Home Blog Page 6881

Në Prizren arrestohet një person

0

Një person është arrestuar në rrugën “Qazim Berisha” në qytetin e Prizrenit.

Policia bën të ditur se i dyshyari është arrestuar në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren dhe i njëjti është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com

Opozita e nis me paraqitjen e nënkryetarëve para mediave

0

Opozita s’e ka ndërmend të ndalet në kundërshtimin e Qeverisë dhe punës së saj, as gjatë vitit 2016.

Edhe për këtë vit kanë paralajmëruar aksione e bllokada të cilat pritet të bëhen të ditura në njërën nga paraqitjet e shpeshta të zyrtarëve qeveritar para mediave.

Sot, në ditën e katër të vitit 2016 Vetëvendosje, AAK dhe Nisma kanë thirrur një konferencë shtypi në AAK, me fillim në ora 13:00. Aty do të paraqiten nënkryetarët e këtyre subjekteve opozitare ku do të flasin për hapat e ardhshëm.

Sigurisht, vendimi përfundimtar për veprimet e opozitës pritet t’u lihet liderëve, në një takim tjetër pas disa ditësh. /Politiko.net

Të shtëna armësh në Prizren

0

Afër një lokali në Prizren raportohet për të shtëna armësh.

Ngjarja ka ndodhë mbrëmë rreth orës 23 e 5 minuta, njofton policia.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar tri gëzhoja kalibri i panjohur, ndërsa nuk kanë hasur në ndonjë person të dyshuar. /PrizrenPress.com

Guns N’Roses ribashkohen në 2016

0

Thashethemet duket se janë të vërteta: Grupi legjendar Guns N’ Roses do të ribashkohen për një tur botëror në vitin 2016. Lajmi vjen nga miq të afërt të pjesëtarëve të grupit, pavarësisht mosmarrëveshjeve ndërmjet Axl Rose dhe kitaristit të famshëm Slash.

Megjithatë në një intervistë të fundit, Slash u shpreh se nuk ka “armiqësi mes kolegeve”. Por sipas tij e vetmja gjë që ndodh pas ndarjes së një grupi, është ftohja dhe prishja e harmonisë së krijuar mes tyre.

Ndonëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar, fansat e Guns N’Roses po presin ndonjë njoftim të radhës për bileta të grupit rock.

Spekulimet janë shtuar teksa ata kanë nisur shitjen e produkteve të ndryshme që mbajnë të stampuar logon e tyre.

Guns N’ Roses kanë shitur më shume se 100 milionë albume në mbarë botën.

Vetëvendosje në Prizren, mobilizohet për protestën e 9 janarit

0

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, ka filluar të mobilizohet për protestën e 9 janarit.

Aktivistët e VV-së, kanë mbajtur takim mobilizues me qytetarët e lagjes “Tusus” në Prizren.

Në këtë tubim para qytetarëve kanë folur aktivistët dhe kuvendarët e VV-së. Ata kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 9 janarit, që do të mbahet në Prishtinë, për t’I kundërshtuar marrëveshjet për ”Zajednicën” dhe Demakracionin me Malin e Zi./PrizrenPress.com

Mustafa e Thaçi dështuan, ekipi negociator të rikonfigurohet

0

Marrëveshjet e dëmshme në Bruksel, kërkohet përgjegjësi për shkeljet e Kushtetutës

Arritja dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të dëmshme në interes të vendit gjatë bisedimeve gati trevjeçare në Bruksel, mes Prishtinës dhe Beogradit, me ç’rast finalja rezultoi me një marrëveshje për Asociacionin e vlerësuar në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, sipas njohësve të rrethanave politike, deputetëve dhe analistëve politikë, paraqet nevojën e domosdoshme të llogaridhënies dhe përgjegjësisë, jo vetëm nga ana e dy aktorëve kryesorë, kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij Hashim Thaçit.

Ata bëjnë përgjegjës tërë ekipin negociator që ka përfaqësuar Kosovën në Bruksel për shkeljet kushtetuese. Sipas njohësve të këtij procesi, në vijimësi të këtyre bisedimeve për këtë vit, Kosovës i duhet një ekip i ri negociator për bisedat me Serbinë, duke rinegociuar një marrëveshje të re për Asociacionin çfarë e mundëson Kushtetuta e vendit me një grup të ri negociator dhe jo më me ish-grupin, i cili qëllimshëm ka tradhtuar interesat e vendit, duke shkelur Kushtetutën vetëm për të kënaqur orekset shkatërruese të Serbisë kundër Republikës së Kosovës, që ajo kurrë mos të mund të funksionojë si Republikë e pavarur, ngase Marrëveshja e ka sjellë Serbinë brenda Kosovës, ngase ekipi i deritanishëm ishte vetëm një grup servilësh dhe nënshtrues ndaj Beogradit e ndërkombëtarëve, i padinjitet dhe shkelës recidivist i ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

“Është e domosdoshme që jo nga tani, por edhe për kohën e së kaluarës, që nga fillimi i bisedave të ashtuquajtura teknike, e që më vonë dolën politike, duhet të japin përgjegjësi të gjithë ata që ishin pjesë e procesit, jo vetëm Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa. Këtu nuk duhet lënë anash gjithë grupin negociator, të cilët pa hezituar fare dhe pa iu dhimbsur Kosova e shkelën dhe e katandisën sovranitetin e këtij shteti”, thotë analisti Ali Hertica. /Kosova Sot

Gjykata Speciale gjykon individë, jo UÇK-në

0

Gjykata Speciale nuk po themelohet për të gjykuar luftën e Kosovës për liri, por për disa individë.

