Home Blog Page 6968

Krimineli në vendin e krimit

0

Nga Jakup Krasniqi

Kush është Dikoviqi?

Dikoviqi ishte komandant i Brigadës 37 të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave gjatë gjithë luftës (98-99). Brigada ishte e stacionuar në Rashkë dhe ishte nën komandën e Lubiha Dikoviq-it. Para se këto njësi të dërgoheshin në Kosovë, shumë oficerë ushtarakë në mesin e të cilëve edhe nënkolonelët Slobodan Stoiši?-i dhe Miodrag Gjorgjeviqi, kanë rekrutuar dhe trajnuar grupe kriminelësh në mesin e të cilëve kishte edhe shumë kriminel ordiner që regjimi i Beogradit paraprakisht i kishte liruar nga vuajtja e dënimit.

Kriminelët e tillë u integruan në Sigurimin ushtarak dhe pa dyshim që ishin nën komandën e oficerëve të lartë të ushtrisë së Serbisë. Siç ishin edhe Slo¬bodan Stoishiqi dhe Miodrag Gjorgjeviqi. Pas trajnimit profesional e kriminal në muajin korrik të vitit 1998, qenë dërguar në Kosovë. Këta njerëz ishin pjesë e pa ndarë e pushtetit politik e ushtarak serb.

Më 7 mars 1999, njësi të kësaj Brigade nga Rashka kaluan në Kosovë, ndonëse në ketë kohë në Rambuje mbahej Konferenca Ndërkombëtare për Kosovën. Kjo sjellje e pushtetit serb ishte tregues më i mirë se regjimi i Beogradit nuk kishte ndërmend të tërhiqet nga logjikën e luftës për të realizuar planit e gjenocidit në Kosovë.

Kjo Brigadë me komandant Dikoviqin, në fshatrat e Drenicës kane kryer krime të tmerrshme në fshatrat e Drenicës, sic ishin ato të fshatit Kozhicë. KRIMINELET e ushtrisë serbe në familjen e Abedin Durmishit, në shtëpinë e tij “forcat serbe ngujuan 115 vajza të reja, gra, fëmijë dhe plaka. Në katin përdhes i mbyllën 31 femra dhe fëmijë. Pastaj sollën edhe 88 fëmijë shqiptarë, 28 prej të cilëve i mbyllën në katin përdhes ndërsa 60 në katin e dytë. Pastaj, u seleksionuan 27 gra dhe fëmijë dhe u dërguan në fshatin Qirez. Disa prej grave ishin shtatzëna (4 muajsh-8 muajsh). Këto gra u dhunuan, u keqtrajtuan seksualisht dhe në fund u vranë”, argumenton Bardhyl Mahmuti në librin e tij: Mashtrimi i Madh.

Autori në fjalë argumenton tregimet e tija tronditës: “Pesë vajza të reja: Zahide Xhema (19 vjeçare), Lumnie Zym¬beri (20 vjeçare) Antigona Dibrani (20 vjeçare), Bukurie Dibrani (20 vjeçare) Mirishahe Dibrani (17 vjeçare) dhe tri gra: Miradije Dibrani, Tahire Shllaku dhe Fahrije Ademi u hodhën në tri bunarët e fshatit Qirez. Kufomat e tyre u zbuluan në muajin korrik të vitit 1999”.

Kjo që e thotë Bardhyl Mahmuti, mbështetet edhe nga Dosja Dikoviq e “Fondi për të Drejtën Humanitare” në faqet 5-8, ku jepen detaje për ekzekutimin e “250 civilëve shqiptarë, prej të cilëve 25 ishin të mitur. Nga 25 të miturit e ekzekutuar, emrat e të cilëve publikohen në faqen 8 të kësaj dosje, 24 kufoma u gjetën, ndërsa kufoma e Nuredin Dvoranit, i lindur më 28 maj 1982, nuk u gjet” as sot e kësaj dite.
Veprime të njëjta, kriminelet e ushtrisë serbe kryen edhe në fshatrat Verboc, Dashec, Baks, Vikatovë të Vjetër e Izbicë, fshatra këto të Drenicës. “Gjithsej 92 civilë shqiptarë të fshatit Verboc u vranë”. Të njëjtin fat e pësuan edhe fshatrat tjera të përmendura e të pa përmendura.

