6.6 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 6878

Skandal: Polici “i fut duart” vajzës që shoqëron me dhunë

0

Një video skandaloze është publikuar këtë të hënë. Qytetarët janë tmerruar nga dhuna e përdorur për të shoqëruar një zonjushë nga forcat blu, brenda në makinë. Ajo që e bën situatën dyfish të turpshme është mënyra se si polici kërkon të përfitojë, duke i futur duart femrës që ndihet e pafuqishme.

Meta: Të pastrojmë politikën nga kriminelët

0

Ilir Meta njohu kritikat për nivelin e përfaqësimit të qytetarëve përmes të zgjedhurve të forcave politike në sallën e Kuvendit, duke deklaruar se LSI do të mbajë larg radhëve të saj personat me rekorde kriminale.

Në mbledhjen e radhës të Kryesisë së LSI-së, Ilir Meta nxiti edhe njëherë tjetër klasën politike që të përmbyllë sa më parë procesin e dekriminalizimit dhe të dalin me një ligj konkret.

“LSI përkrah fuqimisht platformën e dekriminalizimit dhe distancohet nga çdo individ me rekorde kriminale që mund të jetë në radhët e saj, apo që synon të anëtarësohet në LSI. Për ne, platforma e dekriminalizimit duhej të ishte miratuar dje dhe jo nesër në Kuvend. Jemi të angazhuar për të përshpjetuar këtë proces që t’i heqim vendit tonë një njollë të pamerituar për shkak të politikës”, tha Meta.

Mbledhja e Kryesisë së LSI-së ishte thërritur nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force, Luan Rama, për të diskutuar platformën e re, që sipas Metës rrit transparencën ndaj publikut për financat e partisë./ Top Channel

Opozita kërkon anulim të seancës thonë se situata mund të eskaloj

0

Partitë opozitare i kanë bërë thirrje kryesisë së Kuvendit që të anulojnë seancën parlamentare të paraparë për nesër. Thanë se janë të vendosur që puna në kuvend të mos normalizohet derisa Qeveria të tërheqë nënshkrimin nga marrëveshja me Serbinë për asociacionin dhe nga ajo për demarkacionin me Malin e Zi. E për çdo eskalim të situatës nesër, përgjegjës e mbajnë Kadri Veselin, Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin.

Në një konferencë të përbashkët për media, shefat e grupeve parlamentare të tri partive opozitare, kërkuan anulimin e seancës, e cila, sipas tyre, është një provokim për ta dhe e njëjta do ta thellojë krizën në vend. Nuk treguan se në çfarë forme do të përpiqen të pamundësojnë zhvillimin e seancës, veçse thanë se nuk tërhiqen nga qëndrimet e tyre në këtë drejtim.

Shefja e grupit parlamentar të Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami tha se thirrjet për seanca të tilla janë të papranueshme për opozitën.

Sipas saj, seanca për buxhetin nuk është e domosdoshme të mbahet nesër, pasi që për të ka kohë deri në fund të vitit.

Valdete Bajrami: Për çdo eskalim përgjegjësia mbetet tek kryetari i Kuvendit

“Ju e dini që çështja e buxhetit nuk është me rëndësi, ose nuk është me urgjencë që të miratohet në këto moment, ajo ka mundësi që deri në fund të vitit të ketë një seancë të tillë. Por pikërisht, thirrja për një seancë të jashtëzakonshme tregon që vendi nuk është në një situatë normale, vendi është në krizë, dhe thirrja për séance të jashtëzakonshme ose të rregullta do ta thellojë edhe më tepër krizën. Për çdo eskalim ose për çdo gjë që mund me ndodhë, përgjegjësi kryesor kanë me qenë Kryetari i Kuvendit, kryeministri dhe kryetari PDK-së”, tha ajo.

Ndërsa, Glauk Konjufca i Vetëvendosjes, tha se thirrja e seancës së nesërme është provokim i qëllimshëm dhe thellim i krizës në të cilën ka hyrë vendi.

