Home Blog Page 7017

“Kryengritja” opozitare provokon zgjedhje të reja

0

Bllokimi i Kuvendit lë vetëm një alternativë

Kur nuk funksionon Legjislativi, trokasin votimet e parakohshme

“Më e rëndësishmja në këtë kohë është të pajtohen qytetarët ndërmjet veti, të organizohen dhe ta përmbysin këtë garniturë të papërgjegjshme mafioze. Kjo nuk ka të bëjë me luftë politike për pushtet, por me obligim demokratik për ndëshkimin e tiranisë, që t’i hapë rrugë demokracisë dhe zhvillimit të ekonomisë së tregut”, tha analisti Isa Mulaj për “Kosova Sot”

Qëndrimi i palëkundur i frontit opozitar në Kuvendin e Kosovës, për të mos lejuar mbajtjen e asnjë seance të rregullt, me përjashtim të dy-tri seancave të veçanta dhe ceremoniale, sipas analistëve politikë do të imponojë patjetër marrjen e vendimit për ndërprerjen e mandatit të këtij koalicioni qeverisës dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të reja parlamentare. Nevoja e një vendimi të tillë bëhet edhe më emergjente kur dihet fakti se tanimë edhe plani legjislativ i Qeverisë po mbetet vetëm një letër e pavlerë, për shkak të bllokimit të Kuvendit, madje me mundësi reale të rrezikimit të pamundësisë së miratimit edhe të Ligjit të buxhetit për vitin që vjen.

Analisti politik Ali Hertica thotë se politika, e cila po zbatohet në Kuvend dhe jashtë tij nga ana e opozitës, me bllokimin e institucioneve, pretendon që gjithsesi ta çojë Kosovën në zgjedhje të parakohshme. Sipas tij, ky qëllim do të mbërrihet duke e bllokuar në çdo mënyrë Parlamentin, që mos të zhvillohen seanca normale të një shteti demokratik, duke përdorë çdo mënyrë që Parlamenti të mos funksionojë fare dhe detyrimisht vendi të shkojë në zgjedhje…/kosova sot/

Triumfi i “sulltanit”

0

Partia e Erdoganit mori gati 50 për qind të votave në zgjedhjet e pardjeshme duke fituar mazhorancën absolute. Kjo i lejon atij që të qeverisë i vetëm dhe të ketë fuqinë që të ndryshojë kushtetutën e vendit. Opozita u ndal në 25 për qind të votave duke mos krijuar në asnjë moment shqetësim për Erdoganin. Pas pesë muajsh krize politike 54 milionë turq vendosën që Erdogan të drejtojë vendin.

Zgjedhjet e parakohshme u bënë të nevojshme pasi në 7 qershor AKP, partia e Erdoganit humbi mazhorancën absolute për herë të parë që prej 2002-ës. Tratativat për një qeveri koalicioni dështuan dhe u vendos të shkohej në zgjedhje të parakohshme. Përshkallëzimi i dhunës në vend dhe kriza fqinje siriane shtuan rëndësinë e zgjedhjeve dhe të ardhmes së vendit, transmeton Zëri.

“Falë Zotit sot fitoi kombi ynë”, tha kryeministri Davutoglu. Nga 258 deputetë që kishte në qershor Erdogan tashmë do të ketë plot 315 deputetë në parlament. Më shumë se sa i duhen pasi mazhoranca absolute arrihet me 276 deputetë. Ai mund të qeverisë i vetëm dhe të ndryshojë kushtetutën duke vënë gjithçka në duart e tij. Një ndër qëllimet e Erdoganit është edhe projekti i tij presidencial. Ai dëshiron të zgjerojë pushtetin e tij dhe falë votave të marra dje mund ta bëjë pa asnjë problem.

Harta e zgjedhjeve e ndau vendin në tre pjesë. Në bregun e Egjeut fituan republikanët e CHP-së, në Anatoli dhe Detin e Zi fitoi bindshëm AKP e Erdogan-it, ndërsa në juglindje të vendit fituan filokurdët e HDP-së. Në fund të votimit, kurdët dolën në shesh për të festuar duke lëshuar gurë kundër policisë dhe duke bllokuar një prej rrugëve kryesore të qytetit Diarbakir. Partia pro-kurde pati një rritje të konsiderueshme në zgjedhjet e fundit, por duket se Erdogan nuk trembet aspak nga ta. Me fitoren e mazhorancës absolute ai mund të bëjë gjithçka, dhe do të bëjë gjithçka. /Zëri/

Java vendimtare drejt UNESCO-s

0

Sot në Paris nis edhe zyrtarisht punimet Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s, e cila do të zgjasë deri më 18 nëntor 2015. Votimi për rekomandimin e Bordit Ekzekutiv të kësaj Organizate rreth pranimit të plotë të Kosovës pritet të merret më 9 nëntor. Kështu Kosova që nga sot hyn në javën e saj të fundit të lobimit rreth pranimit të plotë në këtë Organizatë.

