11.8 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026
Home Blog Page 8790

LDK në Zhurë: Në LDK-në e Prizrenit është instaluar një frymë antireformë

0

LDK-logo5-23Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Zhurë, ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt pas përfundimit të zgjedhjeve të nëntorit. Kryetari i Degës, Shukri Vezaj tha se në këtë mbledhje është debatuar për rezultatet e fundit të zgjedhjeve lokale në Prizren dhe rreth aktivitetit për përgatitje për zgjedhjet nacionale të sivjetme. Sipas tij, Kryesia e LDK-së në Zhurë ka arrit të nxjerrë edhe disa konkluzione për veprimet e ardhshme.

“Në të ardhmen e shpejt të behet rifreskimi dhe zgjerimi i Kryesise së Degës në Zhur dhe nëndegëve konform qëndrimeve të Kryesisë së LDK-së dhe të KP të LDK-së në Prishtinë”.

“Duke marre parasysh vështirësitë që po ballafaqohet Dega e LDK-së në Prizren, besojmë se me mirëkuptim, gjakftohtësi e pa injorancë dhe anashkalime, të tejkalohen dhe sa më parë të nisin përgatitjet për zgjedhjet nacionale, të cilat do të jenë sfidë vendimtare për rimëkëmbjen e LDK-së në Prizren. S’ këndejmi injorimi i Degës së Zhurit ka qenë një shembull i keq për unifikimin e qëndrimeve”.

“Qe disa vite në LDK në Prizren në vend të reformave është instaluar fryma antireformë e sundimtarit duke larguar njerëz, veprimtarë dhe duke u formuar klane brenda llojit të cilat si pasoj sollën edhe humbjen e radhës në zgjedhjet e fundit lokale 2013”.

“Andaj, është opinion i përgjithshëm se ndryshimet dhe freskimet në LDK Prizren dhe atë në Zhur janë më se të domosdoshme për të arritur fitore të garantuar/PrizrenPress.com/

Nahit Elshani kryesues i Rahovecit

0

Nahit Elshani kryesuesNahit Elshani është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal në Rahovec.

Ai është zgjedhur me shumicë të votave të asambleistëve të PDK-së dhe LDK-së. Ndërkaq, kundërmkandidatja e Elshanit, Florija Boshnjaku nga AAK nuk ka marrë më shumë se 10 vota.

“Do të bashkëpunoj me këshilltarët komunal në interes të qytetarëve të Komunës së Rahovecit”, premtoi Elshani./PrizrenPress.com/

 

 

Ambasadori gjerman në Kosovë: Turp për politikanët, po i telefonojnë prokuroret

0

PeterBlomeyer-ambasadori gjermanGjykatësit dhe Prokurorët në Kosovë, po marrin thirrje nga politika, një ndërhyrje kjo direkt e në sundimin e ligjit e cila nuk duhet të ndodh.

Kështu ka deklaruar ambasadori gjerman në Kosovë, Peter Blomeyer, duke shpalosur detaje të ndikimit të politikës në sistemin gjyqësor në Kosovë, gjatë një interviste që ai e ka dhënë për gazetën Zëri.

“Këto gjëra ndodhin në Kosovë. Unë shpesh kam pranuar kërkesa nga prokurorët dhe gjykatësit tanë brenda EULEX, që këto gjera ndodhin. Kjo është e papranueshme”, ka thënë ai. Ambasadori gjerman ka folur edhe për lusin e politikanëve që është në shpërpushje me të ardhurat e tyre zyrtare.

Sipas tij, pasuria e padeklaruar nga ana e tyre, është turp për politikën. Korrupsioni, krimi i organizuar, ndikimi i gjyqësorit, e shumë sfida tjera e bëjnë Kosovën që të ketë edhe shumë punë për integrim në Bashkimin Evropian.

Gjatë intervistat ai dha edhe arsyet se pse nuk e ka vizituar ende kancelaria Angela Merkel kryeministrin Thaçi dhe relacionet mes këtyre dy shteteve.

