15.3 C
Prizren
E diel, 22 Qershor, 2025
Home Blog Page 6839

Kukulla, romani më i ri i Kadaresë për lexuesit francezë

0

Vetëm disa javë pas botimit dhe suksesit në Shqipëri të librit “Mëngjeset në Kafe Rostand”, ku përfshihet romani “Kukulla”, Shtëpia botuese “Fayard” e Parisit e përktheu dhe e botoi veprën në frëngjisht, për publikun francez dhe ndërkombëtar.

Vetëm disa javë pas botimit në Shqipëri të librit “Mëngjeset në Kafe Rostand”, ku përfshihet romanit “Kukulla”, nga dje, Shtëpia botuese “Fayard” e Parisit e përktheu dhe e botoi veprën në frëngjisht, për publikun francez dhe ndërkombëtar. “Një lajm i tillë konfirmon faktin se letërsia shqipe bën pjesë tashmë me dinjitet në klubin europian të letrave”, thuhet në njoftimin për mediat nga botimet “Onufri”. Kritiku më i njohur i Francës, Bernard Pivot, e ka përshëndetur veprën më 17 maj 2015, në “Le Journal du Dimanche” të Parisit: “Nëna ime? Më e ëmbla e nënave, më e dashura, më e mençura, më e qeshura e më kurajozja. Ky është rrëfimi i zakonshëm i shkrimtarëve kur kujtojnë fëmininë dhe rininë e tyre. Por ka përjashtime, veçanërisht nga Ismail Kadare, shkrimtari i madh shqiptar. Nëna e tij? Një kukull. E brishtë, e lehtë si një kukull letre”.

Teksti, një rikthim në sfondin, por dhe personazhet e të famshmit “Kronikë në gur”, zbërthen një enigmë, atë që thuajse gjithë jetën e Kadaresë mbeti një kod i padeshifrueshëm, por tek e fundit dhe i pashmangshëm, të ëmën.

Një rrëfim për moskuptimin midis tyre, që jo vetëm nuk e pengoi për asgjë, po kishte qenë siç shkruan Kadare, ndoshta më i duhuri nga gjithë moskuptimet. Një figurë e pazbërthyeshme që Kadare e quan Kukulla, një cilësim që në mos e ka zëvendësuar fjalën ‘mama’, së paku i është kthyer në një emër të dytë.

Një marrëdhënie e vështirë, gati-gati e munguar e fëmijës, e më pas e shkrimtarit me të ëmën, e përshkruar më së shumti nga dhembshuria. E bashkë me të, dhe mendimi se do të ishte pikërisht ai, biri i vet, shkaktari i ankthit më të madh dhe njëherazi të kotë të së ëmës, frikës së mohimit.

“Një kukull e brishtë, naive, e parritur, e pazonja për t’u përballur me botën, me një marrëdhënie të vështirë me të vjehrrën, që përveç vetmisë e vret më shumë pasiguria”. Ky është portreti që Kadare e vizaton dhembshurisht për të ëmën.

Sa më shumë rritet, aq më tepër ia kupton brengën, tmerrin e saj prej kukulle, që nuk do t’i

ndahet derisa ajo mbyll sytë, në prillin e vitit 1994. E kësisoj largohet nga kjo botë e lehtë, tamam si një kukull prej letre.

Seks treshe dhe drogë në Tiranë, dënohet 17-vjeçarja

0

Raportohet në media për një rast unik të trajtuar nga Gjykata e Tiranës, e cila ka dënuar me 4 muaj burg me kusht, një 17-vjeçare që punonte si prostitutë.

Mësohet se minorenia me inicialet M.B, është kapur nga policia duke bërë seks treshe me dy të rritur, me të cilët dyshohet se kishte konsumuar edhe lëndë narkotike.

Në këmbim të marrëdhënies seksuale vajzës i ishin premtuar 100 euro.

Sakaq, dy abuzuesit, të cilët janë e arrestuar, janë dënuar me 9 muaj burg.

