Home Blog Page 6895

Begaj: Rezultatet, tregojnë se kemi punuar

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se rezultatet e punëve, janë treguesi dhe vlerësimi më i mirë i punës sonë gjatë këtij viti.

Ai thotë se është munduar maksimalisht t’i realizojë objektivat për këtë vit, gjë që sipas tij, ja ka arritur, duke i realizuar projektet e parapara, por edhe duke filluar me disa projekte tjera.

“Rezultatet e punëve tona, janë treguesi dhe vlerësimi më i mirë i punës sonë gjatë këtij viti. Janë dhënë disa vlerësime të organizatave të ndryshme, që monitorojnë punën e komunës dhe vlerësimi i dalë, deri më tani është pozitiv, por kjo nuk duhet të na kënaq, prandaj, kërkoj që në vitin e ardhshëm të jemi edhe më të angazhuar”, tha Begaj, në fillim të mbledhjes së fundit të rregullt të Këshillit të Drejtorëve.

“Jam munduar maksimalisht ti realizojmë objektivat për këtë vit, gjë që mendoj se ja kemi arritur, duke i realizuar projektet e parapara, por edhe duke filluar me disa projekte tjera, dhe këtë e kemi arritur, falë punës së përbashkët me të gjitha drejtoritë”.

Begaj kërkoi nga drejtorët komunal që në vitin e ardhshëm të jenë edhe më të angazhuar, në realizimin e projekteve.

“Kërkoj që në vitin e ardhshëm të jemi edhe më të angazhuar, në realizimin e projekteve, por mbi të gjitha, në ofrimin e shërbimeve sa më të mira për të gjithë banorët e Komunës së Malishevës”, tha Begaj, duke i porositur përgjegjësit e drejtorive komunale, për angazhim edhe më të madh në vitin 2016.

Në këtë vit, Komuna e Malishevës, duke u bazuar në të dhënat e publikuara nga disa organizata, që e monitorojnë punën e komunave, si KDI, GAP dhe “EC Ma Ndryshe”, është renditur në vendin e parë në regjion për transparencë, për realizimin të premtimeve, si dhe ndër të parët në vend, në realizimin e buxhetit, në investime kapitale, në investimin e të hyrave vetanake në projekte, dhe të tjera. /PrizrenPress.com

Begaj me drejtore

Ndërron jetë Stevie Wright

0

Stevie Wright, njeriu i parë i rock bendit The Easybeats, ka vdekur në moshën 68 vjeçare.

Artisti ishte njëri nga interpretuesit më të dashur të Australisë gjatë vitit 1960.

Ai thuhet të jetë nxituar në spital në New South wales të shtunën, ndërsa vdiq të dielën.

Grupi ishte i famshëm për shumë këngë, duke përfshirë: “Friday On My Mind”, “Sorry”, She’s so Fine”, “Wedding Ring”, dhe “Good Times”, dhe të tjera.

Stevie Wright

Ueb-faqet e komunave, joserioze dhe pa përmbajtje

0

Instituti për Kriminologji dhe Kriminalistikë (ICCJ) në Kosovë, ka bërë një hulumtim-analizë dy vjeçare mbi funksionalitetin, përmbajtjen e informatave dhe lehtësinë e qasjes në ueb faqet zyrtare të komunave të Kosovës.

Nga ky hulumtim, ICCJ ka gjetur se ueb faqet zyrtare të komunave në Kosovë përveç se kanë mangësi në përmbajtjen e tyre, ato kanë edhe mungesë serioziteti dhe mos përgjegjësi në listim të e-mailave zyrtarë të zyrtarëve komunal.

Po ashtu, ICCJ ka konstatuar se tri komuna me shumicë serbe ajo Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit, ueb faqet e tyre zyrtare i kanë në konstruksion tash e dy vite dhe kjo tregon pa përgjegjësi ndaj qytetarëve të këtyre komunave dhe mos gatishmëri për të pranuar formatin standard që e kanë edhe komunat tjera në Kosovë.

Kurse një ngecje tjetër në përmbajtje të ueb faqeve komunale është edhe ai i përditësimit të informatave në gjuhët zyrtare duke publikuar informacione vetëm në gjuhën e shumicës që graviton në atë komunë dhe duke lënë anash qytetarët e etnive tjera që jetojnë në Kosovë.

“Sa i përket lidhjes së ueb faqeve komunale m e rrjetet sociale shumica e komunave nuk e kanë bërë një gjë të tillë, por edhe në ato raste kur e kanë bërë këtë e kanë bërë nëpërmjet e-mailit personal të ndonjërit zyrtar e jo nga e-maili gjenerik i komunës.

