Home Blog Page 6840

Prizren: 30 ditë paraburgim të dyshuarit për vrasje

0

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit  të pandehurit me iniciale F. L. nga fshati Kraisht Komuna e Lipjanit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë në ndihmë” nga neni 179 parg. 1.5 lidhur me nenin 33 të KP-së.

Ndërsa i pandehuri me iniciale Xh.H.dhe N. M. gjenden në arrati.

Gjykata Themelore në Prizren njofton se më datë 01.02.2016, Prokuroria Themelore e Prizrenit – Departamenti për Krime të Rënda i ka parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit kësaj gjykate ndaj të pandehurit me iniciale F.L. për shkak të veprës penale “vrasje e rëndë në ndihmë “ nga neni 179 parg.1.5 lidhur me nenin 33 të KP-së.

Po të njëjtën ditë Gjykata Themelore e Prizrenit Departamenti për Krime të Rënda ka mbajtur seancën e paraburgimit ku të pandehurit me iniciale F. L. i është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh nga data 31.01.2016 e deri me datën 01.03.2016. /PrizrenPress.com

Kështu dukej kalaja e Prizrenit në vitin 1928 (Foto)

0

Shënimi më i vjetër që dihet për kalanë e Prizrenit, është ai i kronistit Bizantin Prokopi i Cezares në veprën “De aedificiis” (Mbi ndërtimet).

Në këtë vepër në mesin e fortifikimeve të meremetuara në Dardani, evidentohet për herë të parë edhe kjo kala me emrin Petrizen, emër që i përket emrit të sotëm të Prizrenit.

Një studim më voluminoz është bërë në vitin 1969 me ç’rast krahas gërmimeve arkeologjike është bërë edhe incizimi arkitektonik i Kalasë. Gërmimet arkeologjike të bëra me 1969 dhe 2004 rezultuan me zbulimin e infrastrukturës, e cila prezantohet me muret (bedenat) e përforcuara me kulla, kazamatet, labirintet, depotë si dhe një varg objektesh në brendinë e saj, raporton lajmi.net.

Në faqen zyrtare të organizatës suedeze CHwB, është publikuar kjo fotografi që daton nga 25 prilli i vitit 1928.

kalaja e vjeter

Operacion masiv për arrestimin e vrasësve të 22 vjeçarit nga Suhareka

0

Policia e Kosovës ka nisur një operacion masiv, per t’i arrestuar vrasësit e 22 vjeçarit nga fshati Sopi, i Suharekës. Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime nga Policia e Kosovës. “Njësia Speciale e Policisë së Kosovës sapo ka nisur një operacion masiv per kapjen e veasësve. Është identifikuar vendndodhja e tyre dhe në çdo moment pritet arrestimi i tyre”, ka thënë ky burim për Gazetën Blic.

Vrasja kishte ndodhur në fshatin Sopi të Suharekës, ku dyshohet se persona të armatosur kanë qëlluar mbi Egzon Mazrekun dhe babanë e tij, Naimin, në shtëpinë e tyre ku kishin hyre për të kryer vjedhje.

Egzoni kishte vdekur nga plaga, ndërsa babai i tij, Naimi është duke u trajtuar në QKUK.

Gazeta Blic do t’ju mbajë të informuar për këtë rast.

Zafir Berisha letër të hapur deputetëve: Mos e mbështetni për president Hashim Thaçin!

0

Dputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Nismës, Zafir berisha, u ka kërkuar kolegëve të tij nga pozita e opozita që të angazhohen për ta nxjerr vendin nga kjo gjendje e rëndë në të cilën ndodhët.

Sipas Berishës, kjo legjislaturë e ka përgjegjësi historike për t’i dhënë drejtim të ardhmes së këtij vendi në të kundërt siç shprehi ai do t’i dënoj historia.

