22.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Punësim në kundërshtim me Ligjin i mësimdhënëses në Suharekë

Drejtoria e Arsimit në Suharekë nuk respektoi ligjin kur punësoi një mësimdhënëse të gjuhës shqipe.

Kjo drejtori kishte hapur konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës në vitin shkollor 2015/16 edhe për 12 orë të gjuhës shqipe në Shkollën e Mesme Teknike “Skender Luarasi” të Suharekës.

Për këtë pozitë ishin intervistuar 34 kandidatë, ndërsa është pranuar në punë Shqipe Gashi me fakultet të kryer të edukimit.

Sipas Udhëzimit Administrativ 06/2015 në nenin 6, pikën 1.1 thuhet se “për shkollat e mesme drejtimi gjuhë shqipe, kandidati duhet të jetë me fakultet të edukimit programi master i mësimdhënies, ose në mungesë të kësaj, duhet të jetë me fakultet filologjik katërvjeçar”.

E pranuara në punë nuk ka të kryer masterin e fakultetit të edukimit siç është paraparë me udhëzim administrativ. Ajo nuk deshi të flasë për punësimin e saj, kur u kontaktua nga KALLXO.com.

Sherif Berisha, drejtor i Arsimit në Komunën e Suharekës, e pranon se kandidatja që është zgjedhur nuk e ka të kryer programin master, por thotë se e pranuara ka përvojë të mëhershme pune.

“Unë nuk mendoj që është bërë njëfarë shkelje. Është pranuar kandidatja, e cila ka të kryer fakultetin e edukimit, por e ka edhe master fakultetin filologjik, edhe pse nuk ka diplomuar, por jemi bazuar në përvojën e cila ka pasur në të kaluarën, ajo na ka bërë që t’i japim një përparësi të vogël karshi kandidatëve të tjerë,” thotë Berisha.

Por Sedat Gashi, njëri nga kandidatët, plotësonte kushtet e përcaktuara për këtë vend pune sipas udhëzimit administrativ.

Ai ka të kryer Fakultetin e gjuhës shqipe, drejtimin katërvjeçar në kuadër të fakultetit filologjik.

“Aty përparësi u jepet njerëzve që kanë master të gjuhës shqipe, ose të letërsisë shqipe, pastaj sistemi katërvjeçar, ndërkaq kandidatja, me gjithë respektin për të, kam dëgjuar që është me edukim,“ ankohet kandidati Gashi.

Asamblisti i PDK-së Alush Shala punësimet nga pushteti aktual lokal në Suharekë i konsideron politike, pa kriter dhe në kundërshtim me ligjin. Ai kërkon ndjekje penale të përgjegjësve.

“Unë kërkoj nga organet e hetuesisë ose prokuroria që të hetohen këto dhe përgjegjësit të dalin para ligjit,” thotë Shala.

KALLXO.com shkroi të shtunën edhe për punësimin pa konkurs të gruas së një asamblisti të LDK-së në Suharekë.

Më Shumë

“E futën 6 muaj në psikiatri”, Juli kujton ngjarjen aspak të këndshme të Zef Dedës!

Julian Deda gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP” shpesh herë ka folur dhe ka ndarë kujtime me të atin e ndjerë, aktorin...

Abdixhiku nga Suhareka godet Kurtin: Nuk është patriotizëm me të ikë 50 mijë njerëz nga Kosova

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar qeverinë Kurti gjatë një tubimi me qytetarët në Suharekë. Sipas kreut të LDK-së, patriotizmi nuk nënkupton me...

Lajmet e Fundit