Kelly Brook është shfaqur në një set fotosh super e nxehtë për revistën “Red”.
36 vjeçarja duket shumë seksi.
Ajo ndërkohë e pranon, se e ka shfrytëzuar trupin e saj seksi për të arritur tek suksesi në jetë.
Kelly Brook është shfaqur në një set fotosh super e nxehtë për revistën “Red”.
36 vjeçarja duket shumë seksi.
Ajo ndërkohë e pranon, se e ka shfrytëzuar trupin e saj seksi për të arritur tek suksesi në jetë.
Ish-shefi i SHISH, Fatos Klosi, iu përgjigj Pandeli Majkos duke i kujtuar se gjatë luftës së Kosovës në krye të qeverisë shqiptare ka penguar me urdhrat që jepte armatosjen e UÇK-së.
Duke iu përgjigjur akuzës së Majkos se “Klosi nuk ka luftuar në Kosovë”, ish-kreu i SHISH i kujton atij se si atëherë edhe sot, nuk e ka kuptuar se si është bërë lufta e UÇK-së për çlirimin e Kosovës.
Në një reagim me nëntë pika te Panorama, Fatos Klosi i kujton Majkos, në atë kohë Kryeministër i Shqipërisë, se debatin me Isa Mustafën e bëri pas cilësimit të tij nga Kryeministri kosovar si kryespiun që ka bashkëpunuar me serbët.
“Ti prapë gabon, kur debatin tim me Isën e mendon si debat shterpë me ‘heronj’ dhe ‘tradhtarë’ për luftën e Kosovës që janë në kohën dhe vendin më të keq, për momentin që kalon Kosova dhe shqiptarët në rajon. Debati nuk është as për heronj as për tradhtarë, është për një çështje parimore të historisë moderne të Kosovës”, shkruan Klosi në reagimin e tij.
Në lidhje me akuzat ndaj Rugovës, Klosi sqaron se nuk ka fyer Ibrahim Rugovën, por ka thënë se filozofia e tij u provua me luftën e UÇK-së se nuk mund të çonte në çlirimin e Kosovës
“Ti ke të drejtë kur thua se ‘Klosi nuk ka luftuar me armë në dorë’, por me këtë shprehje, ti tregon se asnjëherë nuk e kuptove luftën e UÇK-së, as atëherë kur ishe Kryeministër dhe me sa duket as sot akoma s’e ke të qartë. UÇK-ja nuk kishte nevojë për ushtarë që të mbanin armë në dorë, kishte shumë të tillë, gjithë rininë patriote kosovare, asaj i mungonin armët dhe municionet e tyre dhe ti këto i pengove me urdhrat e tu absurdë. Ke shumë gjynahe në këtë aspekt”, tha Klosi.
“Prandaj asnjëherë mos prit që dikush prej tyre të të lavdërojë për këto veprime, që të mos flasim për të tjera çështje, mbase më pak të rëndësishme. Sa për kontributin tënd dhe të Qeverisë që drejtoje, gjatë eksodit të popullit të Kosovës, të mburra sa munda dhe nuk ta mohon njeri meritën” përfundon ai.
Klosi ka folur edhe në emisionin “Oktapod” në Vizion Plus.
Më poshtë intervista e tij:
– Turjan Hyska: A ka dosje për çdo politikan shqiptar?
Fatos Klosi: Ka s’ka dosje, është e ndaluar me ligj. Nuk duhet pyetur për këtë gjë. Kanë imunitet ata!
– T. Hyska: Po pse ekziston gjithnjë ideja që ka dosje?
F. Klosi: Atë e dini ju, e thoni ju!
– T. Hyska: Cili Kryeministër ka qeverisur më keq?
F. Klosi: Unë këtë nuk mund ta them. Kam një mendim timin sigurisht, por nuk mund ta them publikisht. Mund të them me kë kam komunikuar më mirë, dhe me kë kam hasur më shumë vështirësi në bashkëpunim!
– T: Hyska: A ka qenë zoti Majko paranojak, me idenë që e përgjonin?
F. Klosi: Jo jo! Nuk kam pasur probleme të tilla. Problemet kanë qenë vetëm këto; me Majkon humbëm komunikimin që mbas ndoshta datës 15 nëntor. Po bëhej analiza e masave të marra për mbarëvajtjen e referendumit, një analizë shumë e gjërë, ku më tha hapur fare përpara të gjithë ministrave: “Nuk dua të dëgjoj prej teje opinione për këtë gjë.” Se une i thashë që kemi folur me ministrin, gjithë ditën para dite kam qenë me atë… por jo, Majko më tha: “S’ke ç’thua, ti merresh me trafik armësh!”
– T. Hyska: Trafik armësh me kë?
F. Klosi: Ishin armët që shkonin në Kosovë! Armët që shkonin për luftë! Unë s’e kam thënë ndonjëherë, por ky ishte skandal!
– T. Hyska: Pra zoti Majko, ju ka quajtur ‘trafikant armësh’, për armët që shkonin në Kosovë për të ndihmuar UÇK-në?
F. Klosi: Ishin armët e UÇK-së mor, nuk ishin armët tona!
– T. Hyska: Ju ishit thjesht ‘tranzit’ domethënë.
F. Klosi: Ne thjesht ndihmonim për atë proceurë.
– T. Hyska: Pra zoti Majko ka qenë kundër këtij kalimi?
