8.1 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026
Home Blog Page 6899

Ali Baba dhe 40 hajdutët e Prizrenit

0

Nga Bejtullah Krasniqi

Ka së paku 4 vjet që denoncimet kundër Nexhat Çoçajt, në hetuesi e prokurori, janë të vazhdueshme. Është marrë ai dhe stafi i tij, me dhjetëra herë në pyetje dhe organet përkatëse gjoja nuk paskan gjetur fakte. Këto organe ia kanë zgjatur jetën institucionale këtij dëmtuesi të qytetit dhe ia kanë mundësuar që ai të vazhdojë me kontaminimin e vendit. Prandaj organet e ndjekjes konsiderohen po aq përgjegjëse sa edhe vetë Nexhat Çoçaj.

Lajmin për arrestimin e Drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit të Prizrenit, shumëkush e ka pritur për vite me radhë.

Se Drejtori i Drejtorisë së Arsimit Nexhat Çoçaj e ka degraduar arsimin e Prizrenit deri në nivel të pariparueshëm, këtë e ka dit i gjithë qyteti, përveç Ramadan Mujës i cili si për inat të qytetarëve vazhdonte ta përkrahte.

Na ka rënë të dëgjojmë për njerëz të korruptuar të cilët materialisht e kanë dëmtuar Kosovën. Ka prej tyre që veprojnë në fusha të ndryshme të shoqërisë si: në energjetikë, në PTK, në Polici, në ekonomi, tregti, industri etj. etj. Sektori i arsimit është i veçantë për çdo popull e çdo shtet. Arsimi është epiqendra e shoqërisë. Çdo njeri është i lidhur me arsimin. Arsimi është e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja jonë. Çfarë e kemi arsimin sot, ashtu do ta kemi shtetin nesër, ndërsa çfarë e kemi shtetin sot, është pasojë e arsimit të djeshëm.

Është e çuditshme se sa fort e sulmojnë këtë segment jetik të shoqërisë sonë. Si lugetër i janë vërsulur dhe sikur bëjnë gara se cili do të ia thith gjakun më shumë.

Në këtë drejtim, padyshim është shquar Nexhat Çoçaj. Zakonisht njerëzit korruptohen pasi të vijnë në pozitë, ky ka ardhë i përgatitur dhe i trajnuar për ta dëmtuar qytetin e Lidhjes. Që në fillim të karrierës së tij si Drejtor i Arsimit në Prizren, para gati 6 vjetësh, filloi me shantazhe. Në opinion doli me informatën, se në shkollat e Komunës së Prizrenit ka shumë arsimtarë me diploma false dhe së shpejti do t’i largojmë e do ti denoncojmë për vepra penale. Asnjë prej tyre as u largua as u denoncua, sepse një nga një shkonin te Nexhati. Athua për çfarë negociuan?!

Asokohe dola në opinion me një shkrim përmes të cilit e pata paralajmëruar edhe opinionin e gjerë, edhe Ministrinë e Arsimit, edhe Kryetarin e Komunës, por edhe strukturat partiake, sa për t’i vënë në dijeni se për çfarë soji bëhej fjalë dhe sa më parë të merrnin masa për largimin e tij. Mendja ime naive mendonte se ata nuk e njihnin! Ky soj njeriu veç të ligave tjera që bënte, kandidatët për punësim, ka ndodh t’i intervistonte në gjuhën serbe. Athua kush e solli dhe kush e mbajti për kaq vjet në krye të arsimit të Prizrenit? mendja po më shkon gjithkah. “ALI BABA” DHE 40 HAJDUTËT nuk ishin aty me pahir.

Ka së paku 4 vjet që denoncimet kundër Nexhat Çoçajt, në hetuesi e prokurori, janë të vazhdueshme. Është marrë ai dhe stafi i tij, me dhjetëra herë në pyetje dhe organet përkatëse gjoja nuk paskan gjetur fakte. Këto organe ia kanë zgjatur jetën institucionale këtij dëmtuesi të qytetit dhe ia kanë mundësuar që ai të vazhdojë me kontaminimin e vendit. Prandaj organet e ndjekjes konsiderohen po aq përgjegjëse sa edhe vetë Nexhat Çoçaj.

Të painformuarit mund të mos e din se sektori i arsimit jep shumë mundësi përfitimi, natyrisht në dëm të shkollave dhe të nxënësve tanë.

Njëra prej shumë mundësive për përfitim janë ekskursionet e maturantëve në Shqipëri, që tashmë është bërë traditë të cilën askush nuk guxon ta ndërpresë, sepse një akt i tillë do të quhej blasfemi!

Sa për ilustrim. Prizreni ka rreth 3000 maturantë. Të gjithë ata paguajnë nga 120 euro. Po i shumëzuam del se ky është një projekt prej 360.000 euro. Për këtë pagesë maturantët vendosen nga 4-5 vetë nëpër dhoma me dy shtretër dhe katër ditë hanë oriz me kofshë pule. Pra ky është një projekt që do ta dëshironte çdo qëllimkeq. Qëllimkëqijtë lidhin miqësi me agjensionet turistike.

