Home Blog Page 7016

SBASHK sërish paralajmëron greva

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka deklaruar se as ky vit i ri shkollor nuk do të kalojë pa greva, në rast se nuk do të ndërmerret ndonjë gjë nga ana e Qeverisë për përmbushjen e kërkesave të tyre.

Sipas SBASHK-ut, shqetësim i tyre është se ende nuk dinë nëse mësimdhënësve do t’u jepen pensionet për kontributin e tyre të dhënë gjatë viteve 1990-99.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj tha se ata kanë biseduar me mësimdhënës dhe për ta shqetësim kryesor mbetet Ligji mbi skemat pensionale të financuara nga shteti.

“Kemi telashe me nenin 8, pikën 6 ngase nga prilli e këndej fatkeqësisht të punësuarit në arsimin e Kosovës nuk po gëzojnë pensionin 120 euro dhe me këtë çështje e kemi lajmëruar së pari ministrin Bajrami dhe institucionet e tjera dhe nga informatat flitet se MASHT-i, por edhe ministritë tjera janë duke bërë angazhime shtesë dhe kemi informacione të sakta se ligji mbi benefitet 89 dhe 99, për mësimdhënësit që punuan në këto vite ka shkuar deri në qeveri dhe ministritë gjegjëse janë duke e analizuar dhe unë besoj që do të shkoj deri në parlament”, tha Jasharaj, raporton KP.

Nga të pranishmit në konferencën për media u tha se me këtë projektligj parashihet që pas daljes në pension të punëtorëve arsimorë, përveç pensionit që e kanë duhet ta gëzojnë edhe një pension shtesë, e ai pension të jetë sa rroga minimale e Kosovës, për aq vite sa do të jenë gjallë.

Përfaqësuesi financiar i SBASHK Ymer Ymeri, deklaroi se e veçanta e këtij ligji që pritet të kalojë nëpër të gjitha fazat e nevojshme deri te aprovimi i tij nga Kuvendi, është se është pothuajse një ligj i ngjashëm me atë të veteranëve të luftës.

Mirëpo për Ymeri mbetet brengosëse zvarritja e këtij ligji.

“E veçantë e këtij ligji është se gjatë viteve 90-99 e gëzojnë edhe bashkëshortët, gruaja ose burri, varësisht se cili ka punuar në rast të vdekjes së arsimtarit që ka punuar gjatë viteve 90-99 dhe ka disa beneficione të tjera si shkollim në kushte të barabarta, sigurime shëndetësore etj. Pothuajse është një ligj i ngjashëm me atë të veteranëve të luftës. Por, brengosëse për ne është se po zvarritet shumë ky ligj edhe pse ka shkuar deri te Ministria e Financave për të marrë deklaratën buxhetore dhe për ta dërguar në Qeveri për miratimin, pastaj të procedohet në parlament, ende ka mbetur te ministria e financave që nuk e ka kthyer ende deklaratën buxhetore”, tha Ymeri.

E, se a do të ketë apo jo veprime sindikale në rast të mospërmbushjes së kësaj kërkese për definimin e benefiteve dhe ligjin për pensione, Rrahmani theksoi se institucioni që ai përfaqëson nuk do t’u ikë këtyre veprimeve. Ai bëri me dije se në rast se brenda këtij gjysmëvjetori nuk do të përfundojë definimi i ligjit dhe benefiteve për këtë kategori, nuk do të mund të parandalohet një përplasje e SBASHK-ut me Qeverinë.

“SBASHK-u nuk i ik veprimeve sindikale, por mundohet që veprimet sindikale kur të bëhen të mos jenë të stërzgjatura dhe të ja qëllojnë momentit. Kemi konsulta me shokë, por edhe me miqtë ndërkombëtarë na u është thënë pikërisht se momentin aktual, që nuk do të thotë se java e ardhshme nuk do të ndryshojë,por ne do të kemi kujdes që të mos veprojmë për interesa tona dhe lejojmë që të tjerët të na hedh herë te një subjekt e herë te një subjekt tjetër. Nëse nuk reflekton Qeveria dhe vazhdon të nëpërkëmbë vitet ‘89-’99 unë them se do të ketë grevë, por nuk mund të caktoj datë të saktë, jo pse nuk duam ne grevë për t’i mbrojtur vitet 90-99, por situatat është e tillë”, tha Jasharaj.