Zyrtarët politikë të vendit do të zhvillojnë takimet e tyre të shumta brenda kësaj jave për të bindur “të pabindurit”. Nga 195 anëtarë sa ka Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s në favor të pranimit të Kosovës në këtë Organizatë duhet të votojnë dy të tretat (2/3) e tyre apo 130 shtete. Kosovën deri më sot e kanë njohur 111 shtete, andaj për të siguruar pranimin e plotë duhet të sigurojë edhe votat e vendeve të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e vendit. Edhe më të vështirë situatën për Kosovën e ka bërë lobimi kundër anëtarësimit të Kosovës Serbia.

Madje, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia do të luftojë deri në fund. “Ne do të luftojmë deri në fund. Ky është qëndrim i Qeverisë së Serbisë, kryeministrit dhe presidentit. Ne nuk kemi asgjë më të rëndësishme”, ka thënë Daçiq, i cili ka pranuar se kjo do të jetë një luftë me përfundim të paqartë deri në fund…/zeri/

KMDLNJ: Sjellja e policisë me zyrtarët e arrestuar të Arsimit në Prizren, e mirë

0

Koordinatori i KMDLNJ-së në Prizren,Bashkim Kajdomçaj ka vizituar zyrtarët e arrestuar të Drejtorisë së Arsimit në këtë qytet. Ai tregon se të arrestuarit nuk kanë asnjë ankesë për sjelljet e policëve.

“Të arrestuarit kanë pohuar se sjellja e policëve ka qenë korrekte”, thotë Kajdomçaj.

Drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, u arrestua dje së bashku me pesë zyrtarë të tjerë të këtij sektori.

Ata dyshohen për kryerje të veprave penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar, si dhe për cenim të drejtës në punësim dhe të papunësisë.
Të ndaluarit tjerë, pos drejtorit Çoçaj janë,: S.A., R.K. E.Sh., R.E., dhe F.K., ndërsa dy të dyshuarit tjerë të cilët janë të përfshirë në kallëzimin penal janë A. Ç. dhe F.Z.

“Të njëjtit kanë pohuar se janë arrestuar në vendet e tyre të punës”, tregon Kajdomçaj.

“Vetëm R.K. ka vërejtje për faktin se ndihet keq me shëndet”,

“Të njëjtin e ka vizituar ekipi mjekësor, që i ka preferuar të vazhdojë me terapinë qe e ka pasur para arrestimit”./PrizrenPress.com/

Ymer Berisha: Policia informoi Mujën për arrestimin e zyrtarëve të Arsimit

0

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha tha se policia ka informuar kryetarin e komunës Ramadan Mujën për arrestimin e drejtorit dhe zyrtarëve të tjerë të Arsimit.

“Lidhur me arrestimin e të dyshuarve jemi njoftuar nga policia”, ka thënë Berisha për Tv Prizrenin.

“Ne respektojmë çdo vendim të organeve të hetuesisë dhe drejtësisë lidhur me këtë rast”, ka thënë ai.

“Komuna pret se çka do të thonë organet e hetuesisë në Prizren dhe varësisht nga kërkesat që do të dalin nga organet e hetuesisë, pason edhe vendimmarrja në Komunën e Prizrenit, por gjithçka do të jetë brenda hapësirave ligjore, për arsye se ne jemi deklaruar se përgjegjësia është individuale dhe jemi të gatshëm të ju shërbejmë qytetarëve tonë në 24 orë”, tha Berisha.

Nisma kërkon arrestimin e zyrtarëve të tjerë të Komunës së Prizrenit

0

Nisma në Prizren ka mirëpritur arrestimin e Nexhat Çoçajt dhe zyrtarëve të tjerë të Drejtorisë së Arsimit.

Sipas këtij subjekti politik, zyrtarët e kësaj drejtorie kanë shkaktuar dëmte të mëdha arsimit në Prizren.
“Që moti NISMA për Kosoven-dega Prizren ka vënë në pah që pushtetarët komunal,e kanë bërë të pistë këtë qytet”, thuhet në komunikatë të Nismës në Prizren.

“Sjelljet abuzive, nepotizmi, shkelje ligji dhe shumë fenomene të ndryshme negative, lëre më që kurr nuk u penguan, por ato janë akoma evidente dhe si të tilla po lëshojnë rrënjë çdo ditë e më shumë në Komunën e Prizrenit. Aq larg pat shkuar drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj me veprimet e tij , ku përvec abuzimeve dhe keqpërdorimeve me të gjallët, abuzoj edhe me gjakun e dëshmorëve”.

