27.5 C
Prizren
E premte, 20 Qershor, 2025
Home Blog Page 6848

Nga shpërthimet në Bagdad 10 të vrarë e 27 të plagosur

0

Të paktën 10 persona janë vrarë nga shpërthimet e dy autobombave që kanë ndodhur në mesnatë në Bagdad, pranë dy hoteleve luksoze.

Autoritetet thanë se shpërthimet, janë dëgjuar në qendër të qytetit.

Sipas policisë dhe një zyrtari të Ministrisë së Brendshme, por edhe burimeve mjekësore, thuhet se të paktën 27 persona janë plagosur, transmeton Rel.

Policia ka deklaruar po ashtu se forcat e sigurisë kanë gjetur një bombë makinë në parkingun e hotelit të Babilonisë dhe ka çaktivizuar atë.

Asnjë grup deri më tash nuk ka marr përgjegjësinë për shpërthimet, por militantët e Shtetit Islamik gjatë javëve të fundit kanë sulmuar kryeqytetin e Irakut.

Grupi militant është duke u ndeshur me forcat qeveritare rreth 30 kilometra në perëndim të kryeqytetit.

SHBA përshëndet vizitën e Vuçiqit në Shqipëri

0

Departamenti Amerikan i Shtetit ka mirëpritur atë që e quajti vizitë “historike” të kryeministrit serb në Shqipërinë.

SHBA ka përgëzuar gatishmërinë e zyrtareve të të dy vendeve për bashkëpunim të ndërsjellë dhe kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Shtetet e Bashkuara urojnë kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për vizitën e parë zyrtare nga një kryeministër serb në Tiranë, më 27 maj. Vizita historike Vuçiqit vjen gjashtë muaj pasi kryeministri Rama ka vizituar Beogradin në vizitën e parë të tillë nga një kryeministër shqiptar në gati 70 vjet. Ne përgëzojmë këta liderë për riafirmimin e angazhimit të tyre të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve të tyre, duke kontribuar për paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit “, tha drejtori i shërbimit për shtyp të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve.

Fillon protesta kundër Gjykatës Speciale

0

(I plotesuar) Kanë filluar të mblidhen një numër i qytetarëve para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, për të protestuar kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

OVL dhe VV protestojnë para votimit të Gjykatës Speciale

Deputetët e Kuvendit të Kosovës para se të hynë në Kuvend për të nisur seancën e Kuvendit ku do të shqyrtojnë ndryshimet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, do të përballen me disa protestues.

Janë organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, të cilët kanë organizuar për sot një protestë gjithëpopullore me të cilën po kundërshtojnë themelimin e kësaj gjykate.

Në komunikatën për media të OVL UÇK-së, ku edhe jepet njoftimi për protestën thuhet se me krijimin e kësaj gjykate po degradohet lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nisur nga fakti se krimet dhe gjenocidi që ka shkaktuar Serbia ndaj popullit shqiptar të Kosovës, asnjëherë nuk janë ndjekur e gjykuar nga gjykatat vendore e ndërkombëtare; duke pasur parasysh se drejtësia ndërkombëtare në Kosovë, përmes UNMIK-ut dhe EULEX-it, vazhdimisht bëri akuza të njëpasnjëshme politike ndaj luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; për shkak se, edhe në vendimin që u shqiptua dje kundër Komandantëve dhe bashkëluftëtarëve tonë, të cilët bënë luftë kundër pushtuesit e për t’ia sjellë popullit lirinë, shihet qartë tendenca për degradimin e luftës sonë çlirimtare; Me këtë rast ftojmë qytetarët pa dallim, që t’i bashkëngjiten masovikisht kësaj proteste, sepse nuk do të lejojmë nëpërkëmbjen e vlerave të Luftës së UÇK-së, e cila vlerë ka përmasë të kombëtare”, thuhet në komunikatën që është dërguar dje.

Paralajmërimi për protestën është bërë për në orën 10:00 dhe e cila do të mbahet para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Mbështetje kësaj proteste i ka dhënë Lëvizja Vetëvendosje, e cila edhe më herët ka qenë kundër krijimit të Gjykatës Speciale.