Lubisha Dikoviqi, Komandanti i asaj Brigade, sot Komandant i Ushtrisë Serbe. ishte përgjegjësi kryesor i krimeve të përmendura dhe i shumë krimeve të tjera të fshehura. Ato veprime që kishin qëllim zhdukjen e plotë ose të pjese të një kombi, me të gjitha standardet ndërkombëtare janë akte të një gjenocidi të egër. I implikuar në të gjitha vrasjet ku shtrihej prezenca e asaj Brigade, e kanë vetëm një adresë, Komandantin e ushtrisë së sotme serbe, Lubisha Dikoviqin. Është tepër ë rëndë Dosja e Dikoviqit për krimet e Brigadës 37 të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave (Serbi – Mal i Zi). Në Dosjen e tij përmenden edhe “mijëra mjete automo¬bili¬stike, autobusë, kamionë, traktorë”, gjërat që ata i plaçkitnin në Kosovë ua shitnin qytetarëve serbë ne Serbi e në Novi. Pa gjë nuk kishte mbetur as Lubisha Dikoviqi i cili kishte përvetësuar një “Landrover të shtrenjtë amerikan, një Mercedes 300 dhe u bë pronar i mijëra krerëve të kafshëve që u ishin plaçkitur fshatarëve shqiptarë” – thotë Bardhyl Mahmuti në librin e përmendur

Në dosjen e krimeve të kësaj Brigade, pa asnjë dyshin që janë edhe vrasjet masive që u kryen në fshatrat: “Oshlan, Dubravë, Obri, Skenderaj, Lubeniq, Krelan, Staradran, Qyshk, Pavlan dhe Zahaq”, ku do ku ajo e shtrinte prezencën e saj.
Deri më sot, asnjë pjesëtar i Brigadës 125 nuk është nxjerrë para drejtësisë, për krimet që kanë kryer individualisht por edhe për shkak të përgjegjësisë koman¬duese. Në Dosjen e Fondit për të Drejtën Humanitare, në faqen 6/7 publikohen emrat e kuadrit komandues të Brigadës 125 që ishin përgjegjësit e drejt për drejt të krimeve.

Lubiša Dikoviqi, në vend që të dënohet ai u shpall hero i popullit nga Slobodan Milosheviqi. Regjimi i Millosheviqit ra, por dekorimi i njerëzve të tij në kontinuitet po gradohen?!

Kështjellat më të bukura të botës

0

Ato janë shumë por, si çdo gjë tjetër, edhe ato i nënshtrohen një renditjeje, e cila, në sytë e profesionistëve, shpesh ndryshon. Ajo që i bashkon është përpjekja për t’i arritur perfeksionin dhe mrekullinë. Thesare të gjalla të njerëzimit, ato janë të gjitha për t’u shijuar.

1. Kështjella Windsor, Britani e Madhe

Është vendi i preferuar i Mbretëreshës. “Windsor” ndodhet rreth 30 milje larg Londrës, në mes të kontesë “Royal Berkshire”. Henry II i Anglisë, ndërtoi në vitin 1170 “Round Tower”, pjesën më të vjetër të kështjellës.

2. Sanssouci në Potsdam, Gjermani

Siç dëshmon dhe emri i saj “Sans souci” (pa shqetësim) që shkruhet në anën ku ndodhen kopshtet e kështjellës, kjo rezidencë verore është përdorur rëndom nga Frederiku i Madh i Prusisë për takime filozofike, muzikore dhe ato letrare. U ndërtua në vitet 1745 – 1747. Pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s.

3. Kështjella e Edinburgut, Skoci

Kështjella e Edinburgut është e pashmangshme për t’u vizituar kur je në kryeqytetin e Skocisë. Mbretëresha e Skocisë, Mary, në vitin 1566 lindi atje të birin, James I., që më vonë u bë Mbret i Anglisë dhe i Skocisë.