Kërkesat e SBASHK-ut tash e disa vjet është që të bëhet nënshkrimi i kontratës kolektive, të bëhet përfundimisht zgjidhja e çështjes së udhëtimit të mësimdhënësve, si dhe të jepen pensionet ashtu siç i marrin pensionistët aktualë të punës, e jo të pleqërisë prej 75 eurosh, si edhe i marrin shumica e të pensionuarve në sektorin e arsimit.

Dy vjet nga vdekja e Adnan Abrashit

0

Sot janë bërë dy vjet nga vdekja e publicistit Adnan Abrashi. Kolegët, dy vjet pas ndarjes fizike, vlerësojnë lartë figurën e Abrashit.

Gazetari Demir Reshiti thotë se Adnan Arashi ishte ndër publicistët më aktiv.

“ Ai ishte njeri ndër publicistët më aktiv dhe më në zë kundër dukurive negative në shoqërinë tonë”, tregon Reshiti.

“Ndihem me fat që isha mik, kolegë dhe bashkëpunëtor me këtë njeri të veçantë”

“E respektonim shumë dhe e takonim sa herë që na nxirrte rruga në Prizren”.

“Puna, vepra, sjelljet dhe kontributi i tij na bën që të mos e harrojmë kurrë!”.

Historiani Sheradin Berisha thotë se publicisti Adnan Abrashi ishte me virtyte të larta njerëzore.

“Për mua dhe gjithë miqtë e tij, Ai do të mbetet, si njeri me virtyte të larta njerëzore e kombëtare”, shprehet Berisha.

“Vdekja e Adnan Abrashit është humbje e madhe për penën shqiptare, për familjen Abrashi dhe për gjithë kombin shqiptar”

Publicisti Adnan Abrashi, dy vite më parë ndërroi jetë në moshën 56 vjeçare.

Ai u lind në Prizren në vitin 1957, ndërsa me profesion ishte jurist. Ishte bashkëpunëtor i shumë mediave në Kosovë dhe Shqipëri./PrizrenPress.com/

Varroset ish- deputeti Halit Kryeziu

0

Sot në fshati Bubavec të Komunës së Malishevës, me nderime, u varros ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Halit Kryeziu. Në ceremoninë e varrimit morën pjesë qytetarë të shumtë, pastaj bashkëpunëtor të Halitit, strukturat komunale të Malishevës dhe Klinës, deputet të Kuvendit të Kosovës dhe ish deputetët e Kuvendit të Kosovës, të viteve të ’90-ta.

Fjalime në ceremoninë e varrimit mbajtën, Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Klinës, z.Haxhi Ibishi dhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, në vitet e ’90-ta, Muharrem Shabani, të cilët folën për jetën dhe veprimtarinë e Halit Kryeziut, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë profesional.

Sipas folësve, Halit Kryeziu, ishte ndër të parët, që ngriti zërin kundër vrasjeve të qytetarëve të vendit, si dhe ishte njëri prej atyre që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në miratimin e akteve juridike, që quan deri në pavarësimin e Kosovës, e po ashtu, edhe gjatë luftës së UÇK-së, ka dhënë një kontribut të madh./prizrenpress.com/

Filma të mrekullueshëm me fund jo të lumtur!

0

Filmat janë pjesë thelbësore e jetës sonë të përditshme.

Kështu nuk ka asnjë person i cili nuk preferon të shiqojë ndonjë film, madje përpiqen që në mes shqoëruesve të kuptojnë se cfarë do të ndodhë brenda tij.

Megjithatë krahas këtyre ka mjaft filma që mbaresa e të cilëve janë të paparashikueshme.

Andaj jo të gjithë filmat kanë mbaresë të lumtur, përcjellë Klan Kosova.

