Arrestohet Xhevat Hysenaj – i dyshuari kryesor për vrasje në Sopijë të Suharekës

Policia në Prizren bën të ditur se mbrëmë, në orët e vona, në Prishtinë është arrestuar Xhevat Hysenaj nga Lipjani, i dyshuari kryesor për vrasje dhe plagosje në fshatin Sopijë të Suharekës, që pati ndodhur ditë më parë.

I dyshuari është arrestuar nga Departamenti i Krimeve të Rënda i Policisë së Kosovës.

Tani sa u informuam se hetuesit policorë kanë arritur ta gjejnë edhe armën me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.

Lidhur me arrestimin e personit të dyshuar është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka kërkuar që provat materiale dhe shkresat e lëndës t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme. /PrizrenPress.com

Xhevat Shyqeri Hysenaj

Më Shumë

E dhimbshme: Vdes i mituri që u aksidentua ditë më parë në Zhur të Prizrenit

Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK, i cili më 27 maj ishte goditur nga një veturë në Zhur të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar...

Kurti prezanton projektet për qytetin e Prizrenit

Kryetari i Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar projektet për qytetin e Prizrenit, në të cilin premtoi investime milionëshe.   Në tubimin në...

Lajmet e Fundit