4. Pallati mbretëror i Tajlandës

Pallati Mbretëror i Tajlandës përfshin më shumë se 100 ndërtesa të ndryshme, në një sipërfaqe prej më shumë se 2,6 kilometrash katrorë. Kush dëshiron ta vizitojë atë duhet të vishet me veshje të veçantë, pasi aty gjendet edhe tempulli zyrtar budist i Tajlandës, Wat Phra Kaeo.

5. Kështjella e “Saint-Michel”, Francë

E ndodhur mes Normandisë dhe Bretanjës, mes Cancale dhe Granville, kështjella e mrekullueshme gjendet mes një bazamenti jo të qëndrueshëm nga pikëpamja gjeologjike. Në kështjellën rreth 46 metra të lartë mbi një shkëmb graniti, sot jetojnë akoma murgj benediktinë. Trashëgimi e UNESCO-s.

6. Pallati i Versajës, Francë

Në fillim, Luigji i XIII e ndërtoi atë në lokalitetin me të njëjtin emër pranë Parisit në vitin 1623 si një resort gjuetie. I biri, Luigji XIV., e shndërroi atë më pas në një kështjellë përrallore, që sot personifikon në Evropë periudhën barok. Qysh prej vitit 1979, ajo është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.

7. Kështjella Alhambra në Granada, Spanjë

Në këmbët e Sierra Nevada-s mbi qendrën e qytetit të Granadas, ndodhet njëri ndër atraksionet më të mëdha të Evropës: Parku apo kështjella e Alhambras. Ajo ishte bastioni i fundit i maurëve në Spanjë dhe në vitin 1492, ra në duar të mbretërve katolikë.

8. Kështjella e Osakës, Japoni

Ajo është simbol i qytetit të Osakës, metropolit të tretë të Japonisë. U ndërtua në mes të shekullit të 16. Ajo është shkatërruar shpesh përgjatë kohërave, së fundmi ka qenë gjatë Luftës së Dytë Botërore. U rinovua përfundimisht në vitin 1997 dhe përmban edhe një ashensor.

9. Kështjella e Neuschwanstein, Gjermani

Në lokalitetin Schwangau, jo larg nga rajonet jugore të Bavarisë, gjendet kështjella e famshme e Neuschwanstein-it (Nojshvajnshtajn). Me 1,4 milionë vizitorët në vit, ajo renditet si njëra ndër kështjellat më të vizituara të botës. E ndërtoi Mbreti Ludwig II në vitet ’80 të shekullit të 19. Por ai vdiq gjashtë javë para mbarimit të saj.

10. Kështjella e Bukuroshes së Fjetur, Paris

Në fund renditet ajo që vizitohet nga 14,2 milionë vizitorë, të cilët veç saj shijojnë edhe “Disneyland” në Paris. Sidoqoftë, me një lartësi prej 50 metrash, Kështjella e Bukuroshes së Fjetur, u krijua duke pasur si shembull pikërisht Kështjellën e Nojshvajnshtajnit në Gjermani. /Gazeta Shqip

Manifestimi i 28 nëntorit, paqësor

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Rexhep Selimi, ka thënë të hënën se manifestimi i 28 nëntorit në Sheshin “Zahir Pajaziti” do të jetë festiv dhe paqësor.

Në këtë intervistë për “Epokën e re” ai ka vlerësuar se nuk ekziston asnjë rrezik që protesta e së shtunës të eskalojë në dhunë.

“Së pari në këtë 28 nëntor ne kemi ftuar manifestim në mbrojtje të Republikës dhe për t’i kundërshtuar marrëveshjet për ‘Zajednicën’ dhe atë të Demarkacionit me Malin e Zi. S’ka pse të ketë asnjë rrezik që një manifestim i tillë të jetë ndryshe, përveç festiv e paqësor. Ky manifestim do të jetë edhe paqësor, edhe masiv, edhe festiv. Karakterin protestues do ta manifestojmë me praninë dhe masivitetin tonë në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’”, ka deklaruar Selimi, duke shtuar se është vendosur të protestohet më 28 nëntor, meqë kjo datë përmban në vete shenja të pjekurisë sonë politike kombëtare.

