Home Blog Page 6864

Seanca e Kuvendit më 28 janar

0

Seanca e parë e sesionit të ri të Kuvendit të Kosovës, do të mbahet në fund të muajit janar.

Kuvendi i Kosovës zyrtarisht punimet e sesionit pranveror është dashur t’i fillojë më 18 janar, por kjo është shtyrë për 10 ditë, pra për 28 janar, kanë bërë të ditur burime të lajmi.net, brenda Kuvendit të Kosovës.

Ky burim ka treguar gjithashtu, se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të hënën e javës së ardhshme ku edhe do të zyrtarizohet data për mbajtjen e seancës plenare të Kuvendit.

Fillimi i sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës i vitit 2015, kishte filluar me bllokim të disa seancave nga paritë opozitare, duke hedhur gaz lotsjellës në hapësirat e Kuvendit, në shenjë kundërshtimi të dy marrëveshjeve atë për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

Me situatë të njëjtë Kuvendi ishte përballur gjatë gjithë pjesës së dytë të vitit të kaluar që kishin detyruar pozitën parlamentare që disa nga punimet e seancave të mbahen në sallën alternative.

Këto seanca nga Opozita ishin cilësuar si jo ligjore.

Edhe sesioni i ri pritet ta ketë të vështirë funksionimin normal, pasi opozita po këmbëngul në qëndrimin se do të vazhdohet me bllokimin e punës së Kuvendit deri në tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshja për Asociacionin dhe ajo për Demarkacionin me Malin e Zi. /lajmi.net

“Beteja” për kuorumin e presidentit

0

Opozita e bashkuar dhe disa deputetë të “rebeluar” të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilët nuk e kanë votuar as Isa Mustafën për kryeministër, janë të vendosur në betejën e tyre për ta penguar liderin e PDK-së, Hashim Thaçi, që të bëhet president i vendit.

Shpresa e vetme e tyre në këtë drejtim është pamundësimi i kuorumit, duke mos marrë pjesë në këtë seancë dhjetë deputetë të LDK-së. Në anën tjetër, përfaqësuesit e PDK-së dhe të LDK-së janë të bindur se për zgjedhjen e presidentit i kanë 89 vota dhe do ta realizojnë marrëveshjen që kanë.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, e cila ka treguar se nuk do të marrë pjesë në këtë seancë, i ka ftuar edhe një herë kolegët e saj deputetë të partisë që të mos marrin pjesë në seancën në të cilën do të zgjedhet presidenti.

“Të gjithë e dinë se kush është z. Thaçi. Të gjithë e dinë se ai nuk është figurë unifikuese, siç kërkohet me Kushtetutë. Të gjithë e dinë se e vetmja mënyrë për ta parandaluar zgjedhjen e tij është që atë ditë ta pamundësojnë kuorumin, sepse vota është e fshehtë. Mirëpo, në votim të fshehtë kërkohen vetëm 61 vota në raundin tretë, kurse kuorumi është 80 vota. Pra, kërkohet që së paku dhjetë deputetë të LDK-së, përveç opozitës, mos të marrin pjesë në seancë. Mospjesëmarrja në seancë është kundërshtimi i vetëm efektiv që do të mund ta parandalonte zgjedhjen e z. Thaçi president”, ka thënë Osmani.

Ajo ka treguar se nuk është duke i organizuar deputetët e LDK-së për këtë çështje, por ka thënë se vullneti i elektoratit të LDK-së nuk është që Thaçi të zgjedhet në postin e të parti të vendit.

“Natyrisht se unë nuk do të marr pjesë, sepse ky është kundërshtimi im. Shpresoj që sa më shumë deputetë të LDK-së atë ditë të jenë pjesë e pamundësimit të zgjedhjes së një figure përçarëse në postin ku ishte më herët presidenti Rugova”, ka thënë Osmani.

Mirëpo përfaqësuesit e PDK-së nuk besojnë në realizimin e këtij skenari. Nënkryetari i këtij subjekti politik, Enver Hoxhaj, ka deklaruar për “Epokën e re” se koalicioni qeverisës i ka 89 deputetë për ta bërë kuorumin dhe për ta zgjedhur Hashim Thaçin president. Sipas tij, Thaçi do ta fuqizojë pozitën e presidentit, duke fuqizuar kështu edhe shtetin.

