26.8 C
Prizren
E diel, 22 Qershor, 2025
Home Blog Page 6836

Hasani, PDK-së e LDK-së: Nuk ka presion që më detyron ta votoj Gjykatën Speciale

0

Grupi parlamentar i PDK-së mbajti takim gjatë ditës në përpjekje për t’i bindur një pjesë të deputetëve që të ndryshojnë qëndrimin për themelimin e Gjykatës Speciale.

Por deputeti Nait Hasani, thotë se Gjykata Speciale është e keqja më e madhe që po i ndodh Kosovës.

“Mua nuk ka presion që më detyron ta votoj një vendim, kur e di që është i padrejtë. Ne kemi 20 mijë femra të dhunuara, asnjë veprim as gjykim nuk e kemi. Ne kemi veç në burgun e Dubravës, në masakër që kanë marrë pjesë Serbia si shtet i organizuar, 130 të vrarë dhe të plagosur dhe kemi njerëz që kanë bërë vetëvarje për shkak që kanë pasur frikën që ta mos e përjetojnë masakrën, tmerrin, gjenocidin e tash ne të përballemi me këto është për mua e papranueshme”, ka thënë Hasani. /RTV21/

Shtatzënia e Lady Gaga

0

Lady Gaga i ka dhënë fund zërave se mund të jetë shtatzënë, duke insistuar se ajo thjesht është duke u plakur.

“Shumë njerëz mendojnë se jam shtatzënë dhe unë disi kam filluar të plakem, por unë u them atyre: “Unë jam pothuajse 30 vjeçe”, i tha Gaga turmës në Hollywood Bowl në Los Angeles.

Këngëtarja së fundmi është fejuar me aktorin e pashëm Taylor Kinney dhe përgatitjet rreth dasmës çifti veçse i ka filluar.

Vehapi takim me menaxherin e DEMOS-it

0

Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, priti sot në takim, Norbert Pills, menaxher i programit për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave (DEMOS) i financuar nga Qeveria Zvicerane, dhe zbatuar nga Helvetas Swiss Interkoorporation.

Gjatë takimit, sipas një komunikate për media, u diskutua për projektet të cilët jenë në bashkëfinancim në mes të komunës dhe DEMOS-it. Po ashtu gjatë këtij takimi të sotëm, u nënshkrua kontrata për implementimin e projekteve të cilat janë në bashkëfinancim në mes të komunës së Rahovecit dhe projektit të DEMOS-it.

Deri te nënshkrimi i kontratës për projekte ka ardhur, pasi që komuna e Rahovecit dhe projekti DEMOS kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi”.

Projektet të cilët do të rregullohen në bashkëfinancim me projektin DEMOS, në komunën e Rahovecit janë: parku në fshatin Fortesë, trotuari në fshatin Xërxe, ndërtimi i parkut në fshatin Ratkoc , rregullimi i qesmës në fshatin Celinë, rregullimi i parkut në qendër të Rahovecit dhe rregullimi i qesmës në qytetin e Rahovecit.

Grandin e përgjithshëm që komuna e Rahovecit ka fituar nga projekti DEMOS për vitin 2015, arrin shumën 45,000 euro, për rritjen e grandit për vitet e ardhshme nga DEMOS-i varet kryesisht nga përformanca tëcilën do ta ketë komuna gjatë vitit 2015. /PrizrenPress.com/

“Po ndriçohen lojërat e paskrupullta të PDK-së dhe drejtuesve të EULEX-it”

0

Bajram Hasani, anëtari i kryesisë së Nismës për Kosovën, njëherësh kryetar i degës së kësaj partie në Gjilan ka reaguar pas publikimit të një raporti konfidencial i cili tregon ndërhyrjet e politikanëve kosovarë dhe zyrtarëve të EULEX-ii, e në të cilin është treguar se si është tentuar që të rihapen rastet ndaj Fatmir Limajt për t’iu pamundësuar krijimi i partisë së re.

Ai përmes në postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se raporti i Zyrtarëve të lartë të Brukselit mbi punën e EULEX-it, gradualisht, por sigurtë po e ndriçon të vërtetën e prapaskenave të cilat janë luajtur në mënyrë të paskrupullt nga zyrtarë të lartë të PDK-së dhe drejtues të EULEX-it.

“Tek pas ndriçimit të tërsishëm të këtyre lojrave, do të bëhet e ditur për qytetarët e Kosovës se çfarë lufte e pamëshirshme është bërë për të eliminuar nga skena politike kundershtarët që mund të ishin alternativa më e mirë për të zëvendësuar kreun e PDK-së.

EULEX-i me këto skandale na tregoi se drejtsinë duhet të jemi në gjendje si popull ta administrojme vet”, ka shkruar Hasani.

