17.2 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026
Home Blog Page 6914

Thaçi: Nënshkrimi MSA-së është hapi më i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE

0

Zëvendëskryeministri, njëherësh Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi, ka shkruar në Facebook se nënshkrimi i MSA-së është një dëshmi e suksesit të shtetit të Kosovës.

Thaçi thotë se kjo marrëveshje njëherësh përmban edhe obligime të dyanshme, ku Kosova do të zotohet për reforma, si dhe BE-ja të luajë rolin e saj në lehtësimin e këtij procesi.

Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook
Kosova sot po bën hapin më të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Nënshkrimi i MSA-s është një dëshmi e suksesit të shtetit të Kosovës dhe e përkushtimit tonë për vlera evropiane. Kjo marrëveshje kontraktuale përmban obligime të dyanshme: zotim të Kosovës për reforma dhe zotim të BE-së për të na ndihmuar shumë më shumë në këtë proces, deri në përmbushjen e perspektivës evropiane. HTH

Tërësisht i krisur

0

Adhuruesit e legjendarit David Bowie është dashur të presin dhjetë vjet për ta dëgjuar albumin e tij të ri “The Next Day” (2013), por nuk do të ndodhë kështu as për së afërmi me tjetrin në radhë.

Tashmë, ai pothuajse është gati. Titullohet “Blackstar” dhe do të publikohet për ditëlindjen e tij të 69’të, më 8 janar 2016.

The Times ka zbuluar detaje të këtij albumi, të cilin e ka quajtur “më i çuditshmi deri më tash” dhe “tërësisht i krisur”.

Është krahasuar me pionierët gjermanë të muzikës elektro Kraftwerk, ndërsa ka edhe influencë jazz’i.

“Disa prej këngëve tingëllojnë sikur t’i kesh dëgjuar çdo ditë të lume – si klasiket… Ka këngë romantike në album – sepse këngët e tij janë thellësisht romantike – dhe ka këngë rreth dhunës dhe botës së mbrapshtë përreth nesh”, ka thënë Drejtori Michel Vanhove.

“Blackstar” është 45 minutësh, ka 7 këngë, dhe është incizuar në The Magic Shop në New York, me një grup muzikantësh jazz’i.

Njëra prej këngëve të tij, që zgjat 10 minuta, e realizuar për show’n televiziv “The Last Panthers”, do të lansohet më 19 nëntor.

Pak prej saj, sa për t’ia provuar shijen, mund ta dëgjoni më poshtë. /Politiko.net

Sekretet e mbetura nga Ali Pasha në Janinë

0

Gjuha dhe kultura përbëjnë dy komponentë të rëndësishëm në farkëtimin e identiteteve kulturore dhe në afirmimin e identiteteve kombëtare. Në këtë drejtim, rolin e tyre të veçantë ato e fituan gjatë shekujve të nacionalizmave, ndërsa më parë nuk shërbenin akoma si një kriter bazë të ndarjes etnike të popullsive, pasi shpeshherë ato i kundërviheshin origjinës etnike në favor të komunikimit tregtar apo afërsisë kulturore dhe anasjelltas. Në fillimet e shekullit XIX në Pashallëkun e Janinës gjuha greke gëzonte statusin e një “lingua franka”, pasi ishte mjeti i vetëm që bashkonte në komunikim, komunitetet e ndryshme etnike që banonin, si shqiptarët, grekët, vllahët, hebrenjtë etj. Ky aspekt i përdorimit të gjuhës greke nuk duhet marrë si shenjë e një turbullimi linguistik, por më së shumti hedh dritë edhe mbi karakterin “lingua franka” që luante gjuha greke në rajon, karakter që ajo e kish fituar si një trashëgimtare e qytetërimit bizantin. Botimi i Arkivit të Ali Pashës në vitin 2009 në Greqi, hedh më tepër dritë mbi kontaktet kulturore dhe me të drejtë vërejmë jo vetëm një supremaci të gjuhës greke mbi atë shqipe, por edhe ndikime të kësaj të fundit mbi greqishten.

