16.9 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025
Home Blog Page 7042

Opozita takohet sot tek Vetëvendosja

0

Liderët e partive opozitare në Kosovë, Fatmir Limaj i Nismës dhe Ramush Haradinaj i AAK-së do të jenë sot mysafirët e Visar Ymerit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kështu ka bërë me dije lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media, por pa dhënë ndonjë detaj shtesë rreth këtij takimi.

“Nesër, më 13 prill, në orën 14:00, në zyrën qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, mbahet takimi i liderëve të subjekteve opozitare”, thuhet në njoftim.

Teatri Kombëtar ngec në problemet e vjetra

0

Tash tre muaj prej se janë emëruar në krye të organit që drejton Teatrin Kombëtar të Kosovës, ajo çka kanë bërë anëtarët e Këshillit Drejtues është shkarkimi i dy udhëheqësve të këtij institucioni.

Këshilli në krye me dramaturgun Jeton Neziraj, pos kësaj i ka plotësuar këto dy pozita me ushtrues detyre. Por institucioni më i lartë teatror në vend ende nuk ka repertor për këtë vit dhe çështja tjetër që ka mbetur pezull është kompletimi i ansamblit rezident të aktorëve.

Konkursi për dhjetë vende të reja për aktorë rezidentë në TKK është mbyllur qysh në fund të dhjetorit. Ende nuk janë emëruar as anëtarët e komisionit që do ta bëjë vlerësimin e kandidatëve. Për njohësit e fushës së teatrit – Këshilli Drejtues, ku pos Nezirajt bëjnë pjesë edhe Kushtrim Koliqi, Halil Matoshi, Lumnije Sopi, Xhevat Qorraj, Ramadan Musliu dhe Ahmet Brahimaj – është vonuar sa i përket repertorit dhe ansamblit rezident të aktorëve.

Ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Burbuqe Berisha, ka thënë se do të ishte dashur të punohej me hapa më të shpejtë dhe më të sigurt. Sipas saj, aktorët që kanë konkurruar për ansambël rezident presin të kenë përgjigje dhe ka kaluar një kohë mjaft e gjatë.

Hapa më të shpejtë kishte pritur edhe anëtarja e këtij organi, Lumnije Sopi, që tani është edhe ushtruese e detyrës së drejtoreshës së TKK-së.

Por ndryshe mendon ish-udhëheqësi artistik i TKK-së, tash kryetar i Këshillit Drejtues, Jeton Neziraj. Ai ka thënë se kur kanë ardhur si Këshill Drejtues janë ballafaquar me një situatë jonormale. Ka përsëritur se TKK-në e kanë gjetur pa repertor të miratuar, me një konkurs komprometues për ansamblin rezident të aktorëve dhe, para së gjithash, me borxhe që kanë shkuar deri në 117 mijë euro. Ka përmendur edhe faktin që është dashur të shkarkojnë edhe dy udhëheqësit e TKK-së, drejtorin e përgjithshëm, Valdet Avdiu, dhe udhëheqësin artistik, Emin Emini, sherri i keqmenaxhimit dhe nivelit të dobët artistik në këtë institucion.

E ushtruesi i detyrës së udhëheqësit artistik, Ilir Gjocaj, ka thënë se repertori nuk bëhet vetëm me prezantimin e teksteve, por edhe të projekteve, që nënkupton, tekstin, regjisorin dhe konceptin regjisorial. Sipas tij, është duke u punuar në këtë drejtim, por nuk bën të punohet ngutshëm. Ka treguar se të hënën (sot) në mbledhjen e Këshillit do të prezantojë projektet.

E ministri i Kulturës, Kujtim Shala, ka thënë se punën e Këshillit e vlerëson në faza të caktuara dhe pastaj kërkon përgjegjës/koha ditore/

Kontribuuesit e UÇK-së ta kenë statusin që u takon

0

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, i cili ka qenë edhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka thënë se procesi i verifikimit të veteranëve të UÇK-së është përcjell me disa dobësi.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka deklaruar se nëse ka të meta apo padrejtësi ato duhet të përmirësohen. Ai ka thënë se ish-shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së dhe komandantët e zonave do të duhej paraprakisht të bënin një analizë të saktë ose të përafërt të numrit të ushtarëve që kanë luftuar.

