshën 79 vjeç ndërsa në Gjykatë shërbeu plotë 30 vjet, post ku gjyqtarët emërohen me mandat të përjetshëm. Gjyqtari Scalia u tha se ka vdekur nga shkaqe natyrore në një dhomë hoteli gjatë qëndrimit në një vendpushim në Teksas.
Antonin “Nino” Scalia, zyrtarisht i quajur ‘gjyqtari i parë italiano-amerikan në gjykatën Supreme,’ nga disa grupe Arbëreshe në Amerikë do të konsiderohej si gyqtari me prejardhje dhe nga të dy prindërit Arbëreshë nga Sicilia, megjithëse një gjë të tillë, të qenit Arbëresh nuk dihet ta ketë thënë ndonjëherë vetë Scalia. Ai do të njihet si një zë i fuqishëm i konservatorëve të Amerikës dhe gjyqtari më i vlerësuar nga republikanët. Gjykata Supreme Amerikane e përbërë prej nëntë anëtarësh, është dega e tretë e pushtetit dhe anëtarët e saj konsiderohet se përbëhen nga dy krah ideologjik, ai konservator dhe liberal.
Ish presidenti Bill Clinton në deklaratën e tij tha se “edhe pse nuk jam pajtuar me te në pothuajse asgjë, unë gjithmonë e kam pëlqyer gjyqtarin Scalia.”
Presidenti Barack Obama, i cili duhet të emërojë gjyqtarin e ri, tha se Gjyqtari Scalia ishte “një mendje e shkëlqyer ligjore me një stil energjik dhe me ndikim tek një brez i gjyqtarëve, juristëve dhe studentëve, që i dha një formë të thellë peizazhit ligjor.” Gjyqtari i ri i propozuar nga presidenti duhet të konfirmohet nga Senati. /RTK
AK: Mr. Kerry mos tako qeveritarët kriminelë
“Aleanca KuqeZi” është tubuar sot në bulevard në pritje të Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry. Dhjetra aktivistë “kuqezi”, kanë vendosur një banderolë për ardhjen e sekretarit Kerry në Shqipëri.
Në tubim, “AK” bëri thirrje që sekretari amerikan nuk duhet të takohet me qeveritarët shqiptar të korruptuar.
Në fjalën e tij, kreu i “AK”-së Kreshnik Spahiu, i uroi mirëseardhjen John Kerry-t, ndërsa i kujtoi atij se, duhet të publikojë emrat e politikanëve kriminelë, të përmendur kohë më parë nga ambasadori i tij, Donald Lu.
Spahiu theksoi se, Shqipëria për 25 vjet demokraci ka zero investime amerikane.
Më tej, ai bëri me dije se, shqiptarët janë një popull pro amerikan, me qeveritar servil dhe të korruptuar.
“Rreziku i Shqipërisë, banditizmi dhe jo patriotizmi”,- tha kreu i “AK”-së, Kreshnik Spahiu.
Aktivistët “kuqezi” vendosën një mesazh për Kerry-n në krye të Bulevardit të Tiranës.
John Kerry mbërrin në Tiranë
Para pak çastesh avioni i Sekretarit të Shtetit, John Kerry, është ulur në pistën e Aeroportit të Rinasit.
Sekretari amerikan pritet me masa të rrepta sigurie dhe shoqërohet edhe agjentët e CIA-s.
Po kështu, një helikopter Cougar i ushtrisë po patrullon nga ajri.
Pas takimit me Presidentin Nishani, eskorta e Sekretarit Kerry do të niset drejt Tiranës, ku do të takohet në godinën e Kryeministrisë nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e më pas me Kryeministrin Rama.
John Kerry sot viziton Tiranën
Sekretarit amerikan i Shtetit, John Kerry, sot viziton Shqipërinë. Ai në Rinas, përveç anëtarëve të protokollit të shtetit dhe zyrtarëve të nivelit të dytë do të gjejë edhe presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.
