21.7 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025
Home Blog Page 6824

Vizita e Merkelit në Ballkan, dridh serbët

0

Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor do të bien dakord për kushtet e Bashkimit Evropian, kjo do të thotë se ato do t’i afrohen qëllimit përfundimtar: pranimit në gjirin e Bashkimit Evropian (BE). Por, Serbia mbase nuk do të pajtohet lehtë, sepse në këtë proces fuqitë perëndimore do të kërkojnë paqësimin e nacionalizimit serb, hyrjen e saj në NATO, heqjen e Republikës Srpska dhe shqiptarë shumë të lumtur në të gjitha shtetet ku ata jetojnë.

Ivan Vejvoda nga “Fondi Marshall”, thotë se rajoni ballkanik mbetet puna e fundit e papërfunduar e Perëndimit. Sipas tij, në korrik do të jenë dy ngjarje të rëndësishme: vizita e kancelares gjermane Angela Merkel në Beograd, më 8 dhe 9 korrik , dhe shënimi i 20-vjetorit të përkujtimit të krimeve serbe në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës.

Merkel, siç raportojnë mediat serbe, do të kërkonjë nga Serbia që në fund të procesit të Brukselit me Prishtinën të bie dakord që Kosova t’i bashkohet Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), por edhe që të distancohet nga Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, i cili po pengon forcimin e institucioneve qendrore të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Kancelarja gjermane do ta vizitojë edhe Sarajevën dhe Tiranën, ku nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të kërkojë të ulë tonet nacionaliste, ndërsa me Serbinë të përmirësojë marrëdhëniet.

Boshnjakët do t’i paralajmërojë se është koha që tensionet ndëretnike dhe korrupsioni endemik të zëvendësohet me punën në rrugën e saj drejt BE-së, ndërsa gjermanët do të mbështesim ndryshimet kushtetuese të këtij shteti si dhe dobësimin e mëtejshëm të Republikës Srpska.

Kujtojmë se Gjermania, si ekonomia numër një e BE-së, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, në vitin 2012 ka marrë zotimin që vendet e Ballkanit t’i ndihmojë në rrugën drejt BE-së. Kontribut të madh do të jep edhe Britania e Madhe, e cila vendosi që në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të “sponzorizojë” një Rezolutë për Srebrenicën. Rezoluta duhet të miratohet në prag të shënimit të dy dekadave të këtij krimi makabër serb ndaj popullatës civile myslimane, transmeton Telegrafi.

Është e mundshme që Srebrenica, si simbol i madh i vuajtjeve të boshnjakëve nga serbët, do të jetë shkas për sulmin në Republikën Srpska, sepse, teksa Serbia duket se po shkon në rrugën drejt BE-së, Jelena Guskova nga Akademia Ruse e Shkencave thotë se Republika Srpska dhe kreu i saj Milorad Dodik mbeten bastioni i fundit i “nacionalizmit serb” në Ballkan.

Serbisë do t’i kërkohet që gjatë rrugëtimit drejt BE-së të bashkëpunojë edhe me NATO-n, ndërsa kufijtë e saj do të jenë me Luginën e Preshevës, Sanxhakun e Vojvodinën, por pa Kosovën. Serbia duhet të marrë pjesë në mënyrë aktive në luftën globale kundër terrorizmit, ndërsa Rusia do të ketë ndikim minimal në politikën serbe.

Fisnik Minci: Procesi gjyqësor ndaj Ramadan Mujës nuk është zhvilluar për vota

0

Koordinatori i OJQ-së “Ec Ma Ndryshe” Fisnik Minci vlerëson se qëndrimi në detyrë i kryetarit Ramadan Muja, ka dëmtuar Komunën e Prizrenit.

“Qëndrimi i tij në detyrë përkundër ballafaqimit serioz me organet e drejtësisë ka dëmtuar institucionin e Komunës, pasi që prania ndërkombëtare ka reduktuar në masë të madhe kontaktet me Mujën, gjë që është reflektuar në humbjen e mundësive të pushtetit lokal për të përfituar projekte që përmirësojnë shërbimet dhe mirëqenien për qytetarët”, thotë Minci.