Tre personat në fjalë janë kapur në flagrancë, kur së bashku me sportelistin dhe patrullën e Policisë të Komisariatit nr.6, është hyrë te dhoma dhe ata janë gjetur të zhveshur lakuriq në vaskë.

Të akuzuarit janë identifikuar si shtetasit P.B., 17 vjeç, E.R. 34 vjeç dhe E.H, 34 vjeç.

Në tavolinën e hotelit janë gjetur gota me alkool, si dhe një pjatë e bardhë me mbetje pluhuri të bardhë, dy kartëmonedha 1000-lekëshe në formë tubi, një kartë banke, si dhe telefonat e shtetasve.

Minorenia P.B., ka shpjeguar për Policinë se do të paguhej nga 100 euro prej dy klientëve për një orë, përshkruhej ndërhyrja e Policisë në vendimin e Gjykatës, sikurse raporton Panorama.

Vajza ka thënë gjatë hetimeve të prokurorisë, se ajo ishte braktisur nga familja.

Për këtë arsye, ajo ka jetuar me të dashurin.

Për të nxjerrë lekë, ajo punonte si prostitutë.

Një pjesë të mirë të këtyre parave, vajza thotë se ia jepte vjehrrit dhe vjehrrës, të cilët e dinin se aktivitetin që ajo kryente.

Vajza ka thënë se prostitucionin e kishte nisur e influencuar nga shoqet e veta.

Përzgjidhen këngët e “Zambakut të Prizrenit “

0

Nga 29-të këngë konkuruese të këngës së vjetër qytetare të Festivalit “Zambaku i Prizrenit” të edicionit të 27-të/ 2015,  16 këngë garuese janë përzgjedhur nga juria profesionale.

Në vijim 15 këngët garuese:

1. TIR – Lejla Agolli
2. KJO MELODI – Leonard Canhasi
3. PATY – Naim Krasniqi
4. NORI – Drinor Zymberi
5. DUR – Ylli Ramzoti
6. PRIZREND – Astrit Stafaj
7. ASK – Ilir Bërveniku – (Turke)
8. LIQENI – Selami Kolonja
9. SYZEZA – Artan Bakija
10. SIKI – Tomor Berisha
11. ISHE – Ilir Shaqiri
12. MANDOLINË – Nexhat Macula
13. 0205 – Anida Gjinali
14. ZANBAKU – Ylber Asllanaj
15. VIS – Veton Perolli
16. BOSHNJAKE

Juria profesionale

1. Reshat Randobrava – Kompozitor (kryetar i jurisë)
2. Fahri Beqiri – Kompozitor (anëtar)
3. Fikrim Emra – Kompozitor (anëtar)
4. Edon Ramadani – Dirigjent & Orkestrues (anëtar)
5. Kreshnik Aliçkaj – Kompozitor (anëtar)

/PrizrenPress.com/

“Mashtrimi i madh” promovohet në Prizren

0

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të hënën është bërë promovimi i librit “Mashtrimi i madh” i autorit Bardhyl Mahmuti, para studentëve, profesorëve, intelektualëve dhe opinionit kë këtij rajoni. Libër me fakte të dokumentuara që po nxitë kureshtjen e opinionit vendor dhe ndërkombëtar për të bëmat gjenocidiale të Serbisë në Kosovë. Për librin folën Prof. Dr. Ramë Buja, ish-ministër i Arsimit dhe dekani i Fakultetit të Filologjisë në UPZ, Prof. Ass. Shkelqim Millaku.

Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj me këtë rast ka theksuar se libri Bardhyl Mahmutit, është një vlerë e shtuar në publicistikë duke vë në pah fakte për gjenocidin në Kosovë që ka ndodhë nga regjimi serb. Ai spikati se faktet që gjenden në këtë libër mund të shërbejnë për një tribunal për dënimin e këtyre krimeve. Rektori Vataj theksoi se ky libër duhet të botohet edhe në gjuhët e huaja dhe se në këtë mënyrë do t’i shtohej vlera.

