Home Blog Page 6987

Racizmi bazë gjenetike

0

Ali Hertica

Koncepti i racizmit nuk është lehtë për tu përcaktuar objektivisht. Ligji kundër diskriminimit nuk jep përkufizimin e racizmit, kështu që duhet të kuptohet në kuptimin e zakonshëm. Megjithatë, ky është një subjektivizëm i përshtatëshëm. Termi përgjegjës për konotacione psikologjike dhe ideologjike e cili është shumë subjekt i ndikimit të fenomeneve sociale dhe politike. Rracizmi është një “teori e hierarkisë së racave, i cili arriti në përfundimin si nevojë për të ruajtur të ashtuquajturën garë në të drejtën e tij për të sunduar të tjerët.

Racizmi i referohet qëndrimit të shumë grupeve sociale, në të cilën njerëzit mbi bazën e biologjike, gjenetike, … klasifikohen në garat “të pretenduara,,. Termi lidhet me mitin e një race superiore të pastër, i cili duhet të mbrojtur kundër ndikimeve dhe / ose përzierjes me racat ” e tjera më të ulëta (shih më poshtë, në përkufizimin e “racës pretenduar.

Koncepti i racës rrjedh nga teoritë e vjetra të races, të cilët pretendonin se vetëm racat e qytetëruara duhet të mbijetojnë dhe rasat më primitive të zhduken (teoria darviniane e evolucionit, në “The Descent of Man”, Darvini shkroi: ” Në të ardhmen e afërt, jo aq larg në qoftë se racat e qytetëruara të njeriut do të shkatërrojë racat primitive është i matur në shekuj, dhe të zëvendësojë të gjithë planetin. Hendeku midis njeriut dhe të afërmit e tij më të afërt do të jetë më e madhe, sepse nuk do të duhet të marrin në konsideratë në njërën anë midis njeriut në shtetin e tij të qytetëruar, me shpresë edhe atëherë Kaukazian Mashkull dhe Majmunët në një shtet që ulet si baboon tjetër. Disa filozofët dhe shkencëtarët janë përpjekur për të provuar këto teori nga matjet e kafkës apo testet e inteligjencës, për t’i dhënë atyre një aspekt shkencor. Që nga vitet gjashtëdhjetë, këto teori ,,gara,, janë braktisur sepse ata nuk pasqyrojnë ndonjë realitet shkencor. Bazuar në studimet biologjike dhe gjenetike të llojeve të njeriut, ka dalë në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara një konsensus se ka vetëm një garë, dmth raca njerëzore, me varieteteve të karakteristikave fizike të trashëguara.

Ku dikur ajo veçanërisht duke u përpjekur për të justifikuar një ndryshim në trajtimin dhe sjelljen në përgjithësi të një grup tjetër të bazuar në dallimet biologjike, që nga vitet shtatëdhjetë – fillimisht nga qarqet e djathtë ekstreme – do të përqëndrohet në superioritetin e e pastër të kulturës. Për këtë arsye është e preferueshme që kulturat nuk përzihen dhe kulturën e vet patjetër secili duhet ruajtur Kjo ide e asimilimit shkon përtej kërkesës për këdo që jeton në Belgjikë që të respektojnë rregullat e rendit publik aplikohen këtu (p.sh. barazinë midis burrave dhe grave, lirinë e fesë, lirinë e disponimit individual për të rriturit, dhe politika e integrimit me qëllim që të njoh nga afër të ardhurve me zakonet, traditat dhe rregullat e mirësjelljes në këtë vend.

Ndikimet e ndryshme kulturore kanë qenë gjithmonë një forcë shtytëse për një zhvillim të ri social. Krijimi i një hierarki absolute në mes të kulturave të sipërme dhe të poshëtme, mund të ashtu si në rastin e plumbit konvencional në një hierarki që lejon për njerëzit që të trajtohen ndryshe për shkak se ata nuk i përkasin të njëjtës teori raciste me kulturën e shumicës dominuese.