Korrupsioni me rastin e punësimeve në sektorin e arsimit është kulmi i të gjitha fëlliqësirave. Në shkollat e Prizrenit ende punësohen njerëz me shkolla të mesme, madje pa konkurs! Pranohen student të padiplomuar të kolegjit Fama dhe refuzohen kuadrot me master të Universitetit publik të Prishtinës.

Mbi 60 shkolla furnizohen me lëndë djegëse. Çmimin dhe sasinë e lëndëve që shpërndahet nëpër shkolla askush nuk e di. Ngrohja nuk fillon pa rënë temperatura nën zero dhe ndërpritet posa të kalojë mbi zero.

Mirëmbajtja e objekteve shkollore është një tjetër vrimë prej nga mund të nxirren përfitime. Riparimi apo zëvendësimi i një brave të derës dhe disa poçe elektrike faturohen si shpenzim mbi 950 euro, sepse deri në 1000 euro mund të shpenzohen pa tender (me ndërgjegje!). Drejtorët e shkollave asnjëherë nuk i raportojnë të hyrat e të dalat financiare para Këshillit të Shkollës.

Shumica dërmuese e drejtorëve të shkollave kanë pasur një bashkëpunim prej vasali me këtë epror, natyrisht jo pa përfitime sepse gjahu i mirë premtonte gosti të majme. Kjo mund të vërtetohet shumë lehtë përmes xhirollogarive të shkollave, po kush ta vërtetojë se?!

Ministrat tanë të deritashëm të arsimit nuk kanë shumë hapësirë për mburrje. Ata që nuk mund të mburren, nuk din as të skuqen.

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja duhet të iu kërkoi falje qytetarëve për faktin se e ka mikluar një drejtor babëzi si “Ali Baba”, madje të njëjtin (Nexhat Çoçajn) e ka pasur edhe këshilltar personal për çështje të vetëqeverisjes lokale!!!

Psikologjia na mëson se njerëzit rrahin gjoks dhe thirren në vetitë që nuk i kanë psh: gënjeshtari betohet për sinqeritet, hajni për ndershmëri etj.

Ky njeri, që shpesh betohej në gjakun e dëshmorëve, themeloi manifestimin “Java e Remzi Ademajt”. Për këtë manifestim, ku garojnë nxënësit e Komunës së Prizrenit, Komuna për çdo vit ndan nga 12000 euro, dhe sa mblidhen prej donatorëve këtë askush nuk e di. Dhe kur një qytetar i ndershëm zbuloi keqpërdorimin e atyre mjeteve, duke menduar që me luftimin e korrupsionit e ndihmon vendin e vetë, për habinë e dynjasë, drejtësia jonë e dënoi.

Nexhat Çoçaj për 12-13 vjet me radhë e udhëhoqi këtë manifestim. Ai që betohej në gjakun e dëshmorëve, “nuk paska pas faj”, sepse mbi gjakun e tyre paska përfituar!!! Në qoftë për i referohemi psikologjisë, themelimin e këtij manifestimi e paska bërë për hallin e vet e jo të dëshmorëve.

Vonesa e organeve të drejtësisë ia ka mundësuar ALI BABËS DHE 40 HAJNAVE TË TIJ që misionin shkatërrues ta përfundojë me sukses. Kështu shkatërrohet shteti, që prej njerëzve të tillë, nuk po mund të mëkëmbet.

Kjo fali e fundit po ma kujton një ngjarje të hidhur.

Në pranverën e vitit ’97, në njërën nga kafenetë e shatërvanit të Prizrenit, po pinim kafe me një shokun tim të fëmijërisë dhe po bisedonim për ngjarjet e trishtueshme që zhvilloheshin në Shqipëri.

Unë: Çfarë mileti janë këta shqiptarët e Shqipërisë, si e katandisen shtetin e vetë në këtë gjendje. Ne, (Kosovarët) nuk jemi si ata.

Shoku im: Ne jemi edhe më të këqij se ata, veç po na mban të bashkuar frika nga dhuna e Millosheviqit.

Natyrisht se nuk u pajtova, dhe fjalë pas fjale debati u acarua aq shumë sa për javë të tëra nuk jemi takuar për kafe.

Tani, duke parë “ALI BABËN”…, dhe shumë Ali Baba tjerë nëpër Kosovë, që fatkeqësisht, të tillët po shtohen çdo ditë e më tepër, shokut tim i dhashë të drejtë se ishte më largpamës se unë dhe i kërkova falje tash për atëherë.

Në njërën prej dramave të Rexhep Qosjes ai thotë: kriminelët hyjnë mbrapsht në histori, si gaforrja.

Ridizajnimi i (pa)mundshëm

0

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) edhe pse e përbëjnë koalicionin qeverisës nuk janë në një vijë sa i përket mundësisë së ri-dizajnimit të koalicionit.

Përderisa për PDK-në është e pamundur që, Isa Mustafa, të lë postin e kryeministrit dhe të zgjidhet president ndërsa, Hashim Thaçi të rikthehet kryeministër, një gjë e tillë vlerësohet si e mundshme në partinë, e cila po udhëheq me Qeverinë, LDK-në.

Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, për Gazetën Tribuna ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Ne kemi koalicionin dhe marrëveshja vazhdon. Njerëz që shpikin gjëra të tilla nuk kanë me çfarë të merren tjetër”, ka thënë Musmurati.

