Home Blog Page 6953

Kryesia kërkon propozim nga opozita për seanca pa probleme

0

Kryesia e Kuvendit ka përfunduar mbledhjen e saj.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se mbledhjen e kanë mbajtur pas një propozimi që t’i japin një mundësi opozitës ta thonë një propozim, në mënyrë që seancat të mbahet pa probleme, por përfaqësuesja e opozitës tha ata mund të flasin pas takimit të opozitës në orën 9:30.

Propozimi në kryesi për ndonjë opsion të opozitës ka ardhur nga Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, por përfaqësuesja e opozitës dhe nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti, ka lëshuar mbledhjen.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Veseli ka thënë se seanca do të jetë në orën 11:00.

“Po hyjmë në një javë të rëndësishme, pasi do të vije John Kerry. E thërras opozitën që të marrë pjesë në seanca, pasi aty është vendi i tyre”, ka thënë ai.

Policia ‘rrethon’ Kuvendin dhe Qeverinë

0

Para mbajtjes së mbledhjes së Seancës së Kuvendit të Kosovës, Policia ka nisur përgatitjet.

Rreth ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit, tashmë po shihen forca të Policisë.

Kjo prani e madhe e forcave policore është sinjal se mund të ketë eskalim të situatës gjatë mbajtjes së seancës.

Policia rreth Kuvendit1

Kerry vjen me mesazh të prerë për lidershipin e Kosovës

0

Njohësit e proceseve politike, Belul Beqaj dhe Fadil Maloku janë të mendimit se sekretari amerikan i shtetit, John Keryy gjatë qëndrimit të tij në Kosovë do të hapë si temë edhe bllokadën politike në vend.

BeqaJ ka thënë për ‘Epokën e re’ se vizita e Kerryt është e rëndësishme pasi do të sjellë mesazh të qartë për lidershipin në Kosovë, kurse Maloku ka thënë se ardhja e Kerryt duhet shikuar në dy rrafshe, në atë rajonal dhe të Kosovës.

Sot seanca plenare e Kuvendit, opozita paralajmëron bllokim

0

Kuvendi i Republikës së Kosovës për sot ka caktuar seance e radhës, në të cilën do të mungojë njëri nga deputetët më të zëshëm të opozitës, Albin Kurti i arrestuar të shtunën, më 28 nëntor, nga Policia e Kosovës.

Sot do të duhet të diskutohet, shqyrtohet dhe votohet për një rend të ditës mjaft të ngjeshur për kuvendarët kosovarë, për çka gjasat janë të vogla që të zhvillohet normalisht.

Vendimin që të vazhdojnë me bllokadën e legjislativit liderët e tri partive opozitare parlamentare – Visar Ymeri i Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj i Nismës për Kosovën, e kanë rikonfirmuar edhe gjatë konferencës së mbrëmshme të përbashkët për media, duke mos zbuluar se cilat mjete dhe metoda do t’i përdorin për arritjen e qëllimit.

120 pjesëtarë të ISIS-it u kthyen në Kosovë

0

Paralajmërimet që i bëri presidenti i shtetit fqinj – Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, se 70 pjesëtarë të ISIS-it, që ishin nga Maqedonia janë kthyer në këtë shtet, kanë reflektuar në shtimin e masave të sigurisë edhe në Kosovë.

Por përveç kësaj, këto masa janë shtuar edhe pas datës së sulmeve të fundit terroriste në fillim të këtij muaji në Paris, me ç’rast vdiqën rreth 130 persona.

Burime brenda organeve të sigurisë kanë bërë me dije se institucionet përgjegjëse, duke përfshirë Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe mekanizmat tjerë relevantë, janë duke përcjellë në detaje aktivitetet e kosovarëve, të cilët në kohë të ndryshme kanë qenë në Siri e Irak e që janë kthyer në Kosovë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani, numri i personave që besohet se kanë qenë në zonën e konfliktit që nga viti 2011 e deri më tani dhe të cilët janë kthyer në Kosovë është mbi 120. /Zëri

Më 5 dhjetor, finalja e ‘Këngës Magjike’

0

Ka disa javë që ka nisur prezantimi i këngëve për edicionin e sivjetmë të festivalit të muzikës shqiptar “Kënga Magjike”.