Mirëpo një tjetër veprim jo serioz i ueb faqeve komunale është edhe mungesa e listimit të e-mailve zyrtar të personelit Një pjesë e madhe e zyrtarëve komunal, në ueb-faqen e komunës kanë të publikuar vetëm e-mail-a personal privat”, thuhet në njoftim.

ICCJ në vitin 2015-të ka kontaktuar gjithsejtë 86 zyrtarë komunal në 29 komuna të ndryshme, kurse përgjigje ka marrë vetëm nga 14 prej tyre, kurse në vitin 2014-të nga 102 zyrtarë të kontaktuar janë përgjigjur po ashtu vetëm 14-të sosh.

ICCJ nëpërmjet një komunikate ka thënë se rekomandon komunat që të fokusohen më shumë në funksionalizimin dhe rifreskimin e ueb-faqeve të tyre, pasi që një pjesë e madhe e qytetarëve iu referohen faqeve zyrtare për të marrë informata, ngase funksionalizmi i ueb faqeve komunale do të ndihmonte zyrat kadastrale, administratën publike, zyrat për urbanizëm etj, të cilat janë të stërngarkuara nga fluksi i qytetarëve, për të marrë një informatë të thjeshtë, dhe e cila mund të gjendej në ueb faqe, nëse e njëjta do të ekzistonte aty.

Në anën tjetër, parakusht për aplikimin e suksesshëm të e-qeverisjes është funksionimi dhe mirëmbajtja e faqeve zyrtare të komunave.

Lidhja e ueb faqeve zyrtare me rrjetet sociale, do të ishte një mundësi e mirë për komunat që të promovojnë punën e tyre, duke pasur parasysh faktin se sa shumë qytetarët e Kosovës i frekuentojnë rrjetet sociale.

Mustafa e Thaçi të shkojnë në shtëpi

0

Pas shkeljes së Kushtetutës, e domosdoshme dorëheqja e Qeverisë

Vazhdimi i rezistencës së dy aktorëve kryesorë të koalicionit PDK-LDK, kryeministrit Mustafa dhe zëvendësit të tij Thaçi, që të mos ndihen fare përgjegjës edhe pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen e Asociacionit, dhe të mos e pranojnë aktin e dorëheqjes, për ekspertët e fushës së legjislacionit dhe të Kushtetutës kjo është një nga mënyrat më të skajshme të abuzimit dhe kapjes së shtetit nga njerëz të papërgjegjshëm. Sipas tyre, këta zyrtarë të lartë janë në gjendje të rrënojnë gjithçka në këtë vend, vetëm e vetëm që të ruajnë pozitat dhe privilegjet e tyre, edhe duke u sjellë mbi ligjet dhe mbi Kushtetutën.

Profesor Muhamet Kelmendi thotë, për gazetën Kosova Sot, se Qeveria duhet ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të dorëhiqet, për të shkuar në zgjedhje të reja ose për përgatitje të terrenit deri në ato zgjedhje me Qeveri teknike, të anulohen edhe marrëveshjet e nënshkruara nga kjo Qeveri.

“Pas dhënies së vendimit-aktgjykimit, nga ana e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me Marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe në Kosove, duke e shprehur mendimin se kjo është në kundërshtim me frymën kushtetuese në tri baza kryesore dhe atë: 1. Me nenin tre mbi multinacionalitetin e shtetit të Kosovës, 2. Mbi nenet që rregullojnë të drejtat dhe detyrat e liritë e qytetarëve të përcaktuara me Kushtetutë dhe 3. Mbi të drejtat e komuniteteve, është e qartë se Qeveria duhet të reflektojë. Pra, me vendim u pa qartë se Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, e këtij viti, nuk është në përputhje me Kushtetutën”, shprehet Kelmendi.

Sipas tij, Qeveria duhet të reflektojë në dy drejtime: 1. Në anulimin e marrëveshjes së këtij viti dhe 2. Në reflektim politik duke dhënë dorëheqje nga pozitat e shtetit.

“Këto dy çështje janë pasojë e drejtpërdrejtë e vendimit të Gjykatës”, thotë Kelmendi.

Ai ka pohuar se me sjelljen injorante të Qeverisë karshi vendimit të Gjykatës Kushtetuese po rrezikohet stabiliteti i shtetit.

