6.6 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 6959

Morina-Biffar: Ndërkombëtarët e çmonin qeverisjen e Eqrem Kryeziut

0

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së në Prizren Afërdita Morina-Biffar, për herë të parë ka treguar për përshtypjet që ndërkombëtarët kanë pasur për qeverisjen e Prizrenit nga ish-kryetari Eqrem Kryeziu.

”Nuk dua t’i mbesë borxh ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem Kryeziut,për vlerësimet që kam dëgjuar nga ndërkombëtarët në takimet që kam pasur kur kam punuar si gazetare”, tregon Morina-Biffar për TVPZ.

“Qeverisja e Kryeziut, ka pasur rezultat mbresëlëndëse . Tash ka një kthim mbrama, pasi që kryetari Ramadan Muja me shokë përballet me ligjin. Ata janë të zënë më avokatët e tyre, për seanca gjyqësore”/PrizrenPress.com/.

Begaj, takoi banorët e Drenocit

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga drejtori i urbanizimit, z.Skënder Rrahmanaj, ai i shërbimeve publike z.Milazim Morina dhe përgjegjësi i njësisë së Hidroregjionit në Malishevë, Njazi Bytyçi, janë takuar sot me banorët e fshatit Drenoc, për ti dëgjuar problemet dhe nevojat që kanë banorët e këtij fshati, i cili është edhe vendbanimi më i madh në Komunën e Malishevës.

“Jemi përpjekur të kryejmë punë, me aq sa kemi pasur mundësi financiare, pasi si komunë, kemi një buxhet mjaft të varfër, mirëpo kemi arrit ta ndërtojmë rrjetin e ujësjellësit, pastaj rreth katërmijë metra kanalizim, disa rrugë, fusha sporti për shkollat dhe disa investime tjera. E di që uji nuk mjafton, por jemi duke bërë përpjekje maksimale, që ujësjellësin e fshatit tuaj, ta lidhim me ujësjellësin në Senik, por që edhe aty na kanë disa probleme, pasi dikush qëllimisht i ka dëmtuar puset, mirëpo ne jemi duke i rregulluar dhe besoj që shumë shpejt, do të arrijmë ta rregullojmë këtë dhe sisteme tjera”, tha kryetari Begaj në fjalën e tij.

“Të gjitha programet tona nuk mund të realizohen menjëherë, por ato janë në proces të realizimit dhe në këtë drejtim, edhe për ujësjellës, ne si komunë, i kemi kryer obligimet tona, ndërsa me kanalizim e di që ka problem, jo vetëm në fshatin tuaj, por ne do të vazhdojmë të investojmë në këtë drejtim dhe të gjitha fshatrat, përfshi edhe Drenocin, do të lidhen me derdhjen e kanalizimit, në kolektorin kryesor ujërave të zeza”, tha Begaj.

“Uji për pije dhe kanalizimi, janë dy nevojat më të mëdha për këtë fshat, ku sipas banorëve, edhe pse është i ndërtuar rrjeti ujësjellësit, banorët ende nuk kanë furnizim të rregullt me ujë, ndërsa në disa lagje ujë nuk shkon fare, kurse edhe kanalizimi i fshatit ka nevojë të riparohet në disa vende dhe të zgjatet rrjeti, pasi rreth katër mijë metra kanalizim të ndërtuara, nuk mjaftojnë për nevojat e fshatit, për shkak të madhësisë dhe shpërndarjes që kanë lagjet”, tha kryetari i fshatit Drenoc, Kapllan Krasniqi.

Edhe banorët tjerët ë fshatit, u shprehën për nevojat e tyre, por që ujësjellësi dhe kanalizimi, ishin nevojat më kryesore, për këtë fshat, pasi në disa raste ka edhe keqpërdorime, por kanë shprehur edhe pakënaqësi për menaxhimin e ujësjellësit.

Për çështjen e ujësjellësit, foli edhe përgjegjësi i njësisë së Hidroregjionit në Malishevë, Njazi Bytyçi, sipas të cilit, në shumë raste ka keqpërdorime, të cilat edhe ato kapacitete të ujit, po e pengojnë seriozisht, dhe kërkoi për përkrahje nga banorët, për të evituar problemet, në mënyrë që banorët të kenë ujë, së paku disa orë në ditë, përfshi edh lagjet ku nuk arrin të shkoj uji.

