Xhabir Hamiti, për përdhosjen e varreve në Romajë: Motiv i ultë për të ndarë e përçarë

Profesori i Fakultetit të Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, ka reaguar nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, pas dëmtimit të varrezave katolike në Romajë.

Ai këtë veprim e ka quajtur si të ulët dhe se duhet të gjykohet nga të gjithë ne. E dëmtuesit i ka quajtur si mos dashamirës të paqes, stabilitetit e harmonisë fetare e qytetare të vendit dhe kombit tonë

Shkrimi i plotë i tij:

PËRDHOSJA E VARREZAVE ËSHTË AKT I ULËT, I CILI DUHET TË GJYKOHET NGA TË GJITHË NE

Dëmtimi, shkatërrimi si dhe përdhosja e varrezave, të kujtdo qofshin ato, është akti më i ultë që dora e njeriut mund t`a bëjë.

Të gjithë dhe pa dallim, duhet të kuptojmë se, ashtu siç jeta e njeriut është e shenjtë dhe e shtrenjtë në të gjallë të tij, ashtu duhet të konsiderohet e çmohet edhe varri çdonjërit edhe pas largimit të tij nga kjo botë.

Kushdo që mund të ketë bërë aktin e shëmtuar të përdhosjes së varrezave në Romajë, ai mund të jenë gjithçka tjetër, por kurrsesi nuk mund të jetë dashamirës i paqes, stabilitetit dhe harmonisë fetare e qytetare, të vendit dhe kombit tonë.

Tentativa të tilla, për të dëmtuar respektin dhe harmoninë e ndërsjellë fetare ndërshqiptare shumë shekullore, të cilën shumë fqinjë tanë, por edhe më gjerë e kanë shikuar më xhelozi si vlerë të rrallë, ka pasur edhe në të kaluarën, mirëpo vigjilenca si dhe vetëdija e lartë e prijësve fetar dhe popullit tonë mbarë, shpejtë i ka identifikuar qëllimet dhe prapavitë e shtisëve dhe flakvënësve të kauzës tonë, kështu që, asnjëherë nuk kanë rënë nën grackën e tyre djallëzore.

Prandaj, as sot, askush mos të mendojë se ne nuk i kuptojmë qëllimet dhe prapavitë e akteve të tilla, me motive tepër të ulëta, të cilat nga qielli shihen se janë krijuar e ekzekutuar për të ndarë e përçarë bashkëjetesën tonë ndërfetare si dhe për të krijuar konflikt religjioz eventual mes komuniteteve tona religjioze.

Më Shumë

Aksident në autostradën për Prizren, vetura rrokulliset në mes të rrugës

Një akisden trafiku ka ndodhur para pak minutash në autostradën për Prizren. Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë dy vetura. Ende nuk...

Drini i Bardhë e mbyll sezonin me spektakël, 7:0 ndaj TOP Footballit

Drini i Bardhë e ka mbyllur sezonin e parë në Ligën e Dytë me një fitore të thellë, duke mposhtur TOP Footballin me rezultat...

Lajmet e Fundit