19.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Gomë dhe laps për historinë

“Pavarësia filloi me katolikët dhe arbëreshët”. Sa larg do shkojë ky revan?

Tashmë nuk është më risi. Linja katolike në arsim dhe histori, po përvijon një politikë rishkrimi dhe parashtrimi faktesh që nuk kanë sesi të nxirren jashtë kontesktit të axhendave politike.

Përveç dhunimit në edukim që u bëhet fëmijëve shqiptarë, teksa imazhe të një prag-shentoreje katolike si “Nënë Tereza” u shërbehen edhe në tesktin e matematikës, mbivlerësimit të rolit të klerit katolik, edhe kështu shumë i vlerësuar, denoncimit nëntekstual të myslimanizmit dhe ortodoksisë si bacile që mbajnë gjallë valencën me armiq të Shqipërisë, shpërthimi me tritol i Kishës së Dhërmiut dhe tani, “zbulimi” i të dhënave të reja dokumentare për kryengritjet e mëdha të Pavarësisë, po sillen drejt një qëllimi: Pavarësia, për pasojë Rilindja, janë produkte jo vetëm të frymëzuara nga njerëz të ndikuar nga ide perëndimore, por edhe që për besim fetar ishin më afër “oksidentales”.

Ja se çfarë thotë Drejtori i Arkivës, Gjetë Ndoji për gazetën “Panorama”:

“Në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Malit të Zi kemi marrë disa dokumente shumë të rëndë- sishme mbi historinë e Shqipërisë, nga mesi i shekullit XIX, deri në vitin 1912. Ato na rrëfejnë për fillesat e lëvizjeve për pavarësinë shqiptare, të cilat na çojnë në vitin 1862 dhe jo në fillim të shekullit XX. Prijësi i Mirditës, Bib Doda, dhe personalitete të tjera, si Zef Jubani, Pashko Vasa, në bashkëpunim me arbëreshët e jugut dhe abatin e Mirditës, Gaspër Krasniqi, nisën një kryengritje, e cila, pavarësisht se dështoi, ishte fillimi i kryengritjeve për pavarësi”. Shton “Panorama”:

“Sipas tij, fatkeqësisht historianët tanë nuk kanë shkruar për të. Në këto dokumente gjenden të dhëna mbi lëvizjen e viteve 1876-1877, të udhëhequra nga i biri i Bib Dodës, Preng Bib Doda, i cili vijonte pak a shumë mbi të njëjtin program, në bashkëpunim me të tjera figura të shquara të historisë shqiptare. Në këtë periudhë gjejmë tentativën për të bashkëpunuar edhe me Malin e Zi, që ndodhej në të njëjtën situatë si edhe Shqipëria. Në këto dokumente shohim një qëndrim jokorrekt ndaj marrëveshjes nga ana e Knjaz Nikollës. Aty ngre krye bashkëpunimi me Rusinë dhe kjo e fundit me Perandorinë Osmane, çka çoi në sabotimin e lëvizjes”, shton Ndoj”. Në fakt kjo nuk është aspak e vërtetë. Jo vetëm sepse përpjekje të tilla, nëse do të kishin realisht peshë, do të ishin pasqyruar, qoftë edhe duke u parë me syrin kritik, por sepse ka të paktën një monografi, me autor Qamil Gexha, i cili trajton pikërsht këto marrëdhënie. Por Ndoji shton këtu më tutje: “Në dokumentet që ne kemi marrë, dalin qartë pazaret që Perandoria Osmane bëri në Kongresin e Berlinit. Pazare, prej të cilave perandoria u përpoq të fitonte, duke pasur parasysh se pas Malit të Zi fshiheshin interesat e Rusisë dhe nuk është e vërtetë se ata kanë luftuar për mbrojtjen e këtyre territoreve. E vërteta është se shqiptarët kanë qenë të vetëm në këtë përpjekje. Shohim si u implementuan vendimet e Kongresit të Berlinit, qëndrimin e Fuqive të Mëdha, rolin e klerit katolik etj.”.

Po cilat qenkan këto pazare të Perandorisë Osmane, që nuk na qenkan sqaruar. Perandoria Osmane edhe në regjimin e Enver Hoxhës, është trajtuar si më e zeza nga të zezat, pa përfillur madje as një sens realizmi dhe objektiviteti që kërkohet në kësi rastesh. Sa për teza si këto të Ndojit, le të kujtojmë se kryengritjet janë çështje numrash në fund. Kështu që le ta admirojmë edhe këtë skeç me historishkrimin.

http://www.panorama.com.al/dalin-ne-drite-pazaret-e-perandorise-osmane-ne-kurriz-te-shqiperise/

Më Shumë

Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg

Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta padisin shtetin serb në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e...

Robert publikon një video me të dashurën e tij Ana Skrel, dyshja shfaqen duke u përqafuar derisa ai nuk i ndalë puthjet

Robert Berisha dhe Ana Skrel si duket kanë qenë së bashku në një event, kjo u kuptua pas një videoje që publikuan dyshja në...

Lajmet e Fundit