Home Blog Page 6988

Pse Kadri Veseli nuk ua dërgoi deputetëve, kërkesën e presidentes për Asociacionin për 1 javë?!

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përkundër asaj që Gjykata Kushtetuese i kërkoi më datë 5 nëntor që kërkesën e presidentes së vendit, Atifete Jahjaga për Asociacionin e Komunave Serbe, t’ua dorëzoj të gjithë deputetëve, kryeministrit dhe Avokatit të popullit, në mënyrë që këta të fundit të japin komentet e tyre për këtë çështje, ai këtë e zvarriti për një javë. Saktësisht nga data 5 nëntor deri më 12 nëntor ai nuk e bëri një gjë të tillë.

Redaksia ka arritur që të siguroj kërkesën e Gjykatës Kushtetuese, e cila në mënyrë eksplicite kërkon që deputetëve t’u dorëzohet një shkresë e tillë, por që Veseli këtë e bëri vetëm pas një jave.

Është arritur që të sigurohet edhe shkresa që më 12 nëntor, Veseli ua dërgoi deputetëve, të cilët kanë afat që deri më 19 nëntor të japin komentet e tyre për kërkesën e Jahjagës, e cila iu drejtua Gjykatës Kushtetuese nëse Asociacioni i Kosovës është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Një deputet i Kuvendit të Kosovës, në kushte anonimiteti i ka thënë Gazetës Blic kjo vonesë është bërë qëllimisht që të shkoj sa më shumë kohë, në mënyrë që deputetët të mos dërgojnë fare komente.

“Deputetët në vend që të kenë dy javë kohë, ata tani kanë vetëm një javë kohë që të dërgojnë komente në Gjykatën Kushtetuese për Asociacionin”, ka thënë ky deputet.

Ndonëse është provuar që të kontaktoj edhe me këshilltarin e Kadri Veselit, Blerim Latifin, për të mësuar pse ka ndodhur një zvarritje e tillë, mirëpo ky i fundit nuk u është përgjigjur as thirrjeve telefonike e as SMS-ve të redaksisë.

Në anën tjetër, para pak ditësh, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që ta pezullojë përkohësisht marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet kryeministrit të vendit, Isa Mustafa me atë të Serbisë, Aleksander Vucic për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, transmeton gazeta Blic.

Kjo marrëveshje ka bërë që të rebelohet opozita, e cila tash e sa kohë e ka bllokuar Kuvendin e Kosovës, duke mos lejuar që të zhvillohet punimet, duke përdorur madje edhe gaz lotsjellës. Partitë opozitare kanë paralajmëruar vazhdim të bllokadës deri në tërheqjen e nënshkrimit nga kjo marrëveshje.

Grabitje me armë në Prizren

0

Një person është grabitur me armë në rrugën e Transitit të ri në Prizren. I dyshuari ka arrit që viktimës t’ia grabisë 2500 euro.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti nën kërcënimin e armës nga viktima ka grabitur 2500 euro, e më pas e sulmon me kondak të armës”, njofton Policia e Kosovës.

Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armen pistolete “Bruni”. Me urdhër te prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Çka thotë Sabri Fejzullahu për Lecin?

0

Dje i është dhënë lamtumira e fundit humoristit të mirënjohur Ibrahim Krajkova – Leci.

Leci për vite me rradhë ka qenë një nga figurat më të dashura të ekranit, që me karakterin e tij ka bërë të qeshin aq shumë njerëz, shkruan “Kosovarja”.

Aktori ka ikur nga kjo botë në moshën 58 vjeç, duke lënë të pikëlluar familjar, miq e kolegë.

Sot Leci është përkujtuar edhe nga shumë dashamirë.

Sabri Fejzullahu e kujton si të madh humoristin, që e cilëson artist që hyri në historinë e artit mbarë shqiptar, shkruan “Kosovarja”.

“Interpretimi i tij specifik që i mahnitur gjithë shqiptarët, mbetet art për tu kujtuar”, thotë Fejzullahu, që disa herë ka aktruar për krah të ndjerit Ibrahim Krajkova-Leci.

Buzë Honit

0

Shkruan: Enver Sulaj

Mëngjesi i vjeshtës
buzëqeshjen e braktisur ka ngrirë

Asnjë hon s`e zë zhgënjimin

Asnjë pipëtimë sa për të flladitur gjethet e ftoit
që u shkrumbua deri në rrënjët që i dolën mbi dhe

Sa qetësi…

Rrëfimi i australiani dhe djalit të tij: Sulmuesit flisnin një frëngjishte perfekte

0

John Leader nga Australia, bashkë me djalin e tij 12-vjeçar, ishin brenda teatrit Bataclan në Paris, të premten mbrëma.

