Pajtimi ndalon gjakmarrjen

Kryetari i Këshillit të Pajtimit, Fetah Bekolli ndjehet mirë kur arrin t’i pajtojë familjet e hasmëruara dhe në gjak. Thotë se nuk ka akt më madhështor se sa t’i pajtosh e largosh familjet nga gjakmarrja.

“Nuk ka akt më madhështor në këtë botë se sa t’i pajtosh familjet që për arsye të ndryshme janë hasmëruar e kanë rënë në gjak”, shprehet Bekolli.

Ai tregon se Këshilli i Pajtimit, deri më tash ka pajtuar qindra familje të hasmëruara.

“Pas luftës kam besuar se nuk do të kemi familje të hasmëruara. Por fatkeqësisht për arsye të ndryshme Këshilli i Pajtimit është i detyruar të funksionojë dhe të pajtojë këto familje”, tha Bekolli në një emision në TV Besa.

Ai thotë se pajtimi i familjeve të hasmëruara zhdukë hakmarrjen.

“Nuk ka pasur pajtim të familjeve që nuk kam qarë”.

Begolli thotë se të gjithë ata që kanë mundësi duhet të angazhohen në pajtimin e familjeve të hasmëruara.

“Të gjithë ata që kanë mundësi duhet të angazhohen në pajtimin e familjeve të hasmëruara. Nuk ka vepër më të shenjtë në këtë botë se sa t’i pajtosh familjet e hasmëruara,sepse ndalon edhe hakmarrjen”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Lajmet e Fundit