Në një komunikatë për media të kësaj lëvizje thuhet se përveç protestës deputetët e VV-së do të zhvillojnë betejë edhe brenda Kuvendit për të hedhur poshtë propozimin për këtë “padrejtësi speciale” siç e kanë quajtur ata.

PDK-ja rrezikon ta dështojë Gjykatën Speciale

0

Tensione në prag të seancës së sotme, paralajmërohen protesta

Kjo parti u shpreh kundër vendimit për “Grupin e Drenicës”

Përveç opozitës, deputetët që pritet të votojnë kundër ndryshimeve kushtetuese për specialen janë: Fadil Demaku, Nait Hasani, Ganimete Musliu, Xhevahire Izmaku dhe deputeti i pavarur Shaip Muja

Koalicioni qeverisës nuk i ka të sigurta votat e seancës së sotme për të kaluar amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës sa i takon formimit të Gjykatës Speciale. Zërat kundër kanë filluar të shtohen brenda Grupit parlamentar të PDK-së, kështu që, sipas burimeve të gazetës, janë së paku 5 deputetë nga ky subjekt që mund të votojnë sot kundër themelimit të kësaj gjykate.

Vota kundër pritet të ketë edhe në Grupin parlamentar të LDK-së. Partitë parlamentare sot do të maten nëse do të zhvillohet seanca apo do të shtyhet për një ditë tjetër, pasi edhe shoqatat e dala nga lufta kanë paralajmëruar zhvillimin e protestës kundër kësaj gjykate.

Deputetët që pritet të votojnë kundër ndryshimeve kushtetuese për specialen janë Fadil Demaku, Nait Hasani, Ganimete Musliu, Xhevahire Izmaku, e cila tha se akoma mbetet e papërcaktuar, në mungesë informacionesh se çfarë do të përmbajë ligji që do të propozohet për votim dhe deputeti i pavarur, Shaip Muja./Kosova Sot/

Thaçi përgënjeshtron Jahjagën: Nuk biseduam për Gjykatën Speciale

0

Zëvendëskryeministri i parë Hashim Thaçi thotë se në takimin e zhvilluar sot me Presidenten Atifete Jahjaga dhe Kryeministrin Isa Mustafa nuk është diskutuar për Gjykatën Speciale. Nëpërmjet një komunikate Thaçi përgënjeshtron Presidenten, e cila njoftoi se në takim u diskutua rreth hapave për votimin e amandamenteve kushtetueses për Gjykatën Speciale, në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme thotë se temë diskutimi ishte përfaqësimi i Kosovës në Asamblenë e OKB’së, pas insistimit të presidentes që ajo ta udhëheq delegacionin kosovar, si dhe ndryshimet në Ligjin për Benificionet e Ish Zyrtarëve të Lartë Shtetërorë pas përfundimit të mandatit.

“Zyra e Zëvendëskryeministrit të Parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës njofton opinionin se deklarata e lëshuar sonte nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës se në takimin e mbajtur në mbrëmje në mes të Kryeministrit, z. Isa Mustafa, Zëvendëskryeministrit, z. Hashim Thaçi dhe Presidentes, Znj.Atifete Jahjaga, është diskutuar për Gjykatën Speciale, nuk qëndron. Takimi nuk ka pasur fare të bëjë me Gjykatën Speciale por ka qenë temë diskutimi vetëm përfaqësimi i Kosovës në Asamblenë e OKB-së, pas insistimit të presidentes që ajo ta udhëheq delegacionin kosovar, si dhe ndryshimet në Ligjin për Benificionet e Ish Zyrtarëve të Lartë Shtetërorë pas përfundimit të mandatit. Për çështje të tjera, e theksojmë edhe një herë, nuk është diskutuar”, thuhet në njoftimin e zyrës së Hashim Thaçit.

