10.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Pushteti po e nxit anarkinë

Qeveria e shantazhuar po përpiqet me skenarë djallëzorë të ruajë pushtetin

“Kjo duket se po bëhet me qëllim që të krijohet një rrëmujë e madhe, në të cilën dhuna qeveritare do të mundohet ta bindë faktorin ndërkombëtar se janë të vendosur për ta ruajtur stabilitetin në vend dhe ta ndëshkojnë opozitën, kundër së cilës ankohen edhe disa ambasada të shteteve të huaja. Kështu do të zbehet edhe serioziteti i Gjykatës Speciale, sepse do të krijohet bindja se ata që dyshohet se do të kapen nga gjykata në fakt qenkan stabilizuesit e Kosovës dhe mbrojtësit e saj drejt rrëshqitjes në anarki”, tha analisti politik, Isa Mulaj, për “Kosova Sot”

Refuzimi me çdo kusht i dialogut nga ana e Qeverisë me opozitën e bashkuar, për çështjet e marrëveshjeve të 25 gushtit, nga ana e opozitarëve po interpretohet si frikë nga dalja në shesh e një të vërtete të hidhur, që mund të jetë zbardhja e prapaskenave të pajtimit skandaloz për Asociacionin. Sipas dyshimit të opozitarëve dhe analistëve politikë, Asociacioni mund të jetë një kusht i rëndë për zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës, një pazar i pashembullt për Gjykatën Speciale për zyrtarë të lartë dhe politikanë të nivelit të lartë.

“Refuzimi i dialogut me opozitën që të gjendet zgjidhja për të anuluar marrëveshjet që janë në dëm të shtetit tregton më së miri se kjo qeveri është pa kredibilitet, po ashtu e shantazhuar dhe e tejkorruptuar, prandaj nuk ka se si të sillet ndryshe veçse me mënyrën më arrogante që po e paraqet duke mos qenë e gatshme aspak për të ofruar dialog dhe njëkohësisht duke e përdor aparatin policor për t’u mbrojtur si një sistem i përkryer diktatorial”, tha për “Kosova Sot” nënkryetari i AAK-së, Ahmeti Isufi. Ai nuk e përjashton pazarin politik me Gjykatën Speciale…/kosova sot/

Më Shumë

Aksident tragjik në Shirokë të Suharekës, humbin jetën dy persona

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të...

Ylli në finale

Pas një ndeshje shumë interesante dhe drame në fund, Golden Eagle Ylli ka mundur Pejën me rezultat 84:88 (21:21, 25:24, 18:21, 20:22), për tu...

Lajmet e Fundit