Midis emrave që tanimë kanë prezantuar këngët në Televizionin Klan, përkrah Ardit Gjebresë i cili edhe është i pari i festivalit, duket se mes emrave që favorizohen janë Flori Mumajesi, Aurela Gaqe e Albërije Hadërgjonaj.

Këta janë vetëm disa prej emrave të mëdhenj në festival, ndërsa emrat si Filloreta Raci, Jozefina Simoni, Xhesika Polo, Vigan Shehu, Altin Goci, Sardi,

Bledis, Gerta dhe Klejti Mahmtuaj janë mes emrave të tjerë që kanë prezantuar këngët e tyre.

Me datë 3 dhe 4 dhjetor do të mbahen dy gjysmëfinalet e festivalit, ndërsa me datë 5 dhjetor shënohet edhe finalja e këtij edicioni. Krahas Gjebresë në prezantim të festivalit vjen Almeda Abazi, një emër shqiptar i njohur në Turqi. /KultPlus 

Festa e përgjakur!

0

Nga Jakup Krasniqi

Kur kohë më parë thash e shkrova, në fakt citova një urti të popullit askush nuk ia vuri veshin. E populli i urtë, ka ditur që përvojën e shekujve ta përmbledh në një fjali të vetme, siç është kjo: “Mos ia jep budallës shtagën se ta mëshon”! 28 Nëntori i këtij viti (2015) më se miri e konfirmon ketë. Aty u përgjaken idealistet, krijuesit e Republikës së pavarur e demokratike. Nga dje, me “rojet” e Republikës u dëshmua se Republika nuk është e pavarur nga Serbia, sesa për demokratike, as që mund të flitet! Dje u rrahën, u përgjakën dhe u burgosen njerëz që kanë bërë dhjetëra vite burgu për Republikën. Njerëz që kanë luftuar për Republikën dhe kanë dhënë edhe bijë e familjarë të afërm për Republikën dhe shumë të tjerë idealistë, e djem e vajza të reja te Republikës. Te Republikës së kapur nga “ata që e kanë zënë podinën”.

Nuk kam asnjë dyshim, ana më e dhimbshme e asaj që e pamë dje në orët e pasdite në Prishtinë, më 28 Nëntor, është mesazhi më i keq që u shkon gjeneratave të ardhshme: “Se nuk ia vlen të kesh ideal të luftosh për lirinë e Republikën”, se “Republikën e lirë” do ta qeverisin bijtë e “Enver Maxhunëve” te komanduar nga Ali Shukrit e Rrahman Morinet e kohës, të cilët kërkojnë që qytetarëve që guxojnë kundërshtojnë t’ju ndalet buka e t’ju futet në palcë frika për bukën, nëse doni me sigurua sundimin Tiranik me çdo kusht?! Kjo frikë i ka bërë të heshtin shumë njerëz që dikur nuk kanë hezituar t’ia vejnë përpara gjokset Perandorisë se Titos e te Millosheviqit, po ata, sot para tiranisë se Isa-Hashimit të heshtin, bile ndonjëri edhe te të shikon vëngër, pse po ua prish rehatin?! Madje edhe alamet Komandantësh te quajtur e të vetëquajtur të UÇK-së, i kanë shti veshët në lesh?!Ndoshta ketë po e bëjnë për “Atdhe”?! Për cilin atdhe? Kjo, ndoshta është ana më e dhimbshme e kësaj që po ndodh në mesin tonë. Siç është humbja e vullnetit për të luftuar për liri e demokraci dhe mbrojtur atdheun.

Nëse lexohen me kujdes lajmet që vijnë nga agjenci të huaja edhe ato flasin edhe pse ndoshta na mënyrë të kontrolluar e të sofistikuar, se në Kosovë u burgosen njerëzit që protestuan kundër marrëveshjeve te qeverisë së Kosovës të lidhura me Serbinë në Bruksel. Kështu po shkruajnë tri agjenci të tilla. Lexojeni:

“Reuters”: “Policë të maskuar e të armatosur me automatikë kanë arrestuar deputetin e njohur opozitar për shkak të akuzave lidhur me veprimet e tij në Kuvendin e Kosovës ku ka shpërndarë disa herë gaz lotsjellës, në kundërshtim të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë në Burksel”. Në cilin vend demokratikë të Botës Perëndimore, do të ndodhshin ato pamje makabre? Kohë më parë, në Rumani, pse u dogj një klub nate e protestuan 20.000 veta, Qeveria u dorëheq! Ani pse Rumania ka mbi 23 milion qytetarë. Krahasime të tjera nuk po bëjë, le t’i bëjë lexuesi.