Ndërsa, nënkryetari i LDK-së, Haki Rugva, nuk e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se gjithçka është e mundur.

Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, i skadon mandati pesëvjeçar në prill të vitit 2016.

Papa: Në Kishë, njerëz të dhënë pas parasë

0

Papa Françesku në meshën e radhës ka deklaruar se në Kishë ka njerëz që janë të dhënë pas parave.

“Në Kishë ka njerëz, që në vend se të shërbejnë, të mendojnë për të tjerët dhe për t’i hedhur bazat, e përdorin Kishën. Janë ata që kapen dhe ngjiten pas parasë. Eh, sa priftërinj e peshkopë të tillë kemi parë! Është e trishtueshme, apo jo?”, ka thënë Papa, transmeton “Radio Vatikani”.

Sipas tij, shumë nga këta njerëz të Kishës nuk ndjekin thirrjen e Krishtit.

“Kur Kisha është e ftohtë, e mbyllur në vetvete, madje afariste në disa raste, nuk është në shërbim të të tjerëve. Përkundrazi, i shfrytëzon të tjerët. Ekziston gjithmonë tundimi nga korrupsioni në jetën publike. Si në politikë, ashtu edhe në fe. Është një tundim për të bërë marrëveshje me qeveritë. Mund të bëhen, por duhet të jenë transparente. Kisha duhet të përballet me të vërtetën dhe me dëshminë, dëshminë e varfërisë. Nëse një besimtar flet për varfërinë apo të pastrehët dhe ndërkohë bën një jetë prej faraoni, atëherë kjo nuk mund të pranohet”, ka thënë Papa.

Shkrimtaret dhe vera

0

Një vështrim për shkrimtaret e shquara që gjetën strehë në shishe dhe shpëtim në letra.

Nëse shkruan një libër rreth alkoolit dhe shkrimtarëve burra, siç kam bërë unë, e vetmja pyetje që do të të bëhet më shumë se çdo tjetër është: po gratë? A ka shkrimtare gra të alkoolizuara? A janë historitë e tyre të njëjta apo të ndryshme? Përgjigjja për pyetjen e parë është e thjeshtë. Po, patjetër që ka, mes tyre figura brilante dhe të trazuara, si: Jean Rhys, Jean Stafford, Marguerite Duras, Patricia Highsmith, Elizabeth Bishop, Jane Bowles, Anne Sexton, Carson McCullers, Dorothy Parker apo Shirley Jackson.

Alkoolizmi është më dominues te burrat sesa te gratë (sipas një studimi të vitit 2013 kryer nga NHS, janë llogaritur se 9% e burrave dhe 4% e grave ishin të varur nga alkooli).

Megjithatë, nuk është se ka mungesë të pijedashëseve gra; gratë shkrimtare nuk kanë qenë imune ndaj joshjes së një shisheje apo zhytjes në të tilla telashe – zënkat dhe arrestimet, arratitë turpëruese, helmimi i ngadaltë i miqësive dhe marrëdhënieve familjare – që kanë sunduar kolegët burra. Jean Rhys qe për pak kohë në burg për kanosje; Elizabeth Bishop më shumë se njëherë piu eau de cologne, pasi i mbaroi mundësitë e bufesë së pijeve.

Por, a janë të ndryshme arsyet e të pirit të tyre? Dhe ç’mund të themi për reagimin e shoqërisë, veçanërisht në shekullin e lubrifikuar dhe të paqëndrueshëm 20; epoka e artë, nëse mund ta quajmë kështu, e alkoolit dhe shkrimtarit?

Në librin e saj të 1987-s “Prakticitete”, romancierja dhe kineastja franceze, Marguerite Duras, thotë shumë gjëra tronditëse se ç’do të thotë të jesh një grua dhe një shkrimtare. Një prej deklaratave të saj më të mrekullueshme është rreth ndryshimit mes të pirit të burrave dhe të grave ose më saktë, diferenca qëndron në mënyrën sesi të dyja gjinitë perceptohen “kur një grua pi”, shkruan ajo.

“Është si një kafshë të kishte pirë ose një fëmijë. Alkoolizmi është skandaloz te një grua dhe alkoolizmi femëror është rrallë një çështje serioze. Është një njollë në hyjnoren e natyrës sonë”. Me trishtim ajo shton një pasazh personal: “Kuptova skandalin që po krijoja rreth vetes”.

Ajo ka qenë e alkoolizuar, e kuptoi që në momentin e pijes së parë. Ndonjëherë mundohej ta linte për vite radhë, por gjatë periudhave të qejfit ajo dilte jashtë; e niste sapo zgjohej, bënte pushim për të vjellë dy gotat e para dhe pastaj lëmonte ndonja tetë litra Bordeaux përpara se të kalonte në trullosje. “Pija, sepse isha e alkoolizuar”, ka thënë ajo për “New York Times” më 1991. “Jam një shkrimtare prej vërteti, isha një pijanece e vërtetë. Pija verë të kuqe që të më zinte gjumi. Më pas, konjak gjatë natës. Çdo një orë nga një gotë verë dhe në mëngjes konjak pas kafesë dhe pas kësaj shkruaja. Është e mahnitshme kur shoh pas sesi ia dilja të shkruaja.”