Këtu do të gjeni disa nga filmat që nuk kishin mbaresë të lumtur:
Në mesin e tyre është ‘’Die Hard With a Vengeance’’ ku mbarimi i filmit vie kur McClane gjuan fuqishëm me të shtëna për të ulur helikopterin e Simon Gruberit, e për ta ndjekur atë në një kafene në Hungari ku drejt kësaj ai përfundon me vrasjen e tij me një raketa hedhëse.
Pastaj vie ‘’Army of Darkness’’, ku fundi i vie kur Ash gllabëron pika nga një ilaç magjik për të fjetur e që merr mbidozë e që kur zgjohet kthehet në një të ardhme apokaliptike në të cilën filmi merr kahje tipike të zezë.

‘’Return of The Jedi’’ hyn në këtë kategori gjithashtu ku mbarimi i hidhur vie teksa në film ishte vendosur fillimisht të vritet Han Solo e për ta lërë Luke Skywalker tepër të lodhur për të përfunduar luftën e tij kundër Perandorisë. Por erdhi një befasi, George Lucas mendoi se ai do të shes mend nëse ai ruan heronjtë e tij të gjallë deri në fund.
Mbarim jo i lumtur erdhi edhe në filmin ‘’National Lampoon’s Vacation’’ ku gjatë pushimeve forcat e Clark Griswold, me drejtues Chevy Chase detyron Roy Walley të argëtojë familjen e tij me armë pak para se ai të tërhiqej jashtë nga policët.

Pista e ISIS, propagandë

0

Presidenti egjiptian Abdul Fattah al Sisi tha për BBC se është shumë herët për të dhënë se cfarë e shkaktoi ngjarjen.

“Propaganda se atë avion e rrëzoi ISIS është një mënyrë për të dëmtuar Egjiptin, imazhin dhe sigurinë e tij. Më besoni, situata në Sinai, sidomos në këtë zonë, është tërësisht nën kontroll”, deklaroi Al Sisi.

Ai shtoi se është ende shumë herët për të thënë se cfarë e shkaktoi shpërthimin e avionit. Presidenti Al Sisi paralajmëroi rrezikun që mund të burojë nga përfundime të ngutura, duke thënë:

“Të gjithë ata që janë të interesuar për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje janë të mirëpritur për të marrë pjesë në hetim”.

Edhe shefi i CIA-s, James Clapper deklaroi se nuk ka një provë direkte për një përfshirje të terrorizmit, por shtoi se kjo është një pistë që nuk mundt ë injorohet.
Avioni tip “Airbus” me numër 321 thuhet se ka shpërthyer në ajër, teksa fluturonte mbi Sinai, duke i marrë jetën 224 personave që ndodheshin në bord.
Ditën e hënë, linja ajrore në zotërim të objektit fajësoi “aktivitete të jashtme” për incidentin. Por shefi i Agjencisë Federale të Aviacionit në Rusi, Aleksandr

Neradko tha se një deklaratë e tij ishte e parakohshme dhe e pabazuar në fakte.
Milicia e Shtetit Islamik në gadishullin e Sinait shpërndau më herët një deklaratë për shtyp, ku merrte përgjegjësinë e rrëzimit të avionit me 224 pasagjerë.

Sonte nuk mund te shkruaj

0

Skender  Berisha

Mos ma zini per te keq
s’mund te shkruaj perdreq
as nuk dola ne shesh
gjithcka duket se po ngec