Glauk Konjufca: Nuk ka punë të qeverisë në kuvend, pa tërheqjen e nënshkrimeve

“Jemi plotësisht të bindur që përderisa qeveria të mos të tërheqë nënshkrimet prej këtyre dy marrëveshjeve, ne jemi të përcaktuar që ta pamundësojmë punën e Qeverisë së Kosovës brenda Kuvendit të Republikës. Deri më tash nuk kemi parë kurrfarë reagimi nga qeveria që tregon s e ata mendojnë që kanë gabuar, ata janë të bindur që kanë nënshkruar marrëveshje të mira, opozita është e bindur që pozitën a ka sjellë marrëveshje të këqija, dhe zgjidhje tjetër nuk ka derisa qeveria mos të reflektojë dhe tërhiqet nga këto dy marrëveshje”, tha ai.

Pas deklaratave të kryekuvendarit, Kadri Veseli, se nesër, në rast bllokade do të ketë veprime në bazë të rregullores së Kuvendit, Konjufca tha se përdorimi i forcave të sigurisë është shpallje e një luftë të hapur ndaj opozitës.

Glauk Konjufca: Përdorimi i policisë, shpallje lufte opozitës

“Ky përdorim i deputetëve që të vihet deri tek përdorimi i forcave të sigurisë, të policisë në këtë rast, Brenda Kuve ndit të Kosovës, ne mendojmë që është shpallje e një luftë të hapur ndaj opozitës, e cila nuk i është nevojitur Kosovës. Për herë të dytë përdorimi i policisë brenda sallës së Kuvendit unë mendoj që do t’i bënte gjërat më keq sesa janë, mendoj që do ta përshkallëzonte krizën”, tha ai.

E pyetur se a do të hedhin nesër gaz lotsjellës, shefja e grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, tha se do të veprojnë konform situatës së krijuar aty.

Donika Kadaj-Bujupi: Nesër do të veprojmë konform situatës së krijuar

“Në të gjitha format dhe rrethanat përpjekjet tona për të mbrojtur Kosovën dhe veprimet tona për të mbrojtur Kosovën, do të jenë konform situatës së krijuar. Prandaj, po kërkojmë që seanca e nesërme të anulohet, që mos të shohim skena të reja të krizave të prodhuara në parlament”, th a ajo.

Opozita e bashkuar edhe një herë përsëriti se është e vendosur për kundërshtimin e marrëveshjeve me Serbinë, atë për Asociacionin dhe demarkacionin me Malin e Zi.

Në anën tjetër, kryesia e Kuvendit, bëri të ditur sot se nesër do të mbahet seancë plenare me të vetmen pikë të rendit të ditës, atë të projektligjit për buxhetin 2016.

Nisin hetimet për haraç ndaj një personi në Prizren

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka marrë vendim për nisjen e hetimeve ndaj një personi në Prizren, i cili dyshohet se ka veprën penale të grabitjes.

“Departamenti i Krimeve të Rënda, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, kundër të pandehurit V. H., për shkak të dyshimit të arsyeshëm se më datë 14 nëntor 2015, duke e përdorur forcën respektivisht kanosjen serioze, ka përvetësuar pasurinë e personit B. K., me qëllim që vetes t’i sjell dobi pasurore të kundërligjshme. Me këtë veprim, i pandehuri ka kryer veprën penale të grabitjes nga neni 329 paragrafi 1, të KP-së”, thuhet në njoftm.

Pasi që i dëmtuari ka njoftuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin, dhe ka bashkëpunuar me ta, Policia ka arritur ta ndalojë e më pas ta arrestojë të pandehurin V. H.

Gjatë kontrollimit paraprak të Policisë, në automjetin e tij kanë gjetur një pistoletë, të cilën, i njëjti e mbante në kundërshtim me ligjin mbi armët. Me këtë i pandehuri ka kryer veprën penale nga neni 374 paragrafi 1, të KP-së.

Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake të Departamentit të Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prizren, për caktimin e masës së paraburgimit prej tridhjetë ditësh (30 ditë).