“Qeveria nuk duhet të sillet sikurse nuk ka ndodhur asgjë. Në shkencën politike, politikanët e ndërgjegjshëm dhe të moralshëm, edhe për gabime shumë më të vogla japin dorëheqje”, thotë profesor Kelmendi. /Kosova Sot

Opozita nuk do dialog, vetëm zgjedhje

0

Tri subjektet opozitare në vend e përjashtojnë mundësinë e dialogut me Qeverinë për dalje nga kriza politike, ato kërkojnë zgjedhje për të dalë nga kjo situatë.

Opozitarët thonë se pas vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen për Asociacionin, Qeveria e ka humbur përfundimisht legjitimitetin.

Sipas tyre, Kushtetuesja e ka vërtetuar qëndrimin e opozitës se me këtë marrëveshje është shkelur akti më i lartë juridik në vend, prandaj ata konsiderojnë se Qeveria duhet të japë dorëheqje. Përfaqësuesit e opozitës thonë se zgjedhjet janë i vetmi opsion për dalje nga kriza politike në të cilën është zhytur vendi tash e katër muaj.

Por, koalicioni qeveritar nuk është i interesuar tash për tash për zgjedhje.

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka thënë se zgjedhjet nuk janë opsion për dalje nga kjo situatë, ndërsa, sipas tij, edhe më tutje ka hapësirë për dialog, madje ai ka thënë se oferta për dialog ende vlen për opozitën. /Zëri

Eneda Tarifa shkon në ‘Eurosong 2016’ (Video)

0

Eneda Tarifa me këngën “Përrallë” është fituesja e edicionit të 54 të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Kënga fituese e këtij festivali do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong Contest 2016, në Suedi.

Vendin e dytë e zuri Aslaidon Zaimaj me këngën “Merrmë që sot”, kurse vendi i tretë i takoi Flaka Krelanit me këngën“S’je për mu”.

“Do të bëj të pamundurën që ta përfaqësoj sa më mirë Shqipërinë”, ka thënë menjëherë pasi mori këtë çmim nën emocione të mëdha Tarifa.

 

Eventi më i rëndësishëm i muzikës shqiptare, u zhvillua në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, nën prezantimin e dyshes, Blerta Tafani dhe Pandi Laço dhe me drejtor artistik Elton Dedën.

https://youtu.be/3XAW4Gwcf0Y

Gjykata Kushtetuese – ngritja dhe rënia e Isa Mustafës

0

Rrallë herë ndodhë që në një hark kohor prej vetëm 5 vitesh të nxirren 3 aktgjykime nga Gjykata Kushtetuese dhe të tria në forma të ndryshme të përcaktojnë fatin e një njeriu.

Aktgjykimi i parë i Gjykatës Kushtetueses, edhe pse lidhej drejtpërsëdrejti me rastin e Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiun, shkelja e Kushtetutës së Kosovës për shkak se kishte pezulluar ushtrimin e funksionit të Kryetarit të LDK-së por nuk e kishte braktisur këtë funksion, bënë që Fatmir Sejdiu të largohet nga institucioni i presidentit dhe si pasojë e kësaj të humbë edhe garën për kryetar të LDK-së. Shkelja e Kushtetutës nga ana e Fatmir Sejdiut ishte argumenti që i hapi rrugë Isa Mustafës të ngjitet në krye të LDK-së.

Sapo u ngjit në funksionin e kryetarit të partisë ai aplikoi metodat e moçme të eliminimit dhe diferencimit të njerëzve që mendojnë ndryshe nga ai dhe u kujdes që të ndërtojë gardën e tij “pretoriane” të cilët do t’ia siguronin qëndrimin në funksionin e kryetarit edhe në rast se i humbiste zgjedhjet.

Aktgjykimi i dytë i Gjykatës Kushtetuese kishte të bënte me përcaktimin e “grupit më të madh parlamentar”. Përmes këtij aktgjykimi Gjykata Kushtetuese përcaktonte PDK-në si grup më të madh parlamentar për shkak të koalicionit parazgjedhor dhe asaj i jepte të drejtë që të propozonte personin në funksionin e Kryetarit të Kuvendit. Ky vendim zhvlerësoi pjesën e Marrëveshjes ndërpartiake VLAN që lidhej me postin e Kryetarit të Kuvendit që duhej t’i takonte Isa Mustafës nëse VLAN-i shpallej grup më i madh parlamentar.