“28 Nëntori përmban në vete shenja të pjekurisë sonë politike kombëtare, pra të vendosjes së vetes në shërbim të atdheut pa kompromis. Prandaj, edhe këtij 28 Nëntori po ia shtojmë një shenjë të re me të njëjtën përmbajtje”, është shprehur ai.

Selimi ka hedhur poshtë mundësinë e përçarjes së opozitës, duke thënë se në këtë kohë Kosova rrezikon ndarjen në baza etnike dhe humbjen e mijëra hektarëve.

“Kosova këto kohë ka një rrezik shumë të madh, atë të ndarjes mbi baza etnike dhe të ndarjes së mbi 8 000 hektarëve nga territori. Fjalët e tjera janë taktizime të këshilltarëve të reklamave nga zyra e Thaçit, nganjëherë edhe e Mustafës”, ka vlerësuar ai.

Sipas Selimit, është e gabueshme thirrja për dialog në mes të pozitës dhe opozitës përderisa nuk ka shenja të tërheqjes së pushtetit nga marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe ajo për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Qeveria nuk ka bërë asnjë hap drejt rikthimit në situatën e mëparshme, pra tërheqjes nga marrëveshjet. Çdo përpjekje e Kadri Veselit, Sabri Hamitit, Xhavit Halitit dhe të tjerëve nga mazhoranca në kryesi të Kuvendit për t’iu bërë mburojë Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit për fajet që i kanë bërë, është e pakuptueshme dhe e gabueshme”, ka deklaruar Selimi. /Epoka e Re

Mustafa – Opozitës: Duhet të prisni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa në një konferencë për media ka folur për zhvillimet në vend.

Mustafa tha se opozita po aplikon metoda jo demokratike për shqetesimet e tyre.

” Javen e kaluar isha në Bruksel kur e lash Kosovën krejt tym dhe gaz. Falenderoj qytetarët për sjelljet e tyre dinjitoze ndaj këtyre zhvillimeve. Qeveria do të jetë e hapur për raportet konkrete me opoziten.Unë sot e ftoj opozitën të vijnë në Kuvendin e Kosovës për të kuvenduar për të gjitha qeshtjet. Nuk ka askund në botë ku deputeti e sulmon me sprej kryeministrin.Protestat e opozitës i ka përkrah një grusht huliganësh. Bllokimi dhe dhuna nuk janë për zgjedhjen e marreveshjeve tona. Ne kemi shtetin tonë, miqet tan por edhe kundërshtaret tan”,ka thënë Mustafa

mustafa po ashtu tha se themelimi i Asosiacionit është rezultat i cili del nga ligji që në konventen e Kosovës është votuar në vitin 2013 me 2/3 e deputeteve të kuvendit.

“Askush nga ne nuk mund të marrin rolin e Gjykatës Kushtetuese. Si nënshkrues i asaj marrëveshje jam I gatshëm të pranoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Mustafa /Zeri

Majko: 28 Nëntori mos të shfrytëzohet për ndarje

0

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Mjako dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhanë një mesazh për festën e 28 Nëntorit që të ketë bashkëpunim dhe bisedime ndërmjet partive politike për zgjidhjen e situatës në Kosovë.

Majko tha se këtë festë e cila simbolizon lirinë e shqiptarëve duhet ta shfrytëzojmë për gjëra pozitive dhe jo për ndarje mes vete.

Ai shtoi se Kosova e ka si shembull të keq kulturën politike të Shqipërisë, të cilën nuk është mirë ta ndjek dhe të reflektoj.

Veseli përsëriti ftesën e tij për partitë opozitare për një dialog të përbashkët.

Drejtësia selektive për deputetët në kërkim

0

Njohësit e sistemit të drejtësisë dhe ata të çështjeve të sigurisë konsiderojnë se për shkak të veprimeve të paligjshme, hedhje e gazit-lotsjellës në mjediset e Kuvendit të Kosovës, të gjithë deputetët që kanë flet-arrestime duhet të arrestohen dhe jo vetëm një.