Sipas tij, është koha e fundit që misionet e huaja të shkojnë nga kanë ardhur dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të krijohen misione të reja (Gjykata Speciale).

“Bunarfest” me edicionin e 11-të në Prizren

0

Pranë Lumëbardhit në Prizren më 5, 6 dhe 7 qershor mbahet edicioni i 11-të i festivalit “Bunarfest”. Festivali është unik në Kosovë pasi që në të bëhet rrëshqitja me goma në Lumëbardh. Në të marrin pjesë rreth 50 persona dhe zakonisht në fund shpallet një fitues.

Rrëshqitjes me goma i paraprinë pastrimi i lumit me 5 qershor, të premten dhe një koncert muzikor në kinemanë Lumëbardhi të shtunën, më 6 qershor.

Njëri nga organizatorët, Dren Marseli, tha për KosovaLive se qëllimi i festivalit është ngritja e vetëdijes për ambient të pastër.

“Bunarfesti ka për qëllim të promovojë rëndësinë e pastërtisë së ambientit në përgjithësi dhe të lumit Lumbardh në veçanti, përmes aktiviteteve argëtuese”, tha ai.

Festivali përkrahet nga Komuna e Prizrenit, Kompania Liri, Birra Peja dhe Ipko Hej./KosovaLive/

Dy nxënës në Grejqevc të Suharekës lëndohen nga trafo e rrymës

0

Rreth orës 10:20 minuta të së martës në fshatin Grejqevc të Suharekës dy fëmijë janë lënduar aksidentalisht.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur kur dy nxënës të shkollës së fshatit përderisa ishin në pushim në mes të orëve të mësimit kanë shkuar tek trafoja e rrymës dhe pasi ajo ishte i hapur, kanë futur tela në të, të cilët kanë krijuar lidhje të shkurtër dhe shpërthim nga i cili kanë pësuar viktimat.

Pas trajtimit mjekësor njëri nga nxënësit është lëshuar në shtëpi me lëndime të lehta trupore ndërsa tjetri është ndalur në Spitalin Rajonal në Prizren por pa rrezik për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe një ekip i KEDS-it.

Është informuar  edhe prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që të hetohet përgjegjësia e secilit që ka të bëj me rastin me qellim që nxënësit të kthehen të sigurt nga shkolla në shtëpi./PrizrenPress.com/

LDK: Pohimet e zyrtarëve të OJQ-ve të paqëndrueshme

0

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një sqarimi ka demnatuar pohimet e përfaqësuesve të disa OJQ-ve në medie të ndryshme, pohime këto, sipas saj, të paqëndrueshme në lidhje me rrjedhen procedurale në Kuvendin e VIII Zgjedhor.

LDK-ja, me qëllimin e vetëm, që është informimi i drejtë dhe i mirëfilltë i opinonit publik, vlerëson si në vijim:

Sqarimi i plotë:

Përfaqësues të OJQ-ve e analistë, jo rrallë, ndodh që të keqinformojnë publikun, duke keqinterpretuar rregullat demokratike dhe zgjedhore. Interpretimet e rregullave kërkojnë dije dhe njohuri profesionale, dhe jo subjektivizëm politik apo çfarëdo tjetër. Përfaqësues të caktuar të OJQ-ve gjatë në prag të Kuvendit të Tetë Zgjedhor të LDK-së kanë dalur hapur me preferencat e tyre për kryetar të LDK-së, gjë që e kanë humbur kredibilitetin e të qenurit të pavarur për të interpretuar rregullat zgjedhore.

Në rastin konkret, sic kërkojnë rregullat zgjedhore, LDK-ja ka informuar dhe mirëpritur me kohë, përfaqësuesit e KQZ-së (zyrtarët e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike) për të monitoruar punimet Kuvendit. Në Kuvend kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA.

Konform rregullave statutare, në Kuvend janë nominuar dy kandidatë për Kryetar të LDK-së, prej të cilëve njëri ka marrë numrin e mjaftueshëm të votave, kurse kandidati tjetër nuk ka arritë të marrë besimin e delegatëve për të proceduar me dy kandidatë me votë të fshehtë. Meqenëse ka mbetur vetëm një kandidat, Kuvendi i VIII është përcaktuar për votimin e hapur për kryetar të LDK-së, ndërsa votimi i fshehtë me Statut kushtëzohet nga nominimi i më shumë kandidaturave, dhe ky nuk ishte rasti.