Ajo çka është edhe më e mahnitshme ishte se sa shumë ia dilte të shkruante dhe sa fine ishte pjesa më e madhe e saj, shpërfillëse ndaj kushteve të produksionit. Duras shkroi me dhjetëra romane, mes tyre “Muri i detit” “Moderato Cantabile dhe “Magjepsja e Lol Stain”. Puna e saj është elegante, eksperimentale, plot pasion, magjepsëse dhe goditëse vizualisht, thuajse haluçinante në joshjen e saj të shqisave, në forcën ritmike. Paraprijëse e nouveau roman, ajo shpërndau mes bindjes e karakterit dhe subjektit, mobiliet e rënda të romanit realist dhe në të njëjtën kohë, duke ruajtur thuajse një rreptësi klasike, një qartësi stili që vinte prej riformulimit obsesiv.

Fëmijëria e Duras ishte e shënjuar nga frika, dhuna e turpi: një vargëzim mjaft i zakonshëm në jetën e hershme të një njeriu me varësi. U lind Marguerite Donnadieu (Duras është emri i penës më 1914-n në atë çka atëherë quhej Sajgon, nga prindër francezë, të dy mësues. I ati i vdiq kur ajo ishte 7 vjeçe, duke e lënë familjen në mjerim. Mamaja kurseu për vite për të blerë një fermë, por e mashtruan në çmim, duke blerë tokë që fundosej nga deti. Si mamaja ashtu edhe vëllai i madh e rrihnin Marguerite-n. Mbante mend sesi gjuante për zogj në xhungël për t’i gatuar e ngrënë e si notonte në lumin që mbushej me kufomat e gjithfarëlloj krijesave që ishin mbytur në rrjedhë. Në shkollë ajo pati marrëdhënie seksuale, me gjasa e inkurajuar nga familja për arsye financiare, me një burrë kinez shumë më të madh se ajo. Më vonë, në Francë, u martua dhe pati një fëmijë me dikë tjetër, bëri filma dhe jetoi e shkroi me një intensitet të devotshëm. Të pirit u keqësua, ndërsa dekadat kalonin, ndalej dhe niste, fitonte tërheqje, deri në moshën 68–vjeçare kur u diagnostikua me cirrozë dhe u detyrua ta linte, një përvojë tmerruese, në spitalin amerikan në Paris.

Jo shumë shkrimtarë ia dilnin të ishin esëll dhe ata që e bënin shpesh vuanin një rënie në produktivitet: testament jo edhe aq shumë ndaj fuqisë së alkoolit si një stimulues i krijimtarisë sesa për rolin e tij në shkatërrimin e funksionit të trurit, duke fshirë kujtesën dhe duke luajtur shkatërrimin me aftësinë për të formuluar dhe shprehur mendimet në ish të alkoolizuar. Por Duras ka shkruar një nga më të mirat dhe me siguri më të famshmit romanë, dy vjet pasi la pijen. “Dashnori” rrëfen historinë e një vajze franceze 15-vjeçare në Indokinë, e cila kishte një marrëdhënie me një burrë shumë më të moshuar kinez. Pjesa më e madhe e librit udhëhiqet nga dhuna dhe degradimi, nga i cili ia kishte dalë të mbijetonte Duras.

Ashtu si versionet e mëvona të botuara e bëjnë të qartë, ajo ishte e aftë të kthehej sërish e sërish në këtë skenë parësore të fëmijërisë, duke e riformuluar atë në një gamë të pafundme ngjyrash: ndonjëherë erotike dhe romantike, ndonjëherë brutale dhe groteske. Duke ritreguar të njëjtat histori; duke u kthyer pas në mënyrë të përsëritur në substancën që ajo e dinte se po e shkatërronte: ato veprime përsëritëse, disa gjeneruese dhe disa thellësisht shkatërruese, e bënë kritikun Edmund White të pyeste veten nëse Duras nuk ishte në rrokje të asaj çka Frojdi e quan shtrëngimi i përsëritjes. “Jam e njohur me të. Dëshira për t’u vrarë. E di që ekziston”, i tha njëherë një intervistuese dhe është intensiteti, ai vizion absolut dhe i pakompromis që e ndau veprën e saj veçmas. Në të njëjtën kohë, kjo deklaratë tregon si e ka përdorur alkoolin: si një mënyrë për t’iu dorëzuar mazokizmit të saj, ideizimit vetëvrasës, ndërsa në të njëjtën kohë duke i bërë anestezinë vetes nga ashpërsia që pa në punë kudo.

Makthet fëminore të Duras ngrenë pyetjen e origjinës se çfarë e shkakton varësinë ndaj alkoolit dhe nëse është e ndryshme për burrat dhe gratë. Alkoolizimi është 50 për qind i trashëguar, një çështje predispozite gjenetike, që është për t’u thënë se faktorët mjedisorë, si përvojat e hershme të jetës dhe trysnia e shoqërisë luajnë një rol të konsiderueshëm. Duke parë përmes biografive të shkrimtareve gra të alkoolizuara, gjen sërish e sërish të njëjtën histori familjeje të mjerë që është e pranishme edhe te kolegët burra, që prej Ernest Hemingeay te F. Scott Fitzgerald, Tennessee Williams e John Cheever.