Ndërsa drejtori i urbanizimit, i njoftoi banorët për planifikimet e Komunës së Malishevës, për investime, përfshi edhe Drenocin, ku tha se do të vazhdohet me rregullimin e sistemit të kanalizimit dhe investime tjera/PrizrenPress.com/

Vataj e Gashi zhvilluan një vizitë në Universitetin Ca’ Foscari di Venezia në Itali

0

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj dhe Kryesuesi i Këshillit Drejtues  Bekim Gashi, të hënën kanë zhvilluar një vizitë në Universitetin Ca’ Foscari di Venezia në Itali, të shoqëruar edhe nga Festim Tafolli, student i këtij universiteti, ku janë pritur nga struktura të larta drejtuese të këtij Universiteti prestigjioz evropian.

Në parim gjatë kësaj vizite u arrit pajtueshmëri për shkëmbimin e studentëve nga UPZ dhe Universiteti Ca’ Foscari di Venezia, në veçanti atyre të programeve studimore të ekonomikut; Krijimi i një “Joint Diplome”(Diplomë e përbashkët) me këtë universitet e në veçanti për programin Master në Turizëm dhe Trashëgimi Kulturore; Ardhjen në UPZ të disa profesorëve nga Universiteti Ca’ Foscari di Venezia për mbajtjen e një cikli ligjëratash; Studimet PhD për stafin e

UPZ në Universitetin Ca’ Foscari di Venezia; Aplikim të know-how që është krijuar/ndërtuar në shekuj të tera në Universitetin e Venedikut, në Universitetin e

Prizrenit si realitet mw i ri por me një strategji afatgjate të konsoliduar dhe ambicioze.

Ndërkaq, ata fillimisht janë takuar me zv. Rektorin e këtij universiteti  Tiziana Lippiello dhe Tiziano Vescovi. Në këtë rast, rektori Vataj foli rreth të arriturave dhe sfidave të Universitetit “Ukshin Hoti” dhe për çështjet specifike që e karakterizojnë universitetin tonë. Edhe kryesuesi Gashi e elaboroi strukturën organizative të universitetit dhe mënyrën e menaxhimit të tij, dhe foli rreth punës që po bëhet për themelimin e fakultetit të ri në kuadër të UPZ-së. Rektori Vataj kërkoi që të konkretizohet bashkëpunimi me Universitetin Ca’ Foscari di Venezia e në veçanti rreth mundësisë së bashkëpunimit për programet e studimit “Joint

Diploma” në fushën e Turizmit dhe Trashëgimisë kulturore meqë edhe Prizreni është një qytet mjaft me vlera të larta kulturore. Kurse  zv.Rektorja Lippiello ofroi gatishmërinë për bashkëpunim rreth kësaj mundësie studimi. Gjatë këtij takimi gjithashtu u diskutua edhe për shkëmbimin e studentëve, stafit akademik dhe aplikimin për projekte të përbashkëta shkencore.

Në fushën e shkëmbimit të studentëve parimisht u dakorduan që për çdo vit akademik nga UPZ të dërgohen 3-5 studentë të programeve nga fusha e ekonomisë për një semestër apo një periudhë kohore të caktuar në këtë universitet, ndërsa nga Universitetin Ca’ Foscari di Venezia gjithashtu të dërgohen 3-5 nga dega e gjuhës Shqipe për vizitë studimore në Fakultetin e Filologjisë pranë UPZ.

Gjithashtu u dakorduan që me kërkesën e UPZ të organizohet një seri e leksioneve nga profesorët e Universitetit Ca’ Foscari di Venezia për studentët e UPZ-së. Pas përfundimit të vizitës në Rektorat, vizita vazhdoi edhe në Fakultetin e Menaxhmentit ku patën rastin të takohen me Presidentin e kësaj njësie akademike, prof. Chiara Saccon dhe drejtorët e programeve prof. Giovanna Trevisan dhe prof. Giorgio Bertinetti, edhe nga u konfirmua interesimi për bashkëpunim dhe në parim u morën vesh që të finalizohet një marrëveshje në lidhje me pikat e sipër përmendura.

Në fund Rektori Vataj i falënderoj për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ofruar nga ta si dhe i ftoi për një vizitë në UPZ ku edhe do të finalizohen këto çështje.
Sigurisht që UPZ, në kuadër të këtij bashkëpunimi që veç po starton, do të ketë benefite të mëdha në një afat të shkurt/mesëm dhe sidomos në strategjinë afatgjate.

Shyhrete Berisha nuk e pranon banesën në Prishtinë, kërkon shtëpinë e vet

0

Në gjykimin për kontest pronësie, Shyhrete Berisha refuzoi ofertën e kunatit të saj për banesë në Prishtinë.

