Home Blog Page 6931

Ramadan Muja realizon vetëm 27 për qind të premtimeve

0

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja deri më tash ka realizuar vetëm 27 për qind të premtimeve të fushatës zgjedhore.

“Kjo do të thotë se Prizreni është akoma nën mesatare. Ndryshe nga 29 premtime të dhëna nga kreu i Prizrenit gjatë dy vjetëve janë realizuar plotësisht 8 premtime, 7 premtime janë realizuar pjesërisht, ndërsa akoma mbeten pa progres të mjaftueshëm edhe 14 premtime”, ka deklaruar për KD, hulumtuesi i institutit GAP, Bekim Salihu.

Përparimi me i dukshëm i shënuar në Prizren, sipas tij, shikuar nga premtimet zgjedhore, përkon me shërbimet publike, ndërsa ngecjet janë në premtimet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, punësimin dhe arsimin.

Monopoli partiak bllokon alternativat e reja

0

“Duke pasur monopolin (mono) partiak mbi të gjitha segmentet e jetës shoqërore (politikë, ekonomi e financa, arsim e kulturë, shëndetësi, po aq sa edhe në gjykata, prokurori, polici, FSK, shërbimin inteligjent, formacionet pothuajse paramilitare partiake, sa edhe në hapësirën mediale dhe në gjithçka tjetër), aktualisht është e pamundur të shfaqet, në këtë hapësirë të kontrolluar skajshmërisht, një grupim i ri politik”, thotë Ramadan Musliu

Klasa udhëheqëse bart mbi supe barrën më të madhe për këtë degradim politik, që ka prekur mbarë vendin. Rezultat e kësaj krize politike në thellim e sipër shihen lehtësisht në çdo sferë të jetës shoqërore. Por, sa do kishte rol në përmirësimin e situatës një lëvizje intelektualësh për të nxjerrë vendin nga degradimi duke pasur parasysh se partitë aktuale i kanë zhgënjyer votuesit? Analisti politik Imer Mushkolaj tha për ”Kosova Sot” se intelektualëve të vendit u mbetet që së bashku të ofrojnë një mundësi për Kosovën dhe kështu të ndalen degradimet dhe gjithashtu qytetari të ketë një rast të ri për të zgjedhur.

”Intelektualëve iu mbetet të bëhen bashkë dhe të ofrojnë alternativën e tyre, në mënyrë që t’i thuhet stop degradimit të mëtejmë dhe qytetarit t’i ofrohet një mundësi e re për të zgjedhur”, tha Mushkolaj../kosova sot/

Shkatërruesit e drejtësisë, pengesë për reforma

0

“Një gjë e them, me siguri se këta njerëz që dalin me deklarata të tilla kurrë nuk do ta pastrojnë drejtësinë. Drejtësia kosovare për momentin është e pashpresë dhe mjerë për këtë popull se kush del e jep të tilla deklarata për pastrimin e drejtësisë”, ka thënë njohësja e çështjeve të drejtësisë, Hava Ismajli

Drejtuesit e sistemit gjyqësor vijojnë ritualet e njëjta me deklarata kritike, ndërkohë që vetë e kanë në dorë, për shkak të pozicionit zyrtar për ta ndryshuar situatën. Kjo gjë u vërejt në konferencën e pestë vjetore të gjyqësorit, kur drejtuesit e këtij sistemi, në mënyrë unanime, u shprehën për mosefikasitet, performancë të dobët, madje kërkuan që të bëhet pastrimi i gjyqë- sorit. Rasti i kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj, i cili ende është në proces hetimor, është lënë mënjanë nga të pranishmit, të cilët kanë folur vetëm në përgjithësi, pa vënë theksin saktësisht se ku çalon puna e tyre dhe çfarë masash duhet të ndërmarrin.