Elizabeth Bishop

Elizabeth Bishop është një shembull i mirë. Shumë anëtarë të familjes së saj ishin të alkoolizuar, përfshi të atin, i cili vdiq kur ajo ishte foshnjë. Jeta e saj karakterizohet nga humbjet dhe pasiguria shpesh e pranishme në historitë e familjeve të të varurve nga alkooli. Kur ishte pesë vjeçe, mamaja e saj u burgos. Ato nuk e panë kurrë njëra-tjetrën. Ajo u rrit mes tetove. Si një studente në Kolegjin Smith vetëm për gra, në Massachusetts, zbuloi me qejf përdorimin e alkoolit si një lubrifikues social, duke mos kuptuar derisa ishte vonë se ishte gjithashtu një burim i fuqishëm turpi, e izoluar në të drejtën e vet. Në poemën “Pijaneci”, Bishop përdor incidente nga jeta e saj për të krijuar një portret ironik të një të alkoolizuari, e gatshme për të shpjeguar etjen anormale. “Kam nisur të pi dhe pi e nuk ngopem”, narratori rrëfen, një varg që evokon deklaratën e qartë të “Këngës së ëndrrës” të John Berryman “Uria ishte organike me të / verë, cigare, alkool, nevojë, nevojë, nevojë”.

Turpi ishte një nga udhëheqësit kryesorë në të pirë të Bishop-it; fillimisht turpi që mbante nga fëmijëria dhe më pas, turpi që ndoqi qejfet tmerruese. Dhe më vonë, ishte çështje e identitetit seksual. Lesbike në një periudhë ku homoseksualiteti nuk ishte i sanksionuar e as i pranuar, Bishop e gjeti lirinë në Brazil, ku jetoi me partneren e saj grua, arkitekten Lota de Macedo Soares. Ajo i kaloi vitet më të paqshme e më prodhimtare atje, megjithëse shoqëroheshin me dehjen, e ndiqeshin nga zënka të paevitueshme e konfuzione dhe përkeqësimin e shëndetit fizik.

Patricia Highsmith

Turpi ishte gjithashtu faktor në jetën e Patricia Highsmith, e lindur Mary Patricia Plangman më 1921, mbiemri i saj ishte një moment jo i mirëpritur i burrit që mamaja e saj e pat divorcuar nëntë ditë përpara se ajo të lindte. As ajo nuk ishte e mirëpritur. Mamaja kishte pirë terpentinë kur ishte katërmuajshe shtatzënë, me shpresë të abortonte foshnjën. “Është për të qeshur sesi ti e pëlqen aromën e terpentinës, Pat”, i pat thënë më vonë. Kjo shaka e pamëshirshme evokon Cheever-in, prindërit e të cilit gjithashtu e përdorin këtë për ta abortuar. Ashtu si Cheever, Highsmith pati ndjenja komplekse për të ëmën, dhe si Cheever pati një ndjesi depërtuese për të qenë hileqare, e zbrazët, disi e shtirur. Ndryshe nga Cheever, sidoqoftë ajo ishte e guximshme në përballjen me drejtimin e dëshirave të saj seksuale, megjithëse kishte ndonjëherë ndjesi devijimi kënaqësie apo turbullimi, duke i dalë shoqërisë kundër.

Mënyra sesi ndihej dhe sillej, shfaqej në veprën e saj, duke e kaluar rrjedhshëm në personazhin më të famshëm, Tom Ripley nuk është gjithnjë një pijanec i pandreqshëm, por ai ndan në alkoolizimin e lulëzuar paranojën e tij, fajin dhe urrejtjen ndaj vetes. Ai ndahet apo shket në identitete të tjera, më të rehatshme, që në vetvete është e turpshme dhe shpesh shërben si një shtysë për vrasjet e tij rastësore dhe të llahtarshme. Në fakt, e gjithë karriera e Ripley-t si një vrasës imiton alkoolizmin dhe drejtohet nga një nevojë për të përsëritur vazhdimisht një aktivitet në mënyrë që të vështrojë telashin që aktiviteti ka shkaktuar. Edhe aty është atmosfera e lirave, ndjesia përvijuese e ankthit dhe gjëmës, menjëherë e njohur në çdo vepër të alkoolizuari.

Duke e konsideruar këtë pasazh nga “I talentuari z. Ripley”, në të cilin Tom është në Romë, në përpjekje për të bindur veten se nuk do të kapet për vrasjen e Dickie-t.

Jane Bowles

Sesi ishin jetët për gratë në Perëndim për pjesën më të madhe të shekullit XX, është e përmbledhur me inat dhe aftësi nga Elizabeth Young në introduktën e saj në “Kënaqësi të plota”, përmbledhja me tregime e Jane Bowles. “Deri më 1970-n, gratë ishin të pallogaritshme dhe të përbuzura”, shkruan ajo. “Ishin në masë, të klasifikuara me fëmijët në terma të aftësisë, por ndryshe nga fëmijët, ishin poligoni për çdo barsoletë në repertorin e humoristëve. Konsideroheshin të rëndomta, thashethemexhesha, të kota, të ngadalta dhe të padobishme. Gratë e moshuara ishin cofëtina, agresive, vjehrra, lënesha. Gratë ishin të dukshme në botën reale, në botën e burrave, vetëm kur ato ishin të dëshirueshme seksualisht. Paskëtaj ato zhdukeshin krejt, varroseshin të gjalla nga kombinimi krupëngjallës i vetëkënaqësisë, neverisë dhe sentimentalizmave me të cilat vlerësoheshin”.