Pavarësisht nga rritja e asaj që quhet “racizëm kulturor”, që nga vitet shtatëdhjetë, Qendra gjithashtu vë në dukje vitet e fundit a kthimi i vjetër “racizmit biologjik” (“europianët e bardhë”, “gjaku ynë” “Forcat Globaliste që komplotojnë së bashku për shfarosjen tonë biologjike”). Kjo është një shenjë e radikalizmit dhe grupeve jo-demokratike.

Obama dhe Putin zhvillojnë bisedime joformale

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kanë zhvilluar bisedime joformale në margjina të samitit të G20-ës, grupit të vendeve më të industrializuara, në Turqi.

Shtëpia e Badhë ka thënë se bisedimet 35-minutëshe janë fokusuar te kriza në Siri.
Dy liderët janë pajtuar se Sirisë i duhet tranzicion politik, që do të udhëhiqej nga vetë sirianët.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se dy liderët kanë biseduar edhe për konfliktin në Ukrainë dhe se Obama ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e rrëzimit të avionit rus, muajin e kaluar, në Gadishullin Sinai.

Sulmet në Paris, që kanë vrarë 129 veta, janë në krye të agjendës së samitit të G20-ës.

Duke folur në margjina të këtij takimi, zëvendëskëshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, Ben Rhodes, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Francën për të intensifikuar sulmet kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

PDK-ja e ndarë në dysh për shkarkimin e Nexhat Çoçajt 

0

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren është ndarë në dysh rreth shkarkimit të drejtorit të Drejtorisë së Arsimit Nexhat Çoçajt. Një pjesë e kuvendarëve të këtij subjekti politik janë pro shkarkimit, ndërkaq një pjesë tjetër kundër shkarkimit të tij.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se kundër shkarkimit të drejtorit në fjalë është edhe kryetari i Komunës Ramadan Muja.

“Disa kuvendarë dëshirojnë që të shkarkohet drejtori Çoçaj,por shumica janë kundër shkarkimit të tij”, tregon me kusht anonimiteti një kuvendar dhe anëtarë i Kryesisë së PDK-së në Prizren.

Partitë opozitare në Prizren, ndërkaq, kanë dorëzuar kërkesën për një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend, për të diskutuar rreth arrestimeve të fundit në Drejtorinë e Arsimit.

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Kujtim Gashi, ka caktuar datën e seancës së jashtëzakonshme, të kërkuar nga opozita. Seanca do të mbahet të martën.
Rendi i ditës do të jetë shqyrtimi i situatës së arsimit, si dhe miratimi i një deklarate me të cilin kërkohet nga kryetari i Komunës Ramadan Muja, shkarkimi i drejtorit të Drejtorisë së Arsimit Nexhat Çoçajt. Kërkesa është nënshkruar nga 14 kuvendarë.

Burimi brenda PDK-së tregon se pjesa më e madhe e Kryesisë së Partisë dhe kuvendarëve të këtij subjekti politik, besojnë në pafajësinë e drejtorit Çoçaj.

“Bindjen në pastërtinë e tij, shumica e mbështesin në shpalljen i pafajshëm në rastin e parë”.

“Me disa përjashtime, shumica janë të bindur se Nexhati(Çoçaj)nuk punon pa letra ligjore”.

“ Çoçaj pas akuzave të ngritura ndaj tij ka siguruar kryetarin Muja se ëshë i pastër dhe se këtë cështje do të zbardhë në gjykatë, për cka edhe ka ngritur padi”.

Ndërkaq, pro shkarkimit të drejtorit të Arsimit në Prizren,sipas të njëjtit burim, janë vetëm ata kuvendarë të cilët edhe më herët në seanca të Kuvendit kanë kritikuar më së shumti këtë dikaster të Qeverisë “Muja”.

Drejtori i Arsimit në Prizren Nexhat Çoçaj, bashkë me pesë zyrtarë të tjerë dy javë më parë u patën arrestuar nën dyshimin se kanë keqpërdorë detyrën zyrtare.
Gjykata Themelore në Prizren ndaj Çoçajt pat marr vendim për paraburgimin e Çoçajt dhe arrestin shtëpiak të të tjerëve.