Kështu, duke lënë mënjanë rastet konkrete, drejtuesit e sistemit gjyqë- sor kanë huazuar rolin e analistëve, duke abuzuar kështu edhe me detyrën për të cilën janë të thirrur ta zbatojnë. “Sistemi i drejtësisë duhet të spastrohet nga gjyqtarët e korruptuar e të papërgjegjshëm, të cilët përmes vendimmarrjes abuzive cenojnë rëndë themelet e shtetit demokratik, cenojnë rëndë të drejtat e qytetarëve, cenojnë rëndë imazhin dhe punën tonë”, ka thënë kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani. Pyetja shtrohet se kujt ia kërkon Hasani dhe kolegët e tij pastrimin e gjyqësorit dhe pse asnjëri prej tyre nuk ndërmerr ndonjë hap në këtë aspekt? Apelet hipokrite të krerëve të sistemit Me listë kërkesash është paraqitur në konferencë edhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi. “Ne duhet të kërkojmë që të fuqizohet edhe më shumë drejtësia… /kosova sot/

Për rastin MTPT flasin sot dy dëshmitarë

0

Seanca gjyqësore ndaj Fatmir Limajt dhe të tjerëve në rastin MTPT, vazhdon edhe sot me ç’rast do të jenë fjalët hyrëse të të akuzuarve tjerë dhe të avokatëve të tyre, por edhe do të paraqiten dy dëshmitarë për dëshmi.

Deputeti njëherësh edhe lideri i Nisma-s, Fatmir Limaj, në fjalën hyrëse të tij në seancën e djeshme gjyqësore, për rastin e MTPT-së, ka thënë se prokuroria gjatë hetimeve ka heshtur ndaj provave, të cilat sipas tij kanë qenë në favor të tij.

Sinjale për seancë të dhunshme

0

Përdorimi i gazit lotsjellës apo edhe përjashtimi i opozitës nga seanca mund të përsëritet edhe në mbledhjen e të hënës në Kuvendin e Kosovës. Derisa Kryesia e Kuvendit ka caktuar rendin e ditës me 23 pika, opozita ka paralajmëruar bllokim të seancës pavarësisht burgosjes së shtatë deputetëve. Analistët kërkojnë dialog

Skenat e dhunës, me gaz lotsjellës, forca policore me maska e pa maska, pritet të shfaqen sërish të hënën në Kuvendin e Kosovës, në vazhdimin e seancës së rregullt plenare, që në rend të ditës është miratimi i Projektbuxhetit për vitin e ardhshëm si dhe 25 pika tjera.

Rendin e ditës e ka caktuar Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e fundit, ndërsa opozita e konsideron provokim mbajtjen e kësaj seance dhe ka dërguar sinjale për bllokimin e institucionit ligjvënës deri në tërheqjen e nënshkrimit nga dy marrëveshjet e kontestuara, atë për “Zajednicën” dhe Demarkacionin.

Në anën tjetër, mazhoranca duket se ka gjetur solucionin për vazhdimin e punës në Kuvend, duke bllokuar opozitën me policë të njësive speciale. Kështu ka vepruar në mbledhjen e fundit e duket se kështu do të veprojë edhe të hënën../zeri/

Komuna e Rahovecit bëhet me Repart të Dializës

0

Sot kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale morën pjesë në në një takim të përbashkët në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Ky shërbim kryesohej nga Drejtori i saj Curr Gjocaj. Pjesëmarrës ishin: kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi , drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Munib Durguti, Drejtori i Spitalit të Prizrenit,Afrim Avdaj, shefi i Repartit të Dializës në QKUK,Ymer Elezi si dhe përfaqësuesi i donacionit nga MEDITECH, Agron Sadiku.

U diskutuan dhe vlerësuan të gjitha veprimet dhe investimet e deritanishme që kanë për qëllim funksionalizimin e plotë të Qendrës së Dializës në Rahovec nën mbikëqyrje të spitalit të Prizrenit.

Komuna e Rahovecit është në investim e sipër në një aneks të veçantë brenda objektit të QKMF-së sipas parimeve të përcaktuara në projektin e hartuar një vit më parë.