Fjolla faqezezë dhe bardhësia e borës!

0

Behxhet Sh.SHALA

Keni dëgjuar se …po bashkohet Mitrovica : Mitrovica është ndarë në Rambuje dhe u caktua që francezët të vendosin kufirin në urën mbi lumin Ibër gjë që e bënë me shumë dëshirë . Si brigadë e veçantë e BIA –së së Serbisë u formuan Rojat e Urës , njësi paramilitare e MUP-it serb. Në të njëjtën kohë këta paramilitarë u shndërruan si njësi ndërlidhëse për bashkëpunim midis ndërkombëtarëve dhe Serbisë . Realisht , kjo njësi paramilitare e legalizuar nga ndërkombëtarët dhe e paguar nga Serbia sikur edhe nga haraçi që e mblidhnin në pikat kufitare u bë faktor përcaktues për lirinë e lëvizjes së shqiptarëve dhe joserbëve në këtë pjesë të okupuar të Kosovës ku institucionet e Kosovës kishin qasje për aq sa kam unë te Talibanët e Kandaharit .

Këto njësi paramilitare serbe bashkëpunonin ngushtë me njësitë paramilitare politike dhe kriminale shqiptare në jug të lumit Ibër nga gjeneronin të hyra të shumta materiale. Këto njësi paramilitare të MUP-it serb, pa u penguar nga xhandarmeria franceze , në shkurt të vitit 2000 e spastruan etnikisht pjesën veriore të Mitrovicës duke vrarë 12 civilë shqiptarë dhe boshnjakë dhe duke shpërngulur me dhunë afërsisht 13,000 shqiptarë dhe joserbë të cilëve nuk u lejua të kthehen në shtëpitë dhe pronat e uzurpuara të tyre . Madje edhe atyre pak shqiptarëve të mbetur atje u shkaktoheshin shumë probleme nga serbët e sidomos nga ndërkombëtarët që nuk lejonin rindërtimin e shtëpive apo të infrastrukturës sepse , sipas tyre , po trazohej qetësia e serbëve lokalë dhe atyre të ardhur nga Kroacia dhe Bosnja ku kishin kryer krime prandaj nuk kishin lënë vend për t’u kthyer atje.

Mozaiku etnik ndryshoi rrënjësisht ( për qëllime ekskluzivisht politike ) duke u krijuar një realitet tjetër etnik si rezultat i spastrimit etnik . U krijua një bërthamë parashtetërore disi sikur Republika Srpska në Bosnjë. Ishte një grushtë bore i cili , me gjasë do të nxisë një ortek të madh për ta bërë Kosovën , edhe ashtu të brishtë dhe të lëndueshme , krejtësisht jofunksionale . Serbia atje e ndërtonte rrjetin e merimangës së zgjatur të shtetit serb me fije ekskluzivisht etnike, me fije të shovinizmit serb! Sa qinda miliona euro u investuan nga Serbia , në praninë e ndërkombëtarëve dhe me pëlqimin e tyre për mirëmbajtjen dhe fuqizimin e krimit të organizuar të udhëhequr nga Rojat e Urës që kontrollonin çdo gjë në atë pjesë të okupuar të Kosovës. Strukturat kriminale paramilitare , me ndihmën logjistike të ndërkombëtarëve organizonin zgjedhje të Serbisë në territorin qoftë edhe nëse formalisht i takonte Kosovës! Të gjitha shërbimet publike kontrolloheshin nga strukturat kriminale të Serbisë sikur që edhe gjyqësia ndahej nga ta . Serbia , përmes angazhimeve logjistike , materiale dhe politike faktorizoi aq shumë strukturat kriminale sa që i bëri pjesë të bisedimeve në Bruksel . Ura mbi lumin Ibër e fitoi rëndësinë strategjike sikur që dikur Gjiri i Derrave në Kubë ishte në raportet SHBA – BRSS e që gati solli te lufta e tretë botërore .