Leader thotë se në fillim mendoi se të shtënat ishin fishekzjarre. Kurse, disa momente më vonë, “të gjithë e panë veten të shtrirë për toke”.

“Kur e ngrita kokën për ta hetuar se çfarë po ndodhte, pashë dy sulmuesit”.

Australiani dhe djali i tij e kishin dëgjuar sulmuesin tek fliste, me një frëngjishte perfekte.

“Ai tha: ‘Ju duhet të mendoni për Sirinë’, por e tha në frëngjisht”, shpegon Oscar, djali i Leadersit.

Askush në ato momente nuk mund të ndërmerrte ndonjë akt heroik për të shpëtuar të tjerët.

“Ata ishin shumë të organizuar. Njëri merrej me turmën, tjetri shtinte me plumba”

Shqipëria pre e lehtë e terrorizmit, masa zero për parandalimin e sulmeve

0

Masat e Shqipërisë për të parandaluar apo përballuar sulme terroriste si ai në Francë, janë pothuajse inekzistente. Ndonëse me dhjetëra shqiptarë janë bërë pjesë e Shtetit Islamik dhe ka pasur disa kërcënime për sulme ndaj vendit tonë, sipas ekspertëve, sërish masat janë minimale.

I pyetur, Arjan Dyrmishi, ekspert i lartë i çështjeve të sigurisë, pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, ka deklaruar se xhihadistët e Shteti Islamik e kanë shumë të lehtë të kryejnë sulme në vendin tonë, por tha gjithashtu se ata nuk kanë asnjë interes të kryejnë akte të tilla në Shqipëri. Dyrmishi u shpreh se përveç masave të ulta parandaluese, nuk ka dhe kapacitete për të përballuar një rast sulmi ku mund të ketë viktima dhe të plagosur. “Ne jemi objektiv i butë, ata mund të bëjnë çfarë të duan. Sa i përket masave tona, nuk ka asnjë plan. Mund të jap shembullin e spitaleve. Vende të tjera kur ndodh një gjë e tillë kanë një plan që i transformojnë spitalet në spitale me kapacitet lufte. Nëse ndodh një kasaphanë e tillë këtu, me qindra të plagosur, a mund të merren masa të tilla? Nuk ka asnjë masë sistemi shëndetësor që të shndërrohet në kapacitete të tilla. Pra rreziku si teori është, praktik nuk është sepse nuk kanë leverdi. Masat tona janë pothuajse inekzistente”, deklaroi Dyrmishi.

I pyetur mbi kërcënimin që ju bë dje ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, nga përfaqësues të ekstremistëve, ai deklaroi se të tilla kërcënime janë boshe dhe pa rrezik, pasi në vende të ndryshme të Evropës sulmet terroriste janë bërë pa paralajmërime. Dyrmishi tha se kërcënime të tilla ka pasur për shumë liderë botërorë, por që ata nuk janë ndjerë të rrezikuar. Rreziku për Shqipërinë Eksperti i çështjeve të sigurisë, pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Arjan Dyrmishi, ka deklaruar dje për gazetën se nuk ka asnjë kërcënim real terrorist për Shqipërinë.

Eksperti u shpreh se xhihadistët e ISIS synojnë të godasin në shtete të mëdha me qëllim rritjen e famës së tyre, ndërsa në Shqipëri nuk e arrijnë dot këtë gjë. Megjithatë ai u shpreh se nga ana teorike, si çdo vend tjetër në Evropë dhe më gjerë edhe Shqipëria mund të jetë e kërcënuar, por nga ana praktike një gjë e tillë është e largët. “Si shumë vende të tjera edhe Shqipëria mund të quhet e rrezikuar. Por ata kur i kryejnë të tilla veprime, i bëjnë për t’u dukur. Nëse sulmohet Shqipëria nuk përbën ndonjë impakt të madh. Ata të gjitha këto veprime i bëjnë për qëllime politike, i bëjnë për qëllime që t’i rrisin pjacën vetes dhe të inspirojnë rekrutimet. Që ata që janë kandidatë të thonë shiko sa të zotët janë këta. Në këtë aspekt, ne nuk kërcënohemi për këto rrethana. Nga ana praktike, Shqipëri nuk përbën leverdi për ta”, u shpreh Dyrmishi.