Ky vendim, në shikim të parë negativ për Isa Mustafën, u shfrytëzua nga ai që të luajë një lojë të dyfishtë: në kuadër të VLAN-it dhe në raport me PDK-në. Loja e dyfishtë ia përforcoi Isa Mustafës pozitën në bisedimet që zhvillonte edhe në VLAN-in edhe me Hashim Thaçin. Ende pa përfunduar bisedimet në kuadër të koalicionit pas zgjedhor, kërkesën që bënte në kuadër të VLAN-it për postin e kryeministrit e fitoi nga Hashim Thaçi. Dhe, nga vendimi i dytë i Gjykatës Kushtetuese ai doli sërish fitimtarë: u ngjit në postin e kryeministrit.

Në funksionin e Kryeministrit Isa Mustafa nënshkroi Marrëveshjen për krijimin e “Zajednicës”. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje që godiste rëndë sovranitetin e Kosovës i dha zjarr skenës politike në vend. Jeta institucionale u bllokua domosdoshmërisht për të penguar jetësimin e kësaj marrëveshje. Nuk do të flas për dhunën e shkaktuar si pasojë e kësaj marrëveshje dhe asaj të përcaktimit të kufirit me Malin e Zi, përmes të cilës humben mbi 8000 hektarë të territorit të Kosovës. Lexuesit e këtij shkrimi e dinë fare mirë se çka ndodhi.

Kjo situatë solli deri te aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me Marrëveshjen e 25 gushtit 2015.

Gjykata Kushtetuese analizoi marrëveshjen e lartpërmendur dhe solli konkluzione lidhur me vlerësimin e përputhshmërisë së parimeve që përmban dokumenti i titulluar “Asociacioni/Bashkësia i komunave me shumicë serbe në Kosovë”.

Konkluzionet e Gjykatës Kushtetuese janë të qarta:

Marrëveshja për “Zajednicën” ” nuk është në përputhje me standardet kushtetuese të parapara në Kornizën ligjore;

Marrëveshja për “Zajednicën” nuk është në përputhje parimet për vetëqeverisjen lokale në Republikën e Kosovës;

Marrëveshja për “Zajednicën” ” nuk është në përputhje me parimet e kushtetutës që përcaktojnë Organizimin dhe Funksionimin e vetëqeverisjes Lokale;

Strukturat organizative të “Zajednicës” janë shqetësuese për respektimin e diversitetit të komuniteteve tjera në komunat pjesëmarrëse dhe si të tilla nuk janë në përputhje me parimet kushtetuese;

Parimet e përcaktuara për strukturën organizative të “Zajednicës” nuk plotësojnë standardet kushtetuese;

Gjykata konsideron se Parimet e përcaktuara ne kapitullin për Marrëdhëniet e “Zajednicës” me autoritetet qendrore nuk plotësojnë standardet kushtetuese;

Parimet për kapacitetin ligjor, buxhetin dhe përkrahjen, dhe dispozitat e përgjithshme dhe përfundimtare nuk plotësojnë standardet kushtetuese.

Dhe në fund Gjykata Kushtetuese sjell vendimin se parimet mbi të cilën është elaboruar krijimi i “Zajednicës” nuk janë në përputhje me frymën e Kushtetutës dhe sidomos me nenin që përcakton Barazinë para Ligjit, me kapitullin për Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre dhe me kapitullin për të Drejtat dhe liritë THEMELORE.

Me një fjalë, përmes Marrëveshjes që nënshkroi Isa Mustafa Me Aleksandër Vuçiçin, cënoi THEMELET e Kushtetutës së Kosovës.

Për të gjitha këto shkelje të rënda kushtetuese që bëri, për Isa Mustafën, “Karriges së Kryeministrit” i është shkatërruar THEMELI i legjitimitetit kushtetues.

Nëse dy vendimet e para të Gjykatës Kushtetuese e ngritën atë në funksione të larta, vendimi i fundit i dha fund funksionit të tij si Kryeministër Legjitim i Numrave në Parlament.

Finalja e Festivalit të Këngës në RTSh

0

Mbrëmja e së dielës do të nxjerrë fitues këngëtarin shqiptarë nga 21 sa janë zgjedhur si finalistë të Festivalit të Këngës në RTSH-së.

Finalistët do të garojnë për trofeun që do të dërgojë njërin nga artistët drejt Suedisë, përkatësisht në Eurovizion.