Në Gjykatën e Apelit dje është mbajtur seanca gjyqësore e shkallës së dytë ndaj kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe ish- drejtorëve të tij,që nga shkalla e parë ishin dënuar me kusht nga Gjykata Themelore në Prizren.

Vendimi i Gjykatës së Apelit, do të jetë vendim i formës së prerë pas të cilit përfundimisht Ramadan Muja do të jetë i dënuar ose jo.

“Sikur të kisha vepruar në kundërshtim me ligjin nuk do të kisha marrë 30 mijë vota të qytetarëve të Prizrenit”, ka thënë Muja, dje gjatë seancës së Gjykatës së Apelit.

Ndërkaq, Fisnik Minci i cili është edhe gazetar nga Prizreni, thotë se procesi gjyqësor ndaj Ramadan Mujës nuk është zhvilluar për të përcaktuar nëse ai ka marrë më së shumti vota ose jo, as për të përcaktuar nëse qytetarët i besojnë atij apo jo.

“Por, aktgjykimi fajësues i Gjykatës Themelore ka theksuar se ai ka shpërdoruar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, në katër raste të ndryshme”.

“Pra, sipas gjyqësorit ka shpërdoruar besimin që ia kanë dhënë qytetarët që të qeveris në përputhje me ligjin”.

Ramadan Muja vitin e kaluar u dënua me 2 vite burgim, ekzekutimi i të cilit është pezulluar për një periudhë 3 vjeçare të verifikimit nëse i pandehuri nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, dhe me një dënim alternativ të ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik për 30 muaj.

Sadik Paçarizi u dënua me 8 muaj burgim, ekzekutimi i të cilit është pezulluar për një periudhë 2 vjeçare të verifikimit nëse i pandehuri nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, dhe me një dënim alternativ të ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik për 12 muaj.

Avni Ademaj u dënua me 5 muaj burgim, ekzekutimi i të cilit është pezulluar për një periudhë prej 18 muajve të verifikimit nëse i pandehuri nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale.

Kadri Ukimeri u dënua me 8 muaj burgim, ekzekutimi i të cilit është pezulluar për një periudhë prej 20 muajve të verifikimit nëse i pandehuri nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale.

Abdullah Tejeci u dënua me një muaj burgim, ekzekutimi i të cilit është pezulluar për një periudhë një vjeçare të verifikimit nëse i pandehuri nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale.

Minir Krasniqi u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim, ekzekutimi i të cilit është pezulluar për një periudhë 2 vjeçare të verifikimit nëse i pandehuri nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, dhe me një dënim alternativ të ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik për 18 muaj./PrizrenPress.com/

.

Mafiopolitika bllokon Republikën

0

Degradimi institucional në Kosovë

Në pozita vihet me lidhje, para dhe dallavere

“Askush që ka vlera, është i paanshëm dhe ka merita, nuk mund të vihet në asnjë mënyrë, në asnjë pozicion, me dije dhe me përvojë, për arsye se këtë nuk e lejojnë subjektet politike në pushtet, dhe nuk lejojnë grupet formale dhe joformale të ndryshme brenda dhe jashtë pushtetit”, tha prof. Baraliu për “Kosova Sot”

Krimi i organizuar dhe korrupsioni vazhdojnë ta sfidojnë zhvillimin ekonomik, sundimin e rendit dhe ligjit, po e mbajnë peng perspektivën evropiane të Kosovës, liberalizimin e vizave dhe MSA-në. Mafiopolitika ka depërtuar thellë në blerjen për interesat e veta kriminale, pozitat e larta në institucionet e shtetit. Analistët politikë dhe njohësit e sundimit të ligjit konsiderojnë së kjo kapje e madhe e shtetit nuk ka të bëjë vetëm me sistemin e drejtësisë, por është një zinxhir i tërë institucionesh shtetërore, që blihen ose uzurpohen nga mafiopolitika kosovare, duke filluar nga prokuroria, Gjyqësori, në Doganat, inspektorët e shtetit, e madje edhe blerjen e vetë deputetëve, që kinse zgjidhen me votën e lirë.

