12.8 C
Prizren
E premte, 10 Maj, 2024

Komuna e Rahovecit bëhet me Repart të Dializës

Sot kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale morën pjesë në në një takim të përbashkët në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Ky shërbim kryesohej nga Drejtori i saj Curr Gjocaj. Pjesëmarrës ishin: kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi , drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Munib Durguti, Drejtori i Spitalit të Prizrenit,Afrim Avdaj, shefi i Repartit të Dializës në QKUK,Ymer Elezi si dhe përfaqësuesi i donacionit nga MEDITECH, Agron Sadiku.

U diskutuan dhe vlerësuan të gjitha veprimet dhe investimet e deritanishme që kanë për qëllim funksionalizimin e plotë të Qendrës së Dializës në Rahovec nën mbikëqyrje të spitalit të Prizrenit.

Komuna e Rahovecit është në investim e sipër në një aneks të veçantë brenda objektit të QKMF-së sipas parimeve të përcaktuara në projektin e hartuar një vit më parë.

Drejtori i DSHMS-së, Munib Durguti në fjalën e tij e njoftoi drejtorin e përgjithshëm të SHSKUK-së dhe të pranishmit për të gjitha veprimet të cilat janë ndërmarrë nga Komuna e Rahovecit për përmbushjen e obligimeve të cilat dalin nga ky projekt si dhe nga shkresat e shefit të repartit Nefrologjik të QKUK-së për plotësimin e kushteve të veçanta dhe ndarjen e obligimeve për palët e involvuara në proces (Komuna e Rahovecit , Spitali i Rajonal i Prizrenit si dhe Donatori).

Shefi i Repartit të Nefrologjisë në QKUK, drejtori i Spitalit të Prizrenit si dhe përfaqësuesi i donacionit ka vlerësuar pozitivisht të gjitha veprimet dhe investimet duke shtuar se të gjitha janë bërë në konsulta dhe bashkëpunim të vazhdueshëm .

Kryetari i Komunës shtoi se të gjitha investimet që janë bërë nga Komuna në aneksin brenda objektit të QKMF-së kanë filluar pas vendimit të SHSKUK-së dhe ky projekt për Komunë është prioriteti kryesor. Aitha se do të angazhohen që Qendra e Dializës t’i plotësojë të gjitha kriteret e nevojshme me qëllim që shërbimet shëndetësore të cilat do të ofrohen aty të jenë me standarde të larta shëndetësore.

Në fund të takimit, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së z.Curr Gjocaj vlerësoi të gjitha të arriturat në kuadër të implementimit të këtij projekti, duke shtuar se ky është një projekt i përbashkët dhe të gjitha palët e këtij procesi duhet ti përmbushin obligimet e tyre e në veçanti duke aluduar në përgjegjësit e Spitalit të Prizrenit, dhe se e arsyetoi vendimin si të nevojshëm ngase Komuna e Rahovecit ka një numër mjaft të madh të pacienteve në dializë (35 pacient), rekomandoi që stafi i dedikuar për këtë projekt duhet të filloj me trajnimet e nevojshme profesionale për funksionimin e Qendrës.

Këto takime janë bërë pasi që Bordi i Klinikës Universitare të Kosovës ka marrë vendim me të cilin ka aprovuar kërkesën për Hapjen e Qendrës së Dializës, ky vendim është marrë pas angazhimeve të shumta të drejtorit të DSHMS-se z. Munib Durguti. Takime të vazhdueshme drejtori Durguti, ka pasur me Ministrinë e Shëndetësisë, përfaqësues të QKUK-së në Prishtinë si dhe me përfaqësuesit në Spitalin e Prizrenit ku aktualisht trajtohen rreth 35 pacient të komunës së Rahovecit.

Më Shumë

Plagoset aksidentalisht një person në Xërxë të Rahovecit

Një person është arrestuar pasi dyshohet se e ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri një person tjetër. “SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Xërxë, Rahovec /...

Ylli në finale

Pas një ndeshje shumë interesante dhe drame në fund, Golden Eagle Ylli ka mundur Pejën me rezultat 84:88 (21:21, 25:24, 18:21, 20:22), për tu...

Lajmet e Fundit