Sot zgjedhet kryesuesi i Rahovecit

0

Kuvendi i RahovecitKuvendi i Rahovecit sot do të zgjedh kryesuesin e Kuvendit Komunal.

Zyra për Informim e KK-së në Rahovec, njoftoi se mbledhja  për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit do të fillojë në ora 10:00.

Ndërkaq, koalicioni PDK – LDK do të propozojnë Nahit Elshanin për postin e kryesuesit të Kuvendit. Elshani është kryetar i Degës së LDK-së në Rahovec./PrizrenPress.com/

 

 

Ministrat që largohen: Bajram Rexhepi, Mmeli Krasniqi, Blerand Stavileci, Ramë Buja

0

Hashim Thaçi ne Mbledhje te QeveriseKryeministri, Hashim Thaçi, ka nisur riformatimin e Qeverisë. Ai ka vendosur që t’i kthejë në qeveri dy ish-ministrat e tij, Zenun Pajazitin, dhe Arsim Bajramin, të cilët aktualisht janë deputetë të PDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Burime të gazetës “Zëri” brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kanë bërë të ditur se ky vendim tashëm është marrë dhe se po diskutohen lëvizjet tjera nëpër disa ministri.

Zenun Pajaziti dhe Arsim Bajrami, kthehen si ministra, ndërsa pritet largimi i Najram Rexhepit, Memli Krasniqit, Blerand Satavilecit dhe Ramë Bujës.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci ka nis procesin e riformatimit. Ai ka vendosur që ta kthejë Pajazitin e Bajramin të cilët aktualisht janë deputet të PDK’së në Kuvendin e Kosovës.

Burime të gazetës Zëri brenda PDK’së, kanë bërë të ditur se ky vendim tashmë është marrë dhe se po diskutohen lëvizje tjera nëpër disa ministri.

Madje, të mërkurën mbrëma kanë nisur takimet brenda kësaj partie për ndryshime tjera, të cilat do të ndodhin së shpejti.

Bajram Rexhepi do të largohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, për shkak të skandaleve. Megjithatë pritet që ai të shpërblehet me postin e ambasadorit.

Kurse ministri Blerand Stavileci dhe Memli Krasniëqi është propozuar që të kthehen në angazhimet e partisë.

Derisa Ramë Buja do të lëviz nga kjo pozita e Ministrit të Arsimit për shkak të performancës së dobët aty.

Aktakuza nga hetimet për raportin e Dick Martyt

0

policia e eulexitKrerë të lartë të ish-UÇK-së, të cilët tash udhëheqin politikën e Kosovës, shumë shpejt mund të përfundojnë si të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare. Ata dhe disa të tjerë po hetohen për trafikim organesh, krime të tjera kundër njerëzimit, trafikim droge, nafte dhe armësh, dyshime që u bënë publike në raportin e senatorit të Këshillit të Evropës, Dick Marty në vitin 2011. Ish-senatori zviceran pati akuzuar kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi se, si udhëheqës i Grupit të Drenicës, është përgjegjës për krimet e lartpërmendura.

Disa nga udhëheqësit e tjerë të grupit, sipas Martyt, janë Kadri Veseli, tash zëvendëskryetar i PDK-së, Xhavit Haliti, Fatmir Limaj e Shaip Muja. Hetimi trevjeçar i prokurorit amerikan, Clint Williamson, do të përfundojë në mars ose qershor të këtij viti dhe derisa hetimet po mbyllen, informacionet e para mbi rezultatin kanë nisur të bëhen të ditura.

Gazeta Tribuna ka mësuar se do të ketë një aktakuzë për zhdukjen e disa civilëve para dhe pas fushatës së bombardimeve të NATO-s në Kosovë. Civilët, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë, janë nga rajoni i Prizrenit (ku përfshihet edhe Rahoveci). Kjo është arsyeja pse javë më parë pjesëtarët e SITF, Task Forcës Speciale që po e bën hetimin, i kanë marrë të gjitha lëndët e krimeve të luftës si dhe krimeve ndëretnike të pasluftës që nga koha e UNMIK-ut në gjykatat dhe prokuroritë e këtij rajon

Reinhardt: Bazat e pavarësisë së Kosovës i vendosi KFOR-i

0

KlausReinhardt-gjeneral gjermanGjenerali gjerman Klaus Reinhardt në një ligjëratë me studentët e Kolegjit ISPE, ka rrëfyer për misionin si Komandant i KFOR-it gjatë vitit 1999-2000 në Kosovë.

Rrëfimi i tij elokuent për luftën, sfidat, problemet, rreziqet, storjet e ndryshme dhe bisedat prapa perdeve me liderë dhe personalitete të ndryshme botërore i ngjanin një libri bestseller.

Komandanti e filloi tregimin duke filluar nga qershori i nxehtë i 99-ës, kur sapo kishin përfunduar bombardimet e NATO kundër forcave dhe caqeve serbe, me qëllimin rrëzimin dhe largimin e pushtetit të egër të diktatorit Slobodan Milosheviq në Kosovë.

Përmes imazheve, fotografive gjenerali sqaronte Kosovën e pasluftës, kampet e Bllacës, shqiptarët e përvuajtur gjithandej, shtëpitë e rrënuara, mungesa e spitaleve, ujit, ushqimit dhe gjërave tjera të domosdoshme për një jetë normale.

“Qëllimi dhe misioni i KFORI-it ishte fillimisht, siguria, stabiliteti dhe normaliteti. Për ti realizuar këto, 20 batalione të shteteve anëtare dhe më gjerë ishin shpërndarë në tërë territorin e Kosovës. Ishim të përgatitur me të gjithë arsenalin ushtarak për t’u përgjigjur ndaj çdo force që do cenonte misionin tonë. Armatim të rëndë, por edhe forca ajrore, aeroplan për të bombarduar”, theksoi Gjenerali Reinhardt.

Për ta arritur me sukses qëllimin tonë, nevojitej një bashkëpunim i ngushtë edhe me diplomatët dhe liderët e forcave të mëdha vendosëse, shprehet gjenerali.

“Shefi i misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Bernard Kouchner në takimin e parë, dhe fjalët e para që m’i tha ishin: I urrej gjeneralët, posaçërisht gjeneralët gjermanë. Më vonë e mora vesh se familja e tij gjatë luftës së dytë botërore kishte përfunduar në kampet e Aushvicit. Megjithatë, ai ishte një diplomatë i shkëlqyer i cili e luajti më së miri rolin e tij, duke i kryer me sukses të gjitha detyrat dhe obligimet që e ngarkonin”, deklaroi Reinhardt më tej, duke shtuar se gjatë detyrës së tij ka pasur takime të shpeshta me diplomatin francez, i cili është treguar mjaftë bashkëpunues.

Gjenerali gjerman ishte i vendosur me veprimet e tij për pavarësinë e Kosovës, dhe kjo siç thotë ai, shpesh i kishte kushtuar edhe me vërejtje për largimin e tij nga misioni në të cilin ishte caktuar.

“Kthimi i refugjatëve në shtëpitë e tyre, krijimin e kushteve për jetesë, duke filluar gjithçka prej zeros, krijimi i institucioneve, departamenteve të cilat planifikoheshin më vonë të ktheheshin në ministri, ruajtja e stabilitetit, transformimin i UÇK-së në TMK, me një fjalë kthimi i normalitetit, kishte një kosto të lartë. Për këtë dhe shumë punë tjera kërkova ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian dhe më pas nga SHBA-të.

Fillimisht gjeneralin tregon bisedën që e zhvilloi me Përfaqësuesin e Politikës së Jashtme të BE-së, Havier Solanën.

“Në takimin e parë me zyrtarin e lartë të Brukselit, Havier Solana i kërkova atij gjysmë miliard dollarë për çdo vit, derisa ta stabilizojmë shtetin e Kosovës. Solana nuk u përgjigj pozitivisht. Ai tha se BE nuk ndan mjete financiare për shtete të cilat nuk janë anëtare të Unionit dhe vazhdoi të llomotisë, duke treguar se çfarë nuk mund të bëjë. I thash dil jashtë, dhe ai më shikoi i habitur, dil jashtë e përsërita dhe doli. Të nesërmen më telefonoi duke më thënë se kurrë në jetë nga asnjë personalitet nuk është pritur aq keq”, vazhdoi gjenerali rrëfimin.

I detyruar për të çuar misionin e tij në fund, në një takim ai i drejtohet me të njëjtën kërkesë Presidentit të SHBA-ve, Cill Klinton dhe Sekretares Medeleine Albright.

“ Clintonit i thashë se më duhen para. Ai më tha sa po donë. I thashë se më duhet gjysmë miliard dollarë për çdo vit. Fillimisht ju dukën shumë, mirëpo kur i tregova se për 78 ditë bombardime kundër caqeve serbe, NATO-ja kishte shpenzuar 78 miliard dollarë, Klinton dha dritën jeshile. Paratë nga Uashingtoni erdhën në Shkup dhe bartjen e tyre e bëra me helikopter të shtetit gjerman. Për këtë mora vërejtje për shkarkim nga Ministri i atëhershëm i Mbrojtjes gjermane, mirëpo nuk hoqa dorë dhe vazhdova misionin tim, i cili kulmoi me heqjen e dinarit serb nga qarkullimi dhe zëvendësimin e tij me markën gjermane. Sërish pati shumë reagime, mirëpo 39 shtete të NATO kërkuar që unë të vazhdoj punën dhe detyrat e mia në Kosovë.

Ai më pas tregoi edhe për takimet me liderët shqiptarët, Ibrahim Rugovën dhe Hashimit Thacin, duke dëshmuar për relacionet e tyre jo të mira.

“Rugova ka qenë njeri shumë i mençur dhe më i dashur për mua. Në takimet e shumta unë ulesha mes tij dhe Hashim Thacit, derisa Rugova pinte shumë cigare dhe tymin e drejtonte ka kundërshtari i tij i asaj kohe. Gjithashtu jam takuar me përfaqësuesit e UCK-së, Ramush Haradinaj dhe Agim Ceku. Ata kanë bashkëpunuar ngushtë me ne për transformimin e UCK-së në një forcë më shumë civile dhe multietnike. Ndërsa në takimin e përfaqësuesin e serbëve me priftin Artemije, ai më tha se, ju jeni gjenerata e tretë e gjeneralëve gjermanë që keni ardhur për ta shkatërruar Serbinë. I thashë se qëllimi jonë është për të garantuar siguri edhe për qytetarët serb në Kosovë” u shpreh më tej Reinhardt.

Reinhardt thotë se bazat për pavarësinë e Kosovës janë vendosur nga KFORI.

Ne rindërtuam shtëpitë, ndërtuam shkolla, spitale, ura, krijuam kushte për një administratë për institucione stabile, kthyem normalitetin. Dhe posaçërisht unë dhe shteti im ishim të përcaktuar për pavarësinë e Kosovës. Gjatë një dekade mbi 100 mijë ushtarë gjerman me një kosto të lartë shërbyen në Kosovë dhe më gëzon fakti që sot Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur nga 105 shtete të botës. Besoj në këtë storje suksesi, përfundoi ligjëratën e tij në Kolegjin ISPE gjenerali gjerman, i cili kreu një mision imposible në Kosovë.

Komandant i KFOR-it, gjatë periudhës sa ishte në Kosovë, 1385 vizita anembanë Kosovës dhe kishte dhënë 732 intervista për mediat vendore dhe ndërkombëtare. /INA/

Buxhovi: Eqrem Kryeziu politikan pa prespektivë

0

Jusuf BuxhoviPublicisti dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi nuk e sheh Eqrem Kryeziun, si një politikan me prespektivë. Ai ka fajësuar LDK-në që ka kandiduar Kryeziun për kryetar të Prizrenit, ndonëse nuk ia ka përmendur emrin.