Kështu ka thënë ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, në pjesën e dytë të intervistës dhënë gazetës “Zëri”.

Ai rikujton raportin e Marty-t, duke thënë se “në këtë raport, i cili e ka nisur tërë këtë para 4-5 vjetëve, flitet për një numër relativisht të vogël të individëve.

Dhe mendoj se duhet të përqendrohemi në këtë se kjo është për një numër relativisht të paktë të individëve, e jo për luftën e Kosovës për liri”, ka shtuar Delawie.

Ai ka bërë të ditur se SHBA-ja e përkrah Gjykatën Speciale dhe është me rëndësi të qartësohet se çka është e çka nuk është ajo. “Ideja e kësaj Gjykate, është se do të ndjekë penalisht një numër relativisht të vogël të individëve, të cilët janë akuzuar se kanë kryer krime specifike.

Pra, nuk ka të bëjë me vënien në pyetje të luftës së Kosovës për pavarësi apo diçka të tillë”, ka shtuar ambasadori amerikan në Kosovë.

Ai shpreson që gjithçka të vihet në vijë shpejt. Janë ende disa hapa ligjorë që duhen të ndërmerren lidhur me Gjykatën. “SHBA-ja e ka siguruar kryeprokurorin për këtë Gjykatë, që është vendosur në Holandë. /Zëri

Ymeri: Protesta e 9 janarit edhe me metoda të tjera

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, ka thënë se protesta e 9 janarit është goditja përfundimtare ndaj dy marrëveshjeve; Asociacionit të komunave serbe dhe Demarkacionit me Malin e Zi.

“Do të ketë protestë me metoda, që i kemi parë deri më tani, por edhe me metoda të tjera, të cilat nuk i kemi përdorur. Protesta e 9 janarit është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse do të duhej të ishte goditja përfundimtare ndaj këtyre marrëveshjeve dhe, në anën tjetër, do të niste një proces të ri të të protestuarit kundër kësaj qeverie, të përbërë nga shkelës të Kushtetutës. Këta e kanë mundësinë e dorëheqjes nga pozicionet e tyre, kanë arsye të bollshme për të dhënë dorëheqje, veçanërisht për shkak të këtyre shkeljeve ndaj Kushtetutës, mirëpo nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, atëherë natyrisht që qytetarët e Republikës do t’i detyrojnë këta të largohen nga pushteti”, ka thënë Ymeri në një intervistë për Top Channel.

Ai ka thënë se Kosova është kthyer në një mjedis antidemokratik, ku nuk janë marrë parasysh debatet e shumta dhe, si pasojë, protesta mbetet metoda e vetme e kundërshtimit. Ymeri ka deklaruar se Kosova nuk do të lejojë që të qeveriset nga njerëz të cilët shpërfillin Kushtetutën, pasi kjo do të çonte në “bosnjëzimin” e vendit, ndaj sipas tij, duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Ai është shprehur i bindur se, nuk do të lejohet themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, veçanërisht tani që ekziston një situatë tjetër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Tashmë, pas aktgjykimit, natyrisht që kemi edhe një përmasë të re të kësaj situate. Është vlerësuar që kryeministri dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, me veprimet dhe nënshkrimet e tyre kanë shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Për hir të demokracisë dhe sovranitetit në Kosovë, nuk duhet të lejojmë që ata, të cilët janë konstatuar si shkelës të Kushtetutës, të vazhdojnë të mbesin në pozicionet e njëjta. Pra, largimi i kësaj qeverie nga pushteti është kusht i domosdoshëm për t’i hapur rrugë një procesi demokratik, që do të duhej të ndodhte në Kosovë”, ka thënë Ymeri.

Xhabir Hamiti, për përdhosjen e varreve në Romajë: Motiv i ultë për të ndarë e përçarë

0

Profesori i Fakultetit të Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, ka reaguar nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, pas dëmtimit të varrezave katolike në Romajë.

Ai këtë veprim e ka quajtur si të ulët dhe se duhet të gjykohet nga të gjithë ne. E dëmtuesit i ka quajtur si mos dashamirës të paqes, stabilitetit e harmonisë fetare e qytetare të vendit dhe kombit tonë

Shkrimi i plotë i tij:

PËRDHOSJA E VARREZAVE ËSHTË AKT I ULËT, I CILI DUHET TË GJYKOHET NGA TË GJITHË NE

Dëmtimi, shkatërrimi si dhe përdhosja e varrezave, të kujtdo qofshin ato, është akti më i ultë që dora e njeriut mund t`a bëjë.

