Qeriqi: Nga gjendja e rëndë ekonomike 48 veteranë kanë bërë vetëvrasje

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi në emisionin “Info – Box” të TV Dukagjini, ka thënë se për ata si veteranë të ish- Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është i papranueshëm vendimi i Qeverisë që një veteran i UÇK-së të merr pagë prej 170 euro në muaj.

Ai ka theksuar se premtimet kanë qenë që kjo pagë të jetë rreth 220 euro, por sipas tij, në ndërkohë është ndryshuar ky premtim.

Qeriqi ka folur edhe për gjendjen e rëndë në të cilën gjenden veteranët e luftës, duke shtuar se kanë qenë kategoria më e margjinalizuar e shoqërisë kosovare.

“Po kalojnë 16 vite dhe veterani i luftës për fat të keq nuk e gëzon asnjë të drejtë, edhe pse kanë dhënë shumë për këtë vend. Nga gjendja e rëndë ekonomike, që nga paslufta, rreth 48 bashkëluftëtarë kanë bërë vetëvrasje, shkaku i gjendjes së rëndë ekonomike. Askush nuk është marrë me ta dhe me familjet e tyre”, ka shtuar Qeriqi.

Më Shumë

Spitali i Prizrenit diskuton prioritetet për avancimin e shërbimeve shëndetësore

Në Spitalin Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Profesional, ku fokusi kryesor ishte ngritja e cilësisë...

Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit...

Lajmet e Fundit