“Këta njerëz të tipit Çoçajn, gjatë qeverisjes së tyre dëshmuan se nuk din t’i trajtojnë as të gjallët e as të vdekurit, duke injoruar dëshmorët dhe duke ua vrarë shpresën edhe të gjallëve”.

“Mirëpo, populli thotë: “Më mirë vonë se kurrë”, andaj edhe NISMA-dega Prizren përshëndet arresitmin e drejtorit Çoqaj dhe pesë të akuzuarave tjerë”.

“Konsiderojmë se abuzimi me sistemin e arsimit në komunen e Prizrenit, komunë kjo që çdoherë është shquar për nga vlera dhe kultura,nuk është lehtë për tu rikuperuar dhe se denimi i drejtorit Çoqaj dhe të tjerëve, është minimale në raport me dëmet e shkaktura”.

“NISMA Për Kosoven-dega Prizren inkurajon organet e drejtësisë që mos të ndalen me kaq, por të vazhdojnë me investigime dhe rrjedhimisht arrestime tjera në komunen e Prizrenit”.

“Një pushtet me një kryetar dhe shumë drejtor të dënuar për shumë vepra penale , dëshmon më së miri se sa trishtueshme është situata në komunen e Prizrenit”./PrizrenPress.com/

Haxhi Avdyli i kërkon Ramadan Mujës të dorëhiqet

0

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka reaguar në lidhje me rastin e arrestimit të drejtorit të Arsmit në Prizren, Nexhat Çoçajt dhe 5 zyrtarëve të tjerë. Sipas tij, PDK-ja në Prizren ndër vite e ka katandisur sektorin arsimor me zhvatje fondesh, punësim nepotist e partiak, e lloj lloj keqpërdorimesh të pushtetit.

Avdyli i ka kërkuar krytarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja të japë dorëheqjen, sepse qeveria e tij ka bërë edhe shumë skandale të tjera.

“Prizreni ishte një qytet me një traditë arsimdashëse dhe me punëtor arsimor me një p?rgaditje të lartë profesionale, patriotike e morale.
Kurse udhëheqja arsimore e Partisë në pushtet në Prizren, ndër vite e katandisi këtë sektor përmes zhvatjes së fondeve, punësim nepotist e partiak e lloj lloj keqpërdorimesh të pushtetit. Por thonë që zullumi këputet prej së trashi. Dhe sot ky qark kriminal u këput. Edhe pse tërë opinioni ishte në dijeni për skandalet por edhe për hetimet që bëheshin për këtë grup kriminal ne pushtet, bile edhe u protestua, këta vazhdonin rrugën të korrupsionit të përkrahur edhe nga strukturat tjera partiake të PDK-së në Prizren. Tani nëse ka sadopak moral dhe brejtje e ndërgjegjjes qytetare , kur marrim parasysh edhe skandalet tjera të kësaj qeverie komunale do duhej të vetëdorëhiqej Kryetari i dënuar i Prizrenit. Por ndërgjegja e vrarë e njerzëve në pushtet në Prizren është nocion i panjohur. Dhe prandaj Prizreni edhe më tutje do vazhdohet të sundohet nga njerëz të dënuar për krime”, ka deklaruar Avdyli. /PrizrenPress.com

Vetëvendosje në Prizren përshëndet arrestimin e Nexhat Çoçajt

0

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren ka përshëndetur arrestimin e drejtorit Nexhat Çoçaj së bashku me pesë zyrtarët tjerë të Drejtorisë për Arsim dhe Shkencë të Komunës së Prizrenit.

“Pas zvarritjeve disa vjeçare, ndërhyrjeve të shumta në procedurën hetimore, presioneve politike dhe shantazheve të vazhdueshme të qeverisë komunale, më në fund institucionet e drejtësisë kanë vendosur të angazhohen konform detyrimeve të tyre ligjore duke u vepruar kundër rrjeteve kriminale të instaluara në Komunën e Prizrenit”, thuhet në reagimin e VV-së.

“Në vitin 2012 Lëvizja Vetëvendosje! pat ngritur kallëzim penal kundër drejtorit Nexhat Çoçajt për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe abuzim me paranë publike. Për vite me radhë, shoqëria civile, gazetarë dhe qytetarë të Prizrenit kanë denoncuar qindra raste të keqpërdorimeve, abuzimeve dhe shkeljeve të ndryshme ligjore të bëra nga zyrtarët e PDK-së. I gjithë ky presion shoqëror ka dhënë rezultatet e veta duke i cytur në veprim organet e drejtësisë”.