“Ky është prej koalicioneve qeverisëse më të mëdha që ka pasur ndonjëherë vendi pas çlirimit. Do të thotë, i kemi 89 deputetë dhe jemi shumë të sigurt se do të kemi vota të mjaftueshme edhe për ta zgjedhur z. Thaçi president, por edhe për ta pasur kuorumin e duhur në seancë. Z. Thaçi dhe kontributi i tij ka qenë vendimmarrës në proceset kyçe nëpër të cilat ka kaluar Kosova, kurse për PDK-në ai është lideri historik i saj. Kështu që, në rrafshin e vizionit politik dhe kontributit të tij për vendin, z. Thaçi është kandidat që ka mbështetje elektorale, qytetare, popullore dhe i cili do të jetë në gjendje ta fuqizojë pozitën e presidentit në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ai ka shtuar se ekziston edhe një mbështetje e plotë e LDK-së për zgjedhjen e Thaçit president.

“Deri më tash si subjekt politik kemi biseduar disa herë me LDK-në dhe ekziston një mbështetje e plotë e kryeministrit Mustafa, LDK-së dhe deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës. Mendoj se zërat e atyre që janë kundër e që janë përbrenda LDK-së janë të paktë”, ka theksuar Hoxhaj.

Edhe njohësit e rrethanave politike në vend kanë bërë me dije për “Epokën e re” se lideri i PDK-së mund të bëhet president i vendit.

Analistët politikë, Shkëlzen Maliqi dhe Halil Matoshi, kanë thënë se Hashim Thaçi nuk do ta ketë problem aspektin kushtetues dhe çështjen e votave në Kuvendin e Kosovës pasi, sipas tyre, në raundin e tretë i nevojitet shumica e thjeshtë. Megjithatë, ata kanë treguar se Thaçit mund t’i dalin pengesa të tjera në rrugën e tij drejt këtij posti. /Epoka e re

Vihet në skenën e teatrit “Tri motrat” e Çehovit

0

Kryevepra e dramaturgut rus Anton Çehov, shfaqja “Tri motrat”, do të vihet për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Kjo shfaqje sjell përditshmërinë e jetës me trishtimet, dramat, dashuritë dhe vepra e Çehov-it në këtë rast i ngjan edhe shoqërisë shqiptare falë universalitetit të krijimit.

“Punuar nga regjisori Hervin Çuli që ka një koncept regjisorial të hapësirës dhe ngushtësisë, të kohës dhe pakohës, të plotësisë dhe hiçit, ‘Tri Motrat’ prezantohet për publikun në një skenografi që e tejkalon skenën dhe zbret në sallë, aty ku personazhet-aktorë frymojnë pranë publikut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës në Shqipëri.

Drama e trishtuar me elementë komedie rrëfen jetët e tri motrave Prozorov. Olga, Masha dhe Irina që digjen nga dëshira për të ikur nga qyteti i vogël rus dhe të kthehen në Moskë, ku janë rritur.

Në këtë shfaqje interpretojnë aktorët Flaura Kureta, Anila Bisha, Gladiola Harizi, Erjona Kakeli, Elia Zaharia, Indrit Çobani, Lulzim Zeqja, Olta Gixhari, Ina Gjonçi, Naum Shundi, Helidon Fino, Neritan Liçaj, Gerti Ferra, Bujar Asqeriu,Reael Hoxha, Genti Deçka, Mehdi Malka dhe Natasha Sela.

Premiera jepet më 20 janar me fillim nga ora 19:00 kurse shfaqja reprizohet edhe më 21, 22, 23, dhe 24.

Shala: Kryeministri nuk ka qare pa dhënë dorëheqje (Video)

0

Deputeti i Nismës, Haxhi Shala, ka thënë se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, qeveria e Kosovës duhet të jap dorëheqje. Ai ka drejtuar akuza në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa duke aluduar në shumë deklarime të tij, të cilat sipas Shalës kanë dalë të kundërta.

“Atë çka e thotë kryeministri është e kundërta çdoherë. Ai e dinë shumë mirë se sot ose nesër nuk ka qare pa dhënë dorëheqje sepse është shkelësi më i madh i Kushtetueses. Në rast se ai nuk jep dorëheqje veprimet e tona do të jenë në përputhje me veprimet e tij”, ka thënë Shala në emisionin “Kontakt”, në Tribuna Channel.