I pyetur nga gazeta ‘Sot’ dhe për masat që mund të ndërmarrë Shërbimi Informativ, ai deklaroi se pavarësisht rolit të tij, depërtimi i ekstremistëve në Shqipëri është i lehtë. Pas sulmit të së premtes në Paris ku u vranë rreth 130 persona, pjesëtarët e ISIS kanë kërcënuar se do të ketë sulme të ngjashme dhe në vende të tjera të Evropës. Pak kohë më parë, përmes një video mesazhi, disa xhihadistë shqiptarë që luftojnë në Siri, deklaruan se pjesë e sulmeve mund të jetë edhe Shqipëria. Ndërkohë dje strukturat e shtetit nisën përgatitjet për marrjen e masave.

Pushtetarët nuk po e duan shtetin ligjor në Kosovë

0

Politikanët në shërbim të oligarkëve të kriminalizuar dhe kundër interesave të shtetit

Badallaj: Mungesa e përgjegjshmërisë është e rrënjosur në kulturën udhëheqëse

“Sot në Kosovë për dështim nuk jep askush dorëheqje, nuk japin dorëheqje as për vjedhje, as për akuza, as për plagjiatura, me një fjalë politikani i sotëm në Kosovë është i papërgjegjshëm ndaj fjalës së tij, ndaj veprimit të tij dhe ndaj elektoratit, sepse ndryshe ka premtuar e krejtësisht ndryshe po vepron”, shprehet analisti Shefqet Dibrani

Llogaridhënia, dorëheqjet dhe ndëshkueshmëria janë veprime të munguara në Kosovë dhe ndër vite populli nuk ka reflektuar me votën e vet, duke i votuar të njëjtit. E në fakt politikanët sapo i marrin votat, të habitur pas luksit, nuk duan t’ia dinë për llogaridhënie e as për premtime e gënjeshtra. Edhe pse ky pushtet ka dështuar në të gjitha segmentet, askush nuk ofron dorëheqje, e mos të flasim për ndëshkueshmëri, që nuk ekziston fare, sikur Kosova të mos kishte fare ligj dhe as gjyqësor e prokurori.

Kjo kastë politike në pushtet, e cila na çon drejt greminës, është mësuar me dështimin, degradimin dhe nuk e ndien fare veten përgjegjëse për këtë situatë të rëndë dhe gati pa shtegdalje, në të cilën e kanë katandisur popullin dhe vendin në përgjithësi. Analistët mendojnë se është momenti i fundit që kjo klasë e korruptuar politike të lëshojë rrugë që vendi të shkojë drejt BE-së, kurse ata të ulen në bankën e të akuzuarve për dëmet që ia kanë shkaktuar vendit. Ishdeputetja e Kuvendit të Kosovës, Myzejene Selmani, thotë se llogaridhënia, dorëheqjet dhe ndëshkueshmëria janë veprime të munguara në Kosovë, për arsye se mungojnë morali politik dhe etika profesionale.

“Ndëshkimi s’po vjen as nga qytetari, sepse është në gjendje të keqe e të rëndë ekonomiko-sociale, me të cilën po luhet me fatin e tyre. Askush nuk do t’ia dijë për llogaridhënie, e kjo çështje specifikohet edhe në Raportin e Progresit për Kosovën. Askush nuk do t’ia dijë për dorëheqje, e mos të flasim për ndëshkueshmëri, që nuk ekziston fare”, shprehet ajo./kosoa sot/

Dragash: Guri Nreft, aty ku banorët besojnë se heq sehiret

0

Banorët besonin se prekja e gurit rrit pllenimin e nënave

Abaz Qengaj, mësimdhënës dhe intelektual i fshatit më malor Pllajnik të Opojës, shprehet për “Kosova Sot” se Guri Nreft gjendet në një lartësi 1480 metra dhe mendohet se aty ka qenë ndërtuar kisha. Vendbanimet e këtushme kanë legjenda të shumta nga “luga e shtrigës” e deri tek legjendat e mëdha, që po t’i dëgjosh u ngjajnë miteve të lashta

Po shkove në këtë kohë në Pllajnik, fshatin më të lartë malor të komunës së Sharrit, edhe në këtë kohe vjeshte rrezet e diellit janë mjaft të forta. Kurse pjesa tjetër e Kosovës duket si një det ose që i ngjan mjegullës së vjeshtës së vonë. Mësimdhënësi, poeti dhe studiuesi nga ky fshat, Abaz Qengaj, shpjegon se banorët e kësaj ane kanë ajër të pastër dhe dimër të gjatë.