Më poshtë postimi i plotë i Berishës:

Të nderuar deputetë e Kuvendit të Republikës së Kosovë nga pozita dhe opozita, besoj se tash më jeni bindur se qarqe të caktuara politike në instutucione të vendit nuk e kan hallin për të dalë nga kriza më e rënd që nga paslufta, por objektivë të vetëm e kan se si H.TH me bë president… Duke besuar në dinidetin e juaj si të zgjedhur të qytetarve do të dini të rreshtoheni drejtë bërballë sfidave që po kalojm dhe prioritet do ta keni Kosvën e jo H.TH i cili ka pëgjegjësi për kadandisjen e vendit deri në shkall që është. Duke mos e mbështet H.TH për president ju i thoni JO ,,shkollës,, më të pa përgjegjëshme e cila për interesa personale është në gjendje ta fundos shtetin dhe ta falimentoi atë. Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka përgjegjësi historike pë t’i dhënë drejtim të ardhmës së këtij vendi ndryshe do të na dënoi historia./Gazeta Tribuna

Hashim Thaçi nuk shkon në Lutjet e Mëngjesit në SHBA!

0

Zëvendëskryeministri i Republikës, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi nuk do të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” që mbahen në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtë të enjte.

Në këtë ngjarje, ku do të marrin pjesë mbi tre mijë mysafir nga e gjitha bota, do të jenë edhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës nga partitë e koalicionit.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka treguar për “Zeri.info” se ai dhe Thaçi kanë marrë ftesë për t’iu bashkuar kësaj ngjarje por për disa arsye nuk mund të marrin pjesë aty.

Ai mospjesëmarrjen e ka arsyetuar me mbajtjen e konferencë së sotme “Germia Hill” që do të mbahet në Prishtinë, e ku pritet të marrin pjesë zyrtarë të lart të shteteve të rajonit e më gjerë.

“Neve na kanë ftuar. Kam qenë unë edhe zv.kryeministri Thaçi. Por, për shkak të konferencës ‘Gërmia Hil’” na u ka pamundësuar të jemi aty. Po ashtu zëvendëskryeministri ka pasur të aranzhuar takimet në Iowa dhe Washington. Thjesht, nuk janë përputhur agjendat”, ka thënë Selimi.

Ndryshe, deputetët e Kosovës që do të marrin pjesë në Lutjet e Mëngjesit në SHBA janë: shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, Besim Beqaj, Flora Brovina, Slobodan Petrovic, Enver Hoxhaj si dhe deputetja Teuta Rugova. /Zëri/

“Ëndrra e madhe”, e Gani Mehmetaj

0

Promovimi do të bëhet në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, të premten, në ora 12:00

“Ëndrra e madhe, fletë të shkëputura ditari me portretin e Rugovës në dritëhijen e ngjarjeve dramatike 1981-2006”, publicisti dhe shkrimtari Gani Mehmetaj në këtë libër kujtimesh ka përfshirë ngjarjet më dramatike tridhjetë vjeçare, duke u përqendruar në kthesat historike dhe personalitetet të cilat e shënuan pjesën e fundit të shekullit XX dhe fillimin e shekullit 21. Libri nis me kërcënimin (1979) që ua bëri politikanëve të Kosovës në Prishtinë, Josip Brozi, ish- kryetar i Jugosllavisë, duke i paralajmëruar për masat që do të merreshin ndaj atyre që “po bëjnë presion kundër serbëve”.

Vazhdon me arrestimet e vitit 1979, ndërsa përqendrohet në demonstratat e vitit 1981. Këtu nis fillimi i fundit të Jugosllavisë, por me mëdyshjet e përhershme: a duhej që shqiptarët ta merrnin barrën e rëndë të shkatërrimit të Jugosllavisë. Vitet e tetëdhjetë, sidomos shuarja e autonomisë dhe fillimi i konsolidimit të shqiptarëve me institucionet e tyre dhe me jetën politike, kulturore e publike, analizohet me një përkushtim të veçantë. Ngjarjet dramatike në Kosovë, masakra e Reçakut, takimi i Rambujesë, bombardimet e NATO-s, çlirimi i vendit nga trupat angleze, amerikane e gjermane, ndriçohet nga një prizëm i veçantë. Vrasjeve politike, krimit të organizuar e shëmtive të pasluftës libri “Ëndrra e madhe” u jep hapësirë të konsiderueshëm. Për librin do të referon Dr. Femi Cakolli. Promovimi do të bëhet në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, të premten, në ora 12:00./KultPlus.com

Prizren: Kërcënon me jetë femrën përmes telefonit

0

Një person përmes mesazheve dhe thirrjeve telefonike ka kërcënuar me jetë një femër në Prizren.

Policia e ka arrestuar të dyshuarin, dje rreth orës 11 e 30 minuta ne rrugen “Jusuf Gërvalla”.

“Me datën 01.02.2016 është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti përmes mesazheve dhe thirrjeve telefonike ka kërcënuar me jete viktimën femër”, njofton PK-ja, transmeton PrizrenPress.

 Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPrees.com

Avokati i Komunës së Prizrenit, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

0

Avokati i Komunës së Prizrenit, Besim Morina, i është bashkuar listës të të akuzuarëve të Qeverisë së kryetarit Ramadan Muja.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj avokatit publik të Prizrenit, Besim Morina, transmeton PrizrenPress.

Ai akuzohet se ka keqpërdorë detyrën zyrtare të tij.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj, thotë se aktakuza ndaj avokatit Besim Morina është dorëzuar në gjykatë.

“Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Besim Miftar Morina nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422.1 të KP”, tregon Kicaj.

“Lënda është në procedim të mëtejme”. /PrizrenPress.com/

Rrëfimi i babait që vrau vajzën me thikë: Nuk durova, ato rrinin bashkë, unë vetëm

0

“Më kishin mërzitur shumë. Në shtëpi rrija vetëm dhe këtë gjë nuk po e duroja dot më”. Kështu është shprehur, i papenduar për krimin që ka kryer, 56-vjeçari Kujtim Ibraj. Ky i fundit, qëlloi pa mëshirë me thikë mbi dy vajzat e tij, 23-vjeçaren Esmeralda Ibraj dhe motrën e saj më të vogël, 17-vjeçaren Elidona Ibraj. Ngjarja e rëndë u shënua dy ditë më parë në kryeqytet, në rrugën “Jordan Misja”.

Si pasojë e plagëve të marra në trup, Elidona ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa vajza tjetër ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ku ka marrë vetëm një plagë sipërfaqësore në gjoks. Menjëherë pas krimit, policia vuri në pranga autorin, i cili u konstatua se kishte qenë në gjendje të dehur. Çifti i bashkëshortëve kishte disa vite që ishin divorcuar, por sërish jetonin në të njëjtën banesë. Në njërën anë të shtëpisë jetonte gruaja me 6 fëmijët e saj (4 vajza e 2 djem), ndërsa në dhomën tjetër jetonte Kujtimi. I pyetur në lidhje me rrethanat e ngjarjes, 56-vjeçari ka treguar në polici se nuk po mundej t’i duronte më vajzat, pasi dyshonte se ato kishin pasur një lidhje dashurie dhe nuk mund të qëndronin më në banesë. Sakaq, grupi hetimor mori në pyetje edhe të plagosurën, Esmeraldën, si dhe nënën e saj.

“Babai erdhi i dehur në shtëpi. Filloi të zihej me nënën. Unë dhe motra ndërhymë për t’i ndarë, por ai mori thikën dhe qëlloi mbi ne”, – ka deklaruar 23-vjeçarja Esmeralda Ibraj. Burimet e sipërpërmendura pohuan se Kujtimi u kishte kërkuar dy vajzave që të largoheshin nga shtëpia, pasi sipas tij, nuk duhej të jetonin në shtëpinë e prindërve.

