Home Blog Page 6952

Limaj: Pushteti na rrah e vret natën, e na thërret për dialog ditën

0

Kryetari i Nisma-s për Kosovën, Fatmir Limaj, në një paraqitje për media pas hedhjes së serishme të gazit lotsjellës në Kuvend është shprehur i indinjuar për ndërhyrjen e policisë në Kuvend si dhe ndërhyrjen që ka bërë policia në zyret e Lëvizjes Vetëvendosje.

Limaj e ka cilësuar si regjim policor pushtetin e Mustafës dhe Thaçit.

“Ky nuk quhet ndryshe veçse regjim policor. Ju e dini kush duhet të thërras për dialog, ata të rrahin e të vrasin natën, të nesërmen thërrasin për dialog. Kjo është logjika dhe pamja e vërtetë e këtij pushteti,” ka shtuar Limaj, njofton Klan Kosova.

Ai ka shtuar se s’ka seancë me regjim policor.

Obama vendos lule në Bataclan

0

Presidenti amerikan Barack Obama, i cili është i pranishëm në Paris për samitin e ndryshimeve klimaterike, ka vizituar skenën e masakrës në teatrin Bataclan.

I shoqëruar nga presidenti francez François Hollande dhe kryebashkiakja e Parisit Anne Hodalgo, ai la një trëndafil të bardhë në vendin ku u vranë 89 persona.

Sapo mbërriti në aeroport, Obama shkoi drejt e në Bataclan. Pasi vendosi trëndafilin, ai qëndroi në heshtje me kokën ulur.

Afro 150 udhëheqës botërorë janë duke u mbledhur këtë të dielë në Paris, nën masa tepër të rrepta sigurie, për të zhvilluar takime në kuadrin e samitit të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike.

Konferenca, e njohur ndryshe si “COP21”, nis të hënën dhe me të gjitha gjasat do të përfundojë me arritjen e një marrëveshjeje afatgjatë për të kufizuar emetimet e karbonit.

Vëzhguesit thonë se sulmet e fundit terroriste në kryeqytetin francez do të rrisin mundësitë e arritjes së kësaj marrëveshjeje të re. Ndërkohë, rreth 40 mijë persona priten të marrin pjesë në këtë ngjarje, e cila do të vijojë deri më 11 dhjetor.

Një takim i papërsëritshëm…

0

Dy mendje brilante të njerëzimit, Ajnshtajni dhe Tagora, u takuan në vitin 1930 për të bërë një bisedë të paharrueshme për njeriun, të vërtetën, fenë dhe shpirtin e gjërave…

Më 14 korrik 1930, Albert Ajnshtajn mirëpriti në shtëpinë e tij në periferi të Berlinit, filozofin indian, muzikantin dhe laureatin e çmimit “Nobel”, Rabindranat Tagora. Ata patën një nga bisedat më stimuluese, më intelektuale dhe më dobiprurëse në histori, duke eksploruar lidhjen shumëvjeçare mes shkencës dhe fesë. Ky është një “vallëzim” mendjesh të Ajnshtajnit dhe Tagorës, ku ata ekzaminuan shkencën, bukurinë, vetëdijen dhe filozofinë, në një meditim themelor për ekzistencën njerëzore.

Ajnshtajni: A beson në Hyjnoren e izoluar nga bota?

Tagora: Jo të izoluar. Personaliteti i pafund i njeriut krahasohet me atë të universit. Nuk mund të ketë diçka që nuk përfshihet në personalitetin njerëzor dhe kjo provon se e Vërteta e Universit, është e Vërteta e Njeriut. Materia përbëhet nga protonet dhe elektronet, me hapësira mes tyre, por materia duket solide.

Ngjashmërisht, njerëzimi përbëhet nga individët, ato kanë lidhje njerëzore, gjë që i jep njeriut unitetin njerëzor. I gjithë universi lidhet me ne në një mënyrë të ngjashme, është një univers njerëzor.

Ajnshtajni: Ka dy lloje konceptesh të ndryshme rreth natyrës së universit: së pari, bota si një unitet i varur nga njerëzimi dhe së dyti, bota si një realitet i pavarur nga faktori njerëzor.