Nga mënyra e ilustrimit, ajo rrëfen historinë rreth shkrimtares, të cilën Truman Capote, William Burroughs dhe Gore Vidal e konsiderojnë mes më të mëdhave të epokës së saj; një gjigante e modernizmit, pavarësisht produktit të saj të vogël. Pasi pati një krizë të shkaktuar nga alkooli në moshën e mesme, Jane Bowles u dërgua te një neurolog britanik, i cili i tha: “Ti nuk po përballesh me këtë, e dashura znj. Bowles. Kthehu te tenxheret e tiganët dhe përpiqu të përballesh”.

Ky përçmim i thellë për gratë, kjo paaftësi për të kuptuar talentet dhe jetët e tyre të brendshme, ishte tipike. Skenarë të ngjashëm mund të gjenden në jetët e thuajse çdo shkrimtareje grua të shekullit XX.

Jean Rhys

Nuk mund të mendoj për ndonjë shkrimtare tjetër që e shpreh më mirë këto trysni dhe hipokrizi sesa romancierja Jean Rhys, e cila zor mund të përshkruhet si feministe e megjithatë shkroi aq hidhur dhe aq zhveshur rreth shumë grave saqë vepra e saj është shqetësuese edhe tani. Rhys lindi si Gwen Williams në ishullin Dominica më 1890-n, me një baba anglez dhe një mama kreole. Ashtu si edhe F. Scott Fitzgerald, ajo ishte një fëmijë zëvendësues, e ngjizur nëntë muaj pas vdekjes së të motrës. Ashtu si Fitzgerald kishte ndjesinë e përhershme të të qëndruarit jashtë ose të mos qenët e vërtetë apo e ligjshme. Ajo mbërriti në Londër në moshën 16-vjeçare, një vajzë simpatike dhe krejt injorante. Pritshmëritë e saj për një jetë luksoze u përplasën nga zymtësia gri, i ftohti i hidhur dhe njerëzit kompetentë e me raste të pashpirt. I ati i vdiq kur ishte në shkollën e dramës, por në vend të shkonte në shtëpi, iku duke u bërë një vajzë kori dhe e ndryshoi emrin në Ella Gray.

Ella Gray, Ella Lenglet, Jean Rhys, znj. Hamer: me çfarëdolloj emri që udhëtonte, ishte gati të zhytej, për të gjetur një burrë, i cili do e çonte drejt botës së sigurt e luksoze që ajo dëshironte. E pamësuar me dashurinë apo ndoshta ishte thjesht e pafat, zgjodhi burra që e lanë apo që në njëfarë mënyre ishin të pazot t’i siguronin atë lloj sigurie financiare apo emocionale që i nevojitej. Pati një abort, lindi një bebe që më pas i vdiq dhe një vajzë, Maryvonne, u martua për herë të dytë e të tretë dhe ishin këto fatkeqësi që e çuan në skajet e mjerimit. Alkooli u bë shpejt një rrugë përballjeje me këto telashe dhe hutim, duke fshirë elementet e errëta, duke mbushur përkohësisht një vrimë të zezë, të padurueshme, nevoje. Siç shkruan biografja e saj, Carole Angier, “e shkuara e përndiqte aq shumë sa i duhej të shkruante rreth saj: i duhej të pinte për të shkruar dhe duhet të pinte për të jetuar”. Por nga gjithë ajo rrëmujë dolën disa romane mrekullisht të kthjellëta; mrekulli të çuditshme dhe të rrëshqitshme modernizmi, rreth grave të tëhuajësuara dhe pa rrënjë, të paankoruara mes gjysmëbotës së Londrës e Parisit. Libra si “Kuartet”, “Pasi lashë z. Mackenzie”, “Udhëtim në errësirë”, “Mirëmëngjes”, “Mesnatë”, e shfaqin botën nga avantazhi i atij që nuk ka asgjë. Janë rreth vetmisë dhe depresionit, po, por flasin edhe rreth parave; para, klas dhe snobizëm, mënyra sesi pranohesh në shoqëri.

Në përshkrimin e saj për Rhys, Athill pyet se cila mund të jetë pyetja qendrore e një shkrimtari të alkoolizuar, që është sesi dikush i pazoti të përballet me telashet dhe të marrë përgjegjësinë mbi rrëmujën e vet, mund të jetë aq i mirë në të shkruar rreth kësaj. Kredoja e saj aq e lehtë për t’u deklaruar, aq e vështirë për t’u ndjekur, ishte se duhej të tregonte të vërtetën; t’i hidhte siç kishin ndodhur … përpjekja e saj e ashpër e aftësoi të shkruante sipas mënyrës së saj, përmes të kuptuarit të natyrës së saj të dëmtuar. Egërsia është kudo në veprën e Rhys-it, duke e kthyer mëshirën për veten në një kritikë të pamëshirshme.