“Associated Press”: “Policia e Kosovës ka hyrë brenda zyrave të VV-së, duke arrestuar dhjetëra aktivistë, përfshi edhe një nga liderët i cili kërkohej për veprimet brenda Kuvendit të Kosovës”. Aludimi është për arrestimin e Albin Kurtin. Edhe kjo agjenci në mënyrë profesionale vetëm njofton, por rezervohet nga komentimi, ndonëse njofton, se ndërhyrja e policisë ishte për veprimet brenda Kuvendit. Por, për veprimet brenda Kuvendit, deputetet kanë imunitet, por ata që kanë kapur çdo segment të pushtetit, nuk pyesin për imunitetin e deputetëve. Në ketë situatë, nuk po e di si po ndihet Isa që për një kohë bajagi të gjatë u “mundu” me ç’kapë pushtetin e kapur nga Hashimi, a u kap edhe ai apo çka u bë?!

Ndërsa “Yahoo Neës”: shkruan se “Policia e Kosovës sot ka arrestuar deputetin më të rëndësishëm opozitar së bashku edhe me dhjetëra aktivist ë të tjerë, pasi ai mori pjesë në një protestë në kundërshtim të një marrëveshje me Serbinë”. Kjo agjenci po thotë haptas se “u arrestua deputeti më i rëndësishëm i opozitës” dhe arsyeja e arrestimit është “kundërshtimi i një marrëveshje më Serbinë”. Ndonëse nga asnjëra agjenci nuk u tha se mbi bazën e cilit urdhër u ndërhy në selinë e një partie opozitare parlamentare!

Nuk e di, sesi në krejt ketë xhurulldi, po e ndien veten Kryetari i Kuvendit i cili ditë më parë foli për “ të turpshmen dhe të mirën”! Vërtetë, çka ka këtu “të mirë e të turpshme”?

Nga gjithë kjo që u tha, edhe nga agjencitë e huaja, a ka turp më të madh, që për hatër te Serbisë se Nikoliqit, Vuqicit e të Daciqit, që të gjithë në Kohën e Luftës në Kosovë ishin kuadro besnik te Millosheviqit, TË PËRGJAKEJ FESTA MË E MADHE KOMBËTARE E SHQIPTARËVE – 28 NËNTORI?

Unë në ketë Nëntor si idealist e si përpunues i betimit ushtarak të UÇK-së nuk jam ndjer mirë, e JU?

A do të ketë nesër Kuvend?

0

Nesër është paralajmëruar seance e radhës e Kuvendit të Kosovës.

Atje do të mungojnë dy nga deputetët më të zëshëm të opozitës, Albin Kurti i arrestuar dje nga Policia e Kosovës, dhe Donika Kadaj Bujupi që tashmë është duke mbajtur masën prej një muaj paraburgim.

Përderisa dihet që qëndrimi i opozitës vazhdon të jetë i njëjtë, mos mbajtje të seancave përderisa nuk tërhiqet Qeveria nga dy marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi, Kuvendi ka paralajmëruar edhe 35 pikat e rendit të ditës.

Nesër do të duhet të diskutohet, shqyrtohet dhe votohet për një rend të ditës mjaft të ngjeshur për kuvendarët kosovarë, për çka gjasat janë të vogla që të zhvillohet normalisht.

Më poshtë sjellim të plotë rendin e ditës të paralajmëruar nga kryesia e Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës, Seanca e ditës së hënë, datë 30.11.2015, ora 11:00.

Rendi i Ditës

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut,

5. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e Bashkëpunimit për Zhvillim: “KSV/018: Mbështetje Institucionale dhe Teknike për Sistemin e Furnizimit me Ujë në Rajonin e Mitrovicës”,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjet nr. 03/L-221, nr. 04/L-116 dhe nr. 04/L-194,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-042 për prokurimin publik të Republikës së Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-237,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë fetare në Kosovë,

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Mjekësinë Ligjore,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për patentë shofer,

15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës,

16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik,

17. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për letërnjoftimin,

18. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Sigurimet,

19. Zgjedhja e një anëtari joekzekutiv të Bordi t të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

20. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

21. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit të posaçëm për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,

