Home Blog Page 6823

Licencohet Qendra e Rinisë në Malishevë

0

Qendra Rinore, si organizatë rinore joqeveritare do ta menaxhojë Qendrën Rinore Publike në Malishevë, në tri vitet e ardhshme, pasi e ka fituar konkursin e shpallur për licencimin e Qendrës Rinore.

Në ceremoninë e licencimit ka marrë pjesë edhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi, e cila edhe ia ka dorëzuar zyrtarisht licencën Amrush Elshanit, kryetar i Qendrës Rinore në Malishevë.

“Kjo është një arritje e drejtorisë që drejtoj, në kuadër të fuqizimit të rinisë në Malishevë dhe në kuadër të promovimit të vullnetarizmit”, ka deklaruar Krasniqi.

Ndërsa Amrush Elshani e ka falënderuar Komunën e Malishevës për bashkëpunimin, duke shtuar se do të angazhohen në përkrahje të rinisë dhe në promovim të vullnetarizmit, nëpërmjet aktiviteteve dhe zbatimit të planit programit që kanë paraparë në tri vitet e ardhshme.

Shtyhet data e ceremonisë së zhvarrimit të Ibrahim Kodrës

0

Ministria e Kulturës njofton se në vijim të kërkesës së fondacionit “Ibrahim Kodra” ceremonia në nderim të Mjeshtrit, Ibrahim Kodra, “Nder i Kombit” i cili do të prehet në Memorialin në Kodrat e Liqenit, shtyhet për një datë tjetër të mëvonshme.

Ekzekutorët testamentarë kërkojnë të vlerësojnë momentin më të pjekur për të proceduar me amanetin e mbramë të Mjeshtrit për t’u prehur në Tiranë, ose në Durrës.

“Fondacioni “Ibrahim Kodra” përjetësues të vullnetit të Mjeshtrit Kodra, në nismën e tij për plotësimin e vullnetit të Maestros paraqitur në Ministrisë e Kulturës, theksonte rëndësinë e promovimit të vlerës së artistit dhe të njeriut. Me kërkesë të vazhdueshme të ekzekutorëve testamentarë të Maestro Ibrahim Kodrës, në kuadër të dhjetë vjetorit të vdekjes së tij, Ministria e Kulturës, autoritetet vendore, në përputhje me ligjet në fuqi, nisën një bashkëbisedim me komunitetin e Ishmit, për të mundësuar vendosjen e eshtrave në Tiranë, sipas vullnetit të tij.

Me gjithë bisedimet disa ditore të zëvendësministrit të Ministrisë së Kulturës, të përfaqsuesve të ekzekutorëve testamentarë si dhe angazhimit të deputetëve të zonës, si pasojë e keqkuptimeve, keqinformimeve dhe keqpërdorimeve për rastin në fjalë, një grup banorësh krijuan një rezistencë të paarsyeshme dhe të padrejtë për procedurat ligjore të përmbushjes së amanetit të fundit të Maestros.

Ky qëndrim i paarsyeshëm, e pamundësoi përkohësisht realizimin e amanetit dhe nderimin e Maestros në një monument të ri në Tiranë, veç atij ekzistuesit në Ishëm.

Shteti Shqiptar nëpërmjet Ministrisë së Kulturës mori përsipër të organizonte ceremonialin protokollar të nderimit dhe promovimit të vlerave të Mjeshtrit, njohur botërisht si “Primitivi i fundit i një qytetërimi të ri”. Njohja e brezave me punën e mjeshtrit dhe atë çka ai bëri për vendin e tij është publike dhe me interes”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Çështja e zhvarrimit të piktorit të njohur ka ngjallur diskutimet të shumta duke sjellë së pari reagimin e banorëve të Ishmit, ku aktualisht prehet piktori, të cilët kanë protestuar disa ditë me radhë kundër këtij vendimi, por edhe të eksponentëve politike, siç është deputeti socialist, Ben Blushi i cili i ka kërkuar llogari ministres së Kulturës se pse nuk foli më parë me banorët e ishmit lidhur me këtë vendim.

Nesër ose pasnesër, seanca për zgjedhjen e Hashim Thaçit president?!

