24.9 C
Prizren
E premte, 20 Qershor, 2025
Home Blog Page 6847

Ndahet nga jeta komandanti i Ujqërve të Sharrit – Zahadin Krasniqi

0

Sot ka ndërruar jetë, Zahadin Krasniqi, komandant i Kompanisë “Ujqit e Sharrit”, e cila vepronte në kuadër të Brigadës 138 të UÇK-së “Agim Ramadani”.
Me pikëllim të thelë është publikuar lajmi nga miqtë dhe bashkëluftëtarët e të ndjerit, si dhe nga qytetarët opojanë, për të cilët komandant Krasniqi ka qenë sinonim i trimërisë dhe guximit për t’i rezistuar armikut.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, pas namazit të pasdites, në fshatin e tij të lindjes – Brezne, në krahinën e Opojës së Dragashit./Radio Sharri/

Një muaj paraburgim për katër zyrtarët e Komunës së Suharekës

0

Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar një muaj paraburgim katër zyrtarëve të Komunës së Suharekës.
“Të pandehurit do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 27.05.2015 në ora 15:00 dhe do të zgjasë deri me datën 27.06.2015”, njoftoi Gjykata Në Prizren.

Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal , pasi që në cilësinë e personave zyrtar kanë kryer veprat penale në dëm të stadiumit të KF “Ballkani”, e cila është në pronësi të Komunës së Suharekës.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia e Krimeve Ekonomike në Prizren në konsultim me Kryeprokurorin e Shtetit në Prizren, dje ka arrestuar katër (4) persona të dyshuar dhe i ka intervistuar katër (4) të tjerë për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, konflikt i interesit dhe uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme.

“Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren ka realizuar hetime disa mujore në Komunën e Suharekës lidhur me rastin e dëmtimit/uzurpimit të pronës shoqërore (stadiumit të qytetit KF ”Ballkani” Suharekë), ku ka gjetur prova të arsyeshme se zyrtarët komunalë duke e keqpërdorur detyrën zyrtare kanë kryer veprat penale duke lejuar uzurpimin e pronës shoqërore prej 50 metra katror dhe dëmtimin e stadiumit të qytetit me sipërfaqe prej 1.244 metra katror.

Personat e arrestuar janë:

1) M. E. mashkull k/shqiptar – 1959
2) F. E. mashkull k/shqiptar – 1954
3) S. B. mashkull k/shqiptar – 1963
4) K. F. mashkull k/shqiptar – 1960

Personat e intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt janë:

1) N. LL. mashkull k/shqiptar – 1982
2) R. F. mashkull k/shqiptar – 1951
3) H. M. mashkull k/shqiptar – 1958
4) B. K. mashkull k/shqiptar – 1985

Lidhur me rastin njësitet policore kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me Kryeprokurorin e Shtetit në Prizren, me vendimin e të cilit katër personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa katër personat e tjerë pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. /PrizrenPress.com/

Pse dëshpërimi i Konicës është aktual edhe sot?

0

Një faqe në Facebook për Faik Konicën, ka qindra e mijëra ndjekës dhe shprehjet e ribotuara të tij pëlqehen shumë dhe shpërndahen me shpejtësi në rrjet.
Së fundmi është botuar një foto, shoqëruar me këtë shprehje: “I vjen çudi njeriut kur udhëton nëpër Shqipëri dhe vëren nga një anë majmësinë e dheut dhe begatinë e gjërave, nga tjetër anë vobekësinë dhe vojtjen e njerëzve…”.

Për shumë komentues, shprehjet e tij janë aktuale edhe sot.

Më poshtë një koleksion me disa shprehje, publikuar nga kjo faqe.

– “Më tepër plakem dhe më tepër më hyjnë dyshime nëse do të qytetërohemi ndonjë ditë!”

– “Gjatë luftës për pavarësinë greke, në çastin e ndodhive të mëdha dhe të luftërave të përgjakshme, grekët shkuan e u fshehën nëpër pullazina e stalla, ndërkohë që shqiptarët u bënë ballë turqve.”

– “Në qoftë se e papritura ngjet, në qoftë se Shqipëria – fjalë fatale – vdes, ahere munt pa çpifje të shkruajmë këto fjalë në gur të varrit të saj: “U-ngjall nga idealistët, U- ruajt nga rastet, U-vra nga politikanët”.

– “Ashtu kuptova se në të vërtetë kisha arritur në Shqipëri, një vend i bekuar me një mijë bukurira, po i shkelur nga një turmë, e cila ushqen një urrejtje kundër bukurisë.”

– “Nuk është mjaft, nuk është gjë prej gjëje, o studentë në i shpufshi Shqipërisë një dipllomë vetëm. Duhet t’i shpini edhe një mendim. Dhe ay mendim duhet të jetë aq’ i fuqishmë sa t’i shërojë trupin nga çdo sëmundje dhe t’i japë Zonjës së brengosur shëndetin dhe forcën për të qeverisur shtëpinë si nikoqire.”