Të gjithë dhe pa dallim, duhet të kuptojmë se, ashtu siç jeta e njeriut është e shenjtë dhe e shtrenjtë në të gjallë të tij, ashtu duhet të konsiderohet e çmohet edhe varri çdonjërit edhe pas largimit të tij nga kjo botë.

Kushdo që mund të ketë bërë aktin e shëmtuar të përdhosjes së varrezave në Romajë, ai mund të jenë gjithçka tjetër, por kurrsesi nuk mund të jetë dashamirës i paqes, stabilitetit dhe harmonisë fetare e qytetare, të vendit dhe kombit tonë.

Tentativa të tilla, për të dëmtuar respektin dhe harmoninë e ndërsjellë fetare ndërshqiptare shumë shekullore, të cilën shumë fqinjë tanë, por edhe më gjerë e kanë shikuar më xhelozi si vlerë të rrallë, ka pasur edhe në të kaluarën, mirëpo vigjilenca si dhe vetëdija e lartë e prijësve fetar dhe popullit tonë mbarë, shpejtë i ka identifikuar qëllimet dhe prapavitë e shtisëve dhe flakvënësve të kauzës tonë, kështu që, asnjëherë nuk kanë rënë nën grackën e tyre djallëzore.

Prandaj, as sot, askush mos të mendojë se ne nuk i kuptojmë qëllimet dhe prapavitë e akteve të tilla, me motive tepër të ulëta, të cilat nga qielli shihen se janë krijuar e ekzekutuar për të ndarë e përçarë bashkëjetesën tonë ndërfetare si dhe për të krijuar konflikt religjioz eventual mes komuniteteve tona religjioze.

Si ndaheshin filozofët nga të dashurat e tyre

0

Edhe mjeshtërit e mendimit kanë pasur problemet e tyre në jetën në çift. Ndarjet e sotme nëpërmjet mesazheve telefonike nuk janë edhe aq të “reja”. Para teknologjisë ekzistonte letra dhe filozofët e kanë përdorur më së miri këtë mënyrë ndarjeje.

“Unë pi, pra jam… i dehur! Ha! Mendoja se do të ishte më e lehtë pas gjashtë gotave me verë, por prapë qenka e tmerrshme! Bota duket më e vogël pa praninë tënde dhe… jo, më mirë t’ia nis nga e para.

Filozofia është si një pemë me degë që ndahen nga trungu. Ti je si një gëmushë, e vogël dhe e këndshme, por vetëm kaq. E kupton se çfarë dua të të them?”

Dekarti

***

“Marrëdhënia jonë ka kaluar në tri faza. E para ishte estetike. Ndërsa ecja në një nga rrugët e mia të preferuara në Kopenhagë të pashë kur po zbrisje nga karroca dhe të dëshirova në çast. Faza e dytë ishte etike. Megjithëse të përpija me sy, isha i ndërgjegjshëm që ti ia kishe zbuluar hiret e tua, shpirt e trup, mikut tim të mirë Hans dhe e dija se ai do të tërbohej nëse do ta provoja me ty. Faza e tretë dhe e fundit është fetare. Nuk ma ndjente shumë për Hansin, kështu që të josha. Megjithatë, të dy kemi bërë një mëkat shumë të madh dhe duhet t’i japim fund kësaj lidhjeje amorale. Zoti të bekoftë!”

Søren Kierkegaard

***

Sartri për Simone de Beauvoir

“E dashura ime, pasi vizitova ekspozitën e Balzakut e kuptova menjëherë çfarë duhet të bëj. Jam kaq shumë i dashuruar me ty e në të njëjtën kohë të përçmoj. Mundohu të më kuptosh, mendoj për ty në ato momentet e vogla, si p.sh. kur një ketër përshkon me vrap rrugicën apo kur një i pastrehë kënaq veten në shkurret e Tuileries. Mbase është koha të gjesh dikë tjetër, që të ndajë të njëjtin interes me ty për eksperiencat treshe”.
Jean-Paul Sartre

***
“J.P., je gomar”,—Simone de Beauvoir.

***

“Gjatë gjithë marrëdhënies tonë ndihesha kaq mjerueshëm. Tani e kuptoj se më ke përdorur për qëllimet e tua. E se sa keq më bën të ndihem? Është koha të reflektosh mbi kuptimin e ligjit universal… dhe mjaft më me atë gjuhë! E urreja”.

Emanuel Kant

***

A e mban mend atë ditën me patat? Ishte ftohtë dhe binte shi, dhe qielli ndjellakeq u përpoq të vulosë fatin tonë me secilin shkulm ere. Ne rendëm drejt strehës më të afërt, aty ku ndeshëm një familje patash dhe më kujtohet që të shihja dhe mendoja: “Kjo nuk mund të zgjasë”. Por a ka gjë që zgjat? Më dëgjo kur të them se pikërisht ashtu si një bletë braktis lulen e saj pasi përfundon pllenimi, ashtu edhe ti duhet të vazhdosh përpara ose të zbresësh poshtë. Një ditë, jo edhe aq të largët, do të takosh një burrë dhe ai do të ngrihet si feniksi nga hiri, ndërsa unë shpresoj shumë që nuk do të të ngjisë sifilizin”.

Friedrisch Nietszche