Pas mbërritjes në Rinas, shefi i diplomacisë amerikane do t’i drejtohet Kryeministrisë. Siç njofton zyra e kryeministrit, John Kerry do të takohet fillimisht me homologun e tij Ditmir Bushati dhe më pas do të kryejë takimin me kreun e qeverisë, Edi Rama.
Axhenda zyrtare përmban një deklaratë të përbashkët mes Kerryt dhe Ramës në orën 11.00 dhe menjëherë më pas, sekretari i Shtetit do të zhvendoset disa metra më tej, në hotel “Rogner”, ku do të zhvillohet takimi me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i shoqëruar nga 4 deputetë.
Gjatë mesditës së të premtes u fol për një takim të John Kerryt me Hashim Thaçin, por mediat në Shqipëri kanë konfirmuar se ky takim nuk është në agjendën e sekretarit amerikan të Shtetit.
09.00 Pritja në Rinas nga Presidenti
10.10 Takime me Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm
11.00 Deklaratë e përbashkët e Sekretarit Kerry me kryeministrin Rama
11.40 Takim me Kryetarin e PD, Lulzim Basha, në hotel “Rogner”.
Ngaora 7 e mëngjesit deri në orën 15 të drekës, do të këtë kufizime të segmenteve që nga Qafë-Kashari, në vijim, pjesa e autostradës Tiranë-Durrës, segmenti i Laprakës, Rruga e Durrësit dhe Bulevardi Dëshmorët e Kombit.
“Të bllokuar do të jenë dhe aksi rrugor sheshi Skënderbej- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- Sheshi “Nënë Tereza” dhe rrugët lidhëse me to. Gjitahshtu dhe rruga “Teodor Keko”, e njohur si Unaza e Re- Fabrika e Miellit- Bulevardi “Bajram Curri”- nga ura Teknologjike – Ura e Kualidimit – Ura e Drejtorisë Tiranë – Ura e Dajtit deri te ura e Rrugës së Elbasanit.
Aks tjetër i bllokuar është ai i bulevardit “Zogu i Parë” nga ministria e Drejtësisë deri tek sheshi “Skënderbej”.
Gjithashtu njoftohen të gjithë drejtuesit e mjeteve që do devijohet aksi rrugor i Kamzës deri tek shinat e Trenit”, njofton Policia e Shtetit.
Më shumë se 1500 efektivë janë angazhuar për mbarëvajtjen e vizitës së sekretarit Kerry, përfshirë edhe gardën e republikës dhe shërbimet inteligjente. Po ashtu për patrullimin nga ajri, në dispozicion do të jetë edhe një helikopter i ushtrisë.
Diplomacia e dështuar
Për pak ditë Kosova feston tetëvjetorin e shpalljes së Pavarësisë, por vazhdon të ketë probleme në funksionimin e shtetit. Pikërisht me shpalljen e pavarësisë Kosova themeloi edhe diplomacinë e saj, përmes së cilës synonte afirmimin e shtetit më të ri në Evropë, por që doli të jetë e kundërta. Diplomacia e Kosovës dështoi ta bëjë këtë, madje shkaktoi skandale e renditi dështime të njëpasnjëshme
Skandalet e shumta, emërimet politike, joprofesionale, mungesa e llogaridhënies janë fjalët që përshkruajnë diplomacinë kosovare që prej themelimit të saj, kur edhe Kosova shpalli pavarësinë e saj.
Gjatë kësaj kohe të shkurtër që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, jo pak herë diplomacia vendore ka qenë lajm në mediet botërore herë për dështime e herë për skandale.
Së fundi ishte mosanëtarësimi i Kosovës në UNESCO, dështim që u vlerësua si më i madhi, duke konstatuar problemet e shumta në diplomacinë e re të Kosovës.
Duke vlerësuar funksionimin e diplomacisë kosovare prej shpalljes së pavarësisë, opozita, profesorë universitarë e njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se Kosova dështoi të themelojë një diplomaci të fuqishme, profesionale, llogaridhënëse.
E, në anën tjetër, zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje.
Madje, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, edhe pse i kërkoi pyetjet, ai nuk u përgjigj për “Zërin”, ndonëse konfirmonte se do të përgjigjej.
Pazaret me shtetin!
