18.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Begaj, takoi banorët e Drenocit

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga drejtori i urbanizimit, z.Skënder Rrahmanaj, ai i shërbimeve publike z.Milazim Morina dhe përgjegjësi i njësisë së Hidroregjionit në Malishevë, Njazi Bytyçi, janë takuar sot me banorët e fshatit Drenoc, për ti dëgjuar problemet dhe nevojat që kanë banorët e këtij fshati, i cili është edhe vendbanimi më i madh në Komunën e Malishevës.

“Jemi përpjekur të kryejmë punë, me aq sa kemi pasur mundësi financiare, pasi si komunë, kemi një buxhet mjaft të varfër, mirëpo kemi arrit ta ndërtojmë rrjetin e ujësjellësit, pastaj rreth katërmijë metra kanalizim, disa rrugë, fusha sporti për shkollat dhe disa investime tjera. E di që uji nuk mjafton, por jemi duke bërë përpjekje maksimale, që ujësjellësin e fshatit tuaj, ta lidhim me ujësjellësin në Senik, por që edhe aty na kanë disa probleme, pasi dikush qëllimisht i ka dëmtuar puset, mirëpo ne jemi duke i rregulluar dhe besoj që shumë shpejt, do të arrijmë ta rregullojmë këtë dhe sisteme tjera”, tha kryetari Begaj në fjalën e tij.

“Të gjitha programet tona nuk mund të realizohen menjëherë, por ato janë në proces të realizimit dhe në këtë drejtim, edhe për ujësjellës, ne si komunë, i kemi kryer obligimet tona, ndërsa me kanalizim e di që ka problem, jo vetëm në fshatin tuaj, por ne do të vazhdojmë të investojmë në këtë drejtim dhe të gjitha fshatrat, përfshi edhe Drenocin, do të lidhen me derdhjen e kanalizimit, në kolektorin kryesor ujërave të zeza”, tha Begaj.

“Uji për pije dhe kanalizimi, janë dy nevojat më të mëdha për këtë fshat, ku sipas banorëve, edhe pse është i ndërtuar rrjeti ujësjellësit, banorët ende nuk kanë furnizim të rregullt me ujë, ndërsa në disa lagje ujë nuk shkon fare, kurse edhe kanalizimi i fshatit ka nevojë të riparohet në disa vende dhe të zgjatet rrjeti, pasi rreth katër mijë metra kanalizim të ndërtuara, nuk mjaftojnë për nevojat e fshatit, për shkak të madhësisë dhe shpërndarjes që kanë lagjet”, tha kryetari i fshatit Drenoc, Kapllan Krasniqi.

Edhe banorët tjerët ë fshatit, u shprehën për nevojat e tyre, por që ujësjellësi dhe kanalizimi, ishin nevojat më kryesore, për këtë fshat, pasi në disa raste ka edhe keqpërdorime, por kanë shprehur edhe pakënaqësi për menaxhimin e ujësjellësit.

Për çështjen e ujësjellësit, foli edhe përgjegjësi i njësisë së Hidroregjionit në Malishevë, Njazi Bytyçi, sipas të cilit, në shumë raste ka keqpërdorime, të cilat edhe ato kapacitete të ujit, po e pengojnë seriozisht, dhe kërkoi për përkrahje nga banorët, për të evituar problemet, në mënyrë që banorët të kenë ujë, së paku disa orë në ditë, përfshi edh lagjet ku nuk arrin të shkoj uji.

Ndërsa drejtori i urbanizimit, i njoftoi banorët për planifikimet e Komunës së Malishevës, për investime, përfshi edhe Drenocin, ku tha se do të vazhdohet me rregullimin e sistemit të kanalizimit dhe investime tjera/PrizrenPress.com/

Më Shumë

U themelua zyrtarisht Muzeu i Masakrës në Krushë të Madhe

Në pikën e dymbëdhjetë të seancës së rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit, qw u mbajt dje, në praninë e profesorëve të Universitetit të...

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Që prej 1 majit, kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufitare. Në pikëkalimin në Morinë, policia kufitare shqiptare nuk kërkon dokumente identifikimi për...

Lajmet e Fundit