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi, nesër ose pasnesër mund të provojë të zgjedhet president i vendit. Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda Kuvendit të Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, koalicioni është duke i bërë përgatitjet e fundit që të krijohen kushtet për zgjedhjen e Hashim Thaçit në krye të shtetit.

“Salla e Bufesë në Kuvendin e Kosovës është duke u përgatitur. Sot gjatë tërë ditës janë bërë përgatitje të shumta për mbajtjen e seancës për zgjedhjen e Hashim Thaçit president. Edhe një numër i madh i policëve të Kosovës janë lart në këtë sallë”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.
Ndërkohë, zyrtarisht askush nga Kuvendi i Kosovës nuk ka dashur që ta komentojë për mundësinë e mbajtjes së seancës për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Përkundër kësaj, burime brenda PDK-së kanë thënë për Gazetën Blic, se pritet që të thirret një seancë e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Hashim Thaçit për kryetar të shtetit.

“Duke parë që opozita do ta bllokojë seancën për zgjedhjen e presidentit, nuk përjashtohet mundësia që senaca të mbahet në një sallë tjetër”, tha ky burim.
Gjatë ditës së sotme, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kishte takime të shumta me ambasadorët e vendeve të Kuintit, ku tema kryesore ka qenë zgjedhja e Presidentit të ri. Veseli ka premtuar për një proces tansparent dhe kushtetes të zgjedhjes së presidentit.

Ndryshe, një kandidat për president mund të zgjedhet, nëse në dy raundet e para i merr 2/3 e votave të të gjithë deputetëve. Mirëpo, nëse ai këtë shumicë nuk e arrin, atëherë në raundin e tretë, kandidati mund të zgjedhet president me 50+ 1 për qind, apo me 61 vota.

/GazetaBlic.com/

Erdogan kërcënon: Do t’i nisim refugjatët në BE

0

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka sulmuar Bashkimin Evropian dhe Kombet e Bashkuara, për shkak të presionit që po i bëjnë Turqisë që të hapë kufijtë e saj për refugjatët.

“Neve nuk e kemi fjalën ‘idiot’ të shkruar në ballë. Do to jemi të duruar por në fund do të bëjmë atë çfarë duhet të bëjmë. Mos mendoni se avionët dhe autobusët janë aty pa ndonjë arsye”, ka deklaruar Erdogan i zemëruar.

Më parë ai ka kërcënuar se do të dërgojë miliona refugjatë që gjenden në Turqi në shtet e tjera të Evropës. “Jam krenar për atë që kam thënë”, deklaron kreu i shtetit turk.

“Në të kaluarën i kemi ndalur njerëzit në portë, kemi ndalur autobusët në Jedren. Do ta hapim rrugën dhe do t’u urojmë rrugë të mbarë”, deklaron ai.

Erdogan është i zhgënjyer me BE-në, që nuk ka përmbushur premtimin e saj për dhënien e 3 miliardë dollarëve për Turqinë, si ndihmë për përballimin e situatës me refugjatët.

Dy muaj afat për pronarët e Qendrës Historike të Prizrenit

0

Task Forca për Qendrën Historike të Prizrenit, ka mbajtur të mërkurën, në Prizren, mbledhjen e shtatë të radhës.

Në këtë takim u prezantuan 35 raste, të cilat, shumica prej tyre, nuk i kanë respektuar kushtet e lejes ndërtimore, sipas ligjit të QHP-së.

Kryesuesi i Task Forcës, Qemajl Hasani, deklaroi se misioni i Task Forcës është ta ndihmojë procesin me sugjerime dhe rekomandime, që ligji i QHP-së të zbatohet në përpikëri.

Ndërkaq, drejtori i Urbanizimit, Njazi Kryeziu, deklaroi se janë të vendosur që, së bashku me Inspektoratin Komunal, të gjitha rastet t’i trajtojnë në mënyrë të barabartë, duke e respektuar në plotëni ligjin për QHP-në.

Task Forca, në bashkëpunim me Sekretariatin e saj, mori vendim që t’ju jepet një afat prej 60 ditësh pronarëve për sanimin e objekteve të tyre,, në përputhje me standardet e përcaktuara me Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, njofton Zyra për Informim e MMPH

Gjendet libri i pacientëve të Suharekës

0

Është gjetur libri i protokollit të Qendrës së Mjekësisë Familjare-Urgjenca  në Suharekë. Zëvendëskomandanti i Policisë në Suharekë, Afrim Sylaj tha se  edhe pas gjetjes, rasti i vjedhjes së librit është duke u hetuar.

