18.1 C
Prizren
E diel, 22 Qershor, 2025
Home Blog Page 6837

Prizren: Pijaneci e rrah nënën, arrestohet

0

Policia në Prizren ka arrestuar një pijanec pasi ka sulmuar nënën e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.

“Është arrestuar i dyshuari, pasi i njëjti nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht nënën e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore”, njofton Policia e Kosovës. “Viktima ka pranuar tretman mjekësor”.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

LDK me “grup opozitar”?

0

Zgjedhja e Isa Mustafës me aklamacion në krye të LDK-së për katër vjetët e ardhshëm mund të shkaktojë “çarje” në grupin e saj parlamentar.

Deputetja Vjosa Osmani, kandidaturën e së cilës nuk e mbështetën pjesa dërmuese e delegatëve në Kuvendin e tetë të LDK-së, ka paralajmëruar të dielën kryeministrin Mustafa se pakënaqësitë e saj do t’i shfaqë edhe në Parlament.

E kjo, sipas analistëve politikë, do të pasohet me një “grup opozitar” brenda LDK-së. Sipas tyre, LDK është fraksionuar tashmë përbrenda Kuvendit të Kosovës dhe kjo më së shumti do t’i shkojë për shtati PDK-së për zgjedhjet e ardhshme.

Sidoqoftë Osmani e as pjesëtarë të tjerë të “grupit” kundërshtues të Isa Mustafës nuk kanë pranuar se po krijohet një fraksion i ri brenda partisë, duke thënë se angazhimet e tyre në LDK nuk janë të lidhura me pozita. /Zëri/

Një muaj paraburgim për dillerin e drogës nga Prizreni

0

Departamenti për Krime të Rënda e Gjykatës Themelore të Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurit B. Kajmakqi nga Prizreni.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale lehtësimi i sigurimit apo përdorimit të narkotikeve, substancave psikotrope apo analoge.

“I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 28.05.2015 në ora 10:00 dhe do të zgjasë deri me datën 28.06.2015”, thotë zëdhënësja e gjykatës Afërdita Kicaj.

Gjyqtarja e Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurit.

“I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, se pa autorizim ka mundësuar lehtësimin e shitjes së narkotikëve personave tjerë- të dëmtuarve – dhe i njëjti ka poseduar me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes së narkotikut duke marrë narkotikë prej të bashkëpandehurit L. Veseli dhe të njëjtat i shet qytetarëve përkatësisht të rinjve për konsumim, duke i lënë me pasoja të rënda për shëndetin dhe të varur nga narkotiku”, thotë Kicaj. /PrizrenPress.com/

Komedia “Muaji i Mjaltit” premierë në Prizren

0

Në Teatrin Profesional të Prizrenit nesër me fillim nga ora 20:00 prezantohet premiera e shfaqjes “Muaji i Mjaltit” me regji të Ben Apollonit.

Në këtë shfaqje luajnë aktorët Muhamed Arifi, Alban Cela, Florentina Ademi, Zana Duraku,Valmira Hoti, Albulena Bardhi dhe Enis Meta.

“Muaji i mjaltit” është shfaqje që rrëfen pushimin e një qifti të sapomartuar, i cili nuk kalon aspak ëmbël, por me plotë telashe, ndërsa shfaqja do të realizohet me situata dhe karaktere komike.

Regjisori Ben Apolloni tha për KosovaLive se shpreson në suksesin e kësaj shfaqje, si dhe reprizimin e saj edhe nëpër teatrot e tjera.

“Shpresoj që menaxhmenti i Teatrit të Prizrenit ta dërgojë shfaqjen edhe nëpër teatrot e tjera. Në fakt kjo praktikë do të duhej të ndiqej nga të gjithë udhëheqësit e teatrove nëpër Kosovë, sepse vetëm kështu do të gjallërohej jeta teatrore në Kosovë”, thekson ai.

Kurse në Teatrin e Prizrenit shfaqja do të reprizohet më 4 dhe 5 qershor./KosovaLive/

Një i vdekur gjatë një aksidenti në Lushnje

0

Një aksident me pasojë jete është shënuar pasditen e djeshme në Lushnje, ndërsa policia ka arritur që të arrestojë autorin, një 30 vjeçar i cili ka qënë i pa pajisur me leje drejtimi.

Në rrugën Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Çiflig të Lushnjes, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin autoveturë tip “Wolsvagen”, me targë AA 631 DO, ka aksidentuar për vdekje 53 vjeçarin me inicialet N.N.

Viktima me banim në fshatin Çiflig u përplas gjatë kohës që udhëtonte me biçikletë anës rrugës. Nga ana e policisë u bë arrestimi i 30 vjeçarit Ervin Baku, banues në lagjen “Yzberisht” Tiranë, i pa pajisur me leje drejtimi, transmeton Albeu.

Ky i fundit akuzohet për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi mjetit në mënyrë të parregullt”.