Gjatë tetë vjetëve shtetësi vlerësohet se janë bërë disa koncesione të dëmshme për Kosovën. E kjo ka ndodhur gjatë bisedimeve me Serbinë, përkatësisht me Marrëveshjen për Asociacionin, ajo për fusnotën, marrëveshjet për energjetikën dhe telekomunikacionin, etj.
Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe, fusnota, marrëveshjet për energjetikën dhe telekomunikacionin, këto vlerësohen nga opozita si koncesionet më të dëmshme të Kosovës në dialogun me Serbinë.
Shteti, i cili pas pak ditësh do ta festojë tetëvjetorin e Pavarësisë, gjatë dialogut me Serbinë, sipas partive opozitare, po shkon drejt bosnjëzimit.
Mirëpo, me një konstatim të tillë nuk pajtohen edhe zyrtarët qeveritarë të Kosovës.
Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit, Isa Mustafa, ka thënë për “Zërin” se Qeveria e Kosovës është në dialog me Serbinë për të mbrojtur interesin e Kosovës dhe se nuk beson që marrëveshjet janë në dëm të saj, megjithëse, sipas tij, gjithnjë ka vend për përmirësime.
“Ne në dialog jemi për të mbrojtur interesin nacional të Kosovës në mënyrën më të mirë të mundshme. Prandaj, nuk besojmë se marrëveshjet janë në dëm të Kosovës. Megjithatë, ne vazhdimisht avancojmë dhe gjithherë ka vend për përmirësime”, ka deklaruar Gecaj.
Zafir Berisha: Fjalori i Isa Mustafës, sikur i Serbisë
Deputeti i Nismës Zafir Berisha i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës.
Ai e ka quajtur Mustafën idiot, fundërrinë e mbeturinë, i cili po tenton të kthejë Serbinë në Kosovë.
“Sipas logjikës së poshtër të barkëqitjes sllave të këtij soji i bie që ky e donë shtetin e ne jo”, shkruan Berisha në Facebook,transmeton PrizrenPress
“Ky është fjalori i regjimit të dikurshëm fashistë të Serbisë që çanak-lëpirësit e përdornin për me i përça shqiptarët”./PrizrenPress.com/
Sejdiu: Thaçi nuk e shpalli pavarësinë, e ka lexuar deklaratën
Ish-Presidenti Fatmir Sejdiu thotë se Hashim Thaçi vetëm e ka lexuar deklaratën e përbashkët të Kuvendit të Kosovës, dhe nuk e shpalli pavarësinë.
“Unë e kam thanë edhe e them edhe tash, Kryeministri nuk e ka bërë shpalljen, ka lexuar e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë njerëzit e Kosovës dhe të gjithë njerëzit që duan të shkruajnë historinë reale të vendit. I ka takuar do të thoja në esencë Kryetarit të Kuvendit që ta bëjë, sepse janë përfaqësuesit e popullit, fundja ne edhe këtë formulë e kemi gjetë”, tha Sejdiu për RTV 21.
“Gjaku është i burgosuri”, një film nga Arsa Gashi
Miqtë e saj më të mirë, ata që bashkëudhëtojnë çdo ditë me të, në një formë apo në tjetër, nuk munguan në mbrëmjen që për Arsa Gashin përbëri sprovën e parë poetike.
E titullon “Shelgje lotuese” dhe kopjet e para të poezive i kishte për të ftuarit që Arsën e njohin edhe si aktore, regjisore e producente filmash.
I dyti, ai i metrazhit të shkurter, u projektua për herë të parë dje.
Në “Blood is a prisoner”, “Gjaku është i burgosur”, vjen nën petkun e aktores, protagonistes kryesore dhe producentes.
Një trillër psikologjik, një gjini jo e lëvruar në kinemanë shqip, filmi “Blood is a prisoner”, vjen pas suksesit në Festivalin e Filmit në Amsterdam të 2014, ku prodhimi kinematografik i metrazhit të shkurter “The Other Face”, “Fytyra Tjetër” e Arsa Gashit u vlerësua për skenarin më të mirë.