Ndërkohë në njoftimin nga Presidenca u tha se në takim ‘Kryeministri Mustafa dhe Zv/Kryeministri Thaçi theksuan pritjet e tyre për votimin e amandamenteve dhe procedimit të ligjit i cili rregullon çështjen e Gjykatës Speciale’.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga takoi sot Kryeministrin zotëri Isa Mustafa dhe Zv/Kryeministrin zotëri Hashim Thaçi me të cilët diskutoi rreth hapave për votimin e amandamenteve kushtetueses për Gjykatën Speciale, në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare që ka marrë shteti i Kosovës përmes votimit në Kuvendin e Kosovës. Kryeministri Mustafa dhe Zv/Kryeministri Thaçi theksuan pritjet e tyre për votimin e amandamenteve dhe procedimit të ligjit i cili rregullon çështjen e Gjykatës Speciale”, thuhej në njoftim.

Duda Balje nuk e sheh të arsyeshme krijimin e Gjykatës Speciale

0

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak Duda Balje tha për Kallxo.com se nuk e sheh të arsyeshme krijimin e një Gjykate të tillë.

“Si është mundur që të krijohet një Gjykatë Speciale për Kosovën e në anën tjetër nuk është krijuar për Srebrenicën në Bosnje – edhe sot e kam një mendim negativ për këtë çështje”, u shpreh Balje.

Për rastin ”Drenica”, Balje tha se nuk është kompetente për të thënë nëse është vendim i drejtë apo sipas saj vendimi i Gjykatës mbetet vendim.

Një foto dëshpëruese: Askush s’flet me Isa Mustafën

0

Isa Mustafa është kapur në një fotografi jo aq mirë në Samitin ‘Tirana Talks’. Atje kryeministrat e rajonit u mblodhën për të biseduar për sfidat e kësaj hapësirë.

Mustafa në një moment të pushimit shihet të jetë lenë vetëm, e gjersa kryeministrat tjerë flasin më njeri-tjetrin.

Vjosa Osmani: Isa Mustafa e di që LDK është e treta

0

Kandidatja për kryetare të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ajo po kandidon për të ndryshuar situatën në rënie të kësaj partie. Por, Muharrem Sfarqa dhe Lutfi Haziri janë të bindur se Isa Mustafa prap do të zgjedhet në krye të LDK-së.

Vjosa Osmani në emisionin “Jeta në Kosovë” thotë se LDK ka vetëm 13 për qind të votuesve dhe se është e treta në vend.

“Është befasuese që një parti që thirret në demokraci dhe norma statutore, të thuhet është paradoks të kandidoj vetëm një parti. E dyta, po flitet shumë për të ardhmen e partisë. Partia sot është në 13 për qind. Ato janë prezantuar edhe para kryeministrit, dhe ai i ka parë ato sondazhe. LDK është partia e tretë dhe është në trend të rënies”, tha ajo.

Osmani më tej tha se anëtarsia vendos nëse do të prishej koalicioni me PDK-në dhe jo ajo në rast se zgjedhet në krye të LDK-së, transmeton Indeksonline.

Por, dy debatuesit tjerë nga LDK-ja, Muharrem Sfarqa dhe Lutfi Haziri janë të bindur se Isa Mustafa prapë do të zgjidhet në krye të LDK-së.

“Ka një përvojë jetësore, ka ushtru një veprimtari. Ka një titull akademik, është vendimarrës, ka një qetësi të Ibrahim Rugovës. Vjosa i duhet LDK-së, por jo tani. Vjosa, si Donika e Luta, që janë për të ardhmen. Është shumë i sigurtë se me Isa Mustafë, fiton jo vetëm LDK-ja por edhe Kosova. Për Vjosën, ka një mungesë të përvojës. Nuk ka qenë kryetare aktivi apo dege, e është paradokse që të bëhet kryetare e degës”, tha Sfarqa.

Por, ai u kritikua nga Osmani, duke thënë se është paradokse nëse mendohet në këtë formë.

Hasani: Do të votoj kundër Gjykatës Speciale

0

Përveç konfirmimit të votës kundër themelimit të Gjykatës Speciale nga deputetët e opozitës në Kuvend, votën kundër kësaj gjykate e kanë konfirmuar edhe disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Deputeti Nait Hasani dhe deputetja Ganimete Musliu, kanë thënë për Telegrafin se do të votojnë kundër themelimit të kësaj gjykate.

