19.8 C
Prizren
E diel, 16 Qershor, 2024

Kuvendi i Rahovecit mban mbledhjen e parë në 2016

Kuvendi Komunal i Rahovecit mbajti sot mbledhjen e parë për vitin 2016, ku janë diskutuar nëntë pika të rendit të ditës. Me këtë rast, janë aprovuar Draft Plani i Veprimit për Transparencë, si dhe Draft Rregullorja për Transparencë.

Në mbledhje kanë marrë pjesë dhe kryetari i Komunës, Idriz Vehapi; nënkryetari Xhemali Haxhimustafa dhe kryesuesi i Kuvendit, Nahit Elshani.

Draft Planin e Veprimit për Transparencë e ka arsyetuar dhe elaboruar nënkryetari Haxhimustafa, duke thënë se ky dokument ka ardhur si produkt i kërkesës nga Ministria e Pushtetit Lokal, ku komunat obligohen të aprovojnë Plan Veprimin në fjalë. Ai tha se ndërkohë ky Plan Veprimi është përmirësuar dhe plotësuar me vërejtjet dhe sugjerimet e anëtarëve në mbledhjen e Komitetit për Politik dhe Financa.

Kuvendarët kanë aprovuar sot në parim Draft Rregulloren për Transparencë, të cilën para kuvendarëve e arsyetoi drejtori i Drejtorisë së Administratës të Përgjithshme, Sali Sallteku, i cili tha se aprovimi final i kësaj Rregullore do fuqizohet pas daljes në konsultim publik.

Kuvendi Komunal ka aprovuar edhe planin e Punës së Drejtorisë për Inspeksion, për çka drejtori Muhamet Behra, thotë se përkundër sfidave që kanë ekzistuar në punën e inspektorëve, këta të fundit e kanë kryer punën me sukses dhe ndërgjegje të pastër.

Po ashtu gjatë mbledhjes së mbajtur sot është bërë Shqyrtimi dhe aprovimi i Draft Rregullores për dhënien e lejeve mjedisore komunale dhe Rishqyrtimi i Vendimit të Kuvendit të Komunës së Rahovecit 01 Nr. 223/15 të dt. 09.12.2015,

Shqyrtimi i kërkesës së N.T.H. “Mowenpick” nga Rahoveci, u la për mbledhjen tjetër të Kuvendit, ndërsa është refuzuar Shqyrtimi i kërkesës së Razija Kryeziu nga Rahoveci.

Më Shumë

Deponohen para të falsifikuara në Prizren

Një burrë ka njoftuar se nga klientë të ndryshëm në Prizrën janë deponuar një shumë të hollash të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Në...

Vdes një person në Rahovec pasi u godit nga traktori

Një person ka vdekur në Rahovec pasi është goditur nga një traktor. Sipas raportit policor, i dyshuari mashkull kosovar duke lëvizur prapa me traktor, dyshohet...

Lajmet e Fundit