Tagora: Kur universi ynë është në harmoni me njeriun, e njohim si të vërtetë që të jep njëkohësisht ndjesinë e së bukurës.

Ajnshtajni: Ky është koncepti i pastër njerëzor i universit.

Tagora: Nuk mund të ketë koncept tjetër. Kjo botë është një botë njerëzore – pikëpamja shkencore për të është gjithashtu e një shkencëtari. Ka disa standarde arsyeje dhe kënaqësie që sjell e vërteta, standardin e Njeriut të Përjetshëm.

Ajnshtajni: Ky është një perceptim i entitetit njerëzor.

Tagora: Po, një entiteti të përjetshëm. Duhet të kuptojmë përmes eksperiencës njerëzore emocionet dhe aktivitetet tona. Ne perceptuam Njeriun Suprem, që nuk ka kufi individualë si limitet tona. Shkenca është kompetente ndaj asaj që nuk kufizohet te njeriu, është bota njerëzore e papërcaktuar e së vërtetës.

Feja i kupton këto të vërteta dhe i lidh ato me nevojat tona më të thella, vetëdija jonë individuale e së vërtetës, fiton domethënie universale. Feja aplikon vlerat e së vërtetës dhe ne e njohim këtë të vërtetë më mirë, përmes harmonisë sonë me të.

Ajnshtajni: E vërteta atëherë, ose bukuria, nuk varet nga njeriu?

Tagora: Jo.

Ajnshtajni: Nëse nuk do të kishte më qenie njerëzore, Apolloni nuk do të ishte më i bukur.

Tagora: Jo.

Ajnshtajni: Bie dakord në lidhje me këtë koncept të së bukurës, por jo me të vërtetën.

Tagora: Përse jo? E vërteta kuptohet nga njeriu.

Ajnshtajni: Nuk mund ta provoj se koncepti im është i drejtë, por ai është feja ime.

Tagora: E bukura është ideali i harmonisë perfekte që është te qenia universale. E vërteta është kuptimi perfekt i mendjes universale. Ne individët i qasemi asaj përmes gabimeve tona dhe përmes eksperiencave dhe iluminimit të vetëdijes, përndryshe si do ta njihnim të vërtetën?

Ajnshtajni: Nuk mund ta provoj shkencërisht se e vërteta duhet të kuptohet si një e vërtetë që është e vlefshme në mënyrë të pavarur për njerëzimin, por besoj në të me ngulm. Unë besoj se teorema e Pitagorës në gjeometri, deklaron diçka që është afërsisht e vërtetë, e pavarur nga ekzistenca e njeriut.

Tagora: Në shkenca, ne shkojmë përtej disiplinës së eliminimit të kufizimeve personale të mendjeve individuale dhe kështu arrijmë të kuptojmë të vërtetën që është në mendjen e njeriut universal.

Ajnshtajni: Problemi fillon me faktin nëse e vërteta varet nga vetëdija jonë.

Tagora: Çfarë ne e quajmë të vërtetë, ndodhet në harmoni racionale mes aspekteve subjektive dhe objektive të realitetit, që të dyja i përkasin njeriut superpersonal.

Ajnshtajni: Edhe në jetën tonë të përditshme, ndihemi të detyruar të njohim një realitet të pavarur nga njeriu në lidhje me objektet që përdorim. Ne e bëjmë këtë për të lidhur eksperiencat e ndjenjave tona në një mënyrë të arsyeshme. Për shembull, nëse askush nuk është në këtë shtëpi, atëherë tavolina mbetet ende atje.

Tagora: Po, mbetet jashtë mendjes individuale, por jo në mendjen universale. Tavolina që unë perceptoj, është e perceptueshme nga e njëjta lloj ndërgjegjeje të cilën unë e posedoj. Feja ime është në pajtim me Njeriun Super-personal, shpirtin universal njerëzor, në qenien time individuale…

Ajnshtajni: Atëherë unë jam më fetar se ju! /Gazeta Shqip. Burimi: Brain Pickings/

Albulena Misini, fituese e festivalit “Kosovarja këndon”

0

Edicioni më i ri i Festivalit Tradicional “Kosovarja këndon”, i 43-ti me radhë, i cili është mbajtur në Ferizaj, ka sjellë emra të rinj të interpretuesve të këngës popullore shqipe.

