Belgjikë: Arrestohen edhe 5 të dyshuar, ‘terroristi’ kryesor ende në arrati

Policia në Bruksel ka ndërmarrë më tepër bastisje, me ç’rast i ka arrestuar edhe pesë persona të dyshuar, derisa po vazhdon kërkimi për një të dyshuar për sulmet në Paris, i cili është ende në ikje.

Autoritetet belge sot më herët kanë shpallur se i kanë arrestuar 16 vetë në ndërhyrjet në Bruksel dhe qytetin tjetër, Sharlerua, mbrëmë vonë.

Zëdhënësi i Prokurorisë federale të Belgjikës, Eric Van Der Sypt, tha se i dyshuari kryesor në këtë rast, militanti i lindur në Francë, Salah Abdeslam, nuk “është në mesin e të arrestuarve gjatë kërkimeve të mbrëmshme.

Në sulmet terroriste të 13 nëntorit në Paris, janë vrarë 130 vetë dhe janë plagosur qindra të tjerë.

Pas këtyre sulmeve, në pjesën më të madhe të vendeve evropiane, përfshirë Kosovën, janë shtuar masat e sigurisë. /REL

Më Shumë

Totaj pret ambasadorin slloven, diskutohen projektet në arsim dhe zhvillim ekonomik

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur ambasadorin e Slovenia në Kosovë, Borut Blaj, i shoqëruar nga Milena Radenkovi?. Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar...

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 prona dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30...

Lajmet e Fundit