Gjykata Speciale votohet më 7 maj

Amendamentet kushtetuese, të cilat i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale për krime lufte, po planifikohen të votohen nga deputetët në seancën e Kuvendit më 7 maj 2015, ndërsa gjatë të njëjtit muaj kërkohet të miratohet edhe Ligji që përcakton strukturën dhe funksionimin e kësaj Gjykate.

Gazeta “Zëri” nga burimet e veta ka mësuar se bashkësia ndërkombëtare po kërkon nga institucionet e Kosovës që ta përfundojnë çështjen e Gjykatës Speciale gjatë muajit maj, sidomos tashmë kur në institucione janë kthyer edhe deputetët e Listës “Srpska”.

Megjithatë, sfidë për koalicionin qeverisë mbetet sigurimi i së paku 80 votave, sa iu nevojiten për miratimin e këtyre amendamenteve. Kjo pasi janë mbi 40 deputetë, nga të cilët mund të pritet votë kundër Gjykatës.

Tri subjektet opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, AAK-ja dhe “Nisma”, që së bashku kanë 31 deputetë, tashmë janë deklaruar hapur kundër kësaj Gjykate. Po ashtu edhe tre deputetët e komunitetit boshnjak kanë thënë për “Zërin” se do të votojnë kundër. /Zëri/

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit