Ramadan Muja injoron opozitën

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja ka injoruar sot opozitën. Ai nuk ka marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme, të thirrur nga opozita për të diskutuar rreth gjendjes në arsim.

Kuvendari i LDK-së Haziz Hodaj ka kritikuar Mujën për mospjesëmarrje në Kuvend.

“ Është dashur që Muja të jetë në seancë”, ka thënë Hodaj.
Ndërkaq, kryesuesi i Kuvendit, Kujtim Gashi ka thënë se kryetari i Komunës Ramadan Muja nuk është i obliguar që të marrë pjesë në Kuvend.

“Nuk është i obliguar të merr pjesë në seancë”, ka thënë Gashi.
Kuvendi i Prizrenit, sot ka mbajtur seancën e jashtëzakonshme për gjendjen në arsim. Opozita ka akuzuar pushtetin për degradim të arsimit.

Edhe pse ishte paralajmëruar miratimi i një deklarate, që do të detyronte kryetarin Ramadan Mujën që të shkarkonte nga posti i drejtorit të Arsimit, Nexhat Cocajn, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Kuvendari i PDK-së Gëzim Duraj ka thënë se kuvendarët nuk mund t’i emërojnë e as shkarkojnë drejtorët.

“Emërimet e shkarkimet janë të rregulluara me ligj”, ka thënë Duraj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Shumë kosovarë kanë shfrytëzuar ditën e Kurban Bajramit për të festuar dhe për të vizituar qytetet dhe pikat turistike në Shqipëri. Dita e Kurban Bajramit...

Fatmir Limaj mobilizon strukturat e NISMA-s në Malishevë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim mobilizues me strukturat e partisë në Malishevë, në kuadër të aktiviteteve politike para zgjedhjeve. Në...

Lajmet e Fundit