“Nuk mund të fitohet Prizreni me një kandidat që ka humbur tri parë zgjedhje”, ka thënë Buxhovi. Ai tha se LDK është dashur ta fitojë Prizrenin, por jo me një kandidat siç ishte Eqrem Kryeziu.

“LDK-ja ka përgjegjësi historike, sepse është partia kryesore”, thotë Buxhovi.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, pas 20 qershorit 1999, e ka pamjen e një partie politike e jo të një lëvizje, siç e kishte në vitet ’90-ta kur kishte monopol”, tha Buxhovi për emisionin “Rubikon” të KTV-së.

Buxhovi e ka vlerësuar rolin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të lideri të saj Ibrahim Rugova, si një lëvizje në krijimin e një pushteti paralel karshi pushtimit serb dhe sensibilizimin e çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“LDK po e keqpërdor kultin e Rugovës dhe nuk ka kohezion për një Kosovë evropiane…”, tha ai, duke vlerësuar se LDK me këtë format nuk e ka profilin për të marrë qeverisjen e vendit.

Duke folur për figurën politike të Hashim Thaçit, Buxhovi tha se faktori ndërkombëtar te lideri i PDK-së ka parë politikanin e fuqishëm që mund të garantojë stabilitet në vend.

Lidhu me ambiciet e Fatmir Sejdiut për t’u rikthyer në krye të LDK-së, Buxhovi tha se nuk do të dëshironte të komentojë.

Sipas tij, fituese të vetme në zgjedhjet e fundit lokale e sheh AKR-në e Pacollit. Ndërsa, thotë se me votën e tyre qytetarët e Kosovës më shumë kanë shprehur revoltën ndaj subjekteve politike.

Ndërkaq Vetëvendosjen, Buxhovi e e cilësoi si një forcë serioze politike, por ka vërejtje nga konvencat e saj që i bëjnë dëm, siç janë populizmi dhe të tregojë respekt për shtetin e Kosovës.

“Vetëvendosje duhet të heq dorë nga injorimi i simboleve dhe thirrjet për bashkim kombëtar. Nuk duhet të manipulohet me bashkimin kombëtar”, tha ai./PrizrenPress.com/

 

Rrokulliset autobusi në Suharekë, dhjetë të lënduar

0

autobusi i rrokullisurNjë aksident i rëndë trafiku  ka ndodhur në Biraçë të Suharekës. 10 person, prej tyre 4-të studentë janë lënduar nga rrokullisja e autobusit “Mir tours”.

Të lënduarit janë trajtuar në spitalin rajonal të Prizrenit dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Aksidenti i trafikut  ka ndodhur sot në orët e pasdites, në magjistralen Suharekë- Prishtinë, te vendi i quajtur “Biraçë”. Sipas pistës së parë të hetimeve të policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë.

Në repartin e Emergjencës në Spitalin rajonal në Prizren, janë trajtuar shtatë persona, tre meshkuj dhe katër femra, bën të ditur shefi i repartit të emergjencës dr. Sadri Hulaj,transmeton rtk.

Policia bën apel te vozitësit që për shkak të kushteve të motit me lagështirë, pjesëmarrësit në komunikacion të bëjnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.

Asllanaj dhe Vaughan bisedojnë për realizimin e projekteve të IOM-it në Suharekë

0

IOM-003Kryetari i Komunës së Suharekës Sali Asllanaj, ka pritur sot shefin e misionit të IOM-it në Kosovës, Jorge Baca Vaughan. Asllanaj dhe Vaughan kanë biseduar lidhur me projektet që ky mision do të mund t’i realizojë në të ardhmën në këtë komunë.

Kryetari Asllanaj njoftoi përfaqësuesit e IOM-it se ata mund të bashkëpunojnë me Drejtorinë Komunale të Ekonomisë dhe Financave dhe se çdo ndihmë apo donacion nga jashtë do të ishte i mirëseardhur për Komunën. Misioni i IOM-it edhe më herët ka realizuar projekte në Suharekë./PrizrenPress.com/