Përdorimi i gjuhës greke si gjuhë kontakti edhe me popullsitë e tjera në Pashallëkun e Janinës për shkak të rolit që ajo kishte trashëguar në rajon që nga koha e largët e Perandorisë Bizantine nuk do të thotë se nuk hyri në marrëdhënie marrje dhe dhënie me gjuhët e tjera e sidomos me shqipen që ishte edhe gjuha që fliste elita ushtarake e drejtuese e Pashallëkut dhe vet, Ali Pasha. Në këtë kohë, madje kemi të dhëna që pjesëtarë të elitës iluministe greke dinë të flasin shqip e madje bëjnë dhe përpjekje për të shkruar gramatikë të gjuhës shqipe si ishte rasti i Jani Vilaras, mjekut personal të Veli Pashës, djalit të Aliut, një figurë e shquar epirote e neoiluminizmit grek lindur me 1771 në Kithira në familjen e një mjeku dhe rritur në Janinë. Vilara kreu studimet e veta në Padova dhe Venedik në Itali për Mjekësi, Botanikë dhe Shkenca të tjera Natyrore me përkushtim duke u bërë njëkohësisht njohës i thellë i shkencave matematikë-fizikë. Ai shkruante dhe fliste në frëngjisht, italisht dhe latinisht veç greqishtes. Jan Vilarai përmendet dhe për një fletore shënimesh gramatikore greqisht-shqip të vitit 1801 për t’u mësuar greqisht shqiptarëve, të cilët ishin të pranishëm në pashallëkun e Janinës me titull “Elemente të gramatikës greqisht-shqip” dhe dialogë (1801).

Gjuhën shqipe ai e shkroi me një alfabet origjinal prej 30 germash në bazë të latinishtes dhe të greqishtes. Dorëshkrimi ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Parisit (supplément grec 251, f. 138-187). Në fund të shënimeve gjendet edhe një letër në gjuhën shqipe e shkruar me këtë alfabet nga Villarai vetë në fshatin Vokopolë i Beratit, më 30 tetor 1801, siç datohet sipas disa burimeve. Ai mendohet se është edhe autori i vargjeve që gjendeshin në mbishkrimin e kështjellës së Porto-Palermos ose Vasiliqisë si quhet kushtuar Ali Pasha Tepelenës. “Ktheni ploret o detarë, hyni në liman pa frikë/Këtu në Panormë zhurma e stuhive është fikë/Dhe mua që më shihni në qiell të çaj retë/Jam e fitores një trofe kështjelle që shkrep rrufetë/ Nuset e himariotëve më ngritën me kujdes/Armike për armiqtë, për miqtë besnike për besë!/ zili ma pat Faethoni dhe Pirrua nakar/i Tepelenës më sundoi hero Aliu i parë/ I plotfuqishëm është zot në të Epirit vende/ Dhe gjeneral Assirian/i pakrahasueshëm me shpatë dhe me mënde/Plot pesëdhjetë mijëra nën urdhra ka ushtarë/Pa frikë dhe me plot guxim armiqve ju bën ballë/ Tash në Janinë prehet Luani i pa frikë/ Prej Athinasë lindur dhe prej Marsit rritë”.

Si mund të shikohet dhe në këto vargje edhe Villarai bënte pjesë në elitën greke të Pashallëkut të Janinës që admironte personalitetin e Ali Pasha Tepelenës duke i veshur atij epitete dhe krahasime nga mitologjia, por edhe duke e krahasuar me Pirron e Epirit, krahasim që më vonë do të ndeshet vetëm në popullsinë shqiptare, por jo më në atë greke. Vargu: “zili ma pat Faethoni dhe Pirrua nakar” i japin Aliut përmasa mitike. Në pjesën e dytë të vargut të mësipërm e vazhdon himnizimin e Aliut ku Pirrua do ta kishte zili po ta shihte këtë kala madhështore. Dhe së fundi, karakterizimi i këtij heroi si bir i Athinasë dhe i ushqyer me instinktet luftarake të Arit (Marsit) shpreh faktin që Ali Pasha i takon jo vetëm historisë shqiptare, por edhe greke si është e dëshmuar dhe nga shumë historianë të kohës për admirimin që kishte popullsia greke ndaj Pashait tepelenas[1].