F. Klosi: E ka bllokuar, zyrtarisht e ka bllokuar!
– T. Hyska: Pra, mund të themi që zoti Majko nuk ka dashur që ato armë t’i shkonin UÇK-së?
F. Klosi: Jo, ai kishte idenë që ishte embargoja… ai notonte në të tjera ujëra! Domethënë që ndaj luftës në Kosovë kishte embargo, ne nuk duhej të kontribuonim. E quante si një luftë që po zhvillohej në një kontinent tjetër! Pra, qeveria duhet të ishte e kujdesshme për detyrimet ndaj ndërkombëtarëve etj.
Gjykata e drejtësisë së Bashkimit Europian ka shpëtuar shtetasin shqiptar Skerdjan Celaj nga burgimi për qëndrim të paligjshëm në Itali. Gjykata e Drejtësisë së Luksemburgut ka sfiduar shtetin italian për çështjen Çelaj përmes interpretimit të bërë publik në 28 prill 2015. Skerdjan Çelaj u dëbua nga Italia dhe u riatdhesua në Shqipëri me inisiativën e tij në 14 shtator të 2012. Por ai u kthye sërish në Itali në 14 shkurt 2014.
Sipas autoriteteve italiane, shtetasi Çelaj duhet të dënohej me 8 muaj burgim për shkeljen e urdhërit të Questurës së Firences të 17 prillit 2012, që i ndalonte atij hyrjen në territorin italian përgjatë tre vjetëve. Por kjo e ka venë në dilemë Gjykatën e Firences, që duhet të jepte dënimin për Skerdjan Çelaj.
Gjykata italiane nuk mund të mbështetej mbi ligjin italian, pa verifikuar nëse ai është në përputhje me të drejtën europiane. Për të parë nëse kishte përplasje, Gjykata e Firences, i është drejtuar Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian, që gjykon përpuethmërinë e legjislacionit të çdo shteti aëtar me të drejtën europiane. Pas analizës së çështjes Çelaj, Gjykata e Luksemburgut ka dalë me konkluzionin, se një shtet anëtar i Bashkimit Europian nuk mund dënojë me burgim një shtetas të tretë thjesht për faktin, se ai ka qëndruar ilegalisht në territorin e tij.
Sipas Gjykatës së Luksemburgut, kjo do të ishte në kundërshtim me direktivën europiane 2008/115 / EC.
Ja si shprehet Gjykata e Luksemburgut: “Direktiva europiane e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e datës 16 dhjetor 2008 për kthimin e shtetasve të vendeve të treta që qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në territorin e BE-së, në veçanti duke iu referuar neneve 15 dhe 16 duhet të interpretohet në mënyrë të tillë, që ajo është në kundërshtim me legjislacionin e një shteti anëtar, që parashikon dënimin e një shtetasi të një vendi të tretë për qëndrim të paligjshëm me motivin që ky i fundit, pas kthimit në vendin e tij në kuadrin e një procedure të mëparshme riatdhesimi, është futur sërish në territorin e shtetit anëtarë”.
Çështja Çelaj kthehet tashmë në një precedent të rëndësishëm për jurisprudencën e të gjitha shteteve anëtare lidhur me qëndrimin e paligjshëm të shtetasve të tretë në territorin e Bashkimit Europian, pas çështjeve El Dridi, Sagor dhe Ashughbabian.
Gjykata e Luksemburgut krijon kështu të drejta të reja për shtetasit shqiptarë dhe të gjithë atyre të shtetave të treta, që ndodhen ose do të ndodhen në rrethanat e Skerdjan Çelës. /Tv Klan/
Një person është arrestuar në Mamushë. I dyshuari është dërguar në burgun e Dubravës.
“Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe është dërguar në burgun e Dubravës”, njofton Policia. /PrizrenPress.com/
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes dy veturave në rrugën “Skënderbeu” në Suharekë. Sipas policisë, lëndime trupore kanë pësuar dy persona.
“Dy persona K/Shqiptarë (një mashkull dhe një femër e mitur) kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit të trafikut që ka ndodhur midis dy veturave civile”, njofton Policia.
Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve me lëndime të rënda trupore. /PrizrenPress.com/
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren. Siç raporton policia, personi i arrestuar është kapur në flagrancë duke vjedhur në një qendër.
I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/
Në fshatin Reqan të Prizrenit, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e shembjes së gurëve në një punishte derisa ai ishte duke punuar me një ekskavator.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët e inspektoratit të punës. /PrizrenPress.com/
Kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj, ka treguar se arsimi fillor, i mesëm dhe universitar është në grevë të përgjithshme.
Ai ka treguar se janë raportet nga terreni që tregojnë se në shumicën e shkollave dhe universitete publike në Kosovës nuk po mbahet mësimi.
“Greva po vazhdon në shkollat e fillore, të mesme dhe shumica e fakulteteve”, ka thënë Jasharaj, për Gazetën Express.
Kjo është hera e tretë që mësimdhënësit hyjnë në grevë pasi Qeveria e Kosovës s’i ka përmbushur kërkesat e tyre.
Kërkesa e fundit e SBASHK’ut ka të bëjë me rritjen e pagës bazuar në përvojën e punës, duke llogaritur rritjen prej 0.5 për qind për një vit përvojë pune.
Qeveria ka njoftuar se pagat e prillit do të dalin me rritje por rritja e pagave nuk është kalkuluar në pagën që aktualisht marrin mësimdhënësit, por janë bazuar në nivelin e pagave paraprake të mësimdhënësve./Gazeta Express/