Lista e këngëtarëve që ka kaluar këtë fazë është në përbërje të: Adrian Lulgjuraj, Sigi Bastri, Dilan Reka, Luiz Ejlli, Nilsa Hysi, Erga Halilaj, Teuta Kurti, Kozma Dushi, Aslajdon Zaimaj, Egert Pano, Kristi Popa, Rezarta & Klodian, Jozefina Simoni, Genc Tukiqi, Evans Rama, Besa Krasniqi, Enxhi Nasufi, Flaka Krelani, Renis Gjoka, Lindi Islami dhe Eneda Tarifa.

Alush Shala kritikon drejtorët e Ramadan Mujës

0

Organizimi pa ftesa për këshilltarët i ceremonisë së vënies së gurit themeltar për Qendrën Kulturore Boshnjake ka shkaktuar irritim si të përfaqësuesve boshnjakë, ashtu edhe të atyre nga partia më e votuar në zgjedhjet e fundit lokale, PDK.

Këshilltari i PDK-së, Alush Shala, i ka theksuar se Qendra Kulturore Boshnjake është përuruar në lagjen ku ai graviton dhe se nuk është njoftuar për organizimin e një ceremonie të tillë. Madje, ka akuzuar drejtuesit e dikastereve për personalizim të projekteve.

“Drejtorët e qeverisë sonë komunale po sillen si t’i kishin realizuar këto projekte me mjetet e familjeve të tyre dhe nganjëherë edhe e mbivlerësojnë veten”, ka thënë Shala.

Këshilltari i “Vakat”-it, Muso Salihi, ndërkaq ka bërë të ditur se këshilltarët e këtij subjekti politik boshnjak nuk ishin ftuar fare në ceremoninë e vënies së gurit themeltar për ndërtimin e Qendrës Kulturore Boshnjake.

“Ndonëse qe 12 vjet presim realizimin e këtij projekti, megjithëkëtë nuk kemi marrë asnjë ftesë për ceremoninë në fjalë, ani pse ky ka qenë një emocion i veçantë për ne, pjesëtarët e komunitetit boshnjak”,ka thënë ai.

“U bëj thirrje që të krijoni një rregull institucional në këtë rrafsh”, ka deklaruar Shala.

Ndërsa këshilltari nga radhët e LDK-së, Haziz Hodaj, është ankuar se në fshatin Gjonaj, nga vjen, Komuna ka iniciuar projekte, dhe se asnjëherë nuk janë ftuar këshilltarët e KK-së, por vetëm militantët partiak të afërt me pushtetin.

Dërguti: Mustafa e Thaçi po numërojnë ditë e fundit në pushtet

0

Në një konferencë për media, nënkryetarja e Kuvendit, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka denoncuar arrestimet dhe përndjekjen që policia po u bën aktivistëve. Ajo ka ftuar policinë që të mos i bindet urdhërave të Qeverisë për arrestimin e aktivistëve të VV-së.

Ajo ka përmendur rastin e arrestimit të Koordinatorit të Sekretariateve të Vetëvendosjes, Nol Nushit dhe ka thënë se policia po kërkon aktivistë të tjerë.

sipas saj, ky aksion është udhëhequr nga Driton Imeri, komandant i stacionit policor Qendra, i cili njihet mirë tashmë për organizimin e përndjekjes dhe rrahjes të aktivistëve të Lëvizjes nëpër stacione policore.

“Aktivistët e Vetëvendosjes, po vazhdojnë të arrestohen për protestat kundër marrëveshjeve që tashmë u dëshmuan se ishin jokushtetuese. Isa Mustafa e Hashim Thaçi, tashmë të rrënuar edhe nga Gjykata Kushtetuese, nuk po e ndalin represionin, të vetëdijshëm që janë në ditët e fundit të pushtetit të tyre. Vetëm në vendet totalitare dhe policore ndodh që pushteti, në mungesë të argumenteve, përdorë dhunën ndaj opozitës. Si pasojë, 13 deputetë janë të përndjekur, prej tyre 3 janë në burg; janë afër 20 aktivistë të burgosur”, ka thënë Dërguti.

Në këto rrethana, me 9 janar fillon fundi i këtij sistemi autoritar dhe anti-kushtetues. Më 9 janar, qytetarët në mënyrë masive do ta kundërshtojnë këtë qeveri kriminale që i shërben vetëm interesave të Serbisë.

“Deri në rënien e kësaj Qeverie, i bëj thirrje Policisë së Kosovës që të mos u bindet urdhrave të kundërligjshëm e politik qeveritar, për arrestimin e aktivistëve që i dolën në mbrojtje Republikës”, ka thënë Dërguti. /Telegrafi/