22. Emërimi i kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,

23. Emërimi i anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas,

24. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Punë të Jashtme për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin Konsullor, të misioneve diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës,

25. Shqyrtimi i Raportit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2014,

26. Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2015,

27. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për personat e verbër,

28. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014,

29. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Integrimeve Evropiane për vitin 2014,

30. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit të performansës për mirëmbajtjen dhe servisimin e veturave zyrtare, si dhe raportit të auditimit të pasqyrave financiare për Ministrinë e Administratës Publike, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Doganën e Kosovës dhe Policinë e Kosovës për vitin 2014,

31. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014,

32. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me pozitën aktuale të prodhuesve dhe përpunuesve në industrinë e qumështit,

33. Kërkesa e kryetarit të Komunës së Prishtinës për dhënien e pëlqimit për rinovimin e sheshit

“Adem Jashari” në Prishtinë,

34. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës,

35. Propozimi i GP të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare.

Rama: 29 nëntori kurajë për luftën kundër armikut të ri

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se 29 nëntori i këtij viti është edhe më reflektues se të mëparshmit dhe jep kurajën dhe forcën e shembullit që nevojitet për të përballuar armikun e ri të jetës prej njerëzish të lirë.

“Parafytyrimet që ushqen 29 nëntori i sotëm janë më të gjalla se të shumë 29 nëntorëve të shkuar. Pikërisht sepse sot ne ndjehemi të kërcënuar haptazi nga diçka fort e ngjashme, edhe më e errët sesa nazizmi, në formën e vet të organizmit dhe të shfaqjes nëpër trupin e botës së lirë. Prandaj dhe sot 29 nëntori duket ende më i çmuar, më frymëzues, më inkurajues, sesa ç’mund të na jetë dukur kur armiku i njerëzimit nuk ishte shfaqur ende me të gjithë egërsinë vrastare të vetëm dy javëve më parë”, u shpreh Rama.

Duke u ndalur tek përkujtimi i atyre që humbën jetën për çlirimin e Shqipërisë, Rama theksoi se sot ata shërbejnë dhe si një thirrje për të luftuar armikun e ri.

“Mirënjohje për dëshmorët e luftës antifashiste nacionalçlirimtare, ne e kemi shprehur në çdo 29 nëntor, por mirënjohja e sotme është ende më e thellë. Sot, 29 nëntori nuk na e përçon vetëm ndjenjën e krenarisë dhe të respektit, për ç’ka ata bënë si shqiptarë duke çliruar dhe nderuar Shqipërinë, por dhe kurajën dhe forcën e shembullit që na nevojitet për të përballuar armikun e ri të jetës sonë prej njerëzish të lirë. Njësoj si atëherë kur mostra naziste u shfaq si gjer në dhëmb në rrugën e qytetërimit tonë edhe sot kur një tjetër forcë është shfaqur e armatosur me përçmimin më ekstrem të njeriut për vetveten. Sfida e këtij qytetërimi që i përkasim është të fitojë luftën pa humbur paqen”, tha Rama.

Në pritjen e mbajtur në ambientet e Kryeministrisë me rastin e 71-vjetorit të çlirimit ishin të pranishëm përfaqësues të lartë të politikës, diplomatë të akredituar në Shqipëri si dhe shumë figura të njohura në vend. /Top Channel

Spahiu i frikësuar: VV po vjen në pushtet, Albini ka me e ekzekutu Isën e Hashimin

0

Fjalimi i Albin Kurtit në manifestimin e të shtunës dhe arrestimi i tij e ka frikësuar analistin Nexhmedin Spahiu.

Ky i fundit është i bindur se pas këtyre veprimeve të gabuara të ekzekutivit Vetëvendosje do të vije në pushtet.

E atëherë, Spahiu mendon se thyerja e dyerve të partive të Isa Mustafës e Hashim Thaçit do të jetë më së paku që do të bëjë Albin Kurti, njofton Klan Kosova.

“Ua konfiskon shtëpitë, zyrat e pasurinë edhe ka me i ekzekutu, se kjo është mendësia e Albinit”, ka thënëai.

Sipas Spahiut, Kurti nuk do të ndalet vetëm me liderët e partive në pushtet. Ai është i frikësuar edhe për veten.

“Në fjalimin e tij ka kry punë me Isën e Hashimin, e ia nisi me na sulmu mu e Matoshin”, shtoi ai. /Klan Kosova/