Fejohet Iggy Azalea, unazë 500.000 $

0

Këngëtarja australiane Iggy Azalea është fejuar me basketbollistin amerikan Nick Yong. Në 30 – vjetorin e ditëlindjes së tij, të cilën e festoi në Los Angeles, Young është ulur në gjunjë për t’i bërë një propizim të veçantë të dashurës së tij.

Ai i dhuroi këngëtares 24–vjeçare, një unazë gjigande, 10.43 karat. Kjo unazë fejese ka kushtuar 500.000 dollarë.

“A dëshiron të martohesh me mua”, e ka pyetur i dashuri amerikan Iggyn përgjatë festës së ditëlindjes së tij dhe ajo po hezitim iu përgjigj “Po”.

Kurorëzimi i ldashurisë së tyre zgjoi brohoritje pa fund nga miqtë e pranishëm që ishin të ftuar në këtë ceremoni speciale për çiftin.

Video e propozimit për fejesë është shpërndarë në media të ndryshme sociale.

Edhe Obama përkrah Caitlyn Jenner

0

Presidenti Obama ka pëlqyer aventurën e re të Bruce Jenner i cili tashmë ka ndërruar gjininë në femër të quajtur Caitlyn Jenner.

Obama ka postuar një shkrim në Twitter duke thënë: ‘’Duhet guxim për të ndarë historinë tëndë, historia jote është e rëndësishme në luftën e të drejtave për LGBT’’.

Kjo është një fitore për komunitetin e LGBT-së sepse është një gjë që presidenti duhet të njoh të drejtat e tyre dhe të mbështesë fortë një person që është kthyer në transeksualin më të famshëm në botë.

“Ekstremisti islamikë”, avancohet nga AAK-ja e Ramush Haradinajt

0

Mensur Bytyçi dyshohet për lidhje me ekstremistët islamikë. Emri i tij është përmendur në një raport të Inteligjencës së Njësisë kundër terrorizmit në Policinë e Kosovës, ku janë dhënë përshkrime mbi organizatat që dyshohet se kanë lidhje me ekstremizmin fetar e që kanë vepruar dhe veprojnë në Kosovë.

Pavarëisht këtyre dyshimeve AAK-së së Ramush Haradinajt nuk i ka penguar që të mbështesë dhe avancojë Bytyçin.

Ai dje është zgjedhur kryetar i nëndegës së AAK-së “Vëllezërit Stavileci” në Prizren.

Bytyçi po ashtu vazhdon të udhëheqë Drejtorinë e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prizrenit. Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, pas publikimit të raportit, ka kërkuar që në bazë të dispozitave ligjore të merren masa ndajt drejtorit Mensur Bytyçi. Opozita ndërkaq, pat kërkuar shkarkimin e tij.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se Bytyçi ka marrë mbështetje nga AAK-ja për të vazhduar aktivitetin e tij politik, por edhe në Qeverinë e Ramadan Mujës.

Në raportin e Inteligjencës së Njësisë kundër terrorizmit në Policinë e Kosovës Bytyçi përshkruhet bashkëpunëtorë i organizatës “Kur’an”, bashkë me disa persona të tjerë, në mesin e të cilëve është edhe një zyrtar tjetër i Komunës së Prizrenit.

Në raport Bytyçi figuron si pronar i librarisë “Pena”.

Ndërkaq, Bytyçi ka mohuar të ketë lidhje me ekstremistët islamikë apo organizatat terroriste.

“Nuk jam bashkëpunëtor i askujt, por vetëm i Kosovës dhe i shqiptarisë. Kam qenë shërbëtor i denjë për pavarësinë e Kosovës, dhe këtë e kam dëshmuar me vepra”, ka thënë Bytyçi. /PrizrenPress.com/

Ish-shefi i hetimeve, prapa grilave

0

Policia shqiptare ka prangosur ish-shefin e Task Forcës së Hetimit Tatimor, Kujtim Metaliaj.

Ai është në proces gjyqësor, ku akuzohet për shpërdorim detyre gjatë kohës kur mbante postin e kreut të kësaj Task Force, transmeton Top Channel.

Lidhur me këto akuza, Gjykata e Tiranës kishte vendosur më herët ndaj tij masën e sigurisë, “arrest me burg”.

Asgjësohen 561 rrënjë narkotike në Shkodër

0

Policia e Shkodrës në vijim të aperacioneve antikabnabis, ka bërë të mundur gjetjen dhe asgjësimin e 561 rrënjëvenarkotike, në disa zona të Qarkut Shkodër.

2 parcela me 485 bimë narkotiketë llojit Canabis Sattiva me një gjatësi nga 20-30 cm u gjetën tëkultivuara në fshatin Pylaj në vendin e quajtur “Kodër të Shëngjergjit”, në komunën Shosh si dhe në fshatin Karmë, ndërsa në vendin e quajtur, “Sipër trojeve të Mjekajve”, në komunën e Vaut të Dejës, janë gjetur tëkultivuara 3 parcela me gjithsej 76 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva, transmeton Albeu.

Policia bimët narkotike i sekuestroi me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre mor në cilësinë e provës materiale.