Berisha, e mbijetuara e masakrës së 26 marsit të vitit 1999 është duke e kërkuar me padi e në gjykatë të drejtën për ta trashëguar shtëpinë ku para luftës jetoi me burrin dhe fëmijët të cilët i humbi gjatë kësaj masakre.

Xhelal Berisha, i kunati i Shyhrete Berishës, i ofroi kunatës së tij banesë në Prishtinë në seancën e 11 gushtit, transmeton kallxo.com.

Atëherë Shyhrete Berisha ishte në Gjermani, ndërsa avokati i saj tha se ofertën për banesë në kryeqytet do ta diskutonte me klienten e tij.

Por Shyhrete Berisha nuk e pranoi këtë ofertë.

“Nuk kam nevojë për banesë në Suharekë apo në Prishtinë, unë e dua vetëm shtëpinë e burrit dhe të fëmijëve të mi, që aty kemi jetuar bashkë. Aty janë kujtimet e fëmijëve të mi, kurrgjë tjetër nuk dua, as nuk e dua 1 euro, e as 1 milion euro nuk i dua, vetëm shtëpinë që është e burrit dhe e fëmijëve të mi dhe të kujtimeve që i kam për fëmijët e mi dhe burrin tem,” tha Berisha.

Në këtë seancë, Naim Qelaj, avokati i Shyhrete Berishës propozoi që të caktohet edhe eksperti financiar, për të vlerësuar kontributin e Shyhrete Berishës në familjen Berisha.

Shpresa Berisha, avokatja e Xhelal Berishës nuk e kundërshtoi propozimin, por mohoi se Shyhretja ka punuar në shtëpinë kontestuese.

Shpesa Berisha (GOPR5618) 00:01-00:13 Avokate

“Asnjë ditë të jetës së saj në familjen Berisha nuk ka pasur asnjë ditë marrëdhënie pune,” tha avokatja Berisha.

Gjykata gjatë seancës caktoi ekspertin financiar që do ta vlerësojë kontributin e Shyhrete Berishës, ndërsa në seancën e 25 nëntorit do të dëgjohen dëshmitarët e propozuar nga pala paditëse.

KALLXO.com po e ndjek vazhdimisht këtë proces gjyqësor.

Bisedojnë për Zonë Historike të Prizrenit

0

Anëtarët e Task Forcës për Qendrën Historike të Prizrenit, ka diskutuar sot për rastet e ndërtimeve të reja në këtë zonë.

Kryesuesi i Task Forcës, Qemajl Hasani, tha se qëllimi i funksionimit i këtij organizmi është zbatimi i Ligjit për QHP-në, dhe vetëdijesimi i qytetarëve për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore me të cilën dallohet qyteti i Prizrenit.

“ Do të merren masa urgjente për ndalimin e degradimit të QHP-së, dhe qasja e të gjithë neve”,tha Hasani.

Ndërkaq, inspektori komunal që është caktuar për të përcjellë situatën rreth zbatimit të Ligjit në këtë zonë, Enver Bytyçi, ka raportuar për shumë raste ku janë bërë tejkalime dhe veprime të ndryshme të palejueshme gjatë ndërtimeve në këtë zonë.

Pas takimit, anëtarët e Task Forcës së bashku me zyrtarë komunal kanë vizituar objektet e identifikuara të cilat nuk përkojnë me Ligjin për QHP-në/TV Prizreni/

Policia kontrollon “Lojërat e Fatit” në Suharekë

0

Policia ka zhvilluar një operacion të kontrollit në lokalet ku zhvillohen lojërat e fatit në Suharekë.

Qëllimi i këtij kontrolli, ishte synim konfiskimi i aparateve ilegal transmeton therandapost.com/

Qeriqi: Nga gjendja e rëndë ekonomike 48 veteranë kanë bërë vetëvrasje

0

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi në emisionin “Info – Box” të TV Dukagjini, ka thënë se për ata si veteranë të ish- Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është i papranueshëm vendimi i Qeverisë që një veteran i UÇK-së të merr pagë prej 170 euro në muaj.

Ai ka theksuar se premtimet kanë qenë që kjo pagë të jetë rreth 220 euro, por sipas tij, në ndërkohë është ndryshuar ky premtim.

Qeriqi ka folur edhe për gjendjen e rëndë në të cilën gjenden veteranët e luftës, duke shtuar se kanë qenë kategoria më e margjinalizuar e shoqërisë kosovare.

“Po kalojnë 16 vite dhe veterani i luftës për fat të keq nuk e gëzon asnjë të drejtë, edhe pse kanë dhënë shumë për këtë vend. Nga gjendja e rëndë ekonomike, që nga paslufta, rreth 48 bashkëluftëtarë kanë bërë vetëvrasje, shkaku i gjendjes së rëndë ekonomike. Askush nuk është marrë me ta dhe me familjet e tyre”, ka shtuar Qeriqi.