Eksperti i së drejtës, Mazllum Baraliu, shprehet me tone mjaft kritike ndaj kësaj situate të rëndë. “Askush që ka vlera është i paanshëm dhe ka merita, nuk mund të vihet në asnjë mënyrë, në asnjë pozicion, me dije dhe me përvojë, për arsye se këtë nuk e lejojnë subjektet politike në pushtet, dhe nuk lejojnë grupet formale dhe joformale të ndryshme brenda dhe jashtë pushtetit”, tha prof. Baraliu për “Kosova Sot”..

Thaçi politizon diplomacinë

0

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, po kritikohet se në misionet diplomatike të vendit po dërgon ambasadorë politikë, kjo në kundërshtim me Ligjin për MPJ-në dhe Shërbimin Diplomatik të Kosovës.

Sipas Ligjit, gjysma e ambasadorëve bën të jenë politikë, ndërsa 50 për qind duhet të jenë ambasadorë të karrierës. Mirëpo, aktualisht politika ka dërguar rreth 70 për qind të ambasadorëve, duke shkelur me “dy këmbë” ligjin.

Një burim i gazetës “Zëri” bën të ditur se shkeljet e tilla ligjore janë “vulosur” me propozimet për emërimin e Leon Malazogut, ambasador në Japoni dhe Vlora Çitakut, ambasadore në SHBA, pasi që asnjëri prej tyre nuk janë anëtarë të shërbimit të jashtëm, prandaj cilësohen si ambasadorë politikë. /Zëri

BE i’a dorëzon Policisë së Kosovës pajisjet për zbulimin e narkotikëve

0

Me rastin e përfundimit të projektit të binjakëzimit “Menaxhimi i Integruar i Kufirit dhe lufta kundër trafikimit me narkotikë”, do të mbahet një Konferencë Përmbyllëse mbi të arriturat e këtij projekti i cili ka zgjatur për 31 muaj, me një buxhet prej 2 milionë euro dhe me Mbretërinë e Bashkuar dhe Finlandën si shtete anëtare partnere.

Ky projekt ka pasur për qëllim fuqizimin e sundimit të ligjit dhe në veçanti implementimin e Strategjisë për MIK, Planin e saj të Veprimit dhe Luftën kundër Trafikimit me Narkotikë.

Partnerët kosovarë janë Policia e Kosovës (Departamenti i Kufirit dhe Drogës), Doganat e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Po ashtu, Policisë së Kosovës do t’i dorëzohen pajisjet për zbulimin dhe identifikimin e narkotikëve, në vlerë prej 0.5 milionë eurosh.

Salim Januzi realizoi vetëm 15 për qind të premtimeve

0

Kryetari i Dragashit Salim Januzi, gjatë fushatës zgjedhore ka dhënë 19 premtime nga fushat e ndryshme, ndërsa i ka realizuar vetëm 15 për qind të tyre.

“Sa i përket shpenzimeve për dreka zyrtare, telefona fiks, shpenzime për mëditje jashtë vendit,riparimi i veturave, kanë shënuar rënie të lehtë në krahasim me një vit më parë, ndërsa për telefoni mobile është një rritje e lehtë për 1.500 euro më shumë se sa një vite më herët”.

Komuna e Dragashit gjatë vitit 2014 ka shpenzuar për mbeturina rreth 33,879 mijë euro, apo 6,805 mijë euro më shumë krahasuar me një vit më herët./gazeta fjala/

Ragip Begaj, kryetari që realizoi më së shumti premtimet

0

Kryetari i Malishevës, Ragip Beqaj gjatë fushatës zgjedhore ka dhënë 13 premtime nga fusha të ndryshme. Deri në maj 2015, shkalla e realizueshmërisë së premtimeve është 38 për qind. Sipas raportit del se Begaj ka realizuar më së shumti premtime të dhëna nga të gjithë kryetarët e komunave tjera.

Nuk janë prezantuar të dhëna për shpenzimet e kësaj komune por , të hyrat buxhetore të Malishevës më 2014 kanë shënuar rritje për 500 mijë euro në krahasim me një vit më parë.