I ndodhur nën efektin e alkoolit, Kujtim Ibraj nuk ka shfaqur asnjë pendesë për vrasjen që ka kryer ndaj vajzës së tij më të vogël, ndërsa la të plagosur bijën tjetër. Burime pranë grupit hetimor bënë me dije se 56-vjeçari ka deklaruar se kohët e fundit kishte filluar të bezdisej shumë nga prania e vajzave në shtëpi. “Kishin filluar të bëheshin të padurueshme. Nuk po i duroja dot më. Nuk po e duroja më faktin se ata rrinin të gjithë së bashku ndërsa mua më linin të vetëm në një dhomë”, ka pohuar para hetuesve Kujtim Ibraj. “Dyshoja se vajzat kishin lidhje dashurie dhe nuk kishin pse të qëndronin më në shtëpi. Ato duhej të shkonin te të dashurit e tyre”, mësohet të ketë shtuar ai më tej.
Dëshmia e Esmeraldës

E pikëlluar prej humbjes së motrës së saj, 23-vjeçarja Esmeralda Ibraj ka rrëfyer në polici se prej disa vitesh kishin rënë pre e dhunës së babait të tyre. E mbuluar nga lotët dhe me zë të dridhur, Esmeralda ka treguar momentin se si babai i vrau të motrën para syve. Gjatë fjalës së saj, e reja ka pohuar se nuk ka mundur ta denoncojë më parë për shkak të mentalitetit që kishin. Ajo ka treguar se prindërit i kishte të ndarë dhe i kishte ardhur turp të shkonte në polici. “Babai erdhi i dehur në shtëpi dhe filloi të konfliktohej me nënën. Së bashku me motrën e vogël ndërhymë për t’i ndarë, por ai filloi të na qortonte se nuk duhej të qëndronin më në shtëpi”, ka pohuar para efektivëve të policisë 23-vjeçarja. Pikërisht në këto momente, mësohet se vajzat i kishin thënë babait se do ta nxirrnin nga shtëpia, pasi nuk kontribuonte në familje. “Ai vinte pothuajse çdo ditë i dehur në shtëpi. Nuk punonte dhe asnjëherë nuk ka kontribuar në familje. I thamë se do ta largonim nga shtëpia. Në ato momente mori thikën që ishte mbi tavolinë dhe qëlloi mbi motrën. Kur ua afrova t’ia hiqja nga duart, qëlloi edhe mbi mua”, ka shtuar më tej Esmeralda Ibraj. /Gazeta Shqiptare

Në Gjenevë vazhdojnë bisedimet për Sirinë

0

Sot në Gjenevë të Zvicrës po mbahet dita e dytë e bisedimeve për paqe në Siri, pasi të hënën janë takuar diplomatët e Kombeve të Bashkuara dhe opozitarët sirianë.

Për disa ditë ka qenë e paqartë nëse opozitarët e Sirisë do të marrin pjesë në bisedime.

Në ditën e parë të bisedimeve, Rusia është kritikuar nga diplomatët perëndimorë dhe nga opozita siriane, për sulmet ajrore vdekjeprurëse dhe për mbështetjen në tokë të regjimit të presidentit Bashar al-Assad. Në ditën e parë, përfaqësuesit e opozitës e kanë akuzuar Rusinë dhe regjimin sirian, se janë më brutalë se Gjermania naziste.

“Regjimi është ai që po e vret popullin sirian”, ka thënë Salem al-Mislet, zëdhënës i opozitës siriane.

Ai teksa e ka kritikuar Rusinë, ka thënë se populli sirian po vuan nga një “Hitler i ri”.

Bisedimet për paqe në Siri janë vonuar të fillojnë, për shkak se opozita ka thënë se nuk merr pjesë në bisedime nëse nuk ndalen sulmet ajrore të regjimit në Siri dhe nëse nuk lejohet dërgimi i ndihmave humanitare për banorët atje.

Qeveria siriane, më 1 shkurt, e ka miratuar një kërkesë të Kombeve të Bashkuara, për dërgimin e ndihmave në tri qytete të rrethuara, ku civilët po përballen edhe me uri, Madaja, Foua dhe Kfarya. Tri fshatrat janë në mesin e 15 lokacioneve të rrethuara nga qeveria siriane ku, sipas OKB-së, më shumë se 400 mijë njerëz janë duke vuajtur për gjërat elementare. /REL