Kjo situatë kulturore sigurisht që do të sillte edhe ndikim gjuhësor shqiptar mbi atë grek nisur nga fakti se si e kemi shpjeguar dhe më lart në Pashallëkun e Janinës filloi të merrte jetë transformimi gjuhësor nga varianti katherusa në dhimotiki. Administrimi i Pashallëkut nga elita ushtarake shqiptare do të sillte pashmangshmërisht edhe ndikimin e gjuhës shqip, pavarësisht se në komunikimin administrativ sipas Arkivit të Ali Pashës përdorej turqishtja si gjuhë komunikimi me administratën e Portës së Lartë dhe që nga viti 1803 fillon dhe përdorimi gjuhës greke. Qyteti i Janinës qysh në mesjetën e vonë, përbënte një pikë të rëndësishme tregtare dhe vendkryqëzimesh rrugësh që të çonin në Venedik, Vjenë e Moskë, por ishte dhe pikëtakim i arealeve të greqishtes, shqipes dhe sllavishtes[2]. Gjithsesi, krahas turqishtes dhe greqishtes haset dhe gjuha shqipe e përfaqësuar nga një numër i kufizuar fjalësh. Por po të lexohen me vëmendje tekstet, sidomos ato që janë shkruar prej personash bilingë e monolingë që e njohin në një farë mase greqishten, vërehet se shqipja i ngjan një lumi të nëndheshëm, që rrjedh në një shtrat të çelur prej kohësh.[3] Interesant në dokumentin 235 është përdorimi i fjalës mëngore, një veshje tipike shqiptare me një përhapje të madhe jo vetëm në rrafshin ballkanik, por deri larg në Angli. Konica në veprën e vet Shqipëria një shkëmb i Europës Juglindore shkruan se në veshjen shqiptare ajo ka një të çarë të lirë të mëngët, për të lënë të kaloj krahu, ndërsa mëngët, të qepura vetëm në pjesën e sipërme të supeve, hidhen prapa. Ato edhe mund të përdoren, por përgjithësisht u futen krahët. Ndërsa grekët gjithmonë i fusin duart dhe nuk e kanë vënë re se nuk e kanë kuptuar këtë tipar që, nga koha e mbretërimit të mbretëreshës Elisabeta, ka tërhequr vëmendjen e një poeti të madh anglez. Në veprën e tij “Farfe Queene” (Mbretëresha e Vendit të Magjepsur”,III,kr.XV,10) Edmund Spenseri flet për mëngët që u vareshin si të shqiptarëve[4]. Konica me të drejtë e quan një pjesë organike të fustanellës dhe e vërën se ky tipar mungon në veshjen kombëtare greke të adoptuar nga shqiptarët. Kontaktet gjuhësore për sa i përket ndikimit të gjuhës shqipe mbi gjuhën greke shtrihen në rrafshin fonetik dhe morfosintaksor. Aspekti i parë është rrafshi fonetik ku vërehet një prirje e desonarizimit të bashkëtingëlloreve të zëshme si influencë e gjuhës shqipe mbi dialektin greqisht që flitej në Epir.