Ndërkaq, një kolegj i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas një jave ka aprovuar pjesërisht ankesat e mbrojtësve të të pandehurve, duke e ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren të datës 03 nëntor duke i ndërprerë paraburgimin Drejtorit të Arsimit në Komunën e Prizrenit, Nexhat Çoçajt.

Kolegji vendosi që të pandehurit Çoçaj t’i ndërpritet paraburgimi dhe e njëjta masë t’i zëvendësohet me atë të ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, deri me 02.12.2015.

Vendim i njëjtë u mor edhe për personat e tjerë, të cilëve u ishte shqiptuar masa e arrestit shtëpiak.

Të gjithë zyrtarët e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, po dyshohen nga ana e Prokurorisë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 par.1 dhe 2 nënpar.2.1 dhe 2.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, del se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit janë kryes të veprës penale për të cilën edhe dyshohen./PrizrenPress.com/

Arrest me burg ish-policit për vrasjen në Linzë

0

Gjykata e Tiranes dha vendimin e arrestit me burg për ish-policin Mirsad Kucanaj, i arrestuar si një prej të dyshuarve për vrasjen e Enton Nikajt dhe plagosjen e Ismet Gaxherit pak ditë më parë në zonën e Linzës.

Kucanaj ishte personi i parë qe u arrestua nga policia pas vrasjes së Nikajt. Ai u identifikua nga policia nga kamerat e sigurisë në parkingun e lokalit ku ndodhi vrasja.

Për momentin ish-efektivi i policisë Kucanaj është i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e 30-vjeçarit Nikaj.

Mësohet se gjatë vlerësimit të masës së sigurisë vetë Kucanaj nuk ka dhënë asnjë deklaratë për akuzën që rëndon mbi të dhe nuk dha asnjë shpjegim për vrasjen e Nikajt, ashtu sikurse mësohet se nuk ka dhënë as shpjegime për vrasjen e Enton Nikajt.

Të hënën përpara gjykatës do të jenë dy të arrestuarit e tjerë, Emiljano Tasho dhe Erjon Biraçi./ Top Channel

Sot artistët shqiptarë kanë ulur flamurin në gjysmështizë!

0

Është shuar diçka brenda nesh, diçka që e patëm, e që e deshëm aq shumë.

Kishe mbetur vetëm në njërën nga tavolinat e kafenesë “Rizoss” të Shtutgartit, në shtatorin e vitit 1995, aty ku mblidheshim për tu nisur udhëve të pafundme të Evropës me koncertet tona.

Të gjetëm me dy shishe birrë “Bavaria” mbi tavolinë, sikur prisje mikun tënd më të mirë, të kuvendoje me të, të çmalleshe me të. Por, që do, Cima nuk pinte, as Mahmut Ferati, as edhe unë nuk pimë gjë tjetër pas një loje futbolli, përveç ujit. Na urdhërove pranë si gjithmonë, kësaj radhe duke na pyetur për televizorin e Rizossit, se çfarë firme ishte?! – Lere firmën, mjafton se është me ngjyra, thamë të tre si një zë, derisa ti pëshpëritje “bota ka shpikur ngjyrat, por mendjet e të shumtëve ende funksionojnë bardhezi”. – Shtutgarti ka televizorë më të mirë se ky, nesër do ta blej, por sonte të gjithë kanë shkuar të flenë, ngrihu, të tha Cima, – nesër e kemi koncertin larg, e ne duhet të jemi të çlodhur para publikut. – Pa më treguar Rizossi, pse unë e kam ende televizorin pangjyra, nuk ngrihem nga kjo karrige, the, me këmbëngulje?!

E di, e bardha dhe e zeza rëndonte fort shpirtin tënd.

Cimës nuk i bënin këmbët të ikte pa ty, por edhe tek ti fjala e mikut tënd më të mirë përfillej pa mëdyshje. – Nëse vdes në vitet e errëta të Kosovës, qamëni dhe shteruni duke qarë; nëse vdes në ylberin e ngjyrave të Kosovës, atëherë nuk dua lot, ishte fjala jote e fundit e asaj nate në Shtutgart.

Të nesërmen koncerti i madh i Hamburgut. Salla e tejmbushur me bashkatdhetarë të dëbuar dhunshëm, të mërguar përkohësisht, a përjetësisht, nuk dinim atëherë! Ne këngëtarët ngjiteshim në skenë një nga një, nën duartrokitjet dhe lotët e bashkatdhetarëve plot përmallje. Unë duhet të këndoja herë para teje, herë pas teje, kjo varej nga ti. Ti e dije më mirë se të gjithë, se si duhej të mbyllej koncerti.

Magjia jote miku im, ngrinte lotin në buzë të çdo kujt që përvëlohej nga këngët tona. Fytyrat u merrnin më shumë dritë, sytë më shumë shkëlqim, zemrat më shumë dashuri.

Magjia jote miku im, elektrizonte edhe ajrin e hapësirës së sallës.

Ti fluturoje në qiellin blu brenda nesh. Ti na i mbushje minutat me aq buzëqeshje, sa na bëje ta ndjejmë jetën e të luftojmë për të. Ti, me artin tënd, na e shfaqje të pazakonshmen përballë të zakonshmes bardhezi, përballë errësirës që pllakoste dheun tënd të cilin e deshe mbi gjithçka. Me ty, të gjithë ne krijonim fantazinë e një jete plot buzëqeshje.

Misioni yt ishte dashuria, lumturia, paqja për të gjithë.

Më fal për këto dy pika lot, o miku im Artist.

Paqe për shpirtin tënd./Shkruan: Ilir Shaqiri/Kosovarja/

VV: Thaçi shpifi se një qytetar nënshkroi 600 herë peticionin

0

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka reaguar pas deklaratave të zëvendëskryeministrit Thaçi se Opozita ka falsifikuar peticionin dhe se një qytetar ka nënshkruar deri në 600 herë.

Krasniqi ka thënë se Thaçi po mundohet që, sic tha ai, me shpifje ndaj peticionit ta fshedhë dështimin e vet diplomatik.

Ky është postimi i plotë i Frashër Krasniqit:

Dështimin e vet diplomatik, Thaçi po mundohet ta fshehë me shpifje ndaj petiticionit më të madh që është realizuar ndonjëherë në Kosovë. Ai po i quan qytetarët falsifikatorë, sikur që Isa Mustafa i quante të padijshëm e injorantë.

Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, do të mund ta përdornin peticionin si argument për tërheqjen e marrëveshjeve me Serbinë dhe demarkacionit me Malin e Zi.

Është brengosëse se sa larg mund të shkojnë këta qeveritarë, për t’i qëndruar besnikë Serbisë.

“Huffington Post”: Lufta e Tretë Botërore ka nisur

0

Lufta e Tretë Botërore, doni ta besoni apo jo, ka nisur tashmë. Ajo po përshpejtohet dhe Europa është teatri i saj. Kontinenti i Vjetër, siç na quajnë, është bërë edhe një herë vendi më i rrezikshëm në Perëndim. Duhet të jemi gati për çdo gjë.

Mes tmerrit, gjakut, ankthit që ka mbërthyer tashmë Parisin, një vendim të lëndon shpirtin, si një rrëfim i brishtë, patetik, emocional i pafuqisë: kufijtë e Francës janë mbyllur.

Një gjest i vogël policor që pezullon shekuj të tërë pushtimesh nga liria më e madhe e lëvizjes në kohët moderne, e shpërndarë nëpër botë nga vetë Franca, nga Franca e të drejtave të individit: e drejta për të lëvizur lirisht nëpër botë. Një gjest i vogël policor, të ngjashmit e të cilit janë zbatuar në Europë vetëm gjatë luftërave botërore.