“Ngjarja e sotme na tregon se guximi qytetarë dhe angazhimi mbarëshoqëror për barazi dhe drejtësi janë më të fuqishme se rrjetet kriminale që veprojnë në pushtet. Prandaj urojmë që drejtësia e nisur në sektorin e arsimit, të zgjerohet edhe në dikasteret tjerë të qeverisë lokale në Prizren duke i vënë para drejtësisë secilin zyrtarë të përfshirë në aktivitete kriminale. Dënimi i tyre është kompensimi minimal për dëmet e jashtëzakonshme që kjo qeverisje i ka bërë ndaj qytetarëve të Prizrenit”. /PrizrenPress.com

GSBGJ dënon vrasjen e Zejnepe Bytyçi-Berishës

0

Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (GSBGJ), përmes një reagimi dërguar mediave, ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për vrasjen e Zejnepe Bytyçi-Berisha (39), që supozohet të jetë kryer nga bashkëshorti i saj më 23 tetor 2015 në Suharekë.

Për më tepër, GSBGJ ndihet keq që edhe vajza e tyre supozohet të ketë pësuar lëndime gjatë këtij incidenti.

“GSBGJ-ja fuqishëm dënon çfarëdo akti të dhunës ndaj grave dhe vajzave, qofshin ato brenda familjes apo në hapësirat publike. Për më tepër, GSBGJ-ja është posaçërisht e shqetësuar që Zejnepe Bytyçi-Berisha i kishte raportuar aktet e dhunës nga bashkëshorti i saj te policia na disa raste para incidentit dhe kishte kërkuar përkrahjen saj. GSBGJ-ja i inkurajon institucionet e Kosovës që ta hetojnë rastin në plotësi dhe me hollësi, si edhe të gjitha rastet tjera të dhunës në familje. Gjithashtu u bëjmë apel gjykatave dhe prokurorisë që të sigurojnë gjykim të shpejtë dhe të drejtë të këtij rasti dhe të gjitha rasteve tjera të dhunës në familje, që të garantohet drejtësi për familjen e gruas së vrarë dhe të gjitha gratë tjera, vajzat, burrat dhe djemtë që janë prekur nga dhuna në familje”, thuhet në këtë reagim.

Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore fuqishëm i përkushtohet faktit që dhuna në familje nuk është çështje private dhe që përdorimi i alkoolit apo drogave apo ndonjë arsye tjetër nuk e justifikon apo zvogëlon seriozitetin e dhunës në familje.

GSBGJ-ja e inkurajon policinë që të marrë seriozisht raportet e akteve kriminale të kryera në marrëdhënie familjare, në pajtueshmëri me Kodin Penal.

“Ndjekja ex officio e akteve të tilla është qenësore në parandalimin e dhunës recidiviste që në fund mund të çojë te vdekja, siç ilustrohet fatkeqësisht nga ky rast dhe nga rasti i Diana Kastratit. Grupi përcjellë ngushëllimet e përzemërta familjes dhe miqve të viktimës”, thuhet në fund të këtij reagimi.

Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (GSBGJ) është grup i përbërë nga shumë palë të interesit, i kryesuar nga UN Women.

Institucionet në vijim janë anëtarë të GSBGJ-së dhe e mbështesin këtë deklaratë publike: Organizatat ndërkombëtare: UN Women, UNDP, UNICEF,UNFPA, UN-Habitat, OHCHR, OSBE Misioni në Kosovë, OBSH, Zyra e BE-së në Kosovë / Përfaqësuesi Special i BE-së. Institucionet Kosovare: Agjencia për Barazi Gjinore. Organizatat e Shoqërisë Civile: Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, Qendra Kosovare për Studime Gjinore, Kvinna till Kvinna, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

Sefer Rexhajt i jepet lamtumira e fundit

0

Me nderime të larta, sot i është dhënë lamtumira e fundit anëtarit të kryesisë së degës së LDK-së në Prizren, Sefer Rexhaj, i cili ndërroi jetë në moshën 52-vjeçare para dy ditësh në Shkup, pas një sëmundje të shkurtër.

Me këtë rast, në shkollën “Dëshmorët e Kabashit” në Korishë, është mbajtur një akademi komemorative, në të cilën kanë marrë pjesë përveç familjarëve, miqve dhe banorëve të Korishës, edhe bashkëpunëtorë të të ndjerit si dhe zyrtarë të partive politike dhe institucioneve të tjera jo vetëm nga komuna e Prizrenit.

Para të pranishmëve një fjalë rasti e mbajti kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, i cili tha se vdekja e Sefer Rexhajt, është një humbje e madhe për familjen, Korishën, LDK-në dhe mbarë komunën tonë.

Në emër të familjes, ka folur e bija e të ndjerit, Lendita, e cila me dhembje në shpirt kujtoi kohën e fundit që ndau me babain e ndjerë, pak orë pasi ai i’u nënshtrua operacionit të fundit.

Pas akademisë komemorative, kortezhi funeral është nisur drejt varrezave të Korishë, ku i është dhënë lamtumira e fundit, Sefer Rexhajt, i cili mbante poste të rëndësishme në degën e LDK-së në Prizren. /Tv Prizreni

Varrimi i Sefer Rexhajt