Ajo tregon sesi funksionon pushteti dhe sesi të pamëshirshmit mund të jenë me njerëzit nën veten, duke zbuluar edhe sesi varfëria dhe muret sociale u lidhin duart grave, duke ia kufizuar mundësitë. Nuk është me çdo mjet një lloj triumfues i feminizmit, një siguri drejt pavarësisë dhe barazisë, por një rrëfim i ashpër i letrave të ngecura apo zareve që hidhen, që mund ta bëjnë edhe gruan më të shëndetshme të pijë e të pijë e të pijë. /The Guardian

El Pais: Beteja për Kosovën në UNESCO

0

Pranimi i Kosovës në UNESCO po shndërrohet në një mollë sherri në mes të shteteve të BE-së, ndërsa ka nxitur tension mes SHBA-ve dhe Rusisë.

Pasi gjysma e shteteve kanë pranuar iniciativën e qeverisë së Kosovës për pranim në UNESCO, shkruan e përditshmja franceze “El Pais”.

“Spanja është deklaruar kundër pranimit të Kosovës në UNESCO”, raporton korrespodenti i kësaj gazete në Paris, ku të hënën në konferencën e Përgjithshme të kësaj organizate do të kërkohet dy të tretat e votave për anëtarësimin e Kosovës.

Siç shkruan kjo e përditshme spanjolle, “selia e UNESCO-s në Paris është shndërruar në një arenë ku po ndodhin incidente të shumta në mes të fuqive botërore” rreth asaj nëse do të ketë mundësi që Kosova të jetë anëtar i ri i kësaj organizate të OKB-së “duke mos qenë anëtare e OKB-së”.

“Moska dhe shtetet aleate të saj janë kundër, ndërsa Washington-i e mbështetë, kurse Spanja, e cila po përballet me përpjekjet e fundit për ndarje, është përcaktuar kundër”, shkruan kjo e përditshme.

Më tutje përmendet fakti se Spanja dhe katër shtete tjera të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe nënvizohet se “beteja rreth Kosovës ka një precendent me atë çfarë ka ndodhur me Palestinën në vitin 2011, kur edhe u pranua pa qenë anëtare e OKB-së”.

“Për këtë SHBA dhe Izraeli kishin vendosur që të mos kontribuojnë në buxhetin e kësaj organizate”, shton më tej Pais.

Kjo gazetë spanjolle shkruan se kërkesa për pranimin e Kosovës në UNESCO “ka nxitur manovrime diplomatike në të gjithë botën, të cila e kanë arritur kulmin këto ditë në Parisë në vigjilje të Asamblesë së Përgjithshme”, të këtij trupi në OKB.

Ministri i Arstimit të Spanjës, Inigo Mendes de Vigo ka thënë se “Spanja do të jetë pro një anëtarësimi të ri nëse ekziston një qëndrim i përbashkët ndërkombëtar rreth pranimit të shtetësisë së këtij kandidati për anëtarësim, por jo që kjo të krijojë ndasi në këtë organizatë dhe grindje të reja që nuk kanë të bëjnë me qëllimet e tij dhe me të drejtën ndërkombëtare”.

“Kushte të tilla, në këtë rast, siç duke ekzistojnë”, thuhet në këtë shkrim të gazetës madriliene dhe potencohet se “kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka dërguar letër të gjitha shteteve anëtare të UNESCO-s, ku ka thënë se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, në këtë vend janë dëmtuar dhjetëra kisha ortodokse”.

Në raportin e Pais thuhet se “SHBA e Rusia i kanë kryqëzuar shpatat, pas që, jo shumë herët, sekretari amerikan i shtetit John Kerry, kishte vizituar UNESCO-n për ta përcjell qëndrimin e tij”.

Ndërsa, shefi i diplomacisë ruse Sergey Lavrov në udhëtimin e tij në Paris kishte thënë se “nëse Kosova pranohet në UNESCO, Moska do të kërkojë të njëjtën edhe për Krimenë”. /lajmi.net

Skandaloze: Ramadan Muja përzë nga zyra drejtorin e tij të Kulturës!

0

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka përzënë nga zyra drejtorin e Drejtorisë së Kulturës, Arhim Ajazi.

Burimet e TV Prizrenit bëjnë të ditur se ky veprim i Mujës ka ardhur pas përplasjev që PDK-ja ka pasur me NDS-në.

“Muja i ka thënë drejtorit që të mos qëndrojë më në zyrë”, tregon burimi i TVPZ.

Zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha, ka pranuar se janë të pranishme probleme politike ndërmjet këtyre dy subjekteve politike.

“Nuk kam ndonjë informacion zyrtar se kryetari Muja i ka kërkuar drejtorit Ajazi, që të mos paraqitet më në zyren e tij”, ka thënë Berisha./PrizrenPress.com/

Takohet grupi punues për integrimin e të riatdhesuarve

0

Grupi punues për hartimin e planit të veprimit lokal për ri-integrimin e personave të riatdhesuar në komunën e Rahovecit, ka mbajtur këtë javë, takimin e parë.