Kështu p.sh, emri i fshatit Dragot të Tepelenës, në këto dokumente del si Tragoti, begi për bej, Praçe për Braçe (emër njeriu, shkurtim i emrit Ibrahim). Sidoqoftë kjo është një dukuri që nuk haset shumë në trup të fjalës, kështu që kemi të bëjmë më shumë me një desonarizim grafematik[5]. Influenca e shqipes në të folurën greqisht të Epirit gjatë kësaj kohe e evidentuar kryesisht në tekstet e “helefonisë shqiptare”, tekstet e autorëve shqiptarë të shkruar në greqisht, bie në sy te shndërrimi u në o në trup të fjalëve të greqishtes[6]. Po kështu në rrafshin morfosintaksor vërehen një sërë dukurish që lidhen me bilingulalizmin shqiptaro-grek. Njëra prej tyre është përdorimi i gabuar i nyjës shquese në greqisht, pasojë e intereferencave të shqipes. Në dokumentin 218 gjejmë i psomi në vend të to psomi dhe këtu nyja e gjinisë femërore shpjegohet me faktin se emri bukë i shqipes i takon po kësaj gjinie.[7] Aspekti i dytë është në rrafshin leksikor. Në këtë rrafsh huazimet e greqishtes nga gjuha shqipe janë më të shpeshta sesa influenca në rrafshin fonetik. Kështu në dokumentet e Arkivit të Ali Pashës hasim huazimet semantike na plino kai go to alaxhaqi mou ku folja pleno ka marrë kuptimin shlyej një detyrim.

Po kështu ka shprehje të cilat janë fjalë për fjalë përkthime të shprehjeve së shqipes si për shembull: simera ja simera për sot për sot(dokumenti .705), as tou parun to kako për i marrshin të keqen(dok.437, botuesi shënon shprehje e vështirë për t’u kuptuar), na mu zisis e na su eko për më rrofsh e të paça(Dok.408), stekese me to miti për më rri me hundë(Dok.421, botuesi nuk e kupton shprehjen dhe vendos ?), na grafi apo rama ke os veloni për të shkruhet me hodhësi krahaso me shqipen pe e gjilpërë (Dok.389. Tepelenë)[8] Bashkëjetesa për një periudhë të gjatë në një formacion politik e ushtarak të përbashkët si ishte Pashallëku i Janinës i popullsive shqiptare dhe greke do të sillte pashmangshmërisht edhe influencat e ndërsjella mbi njëra-tjetrën. Në rastin e popullsisë shqiptare, kjo influencë u shfaq në aspektin ushtarak e të artit të luftës ku shqiptarët prej kohësh ishin trupa elite në rajon, mjafton të sjellim ndërmend formacionet e suksesshme të stratiotëve në Mesjetë kaq të famshme në Itali, Spanjë, Flandër, France e Angli, por edhe në trupat jeniçere të Perandorisë Otomane ku ata sërish përbënin elitën.

E lidhur ngushtë me këtë faktor ishte dhe veshja shqiptare e fustanellës dhe e mëngëve të varura që ndoshta përbëjnë influencën më të dukshme dhe akoma të pranishme të shqiptarëve në rajon. Qeverisja për një kohë të gjatë e Pashallëkut të Janinës nga elita ushtarake dhe politike shqiptare influencoi dhe në aspektin gjuhësor e kulturor duke shërbyer edhe në promovimin e dhimotikis si ishte rasti i “Ali Pashaidës”, por edhe në influenca të drejtpërdrejta në rrafshet fonetike dhe morfosintaksore. Pashallëku i Janinës si një formacion i suksesshëm politik e administrativ la një gjurmë të pashlyeshme në memorien e popullsive që banonin në territoret e tij. Hapësira që zinte dikur ky pashallëk ka qenë dhe vazhdon të jetë një kryqëzim gjuhësh e kulturash, që marrin e japin, që pasurojnë e pasurohen në rrjedhë të kohës, ndaj vlerësimi dhe studimi i kësaj kohe[9] dhe epoke mund të hedhë dritë më tepër në aspekte identitare në rajon.

Portreti i Kadri Veselit

0

Tinka Kurti

Ai duket sikur modelët që lënë peng pamjen e tyre te një piktor. Çfarë del në pëlhurë është në masë të madhe edhe mendja edhe dëshira e piktorit. Pasi u munduan që t’i ndërhyjnë në imazhin e tij prej të inkriminuari, Kadri Veselit, i shpërtheu përulësia artificiale në formën e vet të origjinës, arrogancës brutale. Vendin e befasisë e zë rikujtimi për figurën e tij. Pra, demaskimi nuk po i ndodh atij, se kjo është kryer moti. Tash, demaskohen piktorët e dobët që nuk dorëzohen në mbulimin e shëmtisë me ngjyra të forta derisa nuk bëhet më fjalë për pikturë por për baltë. Ende u gënjen mendja që portreti i Hashim Thaçit e Kadri Veselit rikuperohen.