Të gjitha protestat , bllokimi i rrugëve , vendosja e barrikadave në veri të Kosovës ishin të natyrës politike dhe orkestroheshin nga Serbia dhe një pjese e bashkësisë ndërkombëtare për ta rritur pazarin në Bruksel! Në bisedimet për “ parime “ në Bruksel pala kosovare ishte e hendikepuar , si në planin e përfaqësimit e sidomos në planin e mbrojtjes së qëllimeve dhe intereseve shtetërore . Pala kosovare përfaqësohej nga analfabetët funksionalë dhe intelektualët jofunksionalë për të cilët interesi kombëtar dhe ai shtetëror ishte diçka fakultative e që nuk duhej të mbrohej me çdo kusht . Madje ata e ulnin pazarin edhe nën çmim kur Serbia , aty për aty e rriste çmimin kurse ndërkombëtarët , si lehtësues që ishin ndihmonin që të realizoheshin kërkesat e Serbisë ndërsa Kosovën e lëvdëronin për “ konstruktivitetin “ e treguar duke i premtuar perspektivë evropiane në ndërkohë që Serbisë i kishin hapur dyert e Evropës dhe i vardiseshin pa asnjë kriter! Mjafton ta bëni një analizë fare të thjeshtë të atyre që ishin pjesë e Kosovës në bisedimet “ teknike “ dhe të bindeni se shumë mirë jemi ndarë në këto bisedime ! Ndërkombëtarët , duke e barazuar arrivizmin , analfabetizmin dhe lakminë tonë antologjike për famë dhe bërjes pjesë së historisë e kanë pasur lehtë të përcaktohen se kujt duhet t’i mbajnë anën! Janë përcaktuar për Serbinë sepse kanë menduar se interesi strategjik është të përkrahet ky shtet me një të kaluar kriminale dhe me një të tashme destruktive për shtetet e rajonit në fazën më të ndjeshme të rindërtimit të paqes ! Serbët i kishin shumë të qarta synimet , të fitojnë sa më shumë duke bërë tregti me tokat e huaja ( të Kosovës )!

Dhe, fituan shumë më tepër se që pritën ; po bëhen bashkëpronarë të 30% të territorit të Kosovës në ndërkohë që kanë qerasur Maqedoninë me disa pjesë të Kosovës kurse Malin e Zi duan ta zgjerojnë për disa mija hektarë toke të Kosovës . Bakllavanë po e ruajnë për fund kur të bëhet demarkacioni me Serbinë kur ajo ( Serbia ) do të marri sa të dojë toke të Kosovës ! Kosova , përveç se humbi territorialisht dhe politikisht , u nda edhe e turpëruar duke u trajtuar sikur çifutët në prag dhe gjatë luftës së dytë botërore . Çifutët dhe pronat e tyre shënoheshin me një shenjë karakteristike dalluese sikur që edhe Kosova , ndonëse i pranuar shtet i pavarur dhe sovran nga më shumë se 110 shtete , u damkos me një fusnotë që nuk njihet në historinë e shteteve se të jetë vepruar në këtë mënyrë me një shtet ! Së paku jo deri me sot .