Autori i librit, Mr. Sc. Bardhyl Mahmuti, ka theksuar me këtë rast se nëpërmjet këtij libri ka synim t’i kundërvihet propagandës dezinformuse serbe, e cila është shumë aktive në qarqet ndërkombëtare, duke mëtuar që të plasojë të pavërteta në dëm të shqiptarëve, posaçërisht me synimin që luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ta kthejë nga një lavdi që kishte në opinionin ndërkombëtar, në një antipati.

Ndërkaq, ish-ministri i MASHT, Prof. Dr. Ramë Buja theksoi se ndihet i nderuar që një mik i tij ka shkruar një libër, siç u shpreh ai, me një mal faktesh, duke shtuar se janë rrëqethëse dëshmitë në këtë libër për të bëmat e Serbisë mbi shqiptarët.

Një fjalim përmbajtjesor për librin e mbajti edhe Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Prof. Ass. Shkelqim Millaku, duke e ngritur në piedestal kontributin e autorit për zbardhjen e krimeve serbe mbi shqiptarët.

Bardhyl Mahmuti ishte pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981, i dënuar me disa vite burgim, e pas daljes nga burgu emigroi në Zvicër, ku ishe një ndër udhëheqësit e LPK-së, derisa gjatë luftës në Kosovë ishte përfaqësues politik i UÇK-së në Evropë. Ai kishte mbajtur 27 konferenca në Kombet e Bashkuara, derisa pas luftës ishte i angazhuar në jetën politike në Kosovë, por edhe në Maqedoni.

Ai me profesion është politolog, i magjistruar në Universitetin e Lozanës në Zvicër dhe është njohës i shumë gjuhëve të huaja. /PrizrenPress.com/

99 njerëzit e Isa Mustafës në Këshillin e Përgjithshëm

0

Kuvendi i djeshëm zgjedhor i LDK-së ka nxjerrë këta anëtarë të këshillit të përgjithshëm.

Këshilli përbëhet gjithsej nga 99 anëtarë.

Ndryshe, nga Kuvendi i djeshëm kanë mbetur jashtë këshillit figura të njohura të LDK-së të cilët kundërshtuan Isa Mustafën. Ai eliminoi nga Këshilli i Përgjithshëm kundërshtarët e tij si Vjosa Osmanin, Arben Gashin e Haxhi Avdylin.

Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

1 Isa Mustafa
2 Sabri Hamiti
3 Fatmir Sejdiu
4 Ismet Beqiri
5 Halim Halimi
6 Njomza Emini
7 Mustafë Krasniqi
8 Florian Dushi
9 Vjollca Rizani
10 Arban Abrashi
11 Hazir Borovci
12 Skender Hyseni
13 Ukë Rugova
14 Arsim Janova
15 Frasher Demaj
16 Vlora Dumoshi
17 Valon Murtezaj
18 Hykmete Bajrami
19 Rita Hajzeraj
20 Shefki Gashi
21 Agim Gashi
22 Vjollca Krasniqi
23 Agim Veliu
24 Agim Kikaj
25 Fatlume Jaha
26 Nexhmi Rudari
27 Shpejtim Bulliqi
28 Avdullah Prebreza
29 Melihate Tërmkolli
30 Valon Prestreshi
31 Lutfi Haziri
32 Agim Salihu
33 Lirije Kajtazi
34 Fatmir Rexhepi
35 Imet Rrahmani
36 Sokol Haliti
37 Fatbardha Emini
38 Shaip Surdulli
39 Muharrem Sfarqa
40 Ismail Nazifi
41 Shkelzen Selmani
42 Fadil Halili
43 Arta Tahiri
44 Selim Reka
45 Lutfi Zharku
46 Selim Shabani
47 Imri Ahmeti
48 Naser Osmani
49 Vlora Limani-Hajnuni
50 Gazmend Muhaxheri
51 Shkumbin Gashi
52 Kujtim Shala
53 Suzana Muriqi
54 Besa Gaxherri
55 Anton Quni
56 Hatim Baxhaku
57 Fatmir Mema
58 Hanefi Muharremi
59 Haziz Hodaj
60 Sali Asllani
61 Nexhat Ramadani
62 Kimete Bytyqi
63 Fevzi Berisha
64 Njazi Ademaj
65 Selim Kryeziu
66 Baridin Baxhaku
67 Luan Gola
68 Elhami Shala
69 Halil Ahmeti
70 Avdullah Hoti
71 Nahit Elshani
72 Salih Morina
73 Sami Kafexholli
74 Jeton Mushkolaj
75 Armend Zemaj
76 Fadil Gashi
77 Arsim Berisha
78 Haki Rugova
79 Agim Ademaj
80 Besart Dreshaj
81 Safet Kamberi
82 Sadri Ferati
83 Florije Ibishi
84 Hysni Gërguri
85 Agim Bregaj
86 Fatime Haziri
87 Drita Konxheli
88 Feim Brava
89 Bajrush Ymeri
90 Ruzhdi Shehu
91 Mirjeta Kalludra
92 Valon Halimi
93 Besa Gashi
94 Ali Sadrija
95 Miranda Xhakli
96 Besnik Berisha
97 Armend Ibrahimi
98 Fadil Berjani
99 Nexhat Dumnica

Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore iu nda aktores, Melihate Qena

0

Mesditën e së hënës u bë ndarja e çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore në fushën e teatrit, çmim ky që iu dha aktores, Melihate Qena. Jo rastësisht vendosën që mu në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve ti ndahet ky çmim kësaj aktoreje, që për 44 vite me radhë është në skenat e teatrit, si atij Kombëtar e po ashtu edhe Teatrit Dodona, teatër ky i fëmijëve në kryeqytet ku aktorja, Qena luan shfaqje të ndryshme për më të vegjlit.

E për këtë çmim aktorja në fjalë u shpreh mjaft e emocionuar duke theksuar se ky nuk është përfundimi i karrierës së saj si aktore, por do të vazhdoj edhe më tutje me shfaqje të tjera.

“Unë ende nuk jam gati ta përfundoj karrierën time, unë ende mendoj ta punoj veprën jetësore dhe shpresoj se do ta bëjë. Kjo mirënjohje më është dhënë për punën që e kam bërë për këto 44 vite dhe shpresoj që do ta bëjë një shfaqje shumë të mirë me të cilën do të mbetem në kujtesën e fëmijëve pikë së pari”, u shpreh Melihate Qena.

Për dhënien e këtij çmimi u vendos nga juria në përbërje të: Bislim Muqaj, Besim Rexhaj e Agim Selimi ku ky i fundit tha disa fjalë në lidhje me veprën jetësore të aktores, Melihate Qena.

“Çmimi jetësor natyrisht që pa dilema dhe me merita të mëdha i është ndarë Melihate Qenës për kontributin e saj jetësor sidomos në skenën teatrore për fëmijë, sepse mendoj që është një margaritar i rrallë e cila e ka mbajtur jetën teatrore për fëmijë, mirëpo natyrisht ky çmim i është ndarë edhe për veprat e tjera jetësore të cilat i ka bërë si në Teatrin Kombëtar, në film e kështu me radhë. Këtë çmim e ka merituar plotësisht”, tha ndër të tjera regjisori, Agim Selimi.

Ndërsa çmimet e tjera që duhej ndarë në këtë ceremoni në fushën e teatrit, juria tha se nuk i kanë ndarë pasi që, sipas tyre ka pasur konkurrencë të vogël. Në bazë të Rregullores për ndarjen e çmimeve për teatër, Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore ka vlerë financiare 5 mijë euro./KultPlus.com/

Libri muzikor “Këngët e Atdheut”, u promovua në Londër

0

Në natën e tretë të Javës së Kulturës shqiptaro – britanike që është duke u mbajtur në Londër u organizua ceremonia e dorëzimit të albumit muzikor “Këngët e Atdheut”.