Në një konkurrencë prej 13 solistesh sa ishin pjesëmarrëse, të përcjella nga Ansambli i Këngëve “Kastriotët”, juria profesionale në përbërje: Fahri Beqiri, Sami Piraj dhe Lindita Isufi, vendin e parë ia ka ndarë këngëtares Albulena Misini nga Vitia për interpretimin e këngës “Po ti çka i ke thanë dikujt”, vendi i dytë dhe çmimi i publikut i është ndarë Diellza Zenunit nga Shtimja, e cila ka interpretuar këngën “Unë biri yt Kosovë”, ndërsa vendi i tretë i është ndarë këngëtares nga Gjilani, Diellza Zymberi, për interpretimin e këngës “Kënga Arbëreshe”. Çmimi i medieve, të cilin e ka ndarë Klubi i Gazetarëve “Haki Braha” nga Ferizaj, i është dhënë këngëtares nga Gjilani Yllka Frangut për interpretimin e këngës “Bishtalecat palë-palë”. Juria profesionale me çmimin “Nexhmije Pagarusha” e ka nderuar interpretuesen ferizajase Kadrie Karaliti, e cila para publikut solli këngën “Marxhello”. Me mirënjohje në këtë festival është nderuar edhe këngëtarja e njohur shkodrane Mukadese Çanga, e cila ishte mysafire e festivalit dhe grupi i valltarëve “Ilirida” nga Shkupi. Me mirënjohje post-mortum është nderuar edhe muzikologu shqiptar Isak Muçolli, i cili ka ndërruar jetë para pak ditësh.

Hapjen e festivalit “Kosovarja këndon” e ka bërë kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili ka theksuar se një festival i këngës në Ditën e Flamurit e ka simbolikën e vet domethënëse.

“Nëse kemi kënduar përgjatë shekujve në festa e në vuajtje, atëherë sot kemi arsye të shumëfishtë të këndojmë me zë edhe më të fuqishëm, sepse shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më të lirë, më afër njëri-tjetrit dhe me mundësi më të mëdha për t’i shfaqur mundësitë e tyre krijuese. Ky çlirim nuk ka të bëjë vetëm me heqjen qafe të të huajve, që na kanë shtypur e terrorizuar tepër gjatë. Ka të bëjë edhe me çlirimin nga mendësia totalitare, e cila i kishte robëruar artin dhe kulturën tonë për dekada me radhë. Sot, arti, kultura, sporti, idetë, mallrat dhe njerëzit qarkullojnë më lirshëm se kurrë. Në këtë komunikim intensiv të paparë, populli shqiptar e ka shansin që nuk e ka pasur kurrë më parë që të këmbejë e të konsolidojë, përveç të tjerash, edhe vlerat e veta kulturore e arsimore. Kjo është një arsye më shumë që të festojmë e të jemi të gëzuar”, ka thënë kryetari Svarqa, duke vlerësuar se “Kosovarja këndon” është një festival që ka ndjekur rrugëtimin tonë jo vetëm muzikor, përgjatë gati pesë dekadave, sidomos rrugëtimin e femrës shqiptare të Kosovës, duke u bërë një tregues i përparimit dhe emancipimit të saj hap pas hapi.

“Sot ky festival natyrisht se ka objektiva të tjerë, që kapërcejnë përpjekjet për barazi gjinore të femrës kosovare. Para këtij festivali qëndrojnë objektiva artistike, objektiva interpretimi me cilësi e mjeshtëri sa më të lartë të këngëve të traditës popullore, ashtu si edhe zbulimi i zërave të rinj, që do të mund të bëheshin pjesë e botës artistike në të ardhmen. Unë uroj që këta objektiva të realizohen sa më mirë”, ka thënë kryetari Svarqa.