Këta piktorë janë ata që i bëjnë shumë reklamë vetes. Ata ecin sipas porosisë se duke bërë shumë reklamë çdo piktor shndërrohet në gjeni e nëse të gjithë e shohin si gjeni, ai është gjeni. Kështu, bëhet një qark mashtrimi. Këta piktorë mendojnë se janë gjeni kurse gjenialiteti i tyre qëndron te vizatimi i portreteve që s’do të bëhen kurrë të bukur: Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Teknika e tyre bazohen shumë në dritëhije, ashtu që format të zbehen, të relativizohen.

Ata që po thonë se edhe Albulena Haxhiu e ka ofenduar njëjtë (paramendoni “njëjtë”) kryetarin e e Kuvendit duke i thënë ‘kriminel’, janë të njëjtit që e përkrahin privatizimin çmimlirë të Rrjetit të Shpërndarjes së Energjisë. Disa edhe përfitojnë direkt nga kjo korporatë, KEDS tash. Kurse, Haxhiu është e njëjta që e kishte kundërshtuar këtë privazitizim. Pra, njëra kritikohet e tjetri mbrohet për shkak të aktivitetit e veprimeve të mëhershme politike. Bindjet ishin krijuar prej kohësh. Madje ka procese gjyqësore për to. Bllaca 1, Bllaca 2 e në pritje Bllaca 3. Tani jo vetëm për krimet e dyshuara më herët, por edhe për vetë thirrjen e seancës shumëkush pajtohet me Haxhiun, se Veseli e ka fituar “me mundin” e vet atë shënjues. Pra “mundi” personal i Kadri Veselit për ta merituar shënjuesin “kriminel” është aq i pambërritshëm sa që askush s’mund ta barazojë atë me fyerjen seksiste ndaj Albulenës, e cila nuk ka asnjë meritë për sharjen “ma hongsh”.

Relativizimi duke barazuar karrieren e bujshme në rrejtin kriminal të Kadri Veselit, me thirrjet e herëpashershme të deputetes Albulena Haxhiu në Kuvend sigurisht është relativizim i ngordhur logjikisht, i varfërisht metaforikisht dhe i ulët etikisht.

Aq shumë janë relativizuar çështjet saqë po jetojmë në ditët kur Hashim Thaçi përdor shënjuesit ‘gërdi e neveri’, pasi ia gërditur e neveritur gjithë shqiptarëve, Edita Tahiri ‘sakrificë’ pasi ka bredhur 4 vite pa ndalur me para të buxhetit, e Kadri Veseli “respekt” pasi ka kapur shtetin me rrjetin e tij dhe vetë PDK siç konfirmon Bajram Rexhepi.

Kadri Veseli e Hashim Thaçi e dinë mirë që portreti në pikturë është më i rëndësishëm sesa figura e vërtetë. Veselit po i pengon që portreti i tij po shëmtohet si ai i Dorian Grejit sa që herë që e kryente nga një krim. Atij nuk i pengojnë veprimet e dëmshme. Por kur po i sheh denoncimet ndaj tij si thirrja e Albulena Haxhiut tmerrohet nga e vërteta e fytyrës së tij. Ndryshe Hashim Thaçi nga ciniku që zgërdhihet e i tërheq qytetarët e deputetët zvarrë ka vendosur të shfaqet si “viktima e rrezikuar”.

Gjithkush është i vetëdijshëm se problemi nuk janë vetëm ata e piktorët e tyre por dhe blerësit, ata me kuleta të fryra që po ua kthejnë borxhin për pasurimin e inkriminuar. Ndaj këta s’ia falin dot Deputetes Albulena Haxhiut që e thirri në emrin e vërtetë Kadri Veselin dhe ua grisi pikturën para syve të të gjithë botës. /zeri/

Albin Kurti i përgjigjet Blushit: Politika nuk është aritmetike

0

Albin Kurti sqaroi, arsyet e gazit në parlament dhe mundësinë e rëndimit të situatës, në vazhdim.