Krahasuar me numrin total të popullsisë në ketë komunë del se në Malishevë rreth 6,7 për qind popullsisë të ardhurat i bazojnë në skemat sociale.
Në Komunën e Malishevës funksionojnë 984 biznese. Gjatë vitit 2014 janë regjistruar 155 biznese të reja. Në të njëjtën periudhë, janë shuar 44 biznese. /Gazeta Fjala /

FAK-u, pas Gjykatës Speciale

0

Amendamentet kushtetuese për transformimin e FSK në FAK nuk do të procedohen në Kuvend të Kosovës deri pas votimit të Gjykatës Speciale. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy javë qëkur Qeveria e Kosovës thotë t’i ketë proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për transformimin e FSK-së në FAK, ato kanë “ndërruar” destinacionin, duke mos arritur në Komisionin për Punë të Brendshme dhe Siguri e Mbikëqyrje të FSK-së.

Anëtarë të Komisionit për Mbikëqyrjen e FSK-së konfirmojnë se nuk kanë marrë asnjë material sa i përket transformimit të FSK në FAK dhe se dyshojnë se “avullimi” i këtyre amendamenteve është bërë për shkak të pazareve politike që mund të bëhen me Listën Serbe, shkruan “Zëri”.

Transformimi i FSK-së në FAK, si kategori kushtetuese, kërkon 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit, apo 81 sosh, por që nevojiten edhe 2/3 e votave të deputetëve serbë (14 deputetë).

Në Kuvendin e Kosovës, shumicën e votave të minoriteteve e ka Lista Serbe, ku deputetët e kësaj partie kanë kërcënuar se nuk do ta votojnë FAK-un. /Zëri/

Sot verdikti final për Ramadan Mujën

0

Sot  në ora 10:00 Gjykata e Apelit në Prishtinë do ta thotë fjalën përfundimtare për Kryetarin e Prizrenit, Ramadan Mujën. Aty do të dihet përfundimisht; a do të shkojë Prizreni në zgjedhje dhe Ramadan Muja në shtëpi, apo akuzat disa vjeçare që rëndojnë mbi supet e Kryetarit të Prizrenit do të pushojnë përgjithmonë.

Kryetari i Prizrenit  sot do të dalë para trupit gjykues të shkallës së dytë në Prishtinë, për ta dëgjuar verdiktin për të. Në shkallën e parë, ai ishte dënuar me dy vjet burgim me kusht për akuzat. Muja është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare bashkë me pesë zyrtarët komunalë.

Nëse, ky gjykim nesër merr form të prerë, Ramadan Muja shkon në shtëpi dhe Presidentja duhet të shpallë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar Komune Brenda 45 ditësh.

Por, avokati i tij, Tomë Gashi, nuk beson se kjo do të ndodhë.

Ai beson se klienti I tij do të shpallet I pafajshëm.

“Në cilësinë e Kryetarit të Komunës, ai ka mbrojtur interesante e qytetarëve të Prizrenit”, ka deklaruar Tomë Gashi për Express.

Madje, kjo sipas tij, thuhet edhe në aktgjykimin e shkallës së parë.

“Veprimet e tij nuk paraqesin vepër penale, sepse nga vetë gjykimi i shkallës së parë, veprimet e tij janë në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Kështu e thotë gjyqtari i shkallës së parë në aktgjykim, faqe 53”, ka shtuar Gashi.

Sipas aktakuzës, ato ishin kthyer brenda ditës në prona komunale, pa asnjë procedurë dhe vendim të Kuvendit Komunal, për t’iu dhënë pastaj në shfrytëzim kompanive private, një fabrike të çokollatës dhe Qendrës Arsimore turke, Gulistan.

“Drini poetik” sot në Prizren

0

Dje në orën 12:00 në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës nën organizimin e Lidhjes e Shkrimtarëve të Kosovës me një sesion letrar ku u diskutua për statusin e sotëm të shkrimtarëve u hap festivali “Drini poetik” për të vazhduar me “Veprën e hapur”, ndërsa në orën 19:00, do të mbahet orë letrare.

Më 9 qershor ky festival do të zhvendoset në Prizren, e pastaj edhe në Kukës. Në Prizren do të mbahen dy takime letrare, kurse një mbrëmje do të mbahet në Pallatin e Kulturës në Kukës.

Në Prizren takimi do të mbahet tek sheshi i lidhjes “Ora e Lidhjes” në orën 11:00, ndërsa në orën 13:00 në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Autobusi për Prizren do të niset në orën 09:00, nga Fakulteti i Filologjisë i Universiteti i Prishtinës.