Njohës të rrjedhave të muzikës popullore kanë thënë se Festivali “Kosovarja këndon” është gjurmë e mirë në kohë, është vlerë e traditës mbi 40-vjeçare si dhe vlerë e brezit të sotëm të krijuesve. /Epoka e Re

Sërish gaz në Kuvend

0

Ende pa filluar mirë seanca e Kuvendit të Kosovës, njëri nga deputetët e opozitës kë hedhur gaz lotsjellësi brenda sallës.

Deputatë janë larguar nga salla kryesore e kuvendit.

Ragip Begaj kërkon lirimin e të arrestuarëve më 28 Nëntor

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ka reaguar ndaj arrestimeve të datës 28 nëntor, dhe me këtë rast ka kërkuar lirimin e të arrestuarve.

“Arrestimi familjarëve të dëshmorëve dhe dhuna e treguar, është e papranueshme dhe kërkojmë lirimin e shpejtë të të burgosurve”, tha Begaj.

“Pas një manifestimi, që ishte shumë i kulturuar dhe shumë i rregullt dhe që kaloi pa asnjë ekces, kërkojmë që Qeveria e Kosovës, të mos e tregoj forcën e dhunës ndaj qytetarëve të vet. Forca është e papranueshme, pasi ka forma tjera të zgjidhjes së problemeve. Burgosja e tillë e njerëzve, vetëm sa e acaron situatën dhe nuk bën zgjidhje. Arrestim i familjarëve të dëshmorëve, që kanë dhënë shumë për lirinë e Kosovës, është i papranueshëm për neve. Ne e dimë që shteti e ka aparatet shtetërore dhe mund t’ia dal, por në një shtet demokratik, përdorimi i dhunës ndaj qytetarëve (të cilët janë sjellë në mënyrë të kulturuar) nuk është i pranueshëm. Ajo ndërhyrje, ato arrestime, kanë mundur të bëhen në një ditë ose datë tjetër dhe jo pikërisht me 28 Nëntor. Prandaj, NE kërkojmë lirimin e shpejt të tyre”, tha Ragip Begaj, në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve.

Reagimi i Komunës së Malishevës, vjen, pas arrestimit të shumë qytetarëve, me datën 28 Nëntor në Prishtinë, ku në mesin e të arrestuarve, janë edhe familjarë të dëshmorëve dhe personalitete, që një jetë të tërë ja kanë kushtuar çështjes kombëtare, e që vijnë nga Malisheva. /PrizrenPress.com

Arrestohet deputeti Fisnik Ismajli

0

Njësia Speciale e Kuvendit të Kosovës e ka arrestuar deputetin e lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismajli.

Deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismajli gjatë kontrollit në hyrje të Kuvendit të Kosovës i janë gjetur mjete, që dyshohet se është gaz lotsjellës.

Ai nuk është lejuar të hyjë në sallën e Kuvendit dhe momentalisht është në dhomën e sigurisë.

Momentalisht, deputetët tjerë opozitarë janë duke hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Edhe në këtë seancë nuk ka shishe uji në karriget e deputetëve, ndërkaq ujë është vendosur vetëm në hyrje të sallës. /Telegrafi

Haradinaj: Seanca nuk do të zgjasë shumë

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pasi ka kaluar kontrollin në hyrje të Kuvendit ka thënë se seanca nuk do të zgjasë shumë.

“Shihemi për pak se nuk do të zgjasë seanca shumë”, ka thënë Haradinaj

Ymeri: Ne do të vazhdojmë bllokadën

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, pas takimit me liderët tjerë opozitarë ka thënë se opozita do të vazhdojë bllokadën.

Ai ka thënë se protesta e tyre do të vazhdojë edhe sot në seancën e Kuvendit, pa sqaruar mënyrat dhe mjetet që do të përdoren.

“Ne do të vazhdojmë bllokadën. Do të vazhdojë protesta edhe sot”, ka thënë ai.

Takim i jashtëzakonshëm i opozitës

0

Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj janë mbledhur në takim para seancës për të dhënë propozimin e tyre për seancën.

Tre liderët e opozitës kanë filluar takimin e jashtëzakonshme, ku pritet të japin propozimin për seanca të qeta.

Këtë të paktën ia ka kërkuar kryesia e Kuvendit të Kosovës.

Takimi po mbahet në zyret e opozitës në Kuvend.