15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Përmbarimi, apo vrasja legale e qytetarëve të varfër

Abdullah Thaçi

Reklama konsiderohet si shpirti i tregut. Ajo ndërtohet kujdesshëm me qëllim të përcjelljes së mesazhit së dëshiruar nga ai që e autorizon atë për publikun.

Ekziston një shprehje e logjikshme, me të cilën pajtohem plotësisht, gjërat e mira nuk kanë nevojë për reklamë, ato shiten vet. Sipas këtij definimi, logjikisht na mbetët të kuptojmë se gjërat e dëmshme bëjnë reklamat më të shtrenjta, me qëllim mashtrimi, në disa raste, me vet misionin propagandistik që ajo ka ne vete, reklama ka qëllim frikësimin!.

Po, frikësimin ndaj kujt?!.

Frikësimin ndaj ati, që më së paku është i mbrojtur. Ndaj atij që është më i pa fuqishëm.
Këtë shkrim u nxita ta shkruaj nga pyetja shqetësuese që një fqinjë i imi ma bëri sot në rrugë. Ai, si i punësuar në një kompani prodhimi të materialit ndërtimor, nga paga që ka realizuar aty, për nevoja familjare kishe marr një kredi në një bankë komerciale. Këstet e kredisë i kishte paguar në rregull, deri në moment e fatkeqësisë në vendin e punës, për pak se nuk humbi jetën!. Nga ajo fatkeqësi, ai sot është i pa aftë për punë dhe pa kurrfarë mbështetje financiare nga askush. Mëshira e Zotit mban shpresën ne familjen e tij.!

Nga fatkeqësia, ne mungesë e të të ardhurave, një pjesë e kredisë ne bankë i ka ngelur pa paguar. Për këtë gjë, përgjegjësit e bankës e kishin vizituar disa herë në shtëpi, duke mos pasur fije konsiderate për shëndetin dhe familjen e tij, e kishin kërcënuar se nëse nuk do të paguna kredinë do ta paraqesin në zyrën e përmbaruesve privat, e mandej do ta shohësh se si do ti paguan parat.!

Shqetësimi i shprehur në fytyrën e tij, mu në mes rrugës, ishte fakti se në televizion kishte pa reklamën kërcënuese për rrolin dhe kompetencat e këtyre përmbaruesve privat. Si duket ai se kishte pas shume të qartë, deri sa e ka pa këtë reklamë.! Kjo reklamë televizive jep mesazhin me kërcenim, se si një debitor i bankës, në rast mos shlyerjen të borxhit, ai do te humbë çdo gjë nga të mirat elementare të jetës së tij.
Pyetja e tij ishte, kojshi a më të vërtetë këta ti marrin krejt çka ki në shtëpi, nëse nuk ja paguan kredinë a ?!.

Unë, edhe pse nuk kisha shumë njohuri për ligjin në fjalë, e kisha para fytyrës reklamën kërcënuese për këta të quajtur përmbarues. Me qëllim qartësimi, së pari për vetën time, hyra dhe e lexova këtë ligj. Ai, sikur edhe vet reklama, edhe në përmbajtje ishte shumë i frikshëm.

Në nenin 9 paragrafi 3 të këtij ligji shkruan: “Nëse ekziston ndonjë arsye legjitime dhe nëse organi përmbarues ka miratimin për të kryer përmbarimin gjatë ditëve të pushimit dhe gjatë orëve të natës, organi përmbarues gjithashtu mund të kryej përmbarimin në shtëpinë e debitorit gjatë ditëve të pushimit apo orëve të natës”.

Paramendojeni, këta zotëri në gjysmë të natës kanë kompetenca të ta rrethojnë shtëpinë, me ta trishtua familjen, me të hy brenda dhe për qëllime të realizimit të borxhit në dobi te kreditorit, me të marr çka të gjejnë aty pari dhe me të lënë në vetëm në pizhame.!

Këtë gjë edhe në dobi të vet sistemit bankar dhe në dëm të qytetarëve të vet, e ka rregullua me ligj shteti i Kosovës. Kjo dëshmon edhe një herë të vërtetën e madhe, se çdo gjë në këtë botë të rrejshme sillet rreth dy gjerave, e para ndër këto të dyja është paraja.

Duke mos dashur ta devijojë qëllimin e këtij shkrimi, unë si njëri ndër shumë koleg të mi, kam një përvojë pune rreth pesë vjeçare në sistemin bankar në Kosovë. E për këto pesë vite përvojë pune në bankë, kam kaluar edhe shumë faza trajnimi, me të vetmin qëllim përvetësimin e sa më shumë klientëve për bankën që kam punuar.

Për të arritur këtë qëllim, banka nuk zgjedhë mjete dhe metoda për të përvetësuar sa më shumë klient në listën e saj. E njëra ndër metoda që përdorin bankat është edhe ajo e joshjes së klientëve me gjëja përparësitë e “produkteve” të saja, kundrejt konkurrencës. Kjo në fakt, ka për qëllim ngarkimin me sa me shumë obligime klientin. Kështu që ai, duke qenë i mbi ngarkuar me obligime, realisht, deshi apo jo, është i detyruar të rrijë klient i saj.

Ka mija raste, që me metoda mashtrimi, banka ka ngarkuar klientët e saj me obligime marramendëse, duke ia rreziku edhe ekzistencën. Për shembull, ka raste kur një qytetar i Kosovës, klient i bankës ku kam punuar, ka marr pagë mujore vetëm 250 euro neto, e ku në të njëjtën kohë ka paguar 175 euro këstin mujor të kredisë.!

A mund të më thotë dikush se si jetohet me 75 euro në muaj?!. Këtu nuk po flas për normat e interesit, që në kohën kur kam punuar për bankën ka shkua deri në 24 % interes vjetor.

Sikur ky shtet të ishte normal, në shërbim të mbrojtjes së dinjitetit të qytetarëve të vet, para së të krijojë mekanizma kërcënuese për mbledhjen e borxheve në dobi të bankave, është dashtë të krijojë ligje dhe institucione, të cilat do të ishin marr me analizat e kontratave dhe format me të cilat është kreditua një qytetar i saj. Mekanizmat e shtetit është dashtë të merreshin edhe me analizimin e rrugës me të cilën ai është zhytë në borxh.

Nëse ato institucione do të kishin vërejt mashtrime nga ana e bankave, në procesin e kreditimit, shteti me mekanizmin e tij ligjor është dashtë merrte masat institucionale!.
Këtë e thash, në kushtet sikur të kishim shtet normal.

Po ta kishim atë, nuk do të kishim pas nevojë për “task forcë” shantazhi dhe frike ndaj qytetarëve të varfër të Kosovës, sikur së fundmi, si puna e këtyre të ashtuquajtur përmbarues.!

Më Shumë

U themelua zyrtarisht Muzeu i Masakrës në Krushë të Madhe

Në pikën e dymbëdhjetë të seancës së rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit, qw u mbajt dje, në praninë e profesorëve të Universitetit të...

Suksesi në vlerësimin e brendshëm të shkallës së V-të në gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit

Në gjimnazin "Gjon Buzuku", të enjten u zhvillua vlerësimi i shkallës së pestë për nxënësit e klasave të XI-ta. Drejtoresha e gjimnazit, Gylaj Shipkovica-Karjagdiu, njoftoi...

Lajmet e Fundit