Anëtarët e grupit punues kanë shqyrtuar në mënyrë të detajuar në lidhje me modelin e planit të siguruar nga niveli qendror dhe kanë diskutuar detaje relevante dhe specifika komunale për të futur në draftin e planit komunal.

Grupi punues është dakorduar të takohet edhe një herë për ta kompletuar planin para dorëzimit të tij në asamblenë komunale për aprovim.

Ky grup është formuar nga kryetari i komunës, Idriz Vehapi, dhe përbëhet nga 8 anëtarë: kryesuesja e Komisionit komunal për Riatdhesim (kryesuese të grupit); përfaqësuesi i Zyrës për Komunitete dhe Kthim; Drejtoria e Arsimit; Drejtoria e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale; Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit; Qendrës për Punë Sociale në Rahovec; Zyrës për Punësim si dhe zyrtari komunal për Integrime Evropiane.Grupi punues për hartimin e planit të veprimit lokal për ri-integrimin e personave të riatdhesuar në komunën e Rahovecit, ka mbajtur këtë javë, takimin e parë.

Anëtarët e grupit punues kanë shqyrtuar në mënyrë të detajuar në lidhje me modelin e planit të siguruar nga niveli qendror dhe kanë diskutuar detaje relevante dhe specifika komunale për të futur në draftin e planit komunal.

Grupi punues është dakorduar të takohet edhe një herë për ta kompletuar planin para dorëzimit të tij në asamblenë komunale për aprovim.

Ky grup është formuar nga kryetari i komunës, Idriz Vehapi, dhe përbëhet nga 8 anëtarë: kryesuesja e Komisionit komunal për Riatdhesim (kryesuese të grupit); përfaqësuesi i Zyrës për Komunitete dhe Kthim; Drejtoria e Arsimit; Drejtoria e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale; Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit; Qendrës për Punë Sociale në Rahovec; Zyrës për Punësim si dhe zyrtari komunal për Integrime Evropiane.

Përkujtohen Xhelal Hajda dhe Selajdin Mullabazi

0

Me homazhe dhe akademi solemne sot u përkujtua 17 vjetori i rënies së heronjve Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici nga komuna e Rahovecit dhe dëshmorëve Bektesh Haliti, Nezir Ymeri dhe Hamdi Hajrizi nga komuna e Vushtrrisë, të cilët ranë heroikisht me datën 06.11.1998, mbi fshatin Opterushë të komunës së Rahovecit.

Të pranishëm në homazhet e bëra të vendi i rënies dhe në akademinë e organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Rahovecit morën pjese përveç kryetarit Idriz Vehapi dhe stafit të tij, familjarë, bashkëluftëtarë të dëshmorëve dhe shumë qytetarë të Rahovecit me rrethinë.

Kryetari Vehapi, me këtë rast, tha se lufta në këto anë bëhej në shumë fronte. I gjithë populli ishte në luftë. Pos përpjekjeve të mëdha për të mbrojtur popullatën civile nga dëbimet dhe masakrat e papara dhe me çnjerëzoret, në këto zona ushtarët kishin për obligim të pritnin dhe përcillnin ushtarët e zonave tjera në përpjekje për të sjellë armë në zonat e tyre. Por edhe për të përcjellë ushtarët e plagosur.

Në emër të OVL-së, dega në Rahovec, ka folur kryetari Vajdin Berisha, si dhe drejtoresha e shkollës së mesme “Xhelal Hajda-Toni”.

Në fund të akademisë, nxënësit e shkollës së mesme “Xhelal Hajda-Toni, kishin përgatitur një program kulturoro-artistik.

Limaj: BE po shpërblen ata që bënë gjenocid në rajon

0

Kryetari i Nisma-s për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar se përfaqësuesit e BE-së e kanë të lehtë të japin mesazhe në Kosovë, pasi që është vend që është përcaktuar për integrimin evropian, por edhe Evropa duhet ta ketë parasysh këtë dhe mos të lejojë që Kosova të vazhdojë të jetë e izoluar.

Ai duke komentuar mesazhin e Komisionerit të Bashkimit Evropian për Politikë Evropian të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, para deputetëve të Kosovës, ka thënë për kp se është një konsensus nacional drejt integrimit tonë Evropian.

“Edhe Evropa duhet ta sheh këtë sepse Kosova nuk e ka merituar të qëndrojë deri më tani e izoluar dhe ajo meriton një qasje krejt tjetër nga ajo që është bërë deri më tani, të paktën të krahasohet me vendet e rajonit. Fatkeqësisht nganjëherë po shpërblehen ata të cilët kanë kryer gjenocid dhe terror në këtë regjion duke shkatërruar regjionin dhesi shpesh-herë kjo bënë llogari tek vendet që kanë qenë viktimë siç është Kosova”, ka thënë Limaj.

Vjedhje ari në Reçan të Suharekës

0

Në një shtëpi të fshatit Reçan të Suharekës është vjedhur një sasi e arit në vlerë prej 1960 euro.

“Raportohet se të dyshuarit e panjohur nga shtëpia e pabanuar pronë e viktimës,kanë vjedhur gjësende të ndryshme si dhe ari në vlerë të përgjithshme prej 1960 euro”, njofton Policia e Kosovës .