Drejtori i DSHMS-së, Munib Durguti në fjalën e tij e njoftoi drejtorin e përgjithshëm të SHSKUK-së dhe të pranishmit për të gjitha veprimet të cilat janë ndërmarrë nga Komuna e Rahovecit për përmbushjen e obligimeve të cilat dalin nga ky projekt si dhe nga shkresat e shefit të repartit Nefrologjik të QKUK-së për plotësimin e kushteve të veçanta dhe ndarjen e obligimeve për palët e involvuara në proces (Komuna e Rahovecit , Spitali i Rajonal i Prizrenit si dhe Donatori).

Shefi i Repartit të Nefrologjisë në QKUK, drejtori i Spitalit të Prizrenit si dhe përfaqësuesi i donacionit ka vlerësuar pozitivisht të gjitha veprimet dhe investimet duke shtuar se të gjitha janë bërë në konsulta dhe bashkëpunim të vazhdueshëm .

Kryetari i Komunës shtoi se të gjitha investimet që janë bërë nga Komuna në aneksin brenda objektit të QKMF-së kanë filluar pas vendimit të SHSKUK-së dhe ky projekt për Komunë është prioriteti kryesor. Aitha se do të angazhohen që Qendra e Dializës t’i plotësojë të gjitha kriteret e nevojshme me qëllim që shërbimet shëndetësore të cilat do të ofrohen aty të jenë me standarde të larta shëndetësore.

Në fund të takimit, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së z.Curr Gjocaj vlerësoi të gjitha të arriturat në kuadër të implementimit të këtij projekti, duke shtuar se ky është një projekt i përbashkët dhe të gjitha palët e këtij procesi duhet ti përmbushin obligimet e tyre e në veçanti duke aluduar në përgjegjësit e Spitalit të Prizrenit, dhe se e arsyetoi vendimin si të nevojshëm ngase Komuna e Rahovecit ka një numër mjaft të madh të pacienteve në dializë (35 pacient), rekomandoi që stafi i dedikuar për këtë projekt duhet të filloj me trajnimet e nevojshme profesionale për funksionimin e Qendrës.

Këto takime janë bërë pasi që Bordi i Klinikës Universitare të Kosovës ka marrë vendim me të cilin ka aprovuar kërkesën për Hapjen e Qendrës së Dializës, ky vendim është marrë pas angazhimeve të shumta të drejtorit të DSHMS-se z. Munib Durguti. Takime të vazhdueshme drejtori Durguti, ka pasur me Ministrinë e Shëndetësisë, përfaqësues të QKUK-së në Prishtinë si dhe me përfaqësuesit në Spitalin e Prizrenit ku aktualisht trajtohen rreth 35 pacient të komunës së Rahovecit.

“Nata shqiptare” në Dancing With Stars Albania

0

Pas suksesit në panairin e librit Tirana 2015, shkrimtari Albatros Rexhaj së fundmi ka befasuar të gjithë me pjesëmarrjen në spektaklin “Dancingwith the Stars”.

Aty është paraqitur me një anë krejtësisht ndryshe të personalitetit të tij, me sharm, alegri dhe performanca ndryshe nga konkurrentët e tjerë.

Së fundmi, në profilin e tij zyrtar në Instagram dhe Facebook, për këtë të enjte, shkrimtari Rexhaj ka paralajmëruar vazhdimin e aventurës së bukur të kërcimit në Natën Shqiptare, tradicionalisht një nga netët mëspektakolare tëDancingwith the StarsAlbania.

Më poshtë lexojmë postimin e tij të plotë:

“Këtë të enjte, me fillim në ora 21, në “Dancingwith the StarsAlbania” është NATA SHQIPTARE, pa dyshim një nga netët më të bukura dhe më gazmore e të gjithë spektaklit. Këtë javë do të kërcejmë Napolonin, Osman Takën, valle gorashe korçare, vallen e Kukësit dhe shumë valle të tjera të bukura nga të gjitha trevat shqiptare. Përkrahë nesh do të jenë valltarët më të mirë të Ansamblit Kombëtar të Valleve dhe Këngëve Popullore në Tiranë, ndërkaq unë kam fatin që të kërcej me Marianën.

Është një mbrëmje që jam shumë i sigurt se do të ngjallë shumë emocion dhe shumë kërshëri. Për mua personalisht është një nga sfidat e radhës, pasi që do të jem pa Isidën. E pres me padurim kthimin e saj, në mënyrë që të vazhdojmë aventurën tonë.”