Ai ka folur edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, ngase siç tha ai gjendja mund të përkeqësohet për aq kohë sa nuk jep dorëheqje kryeministri Mustafa.

Shala ka thënë se nuk kanë vendosur për datën e protestës por se veprimet e tyre në vazhdim do të jenë më radikale se ato që kanë qenë deri më tani.

Ai në këtë emision ka folur edhe për themelimin e Gjykatës Speciale, ku sipas tij nuk është e drejtë që të gjykohen ish-ushtarët e UÇK-së.

Për këto dhe shumë të tjera ndiqeni intervistën e plotë në “Kontakt”.

Skandal në Malishevë: Nxënësit bartin birra për arsimtarë (Foto)

0

Një lexues i Malisheva.net na ka derguar disa foto ku shihen nxënësit e një shkolle fillore duke bartur pije alkoolike.

Në shkollën fillore “Bajram Curri” në Drenoc të Malishevës nxënësit bartin birra për mësuesit e tyre.

Më poshtë mund ti shihni fotot:

Malisheve-nxenesit bartin birra1Malisheve-nxenesit bartin birra

Kushtetuesja të hetohet për keqpërdorime

0

Gjykimi i Enver Hasanit, goditje e rëndë për “gardianin” e Kushtetuesës. Vendimet e dyshimta, me pasoja të rënda për Kosovën

Hapja e një procesi gjyqësor kundër ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanit, i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve të institucionit më serioz të shtetit, që duhet të jetë gardian i përkushtuar i mbrojtjes së kushtetutshmërisë edhe ligjshmërisë në vend, mund të jetë me pasoja shumë të mëdha jo vetëm për Hasanin si individ, por edhe me një ndikim zinxhiror në rishqyrtimin e proceseve dhe të shumë procedurave.

Sipas përfaqësuesve të politikës dhe ekspertëve ligjorë, në rast se me aktgjykimin përfundimtar konstatohen manipulimet e mëdha në këtë gjykatë gjatë kryesimit të tij, përfundimisht do të ndodhë edhe devalvimi, delegjitimimi i vendimeve të kësaj gjykate, por edhe do të paraqesë nevojën e fillimit të një hetimi akoma më të thellë të shumë proceseve vendimmarrëse në këtë institucion që është bazamenti i funksionimit të shtetit.

“Nëse eventualisht konstatohen manipulime, fshehje faktesh, ndikime të jashtme, qofshin ato partiake ose të tjera, domosdo duhet të rishikohet i gjithë procesi. Duhet të ketë gjykime për keqpërdorim të Gjykatës Kushtetuese nga kushdo qoftë, nëse një gjë e tillë ka ndodhur. Unë besoj se ka pasur ndikime mbi Gjykatën Kushtetuese”, tha deputeti Adem Salihaj. /Kosova Sot

Lamtumirë edhe një rockeri

0

Glenn Frey, kitaristi i Eagles, ka ndërruar jetë, të hënën, ka njoftuar bendi.

Ai ishte 67 vjeç.

Frey ka vdekur në New York City, pas komplikimeve që rrjedhin nga artriti reumatoid, koliti dhe pneumonia.

“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë pikëllimin tonë, e as dashurinë e respektin për gjithçka ka dhënë ai”, thuhet në deklaratën e familjes dhe shokëve të bendit të tij.

Eagles ishin një nga grupet më të suksesshme të viteve 1970, me hite të shumta, përfshirë “Hotel California” të 1976.

Frey ishte bashkautor i këngës “Hotel California”, të cilën e kishte shkruar me këngëtarin Don Henley.  Ai, po ashtu, ka shkruar edhe një numër të këngëve të mëdha, si “Heartache Tonight” dhe “Lyin’ Eyes”.

https://youtu.be/puHoadtIivc

Kosova në NATO, vetëm pa korrupsion

0

Lordi George Robertson tha se anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe NATO-n, bëhet vetëm me gjyqësor të fuqishëm dhe duke e luftuar korrupsionin.

