Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO i merituar

Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro, theksoi sot në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO’s në Paris, se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO është i merituar.

Gjatë fjalës së saj, ajo tha se kultura nuk njeh kufij administrativë.

“Të bashkohemi të gjithë së bashku të promovojmë paqen”, tha Kumbaro.

Më 21 tetor, Bordi Ekzekutiv i UNESCO’s përkrahu kërkesën e Shqipërisë dhe i rekomandoi Konferencës së Përgjithshme futjen e çështjes së pranimit të Kosovës në këtë organizatë në axhendë.

Sesioni i 38-të i Konferencës së Përgjithshme të UNESCO’s nisi të martën, 3 nëntor 2015, në Paris dhe do të zgjasë dy javë. Në mesin e shumë çështjeve do të konsiderohet është edhe rekomandimi i Bordit Ekzekutiv të UNESCO’s për pranimin e Kosovës në këtë organizatë. Konferenca e Përgjithshme ka 195 anëtarë, nga të cilët 111 e kanë njohur Kosovën, e 84 jo, dhe rekomandimit i duhen dy të tretat e votave për të kaluar.

Në prag të votimit në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO’s për anëtarësimin e Kosovës në agjencinë e OKB’së janë shtuar zërat në përkrahje të Kosovës, ndërsa Serbia në anën tjetër zhvillon një fushatë të gjerë diplomatike institucionale kundër synimeve të Kosovës për anëtarësim.

Më Shumë

Charlotte FC me ofertë për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në Ligën MLS. Skuadra Charlotte FC tashmë ka...

Ardian Gjini merr “timonin” e AAK-së

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, duke marrë zyrtarisht drejtimin pas...

Lajmet e Fundit