Hasani ka sqaruar se nuk ka lëvizur nga qëndrimet e tij të mëhershme.

“Qysh para një muaji dihet qëndrimi im lidhur më këtë çështje. Nuk kam ndryshu mendim. Nesër do të votoj kundër”, ka deklaruar Hasani.

Edhe deputetja Ganimete Musliu ka theksuar do ta përsëris atë që e ka thënë edhe më parë.

“Vota ime ishte dhe do të jetë kundër themelimit të Gjykatës Speciale”.

Ndryshe, të premten deputetët e Kuvendit të Kosovës, do të votojnë për ose kundër themelimit të Gjykatës Speciale, e cila do të merret me krimet të cilat supozohen se janë kryer nga ana e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)./Telegrafi/

Avokati Guy Smith: Specialja krijon gjyqësi paralele

0

Gregor Guy Smith, avokat mbrojtës i Sylejman Selimit, është shprehur i shokuar me dënimet e shpallura nga gjykata për të akuzuarit në Rastin “Drenica”.

Ai gjithashtu tha se Gjykata Speciale nuk duhet votuar ngase nuk sjell kurrfarë dobie për Kosovën.

Avokati Smith në “Info Magazine” të Klan Kosovës foli për dënimin e klientit të tij, dëshmitë e ofruara nga prokuroria, si dhe procedurën e gjykimit.

Ai i quajti të munguara dëshmitë që vërtetojnë fajësinë e klientit të tij dhe paralajmëroi apelim të aktgjykimit në shkallën e dytë.

“Bazuar në atë që kam parë në gjykata, mendoj se është e drejtë të them se jam i zhgënjyer dhe i shokuar me vendimin e gjykatës. Lloji i dëshmive që janë prezantuar nuk kanë qenë të mjaftueshme që gjykata të marrë një vendim të tillë. Prandaj, nuk u besoj dëshmive të ofruara”, tha ai.

“Besoj që kemi argumente të qëndrueshme ligjore për ta apeluar aktgjykimin. Duhet të presim për të parë aktgjykimin në formë të shkruar. Por, do ta apelojmë”, tha Smith.

Avokati i Selimit e forcoi qëndrimin e tij kundër vendimit të gjykatës duke e quajtur “proces politik”.

“Duke pasur parasysh kohën dhe sfidat me të cilat po përballet vendi juaj dhe kërkesat ligjore të cilat do të paraqiten në të ardhmen, mendoj se do të ngrihen shumë çështje politike. Ky rast ka të bëjë me çështje politike më shumë sesa që është pritur”.

Guy Smith foli edhe për Gjykatën Speciale, mënyrën në të cilën ajo po krijohet, krimet që do t’i gjykojë dhe gjyqësinë paralele që ajo do të krijojë.

“Unë mendoj se nesër do të jenë dy vendime – jo një. Vendimi i parë është për ndryshimin e Kushtetuesës, ndërsa vendimi i dytë për Gjykatën Speciale. Ende nuk i dimë premisat e Gjykatës Speciale dhe krimet që do të trajtohen – janë shumë parime që do të tejkalohen me këtë gjykatë” , tha ai.

“Në fakt, ato nuk do të jenë ligje kosovare, por ligje që do të konstituohen brenda gjykatës. Jam habitur kur kam dëgjuar që arkivat e gjykatave – që nënkuptojnë procesverbalet – nuk do të jenë në dispozicion të Kosovës. Nëse nuk keni arkiva që nuk janë në dispozicionin tuaj, atëherë njerëzit e juaj nuk kanë histori”, tha ai.

Smith po ashtu tha se kjo gjykatë nuk duhet votuar ngase nuk sjellë kurrfarë dobie për Kosovën.

“Nuk e kam të qartë qëllimin pse një vend lejon që t’i ndodh kjo. Cili është përfitimi për kombin, për vendin, për popullin? Duhet të ketë ndonjë përfitim, përndryshe pse duhet të votohet?”, tha ai. /Klan Kosova/