Nisin hetimet për haraç ndaj një personi në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka marrë vendim për nisjen e hetimeve ndaj një personi në Prizren, i cili dyshohet se ka veprën penale të grabitjes.

“Departamenti i Krimeve të Rënda, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, kundër të pandehurit V. H., për shkak të dyshimit të arsyeshëm se më datë 14 nëntor 2015, duke e përdorur forcën respektivisht kanosjen serioze, ka përvetësuar pasurinë e personit B. K., me qëllim që vetes t’i sjell dobi pasurore të kundërligjshme. Me këtë veprim, i pandehuri ka kryer veprën penale të grabitjes nga neni 329 paragrafi 1, të KP-së”, thuhet në njoftm.

Pasi që i dëmtuari ka njoftuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin, dhe ka bashkëpunuar me ta, Policia ka arritur ta ndalojë e më pas ta arrestojë të pandehurin V. H.

Gjatë kontrollimit paraprak të Policisë, në automjetin e tij kanë gjetur një pistoletë, të cilën, i njëjti e mbante në kundërshtim me ligjin mbi armët. Me këtë i pandehuri ka kryer veprën penale nga neni 374 paragrafi 1, të KP-së.

Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake të Departamentit të Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prizren, për caktimin e masës së paraburgimit prej tridhjetë ditësh (30 ditë).

Më Shumë

“Oldtimer-ët” në Prizren – Makina “arkaike” në qytetin e vjetër

Qytetit të vjetër të Prizrenit i është shtuar një atmosferë e veçantë me ekspozimin e makinave të vjetra, të njohura si “oldtimer”. Në sheshin “Shadërvan”...

‘Transferimi i vitit’, Xhaka vlerësohet edhe nga BBC-ja

Pak ditë pasi “The Athletic” e ka vlerësuar si transferimin më të mirë të Premierligë për edicionin 2025/26, Granit Xhakës i është dhënë çmim...

Lajmet e Fundit