Ish-sekretari i NATO-s, Lordi George Robertson, ka porositur qeveritarët e Kosovës se rruga e vetme e anëtarësimit në organizatat e mëdha ndërkombëtare është ajo e ndërtimit të një shteti pa korrupsion dhe që ofron mirëqenie për qytetarët e vet, shkruan “Zëri”.

Robertson këto komente i ka bërë gjatë vizitës së tij që ka zhvilluar në Kosovë të martën, ku ka përçuar mesazhin se Kosova si pjesë e BE-së së shpejti do të jetë realitet. Madje gjatë një ligjërate, që ka mbajtur në Kolegjin “Universum”, ai ka thënë se rruga më e mirë që duhet të ndjekë Kosova e të bëhet pjesë e NATO-s është që të ketë gjyqësor më të fuqishëm, ligje shumë të forta kundër korrupsionit, qeverisje të mirë, si dhe marrëdhënie të mira ndërfqinjësore.

Robertson ka thënë se gazi lotsjellës nuk i kontribuon këtij vendi. Vetëm qytetarët, ai ka thënë se, do t’i tregojnë Qeverisë nëse po bën punë të mirë, ose jo. Ai ka potencuar se Kosova dhe Serbia janë dy shtete të ndara dhe se kosovarët duhet të punojnë për ndërtimin e ushtrisë së tyre.

“Tani Serbia është një shtet krejt tjetër, ashtu si edhe Kosova është një shtet krejt tjetër. Sa më shumë që punoni e sa më shpejt do të keni një ushtri, e cila sigurisht që është e mirë për vendin dhe do të ofrojë më shumë siguri për vendin”.

Nitaj: Ramush Haradinaj s’ka pasur takim me Xhavit Halitin

0

Është folur gjatë ditës se Ramush Haradinaj është takuar me Xhavit Halitin, por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga Muharrem Nitaj, zëdhënës i AAK-së.
Nitaj për Gazetën NewBorn ka pohuar se Haradinaj e Haliti nuk janë takur për të biseduar për zgjedhjen e situatës, por rasisht sipas tij janë takuar në një lokal në Tiranë dhe i kanë shtrënguar duart.

“AAK, në vazhdimësi ka kërkuar zgjidhjen e krizës politike. Ajo që AAK, ka kërkuar nga partnerët e qeverisë së koalicionit, ka qenë që edhe ata të jenë pjesë e zgjidhjes së krizës që e kanë shkaktuar vetë, dhe të mos bëjnë përpjekje që duke e thelluar atë, ta provojnë aministimin e tyre. Ne besojmë se kontributi më i madh i tyre në zgjidhjen e kësaj krize politike, do të ishte që t’i hapin rrugë zgjedhjeve të parakohshme”, tha ai.

“Kryetari Haradinaj është takuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, në një takim krejt privat dhe pa asnjë agjendë.
Kanë biseduar për gjithcka dhe për asgjë. Njëjtë siç bisedojnë miqt pa protokol.
Sa i përket takimit me Xhasvit Halitin, nuk ka ndodhur asnjë takim, jo se jo në Prishtinë, sic po njoftojnë disa portale, por janë parë krejt rastësisht, në një lokal në Tiranë, dhe i kanë shtrenguar dorën njëri-tjetirt, siç bëjnë kolegët ndër vete”, tha Muharrem Nitaj, Drejtor i Marrëdhenieve me Publikun i AAK-së

Thaçi President, mision i (pa) mundur!