Si reaguam ndaj këtij poshtërimi : Ata që e kundërshtuan këtë trajtim poshtërues u cilësuan si antievropianë dhe antiamerikanë e që janë kundër proceseve integruese . Një endacake e Brukselit për të cilën u shpik një post ministror , Ministre për Dialog , atëbotë pati deklaruar se fusnota diskriminuese që i trajtonte shqiptarët si çifutë duke i veçuar ata, do të shkrihet si një fjollë bore me rrezet e para të diellit. Kjo fjollë bore , jo që nuk u shkri me rrezet e para të diellit por u bë shenjëzim mohues i pavarësisë së Kosovës duke e shndërruar Kosovën në familjen e shteteve të Evropës si një geto çifute para dhe gjatë luftës së dytë botërore . Kur Mitrovica përfundimisht u nda në Mitrovicën e Veriut ( me Rakiqin kryetar ) dhe Mitrovicën e Jugut ( me Bahtirin kryetar ) dhe kur po bëhet luftë për çdo centimetër sipërfaqe midis dy kryetarëve , të vetmit që po deklarojnë se Mitrovica po bashkohet janë favoritja e Piter Fejtit për kryetare të Kosovës , Zezdita e Brukselit dhe kryetari i Mitrovicës i cili vetëm te ne do të zgjidhej kryetar komune ( në shtetet normale do të llogaritej si vepër penale vet ideja e propozimit ) dhe askush tjetër. Rakiqi po zgjerohet territorialisht ndërsa Bahtiri po qet fall. Si arbitër për ndarjen e pleqnisë për territoret midis dy Mitrovicave po lajmërohet dhunuesi i pashpirtë dhe i pashembullt i deputetëve për disa mandate deri sa nuk e larguan nga puna punëdhënësit e tij , Barjam Gecaj që , sikur në pleqnitë tradicionale , pleqninë po e ndanë në favor të të fortit , në favor të Rakiqit! Hvala ti puno Barjame i srdaçan bratski pozdrav od Gorana Rakiça ( Faleminderit shumë Barjam dhe një përshëndetje të sinqertë vëllazërore nga Goran Rakiqi ) !

Edhe ndërkombëtarët , në planin e “ ringjalljes “ së Urës së Mitrovicës po udhëhiqen nga gjendja ekzistuese në terren ku nuk ka vend për xhaminë e shkatërruar afër kësaj Ure të famshme të Mitrovicës ! Po veprojnë njëjtë si Barjami , zëvendës i ministrit të qeverisë së Kosovës nga Republika Srpska i cili po urdhëron komunat që kanë votuar kundër Zajednicës t’i tërheqin vendimet e kuvendeve komunale ndërsa nuk e ka as edhe një kërkesë ( urdhëresë jo se jo ) për komunat që udhëhiqen nga serbët e të cilët nuk i respektojnë ligjet e Kosovës por sillen sikur të ishin komuna në Serbi ku një hajneshë në fron e merr një post të lartë institucional ! Kjo Zezdita endacake, promovuese e nepotizmit dhe turiste me para të Kosovës në hotelet më mondane të Brukselit , së fundi deklaroi se këta që po e kundërshtojnë ze-zonjën në fjalë janë të cekët nga mendja , sipërfaqësorë dhe se janë kundër integrimit në BE dhe , rrjedhimisht edhe kundër integrimit në shtëpitë publike të Amsterdamit apo Brukselit! Edita apo Zezdita është një parazite që ka mbijetuar dhe po mbijeton falë llaskucërisë së saj, vardisjes dhe dëmeve që po i shkakton Kosovës ! Asaj nuk i intereson fare Kosova dhe për të Kosova ka një sipërfaqe të ulëses së aeroplanit në buiseness class apo të një shtrati në hotelet me 5 dhe 6 yje ( fusnota ) që ajo, me shpurën e saj frekuenton çdo herë kur Serbia ka nevojë t’i përafrohet Evropsë përmes bisedimeve me këtë të paditur të cilës Kosova i intereson aq sa edhe Erdoganit Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut ! Jam i sigurt se shumë shpejt do të vjen një kohë ku e e paturpshmja e Brukselit megjithatë do të turpërohet për fyerjet që po ua drejton atyre që janë sakrifikuar në kohën kur ajo ka bërë dhe po bënë shtatë palë qejfe ! Qartazi , për Editën që llaskucërisht po e zbaton një rend dite që është kundër Kosovës , turpërimi është shprehje e panjohur qoftë edhe si folje e lëre më kategori psikologjike apo morale !