– “Trimëria e shqiptarit, sado e madhe në vete, është e vogël në shkaqet që e ndezin.”

– “Shqiptarët nukë ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen me dy anë : Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjithë besimet, edhe ana e zuzarëve.”

– “Ndryshimet e mira mund t’i sjellë vetëm një kabinet i pastër, i frymëzuar me ideale politike dhe sociale të larta, dhe se një kabinet i ndershëm mund të dalë vetëm prej një Parlamenti të ndershëm. Të gjitha këto i sheh dhe i di çdo njeri që është me të vërtet’ njeri dhe jo shtazë me fytyrë njeriu.”

– “Gjykatave duhet t’u kushtohet rëndësi e veçantë. Nëse emërohen gjyqtarë vërtet të ndershëm, të paanshëm dhe të zotë, qeveria do të fitojë menjëherë zemrën e popullit. Për gjyqtarë të tillë, asnjë rrogë nuk do të ishte tepër e madhe, asnjë shpenzim nuk do të ishte i kotë.”

Bresa e Dida propozojnë që Klinton dhe Merkel, të shpallen Qytetarë Nderi të Prizrenit

0

Kuvendarët Naser Bresa (AKR) dhe Azzam Dida (PD) kanë propozuar që për nder të festave të qershorit, Angela Merkel dhe Hilari Klinton të shpallen Qytetarë Nderi të Prizrenit.

Bresa dhe Dida thonë se Merkel dhe Klinton do të pasuronin festat e këtij muaj në këtë qytet.

“Këto dy figura të politikës kanë kontribuar në ndërtimin e shtetit të Kosovës”, tha Bresa.

Ai ka ftuar kolegët e tjerë që të mbështesin këtë propozim.

“Shpresojmë se ky propozim do të vlerësohet dhe do të marrë dritën e gjelbër nga Komuna e Prizrenit”. /PrizrenPress.com/

“Nji kthesë a dy” në Lumbardhin e Prizrenit

0

LUMBARDHI do të hapet me ekspozitën grupore “nji kthesë a dy” në Prizren, të shtunën më 30 maj në orën 20:00.

Pas shume viteve të degradimit dhe paqartësive rreth statusit të saj, LUMBARDHI kthehet në formë të një hapësire kulturore, e cila përmes një programi të gjerë që përfshin shfaqje të filmave, organizim të ekspozitave, koncerteve, punëtorive, diskutimeve, ligjeratave dhe evenimenteve të ndryshme, synon ri-funksionalizimin e Kino Lumbardhit.

Kinemaja, e cila është ndërtuar në vitet e 50-ta të shekullit të kaluar, është adresa kryesore kulturore në Prizren dhe ndër objektet e pakta publike të mbetura nga periudha që e përcolli luftën e dytë botërore. Përveç të qenit kinema e qytetit, Lumbardhi ishte edhe nikoqire e shumë evenimenteve kulturore dhe vend nga i cili dolën disa prej festivaleve më të rëndësishme të qytetit. Në korrik të vitit të kaluar kinemaja hyri në proces të likuidimit dhe qyteti rrezikoi humbjen e hapësirës më të rëndësishme kulturore që ka.

Si reagim ndaj kësaj, 57 organizata joqeveritare dhe nje masë nga Kosova u mblodhën nën Iniciativën për Mbrojtjen e Lumbardhit, duke kundërshtuar procesin e privatizimit, nominuar Lumbardhin për vend të trashëgimise kulturore, ofruar një plan konkret të menaxhimit dhe ndërmarrje të hapave për restaurim dhe funksionalizim të plotë të Kino Lumbardhit. Ne janar të këtij viti, kinemaja hyri në listën e përkohshme të trashëgimisë me numrin e vet unik dhe në të njejtën kohë doli nga agjenda e likuidimit për vitin 2015. Si rrjedhojë, ajo u morr në shfrytezim nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe do të menaxhohet nga Fondacioni Lumbardhi, i cili u themelua me qëllim të formimit të një strukture organizative për menaxhim të LUMBARDHI-t.

LUMBARDHI po funksionalizohet si rezultat i iniciativës qytetare, mbështetjes së 57 organizatave jo-qeveritare, partneritetit me departamentin për Trashëgimi Kulturore të MKRS-se dhe përkrahjes së kompanisë Arzum që është edhe sponzor iniciues i fondacionit.