Njohësi i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Naim Maloku, tha për Radion Evropa e Lirë, se sistemi i drejtësisë nuk ka vepruar drejt dhe nuk është treguar korrekt me të gjithë deputetët të cilët kanë fletë-arrestime.

“Përshtypja është e tillë që në disa raste drejtësia nuk do vetë të reagojë e në disa raste po. Kjo është selektive dhe imazh i keq për vendin. Nuk plotësohen standardet për të hyrë në Bashkimin Evropian më këtë mënyrë të reagimit të drejtësisë dhe me këtë mënyrë të ndarjes së drejtësisë. Sinqerisht organet e drejtësisë dhe të rendit duhet të mendojnë për imazhin e këtij shteti”, tha Maloku.

Zoti Maloku tha se edhe me herët, por edhe tani me zhvillimet e fundit në Kuvendit e Kosovës, është zbehur besimi në organet e drejtësisë.

Kjo sipas Malokut, nënkupton se vetëm ai person i cili nuk ka përkrahje duhet të përballet me ligjin.

“Selektivitet është të shikohet pika më e dobët dhe aty ku nuk ka rezistencë, te gjinia femërore. Nëse ka qenë puna të gazi lotsjellës [në Kuvendin e Kosovës] aty janë parë edhe të tjerët që kanë hedhur është parë në kamera në televizione. Pra, është një imazh i keq. Me rastin e deputetes Kadaj- Bujupi, janë treguar jo mirë”, tha Maloku.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar flet-arrestime ndaj katër deputetëve të Kuvendit të Kosovës: Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Donika Kadaj-Bujupit dhe Faton Topallit.

Deputetja Kadaj-Bujupi e cila është arrestuar më 18 nëntor, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, për shkak të veprimeve të paligjshme. hedhje e gazit lotsjellës në mjediset e Kuvendit të Kosovës.

Profesori i së drejtës penale në Universitetin e Prishtinës, Ismet Saliu, thotë se para ligjit janë të barabartë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Lidhur me flet-arrestimet për deputetët që kanë hedhur gazin lotsjellës në Kuvend, tha se nëse ka flet-arreste për ta, duhet të arrestohen.

“Ose duhet të arrestohen të gjithë ose të lirohet edhe kjo [deputetja Donika Kadaj- Bujupi] nuk shkon ajo punë në mënyrë selektive. Përndryshe politika e ka atë autoritet apo atë të drejtë për të vlerësuar se a është i volitshëm momenti, rrethanat, vendi, koha se kur duhet vepruar”, Salihu.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se “në rastin kur do të jetë momenti i reagimit të duhur, zyrtarët policorë do t’i ndërmarrin verimin e tyre për arrestimin e atyre deputeteve që kanë flet- arreste”.

Rreth 22 persona janë arrestuar, më shumë se 13 të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në protestën e 18 nëntorit organizuar nga partitë politike opozitare në Kosovë.

Partitë opozitare për gati dy muaj po pamundësojnë mbajtjen e seancave të Kuvendit, në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjeve të arritura në bisedimet me Serbinë në fund të muajit gusht, me të cilat marrëveshje thuhet se komunave me shumicë serbe u ofrohet një shkallë e gjerë autonomie.

Opozita kundërshton edhe marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi./REL

Belgjikë: Arrestohen edhe 5 të dyshuar, ‘terroristi’ kryesor ende në arrati

0

Policia në Bruksel ka ndërmarrë më tepër bastisje, me ç’rast i ka arrestuar edhe pesë persona të dyshuar, derisa po vazhdon kërkimi për një të dyshuar për sulmet në Paris, i cili është ende në ikje.

Autoritetet belge sot më herët kanë shpallur se i kanë arrestuar 16 vetë në ndërhyrjet në Bruksel dhe qytetin tjetër, Sharlerua, mbrëmë vonë.