0

Nga Faik Krasniqi

Ka kohë që në PDK është duke u zhvilluar një ‘’luftë ‘’ mes Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, se cili do të jenë në krye të partisë, edhe për një kohë të gjatë. Kjo ‘’luftë’’ mes tyre tashmë nuk është diçka sekrete. Hashim Thaçi është në mes të dy dilemave. Nëse zgjidhjet President, atëherë automatikisht e humb kreun e partisë, e cila bie në dorën e dyshit të partisë, Kadri Veselit, njeriut më të fuqishëm në PDK, por edhe në skenën politike të Kosovës. Dhe pas mbarimit të mandatit pesëvjeçar në kreun e Presidencës, Hashim Thaçi do ta ketë vështirë, ose më mirë të them do të një mision i pamundur, për t’u rikthyer lider i partisë. Prandaj, dyshoj që Hashim Thaçi e ka seriozisht postin e presidentit, sepse që në atë moment që zgjidhet president, do të thotë fundi i karrierës së tij politike. Duke marrë parasysh moshën e tij, nuk besoj që edhe aq shumë i intereson posti i presidentit, edhe pse po hiqet si shumë i interesuar që të zgjidhet president i Kosovës. Hashim Thaçi është lojtar shumë i fortë në politikë dhe gjithmonë i bën gjërat të duken ashtu siç i thotë, por në fakt vepron të kundërtën e asaj që thotë. Prej futjes së Kadri Veselit në politikë dhe numrit aq të madh të deputetëve të PDK-së, që vijnë nga radhët e SHIK-ut, kjo parti edhe zyrtarisht është në duart e SHIK-ut. Por, ndikimin e madh SHIK-u në PDK e ka pasur edhe para se Kadri Veseli dhe deputetët e tjerë të SHIK-ut, të bëheshin edhe zyrtarisht pjesë e politikës. Në fatin e Hashim Thaçit do të luajë rol të madh edhe Gjykata Speciale, nëse do të jetë edhe ky një ndër të akuzuarit nga kjo Gjykatë. Njerëzit e kësaj partie, janë më të inkriminuarit në krim dhe korrupsion, dhe nuk dallojnë shumë njëri nga tjetri. Sidoqoftë, mendoj që z. Kadri Veseli në një të ardhme shumë të afërt, do ta marrë timonin e partisë. Sepse çdo kalkulim politik është duke shkuar në favorin e tij.

Dinaku Isa Mustafa

Të gjithë e dimë tashmë që Isa Mustafa është njeri i pabesë. Kur thotë diçka gjithmonë del e kundërta. E tradhtoi Fatmir Sejdiun, e tradhtoi edhe z. Behxhet Pacollin, para fushatës parazgjedhore. Kështu veproi edhe me koalicionin VLAN, të cilin në fund e tradhtoi, për hir të pushtetit dhe postit të kryeministrit, post për të cilin kishte marrëveshje me z. Ramush Haradinaj, në mënyrë që z. Haradinaj të zgjidhej kryeministër. Por, lakmia e postit të kryeministrit, Isa Mustafën dhe partinë e tij i dërgoi në prehrin e Hashim Thaçit dhe SHIK-ut. Prandaj, këtij njeriu nuk i zihet besë për asgjë, sepse është dhelpër dinake. Në çdo variant LDK-ja do të dalë humbëse, sepse Hashim Thaçi këtë gjë e ka planifikuar qysh prej fillimit. Matematikisht i bie që Thaçi nuk e ka problem të zgjidhet president, sepse votat prej pjesës dërrmuese të deputetëve të LDK-së i ka, përveç votat e Vjosa Osmanit, Adem Salihajt, Alma Lamës, Armend Zemajt, Arben Gashit dhe dy ose eventualisht tre deputetëve të tjerë të LDK-së që nuk i ka.

Koalicioni nuk është jetëgjatë, me apo pa Thaçin president

Por, edhe nëse Thaçi zgjidhet president, prapëseprapë do të kemi prishje të koalicionit nga ana e PDK-së, sepse do të jetë mu PDK-ja ajo e cila do ta prishë koalicionin me LDK-në, në mënyrë që ta ketë edhe postin e presidentit, e në zgjedhjet e ardhshme ta synojë edhe postin e kryeministrit. Dhe nga e gjitha kjo lojë e ndyrë mes dy partnerëve të koalicionit, PDK-së dhe LDK-së, kjo e fundit do të dalë e lagur, shkaku i lakmisë së pushtetit dhe i kapriçove të kryetarit dhe servilëve të kësaj partie. Ky njeri, Isa Mustafa, kryesia dhe këshilli i përgjithshëm i kësaj partie, do të mbahen në mend dhe do të futen në histori, që qëllimisht e shkatërruan këtë parti, që në kohën e Presidentit Rugova, ishte partia më e mirë dhe e rrethuar me intelektualët më të mëdhenj, e sot fatkeqësisht ka ngelur në dorën e servilëve dhe mjeranëve. Tragjedia akoma më e madhe për këtë parti do të jetë zgjedhja e Hashim Thaçit president, me votat e LDK-së, me votat e të ashtuquajturve ‘’rugovista’’!