Ekspozita përuruese “nji kthesë a dy” del nga bashkëpunimi i LUMBARDHI me Angry Youth, që është një kolektiv i artistëve nga Kosova që përfshinë producentë, DJ, dizajnerë, ilustratorë dhe artistë të mediumeve të ndryshme. Kolektivi është i përberë nga inidividë që intervenuan në hapësirë duke treguar reagimin e tyre historik, struktural, hapsinor, kohor, përjetimor dhe politik të cilat së bashku krijojnë një intervenim që shërben si një reagim kolektiv (unik dhe e pamundur të reduktohet në pjesët e totales). Ky reagim që në të njejtën kohë është reagim i individëve po edhe një tërësi i bën të qartë fytyrat e shumta të hapsirës dhe ndikimet e ndryshme qe arrijnë të prekin larg në terrenin shoqëror jo vetëm të Prizrenit por edhe të Kosoves. Hapësira bëhet e gjallë, e merr identitetin e vet, diçka që frymon dhe jeton sikur njerëzit brenda dhe jashtë saj – shëndeti i saj është i yni. Reagimi shndërrohet në dialog, në dy trupa që komunikojnë me njëri-tjetrin.

Ekspozita “nji kthesë a dy” mbetet e hapur deri më datë 1 korrik. /PrizrenPress.com/

Zafir Berisha: Deputetët po shantazhohen

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha nga NISMA, është shprehur se deputetët e Kuvendit po shantazhohen nga “kopja e Rrahman Morinës dhe Ali Shukrisë”.

“Seanca e Kuvendit për themelimin e Gjykatës Speciale u shty nën arsyetimin se nuk e kanë materialin, në realitet nuk i kishin numrat pavarësisht shantazhimit që po u bëhet”- është shprehur deputeti i Nismë-s, Zafir Berisha.

I pyetur nga gazeta Fjala se kush po i shantazhon ai tha se deputetët po i shantazhon kopja e Rrahman Morinës dhe Ali Shukrisë.

“Dihet kush i shantazhon, ata që janë kopja e Rrahman Morinës e Ali Shukrisë”- tha Berisha./Gazeta Fjala/

Limaj: Askush nuk mund ta blej vullnetin e deputetëve

0

Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj ka thënë se arsyetimi për mos pasje të materialit është banal, për mos votimin e Speciales.

Limaj ka thënë se dikush dëshiron të blej kohë dhe të provoj t’i bind deputetët të votojnë kundër vullnetit të tyre.

“Ju e dini mirë që seancën e kanë thirrur për Specialen, materialet nuk janë dorëzuar dikush dëshiron të blej kohë ende për ta zhvilluar këtë propagandë për të treguar se sa është e rëndësishme votimi. Askush nuk e përmendi sovranitetin e shtetit. Ne me këto amendamente po e gërmojmë kufizimin e sovranitetin tonë, po ndërtojmë një gjykatë tjetër kushtetuese, thjesht pavarësinë e mbikëqyrur që e kemi pasur, tash po dyfishohet mbikëqyrja e shtetit tonë në një mënyrë krejt tjetër . Dëshirojnë të blejnë kohë dhe fatkeqësisht ky parlament është duke u shndërruar në parlament të kukullave. Me gjithë tendencën për të blerë kohë ata nuk do të arrijnë që t’i blejnë deputetët që të votojnë kundër vullnetit të tyre”, ka theksuar Limaj.

Kurti: Pozita s’i kishte numrat

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes,Albin Kurti, i ka demantuar fjalët e grupeve parlamanetare të PDK-së dhe LDK-së duke thënë se nuk është që nuk kanë pasur material por nuk i kanë pasur votat

“Nuk është që s’kanë pasur material por nuk i kanë pasur votat e mjaftueshme. Për neve janë të pranueshme dy mundësi sikurse i tha edhe shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, që gjykata speciale te mos vij fare në kuvend dhe se kjo shtyrje të zgjasë deri në pafundësi”, ka thënë Kurti.

Kurse shefi i GP të VV’së, Glauk Konufca ka deklaruar se Gjykata Speciale nuk duhet të vije fare në Kuvend

Thaçi: Aktgjykimi për Grupin e Drenicës vë në dilemë drejtësinë

0

Zëvendëskryeministri i vendit, Hashim Thaçi u shpreh se drejtësia ka qenë dhe mbetet qëllim dhe mision i popullit të Kosovës, por sipas tij, aktgjykimi për Grupin e Drenicës e vë në dilemë këtë synim dhe është jo vetëm tendencë për të njollosur luftën e drejtë të UÇK-së, por edhe për të njollosur vetë drejtësinë.

Postimi i plotë i Thaçit në Facebook

Drejtësia ka qenë dhe mbetet qëllim dhe mision i popullit, i luftëtarëve të lirisë dhe i imi. Aktgjykimi për Grupin e Drenicës e vë në dilemë këtë synim dhe është jo vetëm tendencë për të njollosur luftën e drejtë të UÇK-së por edhe për të njollosur vetë drejtësinë. Kjo tendencë tanimë nuk mbulohet nga asgjë dhe askush.

Arrestohet një person në Prizren, një në Rahovec

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren përkatësisht në rrugën “Ibrahim Lutfiu” dhe një tjetër në fshatin Polluzhë të Rahovecit.

Arrestimet janë bërë me urdhër të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

I arrestuari i parë është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës, kurse i arrestuari i dytë pasi ka kryer obligimet e përcaktuara nga Gjykata është liruar. /PrizrenPress.com/