Alush Shala kritikon drejtorët e Ramadan Mujës

Organizimi pa ftesa për këshilltarët i ceremonisë së vënies së gurit themeltar për Qendrën Kulturore Boshnjake ka shkaktuar irritim si të përfaqësuesve boshnjakë, ashtu edhe të atyre nga partia më e votuar në zgjedhjet e fundit lokale, PDK.

Këshilltari i PDK-së, Alush Shala, i ka theksuar se Qendra Kulturore Boshnjake është përuruar në lagjen ku ai graviton dhe se nuk është njoftuar për organizimin e një ceremonie të tillë. Madje, ka akuzuar drejtuesit e dikastereve për personalizim të projekteve.

“Drejtorët e qeverisë sonë komunale po sillen si t’i kishin realizuar këto projekte me mjetet e familjeve të tyre dhe nganjëherë edhe e mbivlerësojnë veten”, ka thënë Shala.

Këshilltari i “Vakat”-it, Muso Salihi, ndërkaq ka bërë të ditur se këshilltarët e këtij subjekti politik boshnjak nuk ishin ftuar fare në ceremoninë e vënies së gurit themeltar për ndërtimin e Qendrës Kulturore Boshnjake.

“Ndonëse qe 12 vjet presim realizimin e këtij projekti, megjithëkëtë nuk kemi marrë asnjë ftesë për ceremoninë në fjalë, ani pse ky ka qenë një emocion i veçantë për ne, pjesëtarët e komunitetit boshnjak”,ka thënë ai.

“U bëj thirrje që të krijoni një rregull institucional në këtë rrafsh”, ka deklaruar Shala.

Ndërsa këshilltari nga radhët e LDK-së, Haziz Hodaj, është ankuar se në fshatin Gjonaj, nga vjen, Komuna ka iniciuar projekte, dhe se asnjëherë nuk janë ftuar këshilltarët e KK-së, por vetëm militantët partiak të afërt me pushtetin.

Më Shumë

Përleshje në Malishevë, një person goditet me mjet të fortë

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje të ndodhur të martën rreth orës 12:01 në Malishevë. Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje mes...

PDK në Prizren mobilizohet për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është mbajtur takim me asamblistët e kësaj...

Lajmet e Fundit