“Në qoftë se do të bëhej kjo analizë me gjakra të ftohura dhe pa interferenca, atëherë besoj se identifikimi për ata që duhet të kenë status do të ishte më i saktë dhe nuk do të kishte përpjekje për të mashtruar nga kushdo qoftë. Kjo analizë nuk është bërë e tani, edhe nëse ka të meta, uroj të përmirësohen dhe ata që kanë kontribuar dhe kanë qenë pjesë vepruese e UÇK-së, ta kenë statusin që u takon”, është shprehur Haliti.

Haliti në këtë intervistë ka folur edhe për punën e koalicionit qeverisës PDK – LDK. Ai ka thënë se ky koalicion mund ta çojë deri në fund mandatin, pavarësisht problemeve me të cilat mund të përballet. Sipas Halitit, në Kosovë nuk është gjithçka zi siç pretendojnë opozita dhe disa medie.

“Opozita përpiqet të bëjë gjithçka që është e mundur për ta rrëzuar qeverinë dhe për ta marrë pushtetin. Beteja ka filluar dhe opozita po i praktikon edhe protestat, që janë e drejtë legjitime. Gjithçka që është demokratike dhe nuk përdoret dhunë është e drejtë e tyre. Mendoj se duhet të bëjnë çmos për ta rritur standardin e qeverisjes në Kosovë”, ka deklaruar Haliti.
Duke folur edhe për procesin e shndërrimit të FSK-së në Forca të Armatosura, ai ka thënë se kjo çështje nuk duhet të shkojë në Kuvendin e Kosovës pa një marrëveshje paraprake me pakicat.

Çeku: Kujt ju ka mohu statusi, ankohuni!

0

Kryetari i Komisionit Qeveritar për njohje dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit, dhe të Internuarit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, e ka ripërsëritur prapë se gjithë ata veteranë ose gjithë ata individë që e dinë ndonjë parregullsi ti lajmojnë në afat prej 30 dite.

“Gjithë ata që mendojnë së u është mohuar statusi, kanë hasur në parregullsi, ose e dinë ndonjë rast për personat që ata njohin që janë pjesë e listës por që nuk kanë qenë në luftë kanë afat prej 30 ditësh ti raportojnë gjitha ankesat e tyre’’, ka shkruar Çeku

Politika e zhyti në kaos Prokurorinë e shtetit

0

Dështimet dhe degradimet e Këshillit Prokurorial nga Ismet Kabashi tek Sylë Hoxha
Skenar i përgatitur nga politika, që dirigjohet nga Hajredin Kuçi

Këshilli Prokurorial i Kosovës ndryshe mund të quhet edhe këshilli i dështimeve. Me këtë fakt pajtohen pothuajse të gjithë anëtarët e këshillit. Dështimet e tij dhe ndikimi i politikës në këtë institucion u zbardhën dhe dolën në dritë gjatë procedurës për përzgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit.

Procesi i parë i përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit, ku fitues doli kandidati Aleksandër Lumezi dhe që pas ankesave të dy kandidatëve u kthye në pikën zero nga Gjykata Kushtetuese, u komentua nga anëtarët e KPK-së si një dështim i paprecedentë i tyre. Në atë kohë ndonëse politika kishte futur duart thelle në këtë proces, gjithçka ishte më e errët, kur ish-kryeprokurori Ismet Kabashi fliste për ndërgjegje të pastër…

Sekretarët mëkatarë të Qeverisë ‘Thaçi 2’, të paprekshëm

0

Kryeministri Mustafa nuk i prish planet e koalicionit të interesave. Pavarësisht se shumica prej tyre nuk janë me duar të pastra, Qeveria ‘Mustafa’ është duke vazhduar mandatin që ka marrë pas zgjedhjeve të fundit me stafin e njëjtë administrativ të instaluar nga Qeveria ‘Thaçi 2’ dhe nuk po jepen sinjale se do të bëjë ndryshime kualitative në ndërrimin dhe nxjerrjen e një struktura më profesionale në vendet kyçe të drejtimit administrativ të dikastereve ministrore.