I reduktuar në thelbin e tij, përtej dhunës dhe frikës, akti më i fundit i terrorizmit që ka goditur Parisin, mund të rrëfehet, në esencë, përmes këtij gjesti të vogël.

Ne të gjithë mund të mbyllim dyert, të fshihemi në shtëpitë tona, mund të bëjmë më të mirën për të kontrolluar territorin tonë, me qëllim që të identifikojmë dhe godasim ata që na sulmojnë; por ata që na sulmojnë janë tashmë këtu. Ata janë burra dhe gra me pasaporta të ligjshme në vendin tonë, burra dhe gra që janë rritur këtu, apo që kanë hyrë duke u futur mes mijëra viktimave, imigrantë që largohen prej dhunës që ka mbështjellë vendlindjet e tyre. Këta burra dhe gra dinë gjithçka për Shengenin, për Europën, për zakonet tona, vendet që na pëlqen të shkojmë për pushime, baret, restorantet dhe kinematë, apo diskot ku kalojmë mbrëmjet dhe fundjavat. Dhe ata duken tamam si ne: vishen dhe veprojnë si ne.

Në këtë mënyrë, atyre as nuk u duhet të mbajnë maska. As nuk kanë nevojë të organizojnë sipërmarrje të mëdha, si sulmet kundër Kullave Binjake. Gjithë sa u nevojitet, është që t’u jepet apo të blejnë një automatik, më pas të dalin në rrugë dhe t’i marrin jetën dikujt që po pi kafe. Gjithë sa u nevojitet është një mik në aeroport. Apo pak eksploziv, për t’u hedhur në erë, në vendin me më shumë njerëz që mund të gjejnë.

Kjo është marka më e fundit e terrorizmit, ku ka evoluar ISIS. Këta nuk janë më ujq të vetmuar, por nuk janë as organizata të mëdha. Janë grupe të vegjël, me organizime të vegjël e të thjeshtë, të vendosur për të vrarë sa më shumë njerëz që të munden dhe të vdesin duke bërë këtë – thjeshtë duke u shfaqur, kudo ku mund të gjejnë numrin më të lartë të viktimave.

Lloji i operacionit që pamë në Paris është i njëjti që kemi parë prej muajsh. E kemi parë në mënyrë të përsëritur, të njëjtin kombinim. Të rinj me automatikë, me fytyrat të pambuluara, që dalin dhe vrasin këdo që u del përpara në trotuarët e Parisit, janë të njëjtët që pamë në plazhin e Egjiptit, që qëllonin kundër turistëve me rroba banje, apo kundër turistëve në Muzeun Kombëtar Bardo në Tunizi. Eksplozivë të thjeshtë, të vendosur nga duar të panjohura në një avion rus që shpërtheu mbi Sinai, janë të njëjtët eksplozivë që kamikazët kishin në trupin e tyre, teksa i afroheshin stadiumit të Parisit. Grupe të vegjël, hapa të shpejtë, të vdekur që përpara se të fillojnë të qëllojnë, pikërisht si ata që sulmuan Charlie Hebdo.

Eshtë një evoluim i jashtëzakonshëm i terrorizmit, krahasuar me operacionet masivë që ëndërronte Osama bin Ladeni.

Evolucione tejet të rrezikshëm, sepse në fund të ditës, Osama mendonte dhe planifikonte si një takticien ushtarak, e si pasojë ishte i identifikueshëm dhe i luftueshëm. Ky lloj i ri terrorizmi është thjeshtë një rrjedhë masive pa një definicion fizik, një lumë nëntokësor që shfaqet dhe zhduket sepse është tashmë brenda shoqërisë sonë, ashtu si edhe jashtë saj, pa kufi, pa strukturë, pa edhe dëshirën më themelore për të jetuar dhe riprodhuar.

Eshtë forma më e rrezikshme e organizimit që kemi ndeshur deri sot. Dhe është një fenomen pothuajse i gjithi europian: sepse rrënjët e tij janë këtu; ka studiuar këtu, në shkolla europiane; dhe sepse në fund, pikërisht këtu, terrorizmi do e shkarkojë urrejtjen e tij. Lufta e Tretë Botërore, doni ta besoni apo jo, ka nisur tashmë. Ajo po përshpejtohet dhe Europa është teatri i saj. Kontinenti i Vjetër, siç na quajnë, është bërë edhe një herë vendi më i rrezikshëm në Perëndim, transmeton bota.al. Duhet të jemi gati për çdo gjë.

Imami i Malishevës në luftë me agjencitë e funeraleve për xhenazet

0

Ndër sferat e ndryshme të ndërmarrësisë në Kosovë, ku paraqiten probleme me konkurrencën, listës i shtohet edhe “biznesi i vdekjes”. Sikundër ofrohen shërbime dhe paguhen fatura për lindjet, ashtu ndodh edhe për ata që largohen nga kjo botë.
Avni Gashi merret me shërbimet funerale në Malishevë. Ai thotë se gjatë punës has në një konkurrent i cili nuk e ka biznesin e regjistruar dhe punon në oborrin e Bashkësisë Islame, duke ia dëmtuar atij biznesin.

“Në xhaminë, në Bashkësinë Islame është një Imam, Bujar Bytyqi, i cili shet në mënyrë të paligjshme, shet arkivole, dërrasa, tabut, qefin krejt komplet, kurse ne i kemi të regjistruara krejt, me fatura e të gjitha”, thotë Gashi.

Sipas Gashit, biznesi i Bytyqit ka dy vjet që është aktiv. Ai thotë se në rast se Bytyqi e regjistron biznesin e tij do të jetë në rregull të pranohet si konkurrent, por duke qenë se biznesi është i paregjistruar, atëherë ai nuk e pranon një konkurrencë të tillë.

Ai thotë se me veturën e Bashkësisë Islame, Bytyqi ka bartur kufomat duke kryer kështu edhe shërbimin e transportit.

Florim Krasniqi, Kryeimam në Bashkësinë Islame të Malishevës, thotë se Bashkësia Islame nuk ka në pronësi të veten asgjë dhe as nuk përfiton nga ky biznes, por pranon se imami Bujar Bytyqi merret me shërbime funerale në oborrin e ndërtesës së vjetër të Bashkësisë Islame.

“Kur kam ardhur si Kryeimam këtu, Bujar Bytyqi ka qenë duke e ushtruar këtë veprimtari. Arsyet përse është lejuar më herët në atë objektin që Bashkësia Islame më nuk e shfrytëzon, është që Bujar Bytyqi është imam dhe të ardhurat e tij janë shumë të vogla. Pothuajse të gjithë imamët i kanë këto të ardhura, por Bujar Bytyqi është i veçantë dhe Bashkësia Islame thjesht e ka leju që të shfrytëzoj atë objektin që tash nuk e ka në shfrytëzim. Bashkësia Islame nuk ka ndonjë përfitim as nuk financon blerjen e tyre dhe as nuk merr diçka pas shitjes së tyre”, tha Krasniqi.

Sipas tij, është çështje e lirë e qytetarit të zgjedhë se kush do që t’ia kryejë këto shërbime.

Për veturën që Gashi thotë se e ka shfrytëzuar Bytyqi, Kryeimami Krasniqi tregon anën e tij.

“Në pamundësi që ta mbajë regjistrimin dhe amortizimin e tij dhe në pamundësi që të sigurojë të gjitha ato që duhen për një varrim,si dërrasa, qefina dhe të gjitha gjërat, Bashkësia Islame nuk e ka pa të arsyeshme që të merret me këtë çështje dhe ajo veturë është duke pushuar dhe askush nuk është duke kryer shërbime me atë kombi, për një kohë të shkurtë Bujari e ka shfrytëzuar sepse ia ka lejuar Bashkësia Islame”, tha Krasniqi.