Opozita rreth 28 Nëntorit të përbashkuar : Opozita që po përpiqet t’i provokojë zgjedhjet e parakohshme , të marrë pushtetin pa kaluar nëpër procesin zgjedhor apo të bëhet pjesë e pushtetit duke përfituar nga situata , ndërhyrja e ndërkombëtarëve apo “ mëshira “ e pozitës ( në përpjekje për të mbetur në pushtet ) , vazhdimisht po kërcënohet me protesta gjithëpopullore të cilat , as vet nuk e di se kur do t’i organizojë dhe a do t’i organizojë fare! Hezitimi opozitar vjen si rezultat i pasigurisë se, nëse protesta do të jenë gjithëpopullore apo protesta të Smaljit me do shokë nga Rahoveci plus ato kryetarit të Deçanit me grupin e asambleistëve të AAK, VV dhe Nismës ! Xhafa i Kastriotit zor se do të sillte shumë protestues në Prishtinë madje nuk është e sigurt se edhe ai do të ishte pjesë e protestës . Komuna të tjera nuk e besoj se kanë ndonjë interesim për protesta “ gjithëpopullore “ . Uh, gati e harrova një komunë shumë të fortë, ate të Malishevës! Dhe këtu përfundon tregimi apo përralla! Po të kishte kapacitet opozita për protesta gjithëpopullore, moti do ia kishte krisur ! Sikur me vezë dhe gaz lotsjellës! Ate që i ka në dispozicion , po i përdorë me kapacitet të plotë. Popullin nuk e ka në dispozicion prandaj vazhdimisht po e shtyen organizimin e protestave gjithëpopullore !

Opozita tash nuk do të protestojë por ka vendosur që me 28 Nëntor , dita e Flamurit Kombëtar të cilën e duan të gjithë shqiptarët përjashtuar kosovarëve, të manifestojë kundër këtyre marrëveshjeve , Demarkacionit dhe Zajednicës ! Po llogarisin se në atë ditë festive në Prishtinë do të mblidhen shumë shqiptarë nga Kosova , Maqedonia , Mali i Zi, Lugina dhe diaspora dhe se këtë festë kombëtare ta (keq ) përdorin për qëllimet e tyre politike !

Natyrisht se është i pakundërshtueshëm fakti se këto dy marrëveshje janë jashtëzakonisht të dëmshme për Kosovën dhe si të tilla nuk duhet të pranohen por a është argument i mjaftueshëm që një festë e tillë të shfrytëzohet nga opozita e cila , për shkak të pafuqisë së saj të organizojë protesta që do të shkundnin qeverinë aktuale , një festë e shndërrojnë në fushat elektorale ! Qeveria aktuale aspak nuk është e sigurt në fuqinë e saj sa është e sigurt në pafuqinë e opozitës për ta rrëzuar këtë qeveri ! Qeveria , po e lypë në katër anët që të rrëzohet në shpinë sepse me këmbëngulje po deklaron se nuk hjek dorë nga marrëveshjet e dëmshme por nuk ka kush ta rrëzojë! Prandaj e ka komoditetin e sjelljes së shkujdesur dhe deklarimit se edhe refuzimi i anëtarësimit në UNESC-o paraqet sukses për Kosovën . Është non sens i llojit të vet dhe vetëm te ne mund të ndodhë që pas këtij dështimi flagrant, të gjitha kokat politike të mbesin të ruajtuara ! Opozita , ose duhet të përcaktohet vetëm në organizimin e protestave gjithëpopullore , ose duhet t’i kthehet punës në Kuvend. Nëse vazhdon të gjuajë vezë dhe gaz lotsjellës në Kuvend , duhet të hjek dorë nga pagat , mëditjet , veturat dhe udhëtimet jashtë vendi. Edhe pozita duhet t’i nënshtrohet procedurës së njëjtë sepse nuk është duke punuar asgjë. Politikanëve të Kosovës sot mund t’ua bësh Kosovën lesh dhe ata nuk do të reagojnë fare. Po ua preke xhepin , kuletën , privilegjet apo pozitën , nuk ta falin dot , t’i nxjerrin sytë pa e bërë fjalën dysh!

