15.8 C
Prizren
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Opozita kërkon anulim të seancës thonë se situata mund të eskaloj

Partitë opozitare i kanë bërë thirrje kryesisë së Kuvendit që të anulojnë seancën parlamentare të paraparë për nesër. Thanë se janë të vendosur që puna në kuvend të mos normalizohet derisa Qeveria të tërheqë nënshkrimin nga marrëveshja me Serbinë për asociacionin dhe nga ajo për demarkacionin me Malin e Zi. E për çdo eskalim të situatës nesër, përgjegjës e mbajnë Kadri Veselin, Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin.

Në një konferencë të përbashkët për media, shefat e grupeve parlamentare të tri partive opozitare, kërkuan anulimin e seancës, e cila, sipas tyre, është një provokim për ta dhe e njëjta do ta thellojë krizën në vend. Nuk treguan se në çfarë forme do të përpiqen të pamundësojnë zhvillimin e seancës, veçse thanë se nuk tërhiqen nga qëndrimet e tyre në këtë drejtim.

Shefja e grupit parlamentar të Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami tha se thirrjet për seanca të tilla janë të papranueshme për opozitën.

Sipas saj, seanca për buxhetin nuk është e domosdoshme të mbahet nesër, pasi që për të ka kohë deri në fund të vitit.

Valdete Bajrami: Për çdo eskalim përgjegjësia mbetet tek kryetari i Kuvendit

“Ju e dini që çështja e buxhetit nuk është me rëndësi, ose nuk është me urgjencë që të miratohet në këto moment, ajo ka mundësi që deri në fund të vitit të ketë një seancë të tillë. Por pikërisht, thirrja për një seancë të jashtëzakonshme tregon që vendi nuk është në një situatë normale, vendi është në krizë, dhe thirrja për séance të jashtëzakonshme ose të rregullta do ta thellojë edhe më tepër krizën. Për çdo eskalim ose për çdo gjë që mund me ndodhë, përgjegjësi kryesor kanë me qenë Kryetari i Kuvendit, kryeministri dhe kryetari PDK-së”, tha ajo.

Ndërsa, Glauk Konjufca i Vetëvendosjes, tha se thirrja e seancës së nesërme është provokim i qëllimshëm dhe thellim i krizës në të cilën ka hyrë vendi.

Glauk Konjufca: Nuk ka punë të qeverisë në kuvend, pa tërheqjen e nënshkrimeve

“Jemi plotësisht të bindur që përderisa qeveria të mos të tërheqë nënshkrimet prej këtyre dy marrëveshjeve, ne jemi të përcaktuar që ta pamundësojmë punën e Qeverisë së Kosovës brenda Kuvendit të Republikës. Deri më tash nuk kemi parë kurrfarë reagimi nga qeveria që tregon s e ata mendojnë që kanë gabuar, ata janë të bindur që kanë nënshkruar marrëveshje të mira, opozita është e bindur që pozitën a ka sjellë marrëveshje të këqija, dhe zgjidhje tjetër nuk ka derisa qeveria mos të reflektojë dhe tërhiqet nga këto dy marrëveshje”, tha ai.

Pas deklaratave të kryekuvendarit, Kadri Veseli, se nesër, në rast bllokade do të ketë veprime në bazë të rregullores së Kuvendit, Konjufca tha se përdorimi i forcave të sigurisë është shpallje e një luftë të hapur ndaj opozitës.

Glauk Konjufca: Përdorimi i policisë, shpallje lufte opozitës

“Ky përdorim i deputetëve që të vihet deri tek përdorimi i forcave të sigurisë, të policisë në këtë rast, Brenda Kuve ndit të Kosovës, ne mendojmë që është shpallje e një luftë të hapur ndaj opozitës, e cila nuk i është nevojitur Kosovës. Për herë të dytë përdorimi i policisë brenda sallës së Kuvendit unë mendoj që do t’i bënte gjërat më keq sesa janë, mendoj që do ta përshkallëzonte krizën”, tha ai.

E pyetur se a do të hedhin nesër gaz lotsjellës, shefja e grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, tha se do të veprojnë konform situatës së krijuar aty.

Donika Kadaj-Bujupi: Nesër do të veprojmë konform situatës së krijuar

“Në të gjitha format dhe rrethanat përpjekjet tona për të mbrojtur Kosovën dhe veprimet tona për të mbrojtur Kosovën, do të jenë konform situatës së krijuar. Prandaj, po kërkojmë që seanca e nesërme të anulohet, që mos të shohim skena të reja të krizave të prodhuara në parlament”, th a ajo.

Opozita e bashkuar edhe një herë përsëriti se është e vendosur për kundërshtimin e marrëveshjeve me Serbinë, atë për Asociacionin dhe demarkacionin me Malin e Zi.

Në anën tjetër, kryesia e Kuvendit, bëri të ditur sot se nesër do të mbahet seancë plenare me të vetmen pikë të rendit të ditës, atë të projektligjit për buxhetin 2016.

Më Shumë

Zbulohen rreth 500 bimë kanabisi në pronën e mërgimtarit në Rahovec

Në fshatin Celinë të Rahovecit  një mërgimtar ka gjetur plot bimë të kanabisit në pronën e tij, të cilët sipas informacioneve të para nuk...

Përfundon shtrimi i shtresës së parë me asfalt në aksin rrugor që lidh fshatrat Novakë dhe Shpenadi

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se sot është përfunduar shtrimi i shtresës së parë me asfalt në aksin rrugor që lidh fshatrat Novakë dhe...

Lajmet e Fundit