Zëdhënësi i Prokurorisë federale të Belgjikës, Eric Van Der Sypt, tha se i dyshuari kryesor në këtë rast, militanti i lindur në Francë, Salah Abdeslam, nuk “është në mesin e të arrestuarve gjatë kërkimeve të mbrëmshme.

Në sulmet terroriste të 13 nëntorit në Paris, janë vrarë 130 vetë dhe janë plagosur qindra të tjerë.

Pas këtyre sulmeve, në pjesën më të madhe të vendeve evropiane, përfshirë Kosovën, janë shtuar masat e sigurisë. /REL

Edi Rama sërish në avion… për në Kinë

0

Kryeministri Edi Rama, nuk qëndron më shumë se 2-3 ditë në Shqipëri.

Pas një vizite disa ditore në Turqi, Rama ditën e sotme është nisur për në Kinë.

Kryeministri ka qenë disa herë kohët e fundit në Kinë.

Kryeministri Edi Rama sot ka udhëtuar drejt Kinës, pavarësisht se nuk ka ende një njoftim zyrtar që lajmëron qëllimin e vizitës se tij, raporton Syri.

Refugjatët iranianë në Maqedoni nisin grevë urie, qepin gojën me penj e gjilpëra

0

Një grup i refugjatëve iranianë i kanë qepur gojët e tyre dhe kanë filluar grevën e urisë përgjatë kufirit greko-maqedonas.

Në kohën kur qindra refugjatë të lindjes janë ngujuar në kufirin greko-maqedonas, pasi që Maqedonia nuk po i lejon të hyjnë në këtë vend as edhe për tranzit, një grup refugjatësh nga Irani kanë gjetur mënyrën për të protestuar, transmeton Gazeta Express, shkrimin nga Independent.

Ata kanë qepur gojët e tyre me penj e gjilpëra dhe kësisoj kanë filluar grevën e urisë, në shenjë proteste për shkak të politikave të emigracionit që u ashpërsuan pas sulmeve terroriste në Paris, e që po i bllokojnë të gjithë emigrantët nga Siria, Iraku e Afganistani.

Iranianët, marokenët e pakistanezët janë ndër qindra refugjatët që po qëndrojnë përballë kordonëve të policisë dhe po provojnë t’i bllokojnë linjat e trenit ndërmjet Greqisë e Maqedonisë.

Maqedoni-Refugjatet iraniane1

Së paku gjashtë iranianë kanë qepur gojët e tyre dhe kanë shkruar në fytyrë e trup fjalët “Iran” dhe “freedom – liri”.

Njëri nga refugjatët që i është bashkuar grevës së urisë, inxhinier elektrin, 34 vjeçar me emrin Hamid ka thënë se dëshiron të shkojë në cfarëdo vendi ku mund të jetë i lirë. “Nuk mund të kthehem. Do të më varin”, ka shtuar ai.

Gjendja e refugjatëve është renduar me kontrollet e ashpra që po u bëhen nëpër kufij pas sulmeve terroriste që kreu ISIS’i në Paris ku mbetën të vrarë 127 persona. Njëri nga sulmuesit ishte identifikuar që ka hyrë në Francë si refugjat./Gazeta Express

Deputeti ukrainas shqelmon në kokë shefin e shërbimit sekret (Video)

0

Deputeti ukrainas Volodimir Parasyuk e ka goditur me shkelmë në kokë shefin e shërbimit sekret të Ukrainës, Vasily Pisniy.

Sipas Daily Mail protagonistët e kësaj “lufte”, deputeti Parasyuk dhe Shefi i shërbimit të sigurisë, Vasily Pisniy, ishin përfshirë në një fjalosje mes tyre, transmeton lajmi.net

Pas një diskutimi dhe ofendimeve me fjalë, filloi aksioni edhe me duar e këmbë, dhe në një moment deputeti godet shefin e shërbimit sekret me këmbë në kokë.

E gjithë kjo ndodhi gjatë seancës anti-korrupsion në Kuvendin e Ukrainës.

https://youtu.be/imreDU0sGwI