Futbolli i turpit dhe i politikës : Në një ditë të caktuar dhe datë të caktuar u luajtën ndeshjet futbollistike miqësore midis Kinës dhe Tajvanit , Koresë Veriore dhe Koresë Jugore , Vietnamit të Veriut dhe Vietnamit të Jugut, Gjermanisë Perëndimore dhe Gjermanisë Lindore , Sudanit të Veriut dhe Sudanit të Jugut dhe Kosovës dhe Shqipërisë . Të gjitha ndeshjet u zhvilluan në një atmosferë të ngrohtë , miqësore dhe thuaja vëllazërore . Ishte sikur të luheshin ndeshjet midis pjesëtarëve të popujve të njëjtë por të ndarë në mënyrë të dhunshme . Të gjitha përfunduan me rezultat 2:2. Turp, turp dhe turp!

Vdes Kushtrim Krasniqi

0

Kushtrim Krasniqi nga Damaneku i Malishevës nuk ka arritur t’i përballojë plagët që mori nga aksidenti me traktor të shtunën në mbrëmje.

Burime nga të afërmit e Kushtrimit, i kanë thëmë portalit “MalishevaPress” se Kushtrimi ka ndërruar jetë sot në ora 10:00 në QKUK..

Varrimi do të bëhet sot në fshatin e tij të lindjes/PrizrenPress.com/

Zemërimi i Perëndisë

0

Shkruan: Enver Sulaj 

Kur u zemërua perëndia
Pse e lejoi Adamin
të mbulonte mëkatin me gjethe

Ta linte lakuriq më mirë
që të mos mashtronte veten
as të tjerët
me moralin e tij

Veseli-Opozitës: Mos abuzoni me Kuvendin

0

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nuk ka treguar nëse do të ftohet sërish sigurimi apo seanca do të mbahet në ndonjë sallë tjetër në rast se opozita vazhdon ta bllokojë edhe nesër punën e Kuvendit e ku parashihet të diskutohet miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm, 2016.
Veseli pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka treguar se përfaqësuesit e partive të koalicionit kanë shqetësimin e tyre për imazhin që po përcillet prej Kuvendit dhe kanë kërkuar sigurimin e kushteve për mbarëvajtjen e punës në Kuvend.

“Kisha kërku nga opozita të jenë më të sinqertë dhe të mos na abuzojnë sepse s’u kemi borxh”, tha kryeparlamentari, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, nënkryetarja nga radhët e VV’së, Aida Dërguti, gjatë mbledhjes ka pohuar se qëndrimi i opozitës është se vazhdon të mos pranojë asnjë lloj komunikimi.

“Përgjegjësia bie në opozitën”, tha Veseli.

Ndryshe, Kryesia e Kuvendit ka vendosur se nesër nga ora nëntë do të mblidhet Kuvendi i Kosovës me të vetmen pikë të rendit të ditës – Miratimi i Buxhetit për vitin 2016. /GazetaExpress

Valona Poniku kërkon ndihmë për shërim

0

Valona Poniku nga fshati Malësia e Vërrinit kërkon ndijhmë nga institucionet dhe njerëzit vullnet mirë. Ajo është nxënëse e Shkollës së Mesmë “Ymer Prizreni” në Prizren.

Letra e plotë e Vaona Ponikut

Vendosa që bashkë me miqtë e mi të ndaj këtë dhimbje.-Isha shumë evogël kur mësova që e kisha një sëmundje Skulioze. I dëgjoja prindërit e mi derisa bisedonin fshehtas meje , po thoja me vete , që pse thojnë që jam e sëmmurë,pasi unë nuk kisha filluar akoma të vëreja deformimin në trupin tim. Çdo ditë e më shumë që rritesha filloja të ndjeja dhimbje të shpines, por ,asnjëherë nuk mendoja që do vija deri në këtë pikë. Fillova të bëja vizita në çdo klinik që më jepej mundësia, por përgjigja ishte e njëjtë. Gati të gjithë mjekët duke ma gjuajtur dosjen me raporte mjekësore mbi tavolinë me thonin që” ky operim nuk bëhet as në Kosovë as në Shqipëri”. U ndjeva sikur gjithçka për mua mori fund, por fal nënës sime, e cila nuk hoqi dorë kurrë duke trokitur në dyer të ordinancave të mjekëve të ndryshëm, doli një mjek zemërmirë (Xhavit Gashi) i cili hulumtoi në disa spitale evropiane, dhe tha që ky operim bëhet jashtë vendit dhe ka shumë gjasa që ti të përmirësohesh. Duke shpresuar qe një ditë do të jam mirë, fluturova nga gëzimi , por, në një moment mu ndal buzëqeshja në fytyrë! Operimi im kushtonte shumë dhe nuk kishim mundësi për atë çmim që caktuan ata.