sonte qenkam sall nje memec…

Portret: Frederik Ivanaj, një mik i kujtesës

0

LUAN RAMA

Frederik IvanajFrederik Ivanaj është një mik. Një mik kujtese, që e rigjeta pak ditë më parë në krah të Duomo-s, në qendër të Firences, në Piazza Elisabetta 6, dy hapa nga shtëpia e Dantes dhe Beatrices, të cilat t’i tregon me dëshirë, pasi Ivanaj është një pinjoll dashurie e arti. Është një kujtesë si qelqi i Baccara-së, është pasionanti i kinemasë që kam njohur në korridoret e Kinostudios kur bisedonim për kinematografinë dhe regjisorët e mëdhenj, Ejzenshtaini, Jean Renoir, Rosellini, Fellini … Flisnim për kamerën, pas së cilës ai u lidh aq shumë, nga një film në tjetrin, në kërkim të dritës dhe njeriut të thjeshtë të shtëpisë përdhese prej balte, fytyrës së gëzuar e të trishtë, pasi aty ishte piktura, arti i kompozimit dhe drita e figurës, ajo e artit. Një djalosh tepër simpatik dhe i uritur pas arteve. Pasi të uriturit shpesh vdesin urie. Jo pak artistë kanë ikur kështu nga dashuria për artin.

Në shtëpinë time në Tiranë është ende një tablo e tij, një buzëdet i jugut të Vlorës me ca shtëpi të braktisura, një penelatë e hedhur që ka lënë pas erë, dallgë, dhembjen e një bukurie peizazhi të shkretuar. Ivanaj e donte shumë poezinë. Kjo dashuri më kujton tani “Zanoret” e Arthur Rimbaud, zanoret e tij ishin ngjyra dhe ngjyrat e Ivanaj-t shpesh ktheheshin në zanore poetike. Frederik Ivanaj-n e gjeta në Firence të dashuruar, në Piazza Elisabetta 6. I dashuruar pas Anarita-s, piktore dhe ajo, dashuri e lindur që në vitet ‘90 në sheshet e Firences, nga arti, për artin, duke punuar bashkë dhe humbur në botë ngjyrash, ndjesish, ëndrrash.

Kur kishte zbarkuar në Firence më 1989-n, në sajë të një vize të rastit, Ivanaj ishte ngarkuar me pikturat dhe penelat e tij. Katër shokë të tij piktorë e ndihmuan dhe e kishin përcjellë në tragetin e Durrësit, Muharremi, Deliaj, Bregu, që të gjithë piktorë që dhe ata janë sot në shtegtim, edhe ata në qiejt e botës, por që gjithnjë peneli sjell të kaluarën e tyre, dhembjen, nostalgjinë, ngjyrën e dheut ku u rritën, vdekjen e atit. Peizazhet e portretet e para ai i ekspozoi atje, para kangjellave të Palazzo Vecchio e Dumo-s, ndoshta që t’i shikonte dhe Davidi i madh. Menjëherë u shfaqën policët dhe me mirësjellje i thanë se mund të ekspozonte gjetiu. Por për artistin, gjithë qyteti bëhet i tij, pasi është arti që e shtyn të vendosë tablotë e tij. Artisti shqiptar jetonte kështu me ëndrrën e artit, pikturonte, dashuronte, ndërtonte jetën e tij të artistit. Jo pak shqiptarë që zbarkuan pas viteve ‘90 gjetën strehë në dhomën e tij, një dhomë që çuditërisht zgjerohej shumë nga humanizmi i tij, aty flinin, aty hanin, aty flinin, një zemër e hapur në formën e një atelieje gati për të hedhur ngjyrat në të. Frederik Ivanaj është fisnik. Është pinjoll i një familjeje fisnike. Mirash Ivanaj nuk e kishte menduar që një nga nipat e tij do të udhëtonte kaq larg për të ekspozuar një ditë tablotë e tij në Firence dhe do të kishte një galeri të tij aq pranë botës së Rinascimento-s, sepse kur bisedon me Fredin, nuk mund të mos flasësh për piktorët e “cinquecento”-s apo “seicento”-s si Leonardo, Raffaello, Tiziano, Boticcelli e më pas Caravaggio etj. Shpirti i tyre ka shumë nga aroma e Rinascimento-s. Mirash Ivanaj kur ta dëgjojë, do të ngrihet nga varri dhe do të marrë udhën e largët drejt galerisë së tij, thjesht për ta përgëzuar pinjollin e tij që iku para se dyert shqiptare t’i hapeshin botës.

