Kuvendi sot ratifikon MSA-në

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka thirrur për sot seancë plenare me të vetmen pikë të rendit të ditës: “Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës në njërën anë, dhe Bashkimit Evropian dhe Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike, në anën tjetër”.

Partitë opozitare, të cilat tashmë një kohë më të gjatë janë duke bojkotuar dhe penguar mbajtjen e seancave të Kuvendit, me kërkesën për anulimin e marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave Serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi, kanë paralajmëruar bojkotim edhe të kësaj mbledhjeje.

Ndërkohë, kryetari i Parlamentit Kadri Veseli, me një letër të hapur, mbrëmë ka thirrur Vetëvendosjen, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën, që të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme për shtetin.

Ai u ka bërë thirrje tri subjekteve që, siç ka shkruar, “përkundër dallimeve politike… e që janë legjitime në kontekstin e demokracisë”, të japin kontributin e tyre „në ecjen përpara të Republikës së Kosovës“.

Kësaj iu përgjigj mbrëmë AAK, duke cekur se Veseli “dje i ka mbyllur dyert e Kuvendit për deputetët dhe sot po bën gjoja thirrje për pjesëmarrje në seancë“.

Mbajtja e seancës plenare është caktuar për në orën 10:00, ndërsa paraprakisht, në orën 09:00, rreth Projektligjit për ratifikimin e MSA-së do të debatojë Komisioni parlamentar për Integrime Evropiane.

Më Shumë

Zhduket vajza 14-vjeçare në Prizren, dyshohet se iku me një të mitur tjetër

Një vajzë e mitur nga Prizreni është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur...

Totaj tallet keq me Bahtirin, publikon një video të sikletshme të kandidat të VV-së: Kaqorri apo Çakorri?

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, është tallur me kandidatin e VV-së për deputet, Agim Bahtrti. I pari i Prizrenit ka shpërndarë një video...

Lajmet e Fundit