“Gazi lotsjellës është një tym sqarues brenda seancës së Kuvendit”,-u shpreh Kurti.

Ai tha se gazi ka bërë që çështja e Zajednicës të kuptohet anë e mbanë në trojet shqiptare në Ballkan dhe më gjerë, por në të njëjtën kohë edhe iu ka treguar atyre deputetëve dhe ministrave e kryeministrit që me aq lehtësi urdhërojnë policinë të ndërhyjnë me gaz lotsjellës kundër protestuesve, që të kuptojnë njëherë se si është të jesh në këpucët e qytetarit të thjesht, i cili i varfër e i papunë kërkon të drejta ekonomike-sociale, por pse jo edhe politike-kombëtare.

“Me një gaz lotsjellës në një hapësirë aq të madhe sa është salla e Kuvendit, ata u lotuan, thanë se kjo është e papranueshme, u alivanosën dy prej tyre dhe kështu me radhë, megjithëse i pamë duke dhënë intervista para dhe pas alivanosjes, e alivanosjen nuk ua pamë. Por, sido që të jetë gazi lotsjellës në Kuvendin e Republikës është rezultat i atyre mbushjeve që nuk kanë shpërthyer në protestat tona kur policia ka hedhur në drejtim të aktivistëve të Vetëvendosje-s. Kemi edhe shumë të tillë. Kemi edhe për seancën e ardhshme. Kemi edhe për të tjera seanca. Do të vazhdojë gazi lotsjellës përderisa vazhdojnë këto seanca që përpiqen ta normalizojnë ‘Zajednicën’”, u shpreh Kurti.

“E kam lexuar kaherë atë shkrim. Ai ashtu është edhe shkrim i kohës së protestave kundër Jabllanoviqit, që patën sukses, që e shkarkuan Jabllanoviqin. Jabllanoviqi pati thënë që nënat e të pagjeturve janë egërsira. I pat quajtur ashtu edhe aktivistët e Vetëvendosje!-s. U bënë 15 protesta anembanë Kosovës, dy shumë të fuqishme me 24 dhe 27 janar në kryeqytetin e Republikës, dhe u shkarkua Jabllanoviqi. Për neve kjo është e rëndësishme. Problemi me analizën që bën Blushi është se ai më trajton mua dhe Vetëvendosje!-n nga pikëpamja elektorale e votave, por nuk e kupton një gjë se politika e Lëvizjes Vetëvendosje! nuk është e parashikuar nga kalkulimet e një kontabilisti. Ai më thotë mua se ti humbet vota me këtë; kemi shpresuar që do të jesh pushtetar tjetërfare e kështu me radhë, mirëpo tërë kohën logjikën e ka brenda kalkulimeve elektorale, brenda përllogaritjeve që i bën një kontabilist. Por, unë nuk jam në politikë për këtë gjë. Politika nuk është kontabilitet. Ne jemi tek përfytyrimi i pallogaritshëm. Ne jemi tek një imagjinatë politike e cila është përtej çfarëdo kalkulimi që mund ta bëjë cilido kontabilist”, tha Kurti.

A do ti dështojë edhe sot Veselit mbledhja për Kushtetuese?

0

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka thirrur për sot për herë të tretë mbledhjen e Komisionit për shqyrtimin e kandidatëve për emërim nëGjykatën Kushtetuese të Kosovës.

“Duke qenë se ka dështuar dy herë radhas mbledhja e Komisionit për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka vendosur që për herë të tretë ta thërrasë mbledhjen e këtij komisioni”, thuhet në njoftim.

Mbledhja e Komisionit për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës do të mbahet sot në orën 10:30, në sallën C- 301.