Qeveria ‘Mustafa’ nuk e ka ndërruar ende asnjërin nga sekretarët e Qeverisë ‘Thaçi 2’, disa nga të cilët mbajnë edhe vulën e dallavereve nëpër ministri, janë dora më e zgjatur e kapjes së shtetit nga politika, ngase ajo kapje politike vjen kryesisht nëpërmes sekretarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre./Kosova Sot/

Estonia kërkon forcë të përhershme të NATO-s

0

Presidenti i Estonisë, Toomas Hendrik Ilves ka bërë thirrje për një force të përhershme të NATO-s të stacionuar në vendin e tij.

Ilves i ka thënë gazetës britanike, “Daily Telegraph” se Estonia është “pjesë e një grupi të vendeve që përmenden në mënyrë kërcënuese” nga Rusia.

Një ekip i këmbësorisë amerikane me 150 ushtarë momentalisht përbënë të vetmen prani të NATO-s në Estoni, por as ky grup ushtarësh nuk është forcë e përhershme në këtë vend.

Manovrat e ushtrisë ruse në kufirin me Estoninë ka nxitur shqetësimin në Evropë se Moska mund të bëj përpjekje të destabilizojë vendet që gjenden përreth saj.

NATO është zotuar për krijimin e një task force prej 5 mijë ushtarësh dhe krijimin e qendrave komanduese në gjashtë ish republika sovjetike, përfshirë edhe një në Estoni.

Telenovela zëvendësministra

0

Kanë kaluar katër muaj prejse është votuar Qeveria e Kosovës me kryeministrin, Isa Mustafa, por kabineti i Qeverisë akoma vazhdon të mbetet i pakonsoliduar. Dy partitë më të mëdha në vend, PDK dhe LDK, nuk po arrijnë t’i zgjedhin të gjitha zëvendësministrat, madje këtë temë e kanë lënë në rend të dytë. Disa ministri vazhdojnë të mos e kenë asnjë zëvendësministër, ndërsa edhe emërimi i tyre po bëhet pothuajse në mënyrë të “fshehur” pa e ditur elektorati partiak.

Për numrin e saktë të zëvendësministrave nuk deklarohet askush nga Qeveria e Kosovës, por sipas publikimit në faqet online, del se për katër muaj janë emëruar vetëm 19 zëvendësministra nga 50 sa është thënë se do t’i ketë kabineti qeveritar.

Me liderë aktual nuk luftohet korrupsioni

0

Institucionet e drejtësisë nuk janë duke e luftuar korrupsionin sa duhet. Ky është qëndrimi i analistëve politikë dhe i shoqërisë civile. Behxhet Shala dhe Petrit Zogaj kanë vlerësuar për ‘Epokën e re’ se mosluftimi i korrupsionit po ndodh për shkak të varësisë së drejtësisë nga politika.

Sipas tyre, për këtë fajtore është edhe drejtësia ndërkombëtare që është instaluar në Kosovë që prej pas luftës.

“Nuk mund të presim që njerëzit aktualë në pushtet të kenë vullnet për ta luftuar korrupsionin”, ka thënë Zogaj.

Bajrami, prorektor kur ndodhi skandali me diploma

0

Gjatë periudhës kur janë lëshuar shumë diploma të dyshimta nga Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Biznesit, Arsim Bajrami ka qenë prorektor i UP-së.
I kontaktuar nga ‘Zëri’, kreu aktual i MASHT-it thotë se regjistrimet e studentëve kanë ndodhur para se ai të bëhet prorektor.

Megjithatë, i pari i MASHT-it, duke prezantuar gjetjet e raportit të Inspektoratit, konfirmon se 14 kandidatëve që kanë diploma të këtij institucioni u anulohen të njëjtat, siç ka thënë ai, për shkaqe të të gjeturave të ndryshme me rastin e inspektimit.

Prokuroria Themelore e Pejës vite më parë ka ngritur një aktakuzë, ku dyshohet se 503 nga 505 studentë kanë marrë diploma false, pa i ndjekur asnjëherë ligjëratat në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë, i cili ka qenë pjesë e Universitetit të Prishtinës. /Zëri/