Nuk ka pasur asnjë ndryshim Statuti gjatë procesit zgjedhor, kjo për faktin se LDK nuk promovon kulturën e përshtatjës së rregullave sipas preferencave dhe ambicieve të askujt, e veçmas ambicieve ad-hoc-e, përderisa në asnjë rast nuk ka pranuar ndonjë vërejtje ose sugjerime për Statutin aktual, nga ana e KQZ-së. Statuti, sipas së cilit janë kryer zgjedhjet është aprovuar në Kuvenin punues të LDK-së në mauin mars të vitit 2012. Statuti është dorëzuar KQZ-së, në atë kohë në afatin e përcaktuar kohor.

Ne vlerësojmë rolin e KQZ-së në përcjelljen e Kuvendit Zgjedhor, por nuk është në natyrën ligjore të KQZ-së e cila përbëhet nga përfaqësues të partive të ndryshme politike parlamentare, të ndërhyjë në proceset e zgjedhjeve demokratike të një subjekti politik. Prandaj, komentet që arrijnë në absurditete nga disa të ashtuquajtur pëfaqësues të shoqërisë civile, se KQZ-ja duhet të vendosë për zgjedhjet në LDK-së do të nënkuptonin që për zgjedhjet në LDK duhet të vendosin PDK-ja, Lista Serbe, Vetëvendosja dhe përfaqësuesit e tjerë të minoriteteve. Duhet të jetë e qartë se për zgjedhjet në LDK-së vendos Lidhja Demokratike e Kosovës.

Vullneti zgjedhor i shprehur përmes votës së lirë, nuk mund t’i përshatet pritjeve parciale të askujt, dhe në këtë frymë, LDK-ja dëshiron t’i ftojë të gjithë që të pranojnë rregullat demokratike të një gare, dhe për kryetar, LDK-ja dëshmoi që përkrahë vetëm, z.Isa Mustafa, Kryeminister dhe Kryetar i LDK-së.

Rikonfirmimi i kapjes së shtetit

0

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se publikimi i skandalit të radhës, ku pushteti ndërhynë në drejtësi nëpërmjet lidhjeve të shkurtra midis zyrtarëve të EULEX-it dhe qeveritarëve të lartë, është një alarm jashtëzakonisht shqetësues për prapaskenat që po funksionojnë në Kosovë.

“Lidhjet e shkurtra, për të cilat ne kemi folur që një kohë të gjatë, tashmë kanë arritur të prekin edhe kredibilitetin e misionit të BE-së në Kosovë. Dëshmitë e publikuara mbrëmë në ‘KTV’ paraqesin një shqetësim të madh për mungesën e funksionimit të shtetit ligjor në Kosovë dhe po e dëshmojnë kapjen e shtetit. Rendi dhe ligji nuk mund të funksionojë duke qenë peng i disa qarqeve dhe disa personave, që përmes kapjes së shtetit tentojnë të kontrollojnë çdo gjë dhe të pamundësojnë zhvillimin institucional ligjor në Kosovë. Kjo edhe njëherë e rikonfirmon kapjen e shtetit dhe dëshmon se sa larg kanë shkuar lidhjet e shkurtra. Ky duhet të jetë një alarm gjithëpërfshirës edhe për vendorët, edhe për ndërkombëtarët”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Haxhi Avdyli: Do t’i kundërshtoj krerët e LDK-së sa herë dëmtojnë demokracinë

0

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haxhi Avdyli ka thënë se vazhdimisht do ta ngre zërin përballë lajthitjeve që bëhen brenda partisë së tij.

Ai ka thënë për Telegrafin se ka preferuar që në garën për kryetar të LDK-së, të jetë edhe Vjosa Osmani.

“Unë besoj qe Osmani është një vlerë brenda LDK-së. Mirëpo për më tepër unë kam dëshiruar që në funksion të zhvillimit të demokracisë, gara për shefin e partisë të ketë më tepër se një kandidat”, ka theksuar Avdyli.

Ai ka shtuar se ai do të vazhdojë të jetë aktiv brenda degës së LDK-së në Prizren, duke shtuar se “qëllim kryesor mbetet përgatitja që të fitohen zgjedhjet e ardhshme lokale në Prizren”.

“Nuk jam pjesë e asnjë fraksioni, por do të jem kundër atyre që shkelin mbi vlerat e demokracisë dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar LDK-ja”, ka thënë Avdyli. Telegrafi/

Çfarë ka ndodhur me këtë aktor të shkëlqyer? (Foto)

0

Aktori i njohur, Val Kilmer, u fotografua në gjendje shumë të brishtë gjatë një shëtitje në Malibu.

55- vjeçari ka pasur probleme të rënda shëndetësore, por ai nuk u besoi mjekëve.

Mësohet se aktori beson tek Shkenca e Krishterë, e cila thuhet se do ia shërojë plagët.

Val Kilmer

Val Kilmer2