I kontaktuar nga KALLXO.com, imami Bujar Bytyqi nuk deshi të prononcohet para kamerës, por përmes telefonit dha qëndrimin e tij.

“Unë nuk e kam biznesin e regjistruar, këto shërbime i kryej vetëm për xhematin e Kravasarisë, dhe kush vjen në xhami dhe askujt nuk ia imponoj me ble prej meje, ndërsa shërbimet i kryej me çmimin e blerjes ndërsa marr vetëm ndonjë shpërblim të vogël nga xhemati për këto shërbime që i kryej”, tha imami.

I njëjti nuk pranoi t’i komentojë akuzat e Avni Gashit, me arsyetimin se ai është vetëm duke kryer shërbime për xhematin e tij.

Kryeimami Krasniqi e pranon që nga Bashkësia Islame nuk ka ndonjë leje zyrtare që do ia mundësonte Bytyqit të punojë në ndërtesën e vjetër të kësaj bashkësie.

Pse Kadri Veseli nuk ua dërgoi deputetëve, kërkesën e presidentes për Asociacionin për 1 javë?!

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përkundër asaj që Gjykata Kushtetuese i kërkoi më datë 5 nëntor që kërkesën e presidentes së vendit, Atifete Jahjaga për Asociacionin e Komunave Serbe, t’ua dorëzoj të gjithë deputetëve, kryeministrit dhe Avokatit të popullit, në mënyrë që këta të fundit të japin komentet e tyre për këtë çështje, ai këtë e zvarriti për një javë. Saktësisht nga data 5 nëntor deri më 12 nëntor ai nuk e bëri një gjë të tillë.

Redaksia ka arritur që të siguroj kërkesën e Gjykatës Kushtetuese, e cila në mënyrë eksplicite kërkon që deputetëve t’u dorëzohet një shkresë e tillë, por që Veseli këtë e bëri vetëm pas një jave.

Është arritur që të sigurohet edhe shkresa që më 12 nëntor, Veseli ua dërgoi deputetëve, të cilët kanë afat që deri më 19 nëntor të japin komentet e tyre për kërkesën e Jahjagës, e cila iu drejtua Gjykatës Kushtetuese nëse Asociacioni i Kosovës është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Një deputet i Kuvendit të Kosovës, në kushte anonimiteti i ka thënë Gazetës Blic kjo vonesë është bërë qëllimisht që të shkoj sa më shumë kohë, në mënyrë që deputetët të mos dërgojnë fare komente.

“Deputetët në vend që të kenë dy javë kohë, ata tani kanë vetëm një javë kohë që të dërgojnë komente në Gjykatën Kushtetuese për Asociacionin”, ka thënë ky deputet.

Ndonëse është provuar që të kontaktoj edhe me këshilltarin e Kadri Veselit, Blerim Latifin, për të mësuar pse ka ndodhur një zvarritje e tillë, mirëpo ky i fundit nuk u është përgjigjur as thirrjeve telefonike e as SMS-ve të redaksisë.

Në anën tjetër, para pak ditësh, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që ta pezullojë përkohësisht marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet kryeministrit të vendit, Isa Mustafa me atë të Serbisë, Aleksander Vucic për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, transmeton gazeta Blic.

Kjo marrëveshje ka bërë që të rebelohet opozita, e cila tash e sa kohë e ka bllokuar Kuvendin e Kosovës, duke mos lejuar që të zhvillohet punimet, duke përdorur madje edhe gaz lotsjellës. Partitë opozitare kanë paralajmëruar vazhdim të bllokadës deri në tërheqjen e nënshkrimit nga kjo marrëveshje.

Grabitje me armë në Prizren

0

Një person është grabitur me armë në rrugën e Transitit të ri në Prizren. I dyshuari ka arrit që viktimës t’ia grabisë 2500 euro.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti nën kërcënimin e armës nga viktima ka grabitur 2500 euro, e më pas e sulmon me kondak të armës”, njofton Policia e Kosovës.

Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armen pistolete “Bruni”. Me urdhër te prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/