Ky libër muzikor është një dhuratë e muzikantëve, Adelina Hoxha dhe Robert Radoja të përkrahur nga botuesi Flamur Hudhri, enkas për fëmijët e shqiptarëve në Britaninë e Madhe.

“Një sipërmarrje kaq bujare tërhoqi interesin e një audience të gjerë në Ambasadën Shqiptare në Londër. Dhjetëra mësues dhe nxënës morën pjesë në këtë aktivitet të bukur”, ka shkruar ambasadori i Shqipërisë në Britani të Madhe, Mal Berisha.

Gjykata e Shkupit sot vendos për rastin ‘Puç’

0

Gjykata themelore Shkupi 1, sot duhet të marrë vendimin nëse duhet ta pranojë ose jo padinë penale kundër Zoran Zaevit.

Seanca ku do të rishikohen ankesat e të akuzuarve në rastin “Puç” do të jetë publike.

Avokatët e Zaevit do të kërkojnë hedhjen poshtë të akuzave, pasi sipas tyre, nuk ka vepër penale.

Zoran Zaev është një prej të akuzuarve në rastin “Puç”, ndërsa të akuzuarit e tjerë janë edhe ish drejtori i DSK-së, ZoranVerushevski, gruaja e tij, bashkëpunëtori i Zaevit në komunën e Strumicës, njëkohësisht i punësuar edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme./Alsat/

Lotoja shtyu 27-vjeçarin të hidhej nga kati i 11-të

0

Një ditë më parë një 27-vjeçar nga Elbasani u hodh nga një pallat 11-katësh në qendër të qytetit dhe shkaku duket se ka qenë humbja e parave në loto.

Sipas policisë së Elbasanit, i riu prej kohësh ndodhej në një gjendje depresive të rënduar

Pas hetimeve rezultoi se i riu, djalë i vetëm i familjes kishte humbur një shumë prej 1 milion lekësh në loto dhe gjendja e rëndë depresive për këtë e çoi në vendimin ekstrem për jetën”, bëhet me dije nga policia.

Ngjarja:

27-vjeçari me inicialet S.L. është hedhur nga bar “Divino” që ndodhet në katin e fundit të një pallati 12-katësh, në qendër të qytetit të Elbasanit. Ngjarja ndodhi dje pasdite.

Para aktit ekstrem ai i ka dhënë porosinë kamerierit dhe pa pritur që ky t’ia sillte ai është hedhur.

Ky është rasti tretë që një person hidhet nga bar “Divino”. E ndërsa banorët e Elbasanit janë shqetësuar për këtë problem të përsëritur, ata kërkojnë masa që një gjë e tillë të mos përsëritet më. /Shekulli/

Artistet që u mbuluan me peshq

0

Dame Judi Dench, Fiona Shaw dhe Julie Christie, janë disa prej yjeve të Hollywood-it të cilat kanë pozuar nudo për të rritur ndërgjegjësimin mbi peshkimin.

Dita Botërore e Oqeaneve është më 8 qershor dhe lidhur me këtë ditë po ndërmerret një fushatë sensibilizuese, për të treguar sa më shumë dashuri rreth peshqëve.

Zonja Bonham Carter ka pozuar me një peshk që peshon 27 kg. Secila prej aktoreve që është përzgjedhur për këtë fushatë sensibilizuese ka si qëllim të mbulojë “modestinë” që e karakterizon me kafshët detare.

Bonham Carte me peshk

Aktorja 80 – vjeçare Dame Judi gjithashtu nuk ka hezituar të pozojë, duke shprehur dashurinë dhe mbrojtjen ndaj peshqëve.

Dame Judi me akrep

Fushata thekson shkatërrimin e kryer mbi peshkimin dhe ka si qellim të bëjë me dije se rritja e aciditeve të oqeaneve do të sjell një shkatërrim edhe më të madh atmosferik.

Aktorja e Harry Potter, Fiona Shaw ka pozuar me një tjetër peshk, duke shprehur “irritimin” e saj në lidhje me keqtrajtimin që iu bëhët kafshëve të detit.

Fiona Shaw  me peshk