Ai tregon se në bazë të pozitës dhe lartësisë që ka, Pllajniku paraqet kulmin e fshatrave të Opojës. Shtrihet në njërën nga pllajat e Sharrit, në lartësi mbidetare 1350 -1422 metra. Sipërfaqet e mëdha të kullosave malore, të cilat kanë nxitur që popullsia të merret me blegtori, kanë qenë faktori kryesor që këtu janë vendosur banorët e parë në këtë vend që e emërtuan Pllajnik. Ky emër vjen nga burimet e sigurta të fjalëve shqipe pllajë dhe nik.

Ky vendbanim daton shumë herët dhe kështu në dokumentet e vjetra osmane të vitit 1575 Pllajnikun e gjejmë po me këtë emër që tregon se Pllajniku hyn në vendbanimet më të lashta të Opojës…/kosova sot/

Të korruptuarit s’e luftojnë korrupsionin!

0

Hetimet për korrupsion në Kosovë nuk kanë rezultuar me dënime përfundimtare. Kështu thuhet në Raportin e sivjetmë të Progresit të Komisionit Evropian, ku potencohet se politika ka ndikim në gjyqësor në luftën kundër korrupsionit.

“Kosova nuk ka krijuar ende një regjistër të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve në rastet e korrupsionit. Në vitin 2014, Agjencia Kundër Korrupsionit ka kryer procedurat administrative në një total prej 304 raste, prej të cilave 56 janë të bartura nga 16 vitet e kaluara dhe 248 ishin të reja. Hetimet e rralla të korrupsionit të nivelit të lartë deri më tani nuk kanë rezultuar me dënime përfundimtare”, thuhet mes tjerash në Raportin e Progresit, në pjesën ku flitet për luftën kundër korrupsionit.

Po ashtu, sipas këtij Raporti, ekspertiza e Kosovës në trajtimin e hetimeve komplekse financiare dhe për konfiskimin e pasurive kriminale në mënyrë efektive është ende e kufizuar. “Ndikimi politik në zbatimin e ligjit dhe organeve gjyqësore vazhdon. Autoritetet politike duhet të sigurojnë që organet e zbatimit të ligjit janë të autorizuar plotësisht për të vepruar në mënyrë efektive dhe të paanshme kur hetohen për korrupsion”./zeri/

Opozita në tubim protestues më 28 Nëntor

0

Njëra nga tri subjektet opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka konfirmuar se bashkë me dy partitë opozitare, Lëvizjen “Vetëvendosje” dhe “Nismën për Kosovën”, janë marrë vesh që ta organizojnë, siç thonë ata, një tubim protestues më 28 Nëntor, në Ditën e Flamurit Kombëtar, duke i kundërshtuar kështu marrëveshjet e fundit me Serbinë dhe Malin e Zi.

Zëdhënësi i kësaj partie, Muharrem Nitaj, ka thënë se do të ketë tubim protestues më 28 nëntor, në orën 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

“Opozita nuk po del në protesta, por e ka caktuar një tubim protestues, për datën 28 nëntor. Kjo s’ka lidhje me festat.

Tubimi do të jetë manifestim i qetë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ dhe është caktuar 28 nëntori në orën 14:00 për shkak se është fundjavë, dhe njerëzit nuk e kanë ditë pune”, ka deklaruar Nitaj.

Ndër të tjera, Nitaj thekson se pretendimet se kjo datë po shfrytëzohet për masivitet të pjesëmarrjes së qytetarëve në protestë, nuk qëndron.

“Pretendimet se kjo datë është caktuar për të shfrytëzuar 28 Nëntorin si festë nuk qëndrojnë”, ka thënë Nitaj.

Ndërsa dy partitë e tjera opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje” dhe “Nisma”, nuk e kanë konfirmuar nëse protesta do të mbahet më 28 Nëntor.

“Ne jemi në Parlament dhe do të protestojmë brenda tij çdoherë që organizohet seancë, deri në tërheqjen e marrëveshjeve me Serbinë dhe demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë për “Zërin”, zëdhënësi i LVV-së, Frashër Krasniqi.