Vlen të theksohet se për disa netë me radhë, shkrimtari Rexhaj ishte një ndër më të votuarit e publikut shqiptar, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Nata finale e Dancingwith the StarsAlbania do të transmetohet LIVE me 31 dhjetor, natën në pritje të vitit të ri 2016, ku mësohet se janë përgatitur befasi marramendëse për publikun shqiptar.

SBASHK: Veprime sindikale në gjysmëvjetorin e dytë

0

SBASHK ka paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve sindikale në gjysmëvjetorin e dytë në rast se institucionet qendrore dhe ato lokale nuk realizojnë premtimet e dhëna ndaj punonjësve të arsimit.

Reagimi i plotë i tyre më poshtë:

SBASHK-u publikisht u drejtohet institucioneve me deklaratën konkrete e të mbështetur nga mijëra të punësuar në arsimin e Kosovës se institucionet qendrore e lokale ose do të realizojnë obligimet e tyre ndaj të punësuarve në arsim, ose gjysmëvjetori i dytë do të nis me veprime sindikale, që do të përshkallëzohen, dhe SBASHK-u për këtë nuk do të jetë fajtor.

Kryesia e SBASHK-ut bashkë me veprimtarët sindikalë ka zhvilluar veprimtarinë në dy fronte të angazhimit. Në njërën anë janë mbajtur takime me mësimdhënës në të gjitha komunat dhe është kërkuar nga ta mendimi për gjithë çështjet aktuale , kurse në anën tjetër është bërë angazhim i madh për të zhvilluar takime me institucionet qendrore e lokale të shtetit për të zgjidhur gjithë çështjet dhe kërkesat përmes dialogut. Përfaqësuesit e institucioneve që i janë përgjigjur ftesave tona për takime janë njoftuar nga afër me kërkesat dhe shqetësimet e të punësuarve në arsimin e Kosovës, ndërsa ka edhe përfaqësues që nuk kanë gjetur kohë për dialog dhe kjo është keq.

SBASHK-u i drejtohet publikisht edhe atyre që kanë gjetur kohë për të zhvilluar dialog konstruktiv me ne, por edhe atyre që nuk e kishin këtë vullnet, siç janë Ministri Abrashi dhe Ministri Hoti, që të kenë kujdes dhe të parashohin mjete buxhetore për realizimin e kërkesave të drejta nga Kontrata Kolektive dhe që të planifikojnë mjete për përmirësimin e lëshimit të rëndë lidhur me pensionet e të punësuarve në arsim, ngase atyre, edhe pse ligjërisht u janë njohur si kontributdhënëse vitet 90-99, në praktikë e që nga prilli i këtij viti të pensionuarit nga sektori i arsimit nuk e gëzojnë pensionin 140 euro, por atë prej 75 euro, që në të vërtetë është ndihmë sociale. Po ashtu u drejtohemi Ministrit Hoti dhe Abrashi që “Projektligjin për Statutin e Punëtorëve të Arsimit Shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99’’ ta finalizojnë dhe ta dërgojnë që tani në Parlament, aq më tepër kur ky Projektligj është iniciuar tani e tri vite nga përbërja e kaluar e parlamentit, është punuar e ripunuar me gjithë kërkesat dhe ndodhet tani e sa kohë në duart e Ministrit Hoti.

SBASHK-u publikisht u drejtohet institucioneve me deklaratën konkrete e të mbështetur nga mijëra të punësuar në arsimin e Kosovës se institucionet qendrore e lokale ose do të realizojnë obligimet e tyre ndaj të punësuarve në arsim, ose gjysmëvjetori i dytë do të nis me veprime sindikale, që do të përshkallëzohen, dhe SBASHK-u për këtë nuk do të jetë fajtor.