PDK-ja dhe SHIK-u po e rrënojnë LDK-në

0

Analisti politik Nexhmedin Spahiu konsideron se në mesin e shumë të këqijave që po e dëmtojnë shtetësinë e Kosovës, gjithsesi më e madhja është ajo e lidhjes kriminale të LDK-së në koalicion me PDK-në, për interesat individuale dhe kriminale të një lidershipi të ngushtë në LDK

Vetëm për një vit të bashkëqeverisjes në koalicionin PDK-LDK, sipas vlerësimit të analistëve politikë, qëllimi strategjik është duke u arritur me shpejtësi dhe dinamikë të madhe nga PDK-ja me Hashim Thaçin e Kadri Veselin. Sipas njohësve të zhvillimeve në vend, qëllimi i ndërtimit të këtij koalicioni ka qenë që ta shkatërrojë LDK-në dhe imazhin e saj, duke e shndërruar atë në një parti marionetë, apo parti satelite të PDK-së. Tani, me këtë bashkëjetesë njëvjeçare në qeverisjen e vendit, koalicioni PDK-LDK vlerësohet të jetë bërë një “korporatë” e zgjeruar e biznesit kriminal, nga e cila përfiton kryesisht SHIK-u dhe strukturat kriminale të PDK-së, ku hajninë e PDK-së nuk ka shanse ta prekë LDK-ja.

“LDK po bashkëqeveris me PDK-në në kuadër të së cilës janë strukturat kriminale të SHIK-ut, kjo ishte edhe arsyeja për të cilën unë nuk e votova këtë Qeveri. LDK-ja nuk bën dhe nuk guxon në asnjë situatë t’i konsiderojë strukturat kriminale të SHIK-ut partnere në qeverisje”, ka thënë deputeti i LDK-së Adem Salihaj për “Kosova Sot”. “Krimin duhet trajtuar si krim,jo si partneritet. Qasja “pozitive” ndaj krimit, për ta integruar qetë në shoqërinë tonë dhe për ta marrë me të mirë është shumë e gabueshme, kjo është forma për ta legalizuar krimin dhe për ta ledhatuar atë”, theksoi Salihaj../kosova sot/

Pushteti po e nxit anarkinë

0

Qeveria e shantazhuar po përpiqet me skenarë djallëzorë të ruajë pushtetin

“Kjo duket se po bëhet me qëllim që të krijohet një rrëmujë e madhe, në të cilën dhuna qeveritare do të mundohet ta bindë faktorin ndërkombëtar se janë të vendosur për ta ruajtur stabilitetin në vend dhe ta ndëshkojnë opozitën, kundër së cilës ankohen edhe disa ambasada të shteteve të huaja. Kështu do të zbehet edhe serioziteti i Gjykatës Speciale, sepse do të krijohet bindja se ata që dyshohet se do të kapen nga gjykata në fakt qenkan stabilizuesit e Kosovës dhe mbrojtësit e saj drejt rrëshqitjes në anarki”, tha analisti politik, Isa Mulaj, për “Kosova Sot”

Refuzimi me çdo kusht i dialogut nga ana e Qeverisë me opozitën e bashkuar, për çështjet e marrëveshjeve të 25 gushtit, nga ana e opozitarëve po interpretohet si frikë nga dalja në shesh e një të vërtete të hidhur, që mund të jetë zbardhja e prapaskenave të pajtimit skandaloz për Asociacionin. Sipas dyshimit të opozitarëve dhe analistëve politikë, Asociacioni mund të jetë një kusht i rëndë për zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës, një pazar i pashembullt për Gjykatën Speciale për zyrtarë të lartë dhe politikanë të nivelit të lartë.

“Refuzimi i dialogut me opozitën që të gjendet zgjidhja për të anuluar marrëveshjet që janë në dëm të shtetit tregton më së miri se kjo qeveri është pa kredibilitet, po ashtu e shantazhuar dhe e tejkorruptuar, prandaj nuk ka se si të sillet ndryshe veçse me mënyrën më arrogante që po e paraqet duke mos qenë e gatshme aspak për të ofruar dialog dhe njëkohësisht duke e përdor aparatin policor për t’u mbrojtur si një sistem i përkryer diktatorial”, tha për “Kosova Sot” nënkryetari i AAK-së, Ahmeti Isufi. Ai nuk e përjashton pazarin politik me Gjykatën Speciale…/kosova sot/

Punësim në kundërshtim me Ligjin i mësimdhënëses në Suharekë

0

Drejtoria e Arsimit në Suharekë nuk respektoi ligjin kur punësoi një mësimdhënëse të gjuhës shqipe.