Gomë dhe laps për historinë

0

“Pavarësia filloi me katolikët dhe arbëreshët”. Sa larg do shkojë ky revan?

Tashmë nuk është më risi. Linja katolike në arsim dhe histori, po përvijon një politikë rishkrimi dhe parashtrimi faktesh që nuk kanë sesi të nxirren jashtë kontesktit të axhendave politike.

Përveç dhunimit në edukim që u bëhet fëmijëve shqiptarë, teksa imazhe të një prag-shentoreje katolike si “Nënë Tereza” u shërbehen edhe në tesktin e matematikës, mbivlerësimit të rolit të klerit katolik, edhe kështu shumë i vlerësuar, denoncimit nëntekstual të myslimanizmit dhe ortodoksisë si bacile që mbajnë gjallë valencën me armiq të Shqipërisë, shpërthimi me tritol i Kishës së Dhërmiut dhe tani, “zbulimi” i të dhënave të reja dokumentare për kryengritjet e mëdha të Pavarësisë, po sillen drejt një qëllimi: Pavarësia, për pasojë Rilindja, janë produkte jo vetëm të frymëzuara nga njerëz të ndikuar nga ide perëndimore, por edhe që për besim fetar ishin më afër “oksidentales”.

Ja se çfarë thotë Drejtori i Arkivës, Gjetë Ndoji për gazetën “Panorama”:

“Në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Malit të Zi kemi marrë disa dokumente shumë të rëndë- sishme mbi historinë e Shqipërisë, nga mesi i shekullit XIX, deri në vitin 1912. Ato na rrëfejnë për fillesat e lëvizjeve për pavarësinë shqiptare, të cilat na çojnë në vitin 1862 dhe jo në fillim të shekullit XX. Prijësi i Mirditës, Bib Doda, dhe personalitete të tjera, si Zef Jubani, Pashko Vasa, në bashkëpunim me arbëreshët e jugut dhe abatin e Mirditës, Gaspër Krasniqi, nisën një kryengritje, e cila, pavarësisht se dështoi, ishte fillimi i kryengritjeve për pavarësi”. Shton “Panorama”:

“Sipas tij, fatkeqësisht historianët tanë nuk kanë shkruar për të. Në këto dokumente gjenden të dhëna mbi lëvizjen e viteve 1876-1877, të udhëhequra nga i biri i Bib Dodës, Preng Bib Doda, i cili vijonte pak a shumë mbi të njëjtin program, në bashkëpunim me të tjera figura të shquara të historisë shqiptare. Në këtë periudhë gjejmë tentativën për të bashkëpunuar edhe me Malin e Zi, që ndodhej në të njëjtën situatë si edhe Shqipëria. Në këto dokumente shohim një qëndrim jokorrekt ndaj marrëveshjes nga ana e Knjaz Nikollës. Aty ngre krye bashkëpunimi me Rusinë dhe kjo e fundit me Perandorinë Osmane, çka çoi në sabotimin e lëvizjes”, shton Ndoj”. Në fakt kjo nuk është aspak e vërtetë. Jo vetëm sepse përpjekje të tilla, nëse do të kishin realisht peshë, do të ishin pasqyruar, qoftë edhe duke u parë me syrin kritik, por sepse ka të paktën një monografi, me autor Qamil Gexha, i cili trajton pikërsht këto marrëdhënie. Por Ndoji shton këtu më tutje: “Në dokumentet që ne kemi marrë, dalin qartë pazaret që Perandoria Osmane bëri në Kongresin e Berlinit. Pazare, prej të cilave perandoria u përpoq të fitonte, duke pasur parasysh se pas Malit të Zi fshiheshin interesat e Rusisë dhe nuk është e vërtetë se ata kanë luftuar për mbrojtjen e këtyre territoreve. E vërteta është se shqiptarët kanë qenë të vetëm në këtë përpjekje. Shohim si u implementuan vendimet e Kongresit të Berlinit, qëndrimin e Fuqive të Mëdha, rolin e klerit katolik etj.”.

