Meta: Të pastrojmë politikën nga kriminelët

Ilir Meta njohu kritikat për nivelin e përfaqësimit të qytetarëve përmes të zgjedhurve të forcave politike në sallën e Kuvendit, duke deklaruar se LSI do të mbajë larg radhëve të saj personat me rekorde kriminale.

Në mbledhjen e radhës të Kryesisë së LSI-së, Ilir Meta nxiti edhe njëherë tjetër klasën politike që të përmbyllë sa më parë procesin e dekriminalizimit dhe të dalin me një ligj konkret.

“LSI përkrah fuqimisht platformën e dekriminalizimit dhe distancohet nga çdo individ me rekorde kriminale që mund të jetë në radhët e saj, apo që synon të anëtarësohet në LSI. Për ne, platforma e dekriminalizimit duhej të ishte miratuar dje dhe jo nesër në Kuvend. Jemi të angazhuar për të përshpjetuar këtë proces që t’i heqim vendit tonë një njollë të pamerituar për shkak të politikës”, tha Meta.

Mbledhja e Kryesisë së LSI-së ishte thërritur nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force, Luan Rama, për të diskutuar platformën e re, që sipas Metës rrit transparencën ndaj publikut për financat e partisë./ Top Channel

Më Shumë

ATK: Nga 1 qershori, s’ka më pagesa cash mbi 2 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se nga data 1 qershor, pagesat mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen...

“Nga fusha e blertë në vijën e frontit…” – Munishi nderon ish-futbollistin e Lirisë, Përparim Thaçi

Trajneri i Lirisë, Ismet Munishi, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit prizrenas dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaçi, me një mesazh emocional të publikuar në...

Lajmet e Fundit