Më mbetën në mendje fjalët e fundit të komisionit gjatë kontrollit që bëra herën e fundit në Prishtinë ” Ti Valona, nëse nuk e bënë këtë operim, mund të përfundosh në karrocë të invalidëve”. U mërzita tejmase, por prap vazhdova jetën si gjithë të tjerët. Lotët e mi nuk kanë të ndalur, por mundohem mos ti shfaq para familjes time. Nuk kam dëshirë që karroca të mbetët shoqja ime e jetës. Unë me ndihmën e njerëzve të vullnetit të mirë dhe atyre që humanizmin e kanë në shpirt, shpresoj që do të realizohet operimi i domosdoshëm. Më zhgënjen dhe një fakt. Jam shumë e zhgënjyer nga Shteti im, Shteti në të cilin mendoja se do të bënte më shumë për fëmijet me sëmundje të rënda. Ai na zhgënjeu ,pasi që nga kjo Qeveri qe po e pres ndihmën e tyre bëjnë sikur nuk dëgjojnë. Bëjnë sikur nuk shohin , dhe mbyllin sytë para realitetit. Un nuk flas vetëm për veten time, por në emër të gjithë fëmijëve që kanë nevojë për ndihmë, që kjo Qeveri ti merr parasysh lutjet tona. Mos të na ndalin buzeqeshjën le tu mundësojnë luleve të freskëta që të lulëzojnë në Kosovën tonë të lirë.

Le të na ndalet ky lot ,kjo dhimbje që na është bërë ankth në shpirtat tanë. Çdo ditë i lutem Zotit dhe i falënderohem atij , pasi që akoma heci me këmbët e mia, por ju lutem të gjithë atyre që e lexojnë rrëfimin e jetës time mos të më keqkuptojnë, sepse në një farë mënyre doja ta ndaj këtë dhimbje që ma shkatrron shpirtin s’bashku me ju. Një ditë unë do mund ta mbaroj shkollën dhe të bëhem një njeri me vlera që do ta përkrah shtetin tim, do t’i përkrah fëmijët që kanë nevojë për ndihmë, prandaj ju përshëndes miq të mi, shok dhe shoqe te mia . Bashkëadhetar të fshatit tim, dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë , më ndihmoni me aq sa keni mundësi, që unë Valona mos të mbes brenda katër mureve e lidhur në një karrocë , por le të më kthehët ajo buzëqeshje që e kam humbur tash e sa vite .Me respekt nga Valona , dhe ju faleminderit të gjithëve që u bërët pjesë e jetës time.
Numri i xhirollogarisë :Raiffeisen Bank: 1502031002317128
Për transer nga Diaspora Sëift Kodi: RBKOXKPR
(SMS ne Vala 55944 (1euro) )
/TVPZ/

Dy persona nga Prizreni, shpëtojnë nga gjuajtjet e gjahtarëve

0

Dy persona nga Prizreni janë ankuar se derisa kanë qenë duke peshkuar predhat e armeve kanë rënë afër tyre.
Sipas tyre, tre të dyshuar kanë shtënë disa herë me armë zjarri.

“Sipas viktimave predhat e armës kishin ardhur në drejtim të tyre. Njësiti policor ka shoqëruar tre të dyshuarit në stacionin policor dhe nga ata janë konfiskuar tri pushkë gjuetie dhe 17 fishekë të kalibrit 12 mm”, njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/