Limaj: Prokuria nuk ka vrapuar pas fakteve, por pas emrit tim

0

atmir Limaj, deputet i NISMA-s, nga Pallati i Drejtësisë, ku po zhvillohet gjykimi ndaj tij dhe katër te tjerëve për rastin MTPT, në fjalën hyrëse të tij kur i është drejtuar gjyqtares së Trupit Gjykues është ankuar për pezullimin e seancave gjyqësore ndaj tij dhe tash përshpejtimin e procedurave, duke aluduar se kjo po bëhet me qëllime politike.

Ai kërkoi nga gjyqtarja që tani në emër të përshpejtimit të procedurave të mos ju shkelen të drejtat atij dhe të akuzuarve të tjerë dhe të mos ju humbet e drejta për t’i paraqitur të gjitha provat.

Limaj, gjyqtares së Trupit Gjykues , Maria Tumma, tha se më në fund pas 5 viteve dhe 8 muajve po fillon ky gjykim dhe se më në fund ata janë para një trupi profesional gjyqësor.

“Zonja gjyqtare ne gjatë hulumtimit i jemi ekspozuar shkeljeve të vazhdueshme të drejtave të njeriut dhe kërkoj nga ky Trup Gjykues që tani të na respektojë të drejtat tona. Prokuroria nuk ka vrapuar në drejtim të fakteve, por ka vrapuar pas emrit tim. Tani duke e njohur angazhimin tuaj profesional jam i bindur se asnjëherë nuk jeni angazhuar në kësi lloje të raste sepse të mbahet një gjyq pa asnjë provë. Kjo ndodh vetëm në Kosovë. Prandaj, sot do shihni që kjo i ngjanë romanit të Kafkës “Procesi’ “, th a Limaj.

Ai shtoi se prokuroria në këtë rast po mundohet ta mbulojë të vërtetën me mjegull.

“Sot kemi mjegull në Kosovë e cila po mbulon të vërtetën dhe nuk po lejon të shihet asgjë shumë qartë. Dhe kjo është ajo çfarë ka bërë prokuroria, po mundohet të vë mjegull mbi të vërtetën. Por ne me faktet dhe angazhimin tonë do ta heqim mjegullën dhe ju trupi gjykues do ta shihni natyrën e vërtetë.”

Fatmir Limaj nuk e përfundoi gjithë fjalinë e tij hyrëse pasi që seanca u ndërpre për shkak të pauzës së drekës. Seanca ndaj Fatmir Limajt ka rifilluar dhe tani fjalën e ka sërish Fatmir Limaj.

Sonte, “L`Abri” vjen në DokuKino në Prizren

0

Kjo është pak historia e filmit “L`Abri / The Shelter”, i cili sonte do të shfaqet me fillim nga ora 20:00 në DokuKino në Prizren.

Është dimër në një strehimore emergjente për të pastrehët në Lozanë. Çdo natë në derën e këtij institucioni pak të njohur në bodrum zhvillohet rituali i njëjtë i hyrjes, që rezultojnë më konfrontime që nganjëherë mund ë jenë të dhunshme.

Ata që janë në detyrë në strehimore kanë detyrë të vështirë që të “përzgjedhin” të varfërit: gratë dhe fëmijët të parët, pastaj burrat. Ndonëse kapaciteti toal i strehimores është për 100 vetë, vetëm 50 “të zgjedhur” do të futen dhe do të pranojnë ushqim të nxehtë dhe shtrat. Të tjerët e dinë se do të jetë natë e gjatë.

Kjo është pak historia e filmit “L`Abri / The Shelter”, i cili sonte do të shfaqet me fillim nga ora 20:00 në DokuKino në Prizren.

Dokuvision është një projekt partneriteti i Rrjetit Ballkanik të Distribuimit të Dokumentarëve (BDDN) anëtarët e së cilës janë MakeDox /Shkup, Maqedoni/,

Dokufest /Prizren, Kosovë/, Underhill Fest /Podgoricë, Mali i Zi/, Restart /Zagreb, Kroaci/, Slobodna Zona / Festival Free Zone Film /Beograd, Serbi/, Petra

PAN Film Production dhe Demiurg Distribucija /Ljubjanë, Slloveni/. “Dokuvisioni” përkrahet nga Ballkan Arts & Culture Fund (BAC). / KultPlus.com