Kjo drejtori kishte hapur konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës në vitin shkollor 2015/16 edhe për 12 orë të gjuhës shqipe në Shkollën e Mesme Teknike “Skender Luarasi” të Suharekës.

Për këtë pozitë ishin intervistuar 34 kandidatë, ndërsa është pranuar në punë Shqipe Gashi me fakultet të kryer të edukimit.

Sipas Udhëzimit Administrativ 06/2015 në nenin 6, pikën 1.1 thuhet se “për shkollat e mesme drejtimi gjuhë shqipe, kandidati duhet të jetë me fakultet të edukimit programi master i mësimdhënies, ose në mungesë të kësaj, duhet të jetë me fakultet filologjik katërvjeçar”.

E pranuara në punë nuk ka të kryer masterin e fakultetit të edukimit siç është paraparë me udhëzim administrativ. Ajo nuk deshi të flasë për punësimin e saj, kur u kontaktua nga KALLXO.com.

Sherif Berisha, drejtor i Arsimit në Komunën e Suharekës, e pranon se kandidatja që është zgjedhur nuk e ka të kryer programin master, por thotë se e pranuara ka përvojë të mëhershme pune.

“Unë nuk mendoj që është bërë njëfarë shkelje. Është pranuar kandidatja, e cila ka të kryer fakultetin e edukimit, por e ka edhe master fakultetin filologjik, edhe pse nuk ka diplomuar, por jemi bazuar në përvojën e cila ka pasur në të kaluarën, ajo na ka bërë që t’i japim një përparësi të vogël karshi kandidatëve të tjerë,” thotë Berisha.

Por Sedat Gashi, njëri nga kandidatët, plotësonte kushtet e përcaktuara për këtë vend pune sipas udhëzimit administrativ.

Ai ka të kryer Fakultetin e gjuhës shqipe, drejtimin katërvjeçar në kuadër të fakultetit filologjik.

“Aty përparësi u jepet njerëzve që kanë master të gjuhës shqipe, ose të letërsisë shqipe, pastaj sistemi katërvjeçar, ndërkaq kandidatja, me gjithë respektin për të, kam dëgjuar që është me edukim,“ ankohet kandidati Gashi.

Asamblisti i PDK-së Alush Shala punësimet nga pushteti aktual lokal në Suharekë i konsideron politike, pa kriter dhe në kundërshtim me ligjin. Ai kërkon ndjekje penale të përgjegjësve.

“Unë kërkoj nga organet e hetuesisë ose prokuroria që të hetohen këto dhe përgjegjësit të dalin para ligjit,” thotë Shala.

KALLXO.com shkroi të shtunën edhe për punësimin pa konkurs të gruas së një asamblisti të LDK-së në Suharekë.

Zafir Berisha: Hashim Thaçi, i sëmurë psikik

0

Deputetit të Nismës Zafir Berishës ka filluar t’i dhimbset kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, për gjendjen psikike në të cilën ka rënë. Ai thotë se koalicioni PDK-LDK, në seancën e kuluar kanë bërë mirë që në bufe kanë miratuar Ligjin për Shëndetin Mendor.

“Duke shiku emisionin “Zona e Debatit” erdhe në përfundim se kanë bërë mirë, edhe pse në bufe që kanë miratuar Ligjin për të sëmurët psikik, jam duke pa edhe një pacient në këto momente në TV. Kam menduar se veç Halil M. e ka vendin në ,,Shtime,, po jem të malltretuar në keto momente vetin e duke dëgjuar H.Th cka është i gjori te ,,shkretu,, qenka bbërë për gjynah , s’di a ka vendë ne..”, shkruan Berisha në Facebook./PrizrenPress.com/.