Shala: Kryeministri nuk ka qare pa dhënë dorëheqje (Video)

Deputeti i Nismës, Haxhi Shala, ka thënë se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, qeveria e Kosovës duhet të jap dorëheqje. Ai ka drejtuar akuza në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa duke aluduar në shumë deklarime të tij, të cilat sipas Shalës kanë dalë të kundërta.

“Atë çka e thotë kryeministri është e kundërta çdoherë. Ai e dinë shumë mirë se sot ose nesër nuk ka qare pa dhënë dorëheqje sepse është shkelësi më i madh i Kushtetueses. Në rast se ai nuk jep dorëheqje veprimet e tona do të jenë në përputhje me veprimet e tij”, ka thënë Shala në emisionin “Kontakt”, në Tribuna Channel.

Ai ka folur edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, ngase siç tha ai gjendja mund të përkeqësohet për aq kohë sa nuk jep dorëheqje kryeministri Mustafa.

Shala ka thënë se nuk kanë vendosur për datën e protestës por se veprimet e tyre në vazhdim do të jenë më radikale se ato që kanë qenë deri më tani.

Ai në këtë emision ka folur edhe për themelimin e Gjykatës Speciale, ku sipas tij nuk është e drejtë që të gjykohen ish-ushtarët e UÇK-së.

Për këto dhe shumë të tjera ndiqeni intervistën e plotë në “Kontakt”.

Më Shumë

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ekonomi, siguri dhe diasporën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për një takim në odën e familjes Krasniqi në Prizren, ku është pritur nga boksieri Haxhi Krasniqi...

Lajmet e Fundit