Një cikël i vjetër i tij me peizazhet dhe imazhet e Duomo-s apo Santa Croce-s më risjellin në mendje poetikën flu të serisë së Claude Monet rreth katedrales së Rouen-it në Normandi. Imazhe flu, poetike, ajrore, ashtu si në një varg të Rimbaud që shkruante për “katedrale në qiell” …

Frederik Ivanaj është një djalosh pasionant, edhe pse nuk është më ai i viteve ‘80, kur zbarkoi në korridoret e Kinostudios. Shumë vite kanë kaluar me ethen e krijimit. Tani që po shkruaj këto dy rreshta është mesnatë dhe duke lënë penën mënjanë pyes veten: Përse duhej të shkruaja tani në mesnatë? … Ndoshta pse doja ta përshëndesja dhe se më ishte larg tashmë? … Ndoshta tani ai fle … si lumi i Arno-s që dremit nën Ponte Vecchio. Përkulur nën harqet e tij, Ponte Vecchio fle dhe ai …

Sarkozy hetohet për trafik droge

0

Ish-presidenti francez Nikolas Sarkozy dyshohet se është përfshirë në mesin e trafikantëve, që donin të kontrabandonin 680 kilogramë kokainë nga Republika Domenikane.

Pilotët francezë që janë kapur duke e kontrabanduar këtë sasi të madhe kokaine, kanë thënë se në mesin e tyre janë të përshirë edhe shumë zyrtarë shtetërorë.

“Journal du Dimanche” raporton se për Sarkozy-në është kërkuar nga gjykata që të kontrollohet se ku ka qenë gjatë periudhës mars 2013-mars 2014, kur dyshohet të ketë qenë i përfshirë në rrethin kontrabandues.

Sylë Hoxhaj: 27 persona do të dëshmojnë kundër zyrtarëve të Arsimit në Prizren

0

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxhaj thotë se 27 persona do të dëshmojnë kundër gjashtë të arrestuarëve të Drejtorisë së Arsimit.

“ 27 person janë intervistuar për këtë rast. Ata janë propozuar të dëgjohen edhe si dëshmitarë”, thotë Hoxhaj.
Drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, u arrestua dje së bashku me pesë zyrtarë të tjerë të këtij sektori.

Ata dyshohen për kryerje të veprave penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar, si dhe për cenim të drejtës në punësim dhe të papunësisë.

Të ndaluarit tjerë, pos drejtorit Çoçaj janë,: S.A., R.K. E.Sh., R.E., dhe F.K., ndërsa dy të dyshuarit tjerë të cilët janë të përfshirë në kallëzimin penal janë A. Ç. dhe F.Z./PrizrenPress.com/

Politikanët mujsharë nxisin konflikt civil

0

Analistët vlerësojnë se nëse nuk ka dialog dhe nëse Qeveria nuk e dëgjon opozitën, por injoron shqetësimet e saj, atëherë konfrontimi nga Kuvendi do të marrë përmasa më të gjera

Polarizimi në mes të pozitës dhe opozitës, rreth marrëveshjeve të 25 gushtit, dhe lakmia e madhe për pushtet nga të dyja palët, por pa gatishmërinë për një dialog të mirë- filltë, sipas analistëve politikë dhe ekspertëve të sundimit të ligjit, po rrezikon që të ngritë akoma më shumë tensionet politike në vend, deri në shpërthimin e një konflikti të ashpër civil.

Mosrespektimi i ligjit dhe institucioneve, mund të shkaktojë anarki. Analisti politik, Nexhmedin Spahiu konsideron se kjo situatë mund të zgjidhet vetëm me dialog politik mes liderëve, derisa, sipas tij, institucionet e rendit, në këtë rast policia, as që do të mund të marrë ndonjë veprim të ushtrimit të funksionit të saj, arrestimit eventual të përfaqësuesve të opozitës, sado arrogante që po duket Qeveria e koalicionit PDK- LDK.

“Marrëveshja mes liderëve është domosdo për tejkalimin e krizës, në të kundërtën do të kemi rritje dhe zgjerim të konfliktit mes pushtetit që tregon arrogancë, duke u thirrur në numra dhe opozitës që tregon arrogancë përmes forcës”, është shprehur Spahiu…