Po cilat qenkan këto pazare të Perandorisë Osmane, që nuk na qenkan sqaruar. Perandoria Osmane edhe në regjimin e Enver Hoxhës, është trajtuar si më e zeza nga të zezat, pa përfillur madje as një sens realizmi dhe objektiviteti që kërkohet në kësi rastesh. Sa për teza si këto të Ndojit, le të kujtojmë se kryengritjet janë çështje numrash në fund. Kështu që le ta admirojmë edhe këtë skeç me historishkrimin.

http://www.panorama.com.al/dalin-ne-drite-pazaret-e-perandorise-osmane-ne-kurriz-te-shqiperise/

Ka nisur “Java e librit të ndaluar”

0

Çdo vit shënohet në botë “Java e librit të ndaluar” si kujtim për shumë tituj librash që gjatë historisë janë ndaluar për lexim dhe për të kremtuar lirinë e leximit sot.

Në vitin 2015 kjo ngjarje po fokusohet mes datave 27 shtator dhe 3 tetor.

Në letërsinë shqipe gjatë periudhës së komunizmit pre e censurimit kanë rënë shumë vepra që janë konsideruar të papërshtatshme për sistemin, siç janë ato të Kasëm Trebeshinës, Anton Harapit, Lasgush Poradecit, Musine Kokalarit, etj. Edhe në Kosovë gjithashtu shteti i atëhershëm i Jugosallvisë ka ndaluar e përndjekur disa autorë për veprat e tyre, ndër të cilat ishte Adem Demaçi dhe romani i tij i parë, “Gjarpërinjtë e gjakut”, i cili u ndalua nga pushteti.

“Java e librit të ndaluar” është një iniciativë e themeluar më 1982, që u bën thirrje lexuesve nga mbarë bota që t’i lexojnë librat e ndaluar, por edhe të tjerët.

A po shkojmë drejt plutokracisë?

0

Nga Faik Krasniqi

Demokracia dhe shtet-kombi

Demokracia dhe shtetkombi janë parimisht e njëjta gjë. Mirëpo demokracia dhe vetëvendosja e popujve janë dy koncepte etimologjikisht motra, për të mos thënë nuanca të njëra-tjetrës. Si mund të mbrohet njëra e të refuzohet a përbuzet tjetra? Shtet-kombi shkon detyrimisht në demokraci dhe demokracia shkon detyrimisht në shtetkomb. Shtet-kombi nuk është asnjëherë i kompletuar në qoftë se shteti nuk përfshin gjithë kombin dhe nga pikëpamja organizative në qoftë se nuk lejon kombin të jetë sovran dhe mënyra e vetme që kombi të jetë sovran është pikërisht parimi demokratik. Demokracia nuk ka asnjë kuptim jashtë një shteti kombëtar, d.m.th. çfarë kuptojmë sot me demokraci është e pamendueshme jashtë një shteti kombëtar, sado i pakompletuar të jetë ky shtet.

Paradoksi i “mbikombëtares”

Demokracia u mendua jashtë tij në shekullin 18, mirëpo deshi – s’deshi e vetmja mënyrë që të jetësohej ishte brenda shtet-kombit. Shtet-kombi ka shumë kufizime dhe nuk e pranon dot “mbikombëtaren”, sepse do të binte në paradoks. Kur sovrani është kombi, nuk mund të pranohet një pushtet sipëror ndaj atij kombëtar. Multinacionalet, ngaqë pushteti është i lidhur me paranë, nuk janë vetëm multinacionale/shumëkombëtare, por edhe mbikombëtare. Pushtetarët e kanë pushtetin të lidhur me kombin, por duhet të bëjnë hesapet edhe me forcën e madhe “bindëse” të multinacionaleve mbikombëtare. Prandaj referendumi kombëtar sot jo vetëm që s’është më realisht mjeti suprem, por po bëhet i varur nga interesat mbikombëtare të bankierëve, financierëve e korporatave multinacionale. Nuk e kanë zhdukur shtetin kombëtar, sepse nuk kanë asnjë alternativë konkrete ndaj tij, por ama po e përdorin kur u nevojitet që ”Kombi” të bëjë një sakrificë për të mirën e përbashkët duke paguar para që bankat të mos falimentojnë.

Aristokracia e re

Në këto kushte demokracia do të rrëshqasë më se s’bën në plutokraci, e cila mund të realizojë entitetet shtetërore të nevojshme për zhvillimin e një botë ku pasanikët janë bankierët, financierët dhe multinacionalët. Demokracia e shtet-kombi janë të dyja pengesa, kështu që zgjidhja e këtij problemi, që demokracia dhe shtet-kombi, nuk janë të përshtatshme për aristokracinë e re, do të vijë o me fitoren e demokracisë dhe shtet-kombit, nëpërmjet asgjësimit të aristokracisë së re, ose me fitoren e saj, pra me rrëshqitjen në shtete mirëfilli plutokratike me bazë shumëkombëshe.