“Libri është kthyer në Urgjencë”, konfirmon Sylaj, raporton TherandaPost.

Libri i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Suharekë ishte vjedhur nga persona të panjohur në janar të këtij viti. Në këtë libër personeli mjekësor, shënon të dhënat personale të diagnozës së pacientëve. /PrizrenPress.com/

Berisha: Kam refuzuar të isha mjek personal i Enver Hoxhës

0

Gjatë debateve dhe replikave thuajse prej dy orësh me kryeministri Rama, deputeti i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur edhe për periudhën e komuznimit kur ai ka qenë mjek kardiolog.

Ish-kryeministri pranoi se u ka shërbyer të gjithë shqiptarëve si mjek, me përjashtim të ish-diktatorit Enver Hoxha.

“Unë, në periudhën kur kam qenë kardiolog në spital, i kam shërbyer të gjithë shqiptarëve, nga të burgosur në anëtarë të byrosë politike, përveç Enver Hoxhës, – deklaroi Berisha. – Kam refuzuar në mënyrë kategorike të jem mjek personal i tyre. Këtë e di shumë mirë. Në atë kohë nuk ishte e thjeshtë, por dua të them… mjek personal do të thotë gjë tjetër. Kurrë dhe asnjë ditë të vetme. E kam refuzuar në mënyrë të prerë, sepse isha i pasionuar në punën time në spital. Nuk kam marrë rrogën në asnjë grup, përveç rrogës sime. Më pas më është dhënë mundësia të shoh firmat e Vito kapos në ekzekutime njerëzish”.

“Me dy fantazma që ke në shpirt, Sali Berishën dhe Lul Bashën, një gjë të garantoj, se jetën në politikë do e kesh të shkurtër. Këtë po ta them se u more gjatë me kryetarin e PD-së dhe me mua”, vijoi Berisha duke iu përgjigjur batutave të Ramës.

Ndërkohë, ky i fundit e cilësoi ish-kryeministrin si babagjyshin më gënjeshtar duke shtuar “mjerë ato nipër dhe mbesa që kanë një babagjysh që është gënjeshtari më i madh në këtë vend.

“Je gënjeshtari më i madh, je babagjysh gënjeshtar. Dilje me varkën e Sulo Gradecit për të parë Nexhmijen kur varte rrobat. Ti mund të dalësh sot dhe të thuash se i flisje djalit të Enver Hoxhës kundër Partisë së Punës, por kur vdiq Hysniu ti ia lage me lot fustanin Vitos”, u shpreh Rama gjatë replikave në Kuvend.

Arrestohet personi që shkaktoi aksident me fatalitet në Xerxë

0

Policia ka arritur të arrestojë personin që mbrëmë ka shkaktuar aksident me fatalitet në magjistralen Prizren – Gjakovë.

Mbrëmë një automjet ka goditur për vdekje një këmbësor, rreth moshës 70 vjeçare, i cili ka mbetur i vdekur.

Personi i dyshuar, që ka kryer veprën, është arratisur.

Por, lajmi.net mëson se policia e ka kapur të dyshuarin.

Këtë gjë, për lajmi.net e ka konfirmuar komandanti i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj.

“Po, mund ta konfirmoj se i dyshuari është kapur mbrëmë rreth orës 1 pas mesnate”, ka thënë Gjokaj.

I dyshuari është nga Gjakova. /lajmi.net

Në Rahovec vidhen shuma të mëdha parash

0

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Rahovec. Persona të panjohur në një shtëpi kanë vjedhur një shumë të parave.

Policia njofton se janë duke e hetuar rastin./PrizrenPress.com/

Digjet një shtëpi në Prizren

0

Një ashkali ka raportuar në Polici se nga zjarri i është përfshirë një pjesë e çatisë së shtëpisë së tij në Prizren.

Policia bën të ditur se njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin, raporton PrizrenPress.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme por nuk raportohet për të lënduar. /PrizrenPress.com