Thaçi: Nënshkrimi MSA-së është hapi më i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE

Zëvendëskryeministri, njëherësh Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi, ka shkruar në Facebook se nënshkrimi i MSA-së është një dëshmi e suksesit të shtetit të Kosovës.

Thaçi thotë se kjo marrëveshje njëherësh përmban edhe obligime të dyanshme, ku Kosova do të zotohet për reforma, si dhe BE-ja të luajë rolin e saj në lehtësimin e këtij procesi.

Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook
Kosova sot po bën hapin më të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Nënshkrimi i MSA-s është një dëshmi e suksesit të shtetit të Kosovës dhe e përkushtimit tonë për vlera evropiane. Kjo marrëveshje kontraktuale përmban obligime të dyanshme: zotim të Kosovës për reforma dhe zotim të BE-së për të na ndihmuar shumë më shumë në këtë proces, deri në përmbushjen e perspektivës evropiane. HTH

Më Shumë

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se u deponuan në një bankë në Prizren

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se janë deponuar në një bankë në Prizren nga disa persona të panjohur. Rastin në Policinë e...

Nuk ndalet Bashkimi, merret vesh me Divine Myles?

Bashkimi vazhdon me riorganizimin e skuadrës vetëm pak ditës pas mbylljes së kampionatit të sivjetm. Pas zyrtarizimit të vazhdimeve të kontratave me disa nga lojtarët...

Lajmet